Në Apoloni gjendet monedha e perandorit Teodosi II
Faqja 1 e 1
Në Apoloni gjendet monedha e perandorit Teodosi II
Rrënojat e një godine të stilit romak kanë sjellë në dritën e zbulimeve objekte të reja që i shtohen inventarit të Apollonisë antike, raporton ABCnews.
Një kockë e gdhendur, një monedhë e perandorit Teodos i II-të dhe eshtrat e një ushtari të Luftës së Parë Botërore, janë bilanci i gjetjeve vetëm në këtë banesë antike. Përtej misterit që mbartin ende, këto objekte kanë rëndësi në datimin e braktisjes së qytetit antik. Sipas arkeologëve monedha e Teodosit tregon se qyteti nuk është braktisur menjëherë, ashtu sikurse mendohej, dhe është banuar deri në shekullin e katërt të erës sonë.
Gërmimet vazhdojnë edhe në pjesën veriore të qytetit antik të parkut arkeologjik ku zbulimi i portikut me objektet e tij konfirmojnë se data e themelimit të Apollonisë është më herët në kohë nga se ishte menduar deri tani.
Ekspeditat e përbashkëta që vazhdojnë prej vitesh kanë nxjerrë në dritë një numër të konsiderueshëm objektesh. Mes busteve dhe statujave të mermerta përfshihen edhe objekte të përmasave më të vogla, por që duket se do të ndryshojnë referencat historike për lindjen dhe perëndimin e “Qyteti të Diellit”.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» Çikago, monedha e shekullit të 18 në ankand
» Monedha më e madhe në botë prej arit
» “Monedha” më e madhe në botë shitet për 4 milionë dollarë
» 2012, vjen në treg monedha metalike 200 lekëshe
» Monedha e rrallë antike, shitet për shifrën rekord 7.4 milionë dollarë
» Monedha më e madhe në botë prej arit
» “Monedha” më e madhe në botë shitet për 4 milionë dollarë
» 2012, vjen në treg monedha metalike 200 lekëshe
» Monedha e rrallë antike, shitet për shifrën rekord 7.4 milionë dollarë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi