Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ish-Ministri Petkovic lirohet nga akuzat, dhjetë të tjerë shpallen fajtorë për korrupsion People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ish-Ministri Petkovic lirohet nga akuzat, dhjetë të tjerë shpallen fajtorë për korrupsion People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ish-Ministri Petkovic lirohet nga akuzat, dhjetë të tjerë shpallen fajtorë për korrupsion

Shko poshtë

Ish-Ministri Petkovic lirohet nga akuzat, dhjetë të tjerë shpallen fajtorë për korrupsion Empty Ish-Ministri Petkovic lirohet nga akuzat, dhjetë të tjerë shpallen fajtorë për korrupsion

Mesazh nga Alberti Thu 28 Feb 2013 - 6:12

Ish-Ministri Petkovic lirohet nga akuzat, dhjetë të tjerë shpallen fajtorë për korrupsion

Një trup gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar vendas, i kryesuar nga njëri gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën Themelore të Prishtinës, e liroi nga akuzat ish-ministrin për Komunitete dhe Kthim, Slavisa Petkovic, ndërsa dënoi ish-Sekretarin e Përhershëm dhe ish-Drejtorin e Departamentit të Prokurimit të kësaj Ministrie lidhur me akuzat për korrupsion. Gjithashtu, gjykata i shpalli fajtorë edhe tetë persona tjerë për vepra të ngjashme.
Branislav Grbic u shpall fajtor për veprat penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare dhe mashtrimit në detyrë dhe u dënua me një dënim të përgjithshëm prej katër vite burgim, thuhet në një njoftim të EULEX-it.

Nemanja Vujovic u shpall fajtor për veprat penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare dhe mashtrimit në detyrë dhe u dënua me një dënim të përgjithshëm prej tri vjet e gjashtë muaj burgim.

Po ashtu, gjykata vendosi që të pandehurve Branislav Grbic dhe Nemanja Vujovic t’ua ndalojë ushtrimin e funksioneve në administratën publike apo në shërbimin publik për një periudhë prej dy viteve.

Muhamet Sadiku, Ruzhdi Prebreza, Ismet Hasani dhe Fidan Sadiku u shpallën fajtorë për veprën penale të mashtrimit në detyrë në bashkë-kryerje dhe u dënuan me nga një vit e gjashtë muaj burgim.

Rifat Sadiku, Shemsi Haliti, Gani Zeneli dhe Driton Hamiti u shpallën fajtorë për veprën penale të mashtrimit në detyrë dhe u dënuan me nga një vit burgim.

Dënimet e mësipërme me burgim për të pandehurit Muhamet Sadiku, Ruzhdi Prebreza, Ismet Hasani, Fidan Sadiku, Rifat Sadiku, Shemsi Haliti, Gani Zeneli dhe Driton Hamiti, janë pezulluar me kusht për periudhën prej tri viteve.

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror special i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi