Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mungesa e prinderve, shkaterron boten emocionale te femijeve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mungesa e prinderve, shkaterron boten emocionale te femijeve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mungesa e prinderve, shkaterron boten emocionale te femijeve

2 posters

Shko poshtë

Mungesa e prinderve, shkaterron boten emocionale te femijeve Empty Mungesa e prinderve, shkaterron boten emocionale te femijeve

Mesazh nga WebMaster Fri 13 Jul 2012 - 20:05

Mungesa e prinderve, shkaterron boten emocionale te femijeve Child-psychology


Nuk eshte aspak e mjaftueshme, qe prinderit dhe femijet te jene nen te
njejten cati, por ajo qe kerkohet eshte nevoja e pjesemarrjes dhe
nderveprimit prind-femije ne cdo gje.
Ne jeten e femijeve kerkohet nje prezence e fuqishme e prinderve. E
kunderta e kesaj eshte shkaku i pare i krejt ose i pjeses derrmuese te
problemeve dhe nderlikimeve shpirterore, qe prekin femijet ne vegjeli
dhe qe me pas mbesin tek ata pergjate gjithe jetes.
Prania e prinderve ne jeten e femijeve duhet te jete e fuqishme, me
qellim qe te mos formohet asnje nderlikim, qe cungon personalitetin e
tyre. Kjo prezence, sic e cekem, nuk presupozon vetem jetesen ne te
njejten shtepi, apo thene ndryshe nen te njejten cati, por e tejkalon
kete ne kufij shume me te gjere sesa thjesht prezenca fiziologjike.

Disa mendojne, se rutina familjare e femijes eshte bezdisese dhe e
papranueshme, por shkencetaret braziliane te shkencave shoqerore
theksojne, se monotonia e shendoshe, apo prania e nje sistemi, qe
organizon lidhjet midis prinderve dhe femijeve, i ben femijet te ndjehen
te sigurt dhe largon prej tyre hijen e mungeses se njerit ose tjetrit
prind, apo te te dyve bashke.
Shkencetaret ne fjale theksojne, se mungesa e kesaj monotonie per arsye
te jashtme, qe dalin nga sfera e deshires, sikurse per shembull vdekja e
njerit prej dy prinderve ose divorci i tyre, destabilizon
personalitetin e femijeve dhe i fut ata ne tunelin e humbjes dhe
zbrazetires emocionale. Studimi i ketyre shkencetareve thote gjithashtu,
se problemet qe nderlikojne personalitetin e femijeve, fillojne me
mungesen e njerit prej dy prinderve, ose te te dyve.

Ky eshte edhe shkaku – sipas tyre – pse jetimet i gjejme ne nje grade
teper shqetesuese, madje ndodh edhe qe ata te rreshqasin ne boten e
dhunes, krimit dhe narkotines, si pasoje e mungeses se kujdesit,
keshilles dhe orientimit te shendoshe.
Studimi ne fjale shton, se ajo cfare synon ky studim me “monotonine
familjare”, eshte ndjesia tek femijet, se ata kane dike, qe i mbeshtet
ata, i keshillon dhe interesohet per ta ne ceshtjet e tyre ku ata kane
nevoje, nje person qe eshte gjithmone pjese e pandare e jetes se tyre.
Mungesa e prinderve nderhyn drejtperdrejt ne zhvillimin e personalitetit
te femijeve. Mungesa e prinderve ne jeten e femijeve cungon fantazine e
femijeve kundrejt marredhenieve shoqerore.

Personi qe nuk e meson nga prinderit menyren e ndertimit te lidhjeve
shoqerore, do kete tendenca egoiste, jeton i vetmuar dhe mbyllet ne
vetvete. Mungesa e prinderve shkakton tek femijet mungesen e nje vizioni
te natyrshem mbi gjerat dhe prej ketu cdo pikepyetje rreth jetes
shnderrohet ne rrugen e femijes ne nje gogol, qe do ta perpije ate. Kjo
ben qe femijet t’u bejne nje komentim te coroditur dhe te perzier me
ndjesine e frikes prej te panjohures, gjerave qe e rrethojne, pasi vete
mungesa e prinderve eshte ne vetvete e panjohura me e madhe per njeriun,
qe ka nevoje te natyrshme per pranine e te tjereve, sidomos prinderve.
Gjithashtu, studimi ne fjale thote, se mungesa e prinderve mbjell tek
femija ndjenjen e fajit dhe femijet mendojne, se ata vete jane shkaku
per mungesen e prinderve dhe se ata nuk e meritojne te jene si femijet e
tjere, qe rriten ne prehrin e prinderve te tyre dhe ndihen
emocionalisht te stabilizuar.
Studimi shton, se mosprania e fuqishme e prinderve ne jeten e femijeve,
shkaterron formimin ne perspektive te personalitetit te femijes. Shenjat
e kesaj mund te gjenden te shpalosura tek dobesia e personalitetit dhe
ndjesia e frikes, qe dominon ecejakun e femijeve ne periudha afatgjata.

Mungesa e prinderve persa i perket femijeve te vegjel:
Persa i perket femijeve te vegjel, mungesa e prinderve konsiderohet si
mungesa absolutisht me e rrezikshme, sepse femija i vogel ka nje nevoje
te domosdoshme per pranine e fuqishme te prinderve. Femija i vogel eshte
i kufizuar ne te menduar dhe ne fuqite qe disponon. Ai e bazon fuqine e
tij tek prania e prinderve ne jeten e tij dhe po keshtu edhe metoden e
te arsyetuarit.
Ne kete periudhe tek femija spikat nevoja per perkujdes shendetesor dhe
arsimor, ndersa mosprania e dikujt perben shkaterrim real per boten
emocionale te femijes si dhe e fut ate ne coroditje, kotesi e deri ne
destabilizim te plote. Kjo ndodh, sepse ne kete rast eshte rruga ajo, qe
shnderrohet ne mesuesin e femijes dhe sic eshte vertetuar, ajo do t’ia
mesoje femijes te gjitha gjerat ne nje forme te gabuar.

Mungesa e prinderve per sa i perket femijeve adoleshente:
Adoleshenti eshte gjithashtu shume i nevojshem per pranine e fuqishme te
prinderve ne jeten e tij, persa i perket orientimit te jetes se tij ne
nje forme te sakte, si dhe vargut te keshillimit te tij, ndihmeses se
tij per te ndertuar te ardhmen e vet dhe mbeshtetjen e tij ne zbulimin e
pasioneve, qe per te perbejne burimin e furnizimit dhe jeteses.
Stabiliteti i sjelljes eshte nevoja me e rendesishme ne jeten e
adoleshentit, ne orientimin e sjelljeve te adoleshentit, standardizimin
dhe organizimin e lidhjeve te tij me te tjeret. Askush nuk mund ta beje
nje gje te tille per femijet me mire se prinderit. Studimi thote
gjithashtu, se mosprania e prinderve ne jeten e adoleshentit eshte nje
nga shkaqet me te rendesishme te problemeve shoqerore. Adoleshenti i
destabilizuar dhe i pa orientuar prej prinderve, padyshim qe do behet
shkak ne perhapjen e shume dukurive negative shoqerore./info/
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mungesa e prinderve, shkaterron boten emocionale te femijeve Empty Re: Mungesa e prinderve, shkaterron boten emocionale te femijeve

Mesazh nga Anakonda Sat 14 Jul 2012 - 21:19

esht e vertet;qe kur me ka vdek babi un nuk jam me e enjta;sme pelqen asgje vec te qendroj vetem,te pij duhan dhe te qaj...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi