Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rrëfimi për burrneshat shqiptare në një film italian People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rrëfimi për burrneshat shqiptare në një film italian People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrëfimi për burrneshat shqiptare në një film italian

2 posters

Shko poshtë

Rrëfimi për burrneshat shqiptare në një film italian Empty Rrëfimi për burrneshat shqiptare në një film italian

Mesazh nga Emona Fri 31 Aug 2012 - 2:08

Tiranë, 30 gusht - Regjisorja italiane Laura Bispuri po punon për realizimin e një filmi, mbështetur në romanin “Virgjëreshat e përbetuara” të shkrimtares Elvira Dones. Historia e Hanës, personazhit kryesor në librin e Donesit, tashmë do të realizohet në film. Hana është formuar me kulturën e qytetit, por pas vdekjes së prindërve duhet të kthehet në fshatin e lindjes, për t'u kujdesur për shtëpinë. Më pas, që të mos martohet me detyrim zgjedh të bëhet burrë, sipas traditës së maleve. Hana Doda bëhet Mark Doda dhe bën të gjitha punët e një mashkulli. Më pas Lila, kushërira që jeton në Amerikë, e fton të thyejë betimin. Hana merr iniciativën të gjejë vetveten, tashmë në një vend të largët, atje ku Kanunin nuk e zbaton askush dhe për shkeljen e tij nuk dënohet askush.Laura Bispurin, e cila aktualisht është anëtare e jurisë në Festivalin e Filmit Ndërkombëtar në Durrës, në një intervistë për “Shekullin”, tregon përshtypjet e saj për burrneshat shqiptare, si dhe ecurinë e realizimit të filmit.

“Kam realizuar shumë filma me metrazh të shkurtër që janë vlerësuar dhe me çmime të mëdha nëpër botë. Po kërkoja një histori për filmin tim të parë me metrazh të gjatë dhe kur lexova librin e Elvirës, kuptova se kjo ishte historia që po kërkoja. Më shtyu historia që tregonte për femrën, për raportin e saj me lirinë”, ka thënë Bispuri e lindur në Romë, ku ka diplomuar për letërsi. Regjisorja e vlerësuar me disa çmime për filmat me metrazh të shkurtër si "Një burrë pas"(2010) fituese e çmimit “David Di Donatello”, për filmin më të mirë "Me kalimin e kohës", thotë se filmi i saj që bazohet në librin e Dones mund të tregojë një histori me një dramë shumë të fortë, dhe me personazhe të fortë. “Në brendësi të këtyre karakteristikave doja të tregoja për temën që kam për zemër, për raportin ndërmjet gjinisë femërore, lirisë dhe identitetit. Një film i ndarë në dysh, mes një bote ‘arkaike’- asaj të maleve dhe botës moderne”, ka thënë ndër të tjera ajo. Regjisorja italiane tashmë është vënë në kërkim për aktorët që do të luajnë në filmin e saj.

“Gjatë kësaj periudhe po shikoj edhe për aktorët. Por pjesa më e madhe e aktorëve do të jenë shqiptarë, të tjerët italianë dhe kosovarë. Mund të ketë edhe ndonjë person të thjeshtë që do të interpretojë si aktor”, ka thënë ajo. Bispurin ka zbuluar edhe detaje të tjera të filmit me temë shqiptare. Veshje tradicionale të burrneshave nuk do të ketë.

“Sepse është një film që niset nga situata e sotme, prandaj do të përdoren veshje që vishen në këtë kohë. Duke qenë se ky është një film që bazohet në realitet, s'do të ketë asgjë ndryshe të rikrijuar. Kjo do të jetë një punë e realizuar me sa më shumë elemente reale. Gjatë filmit është dhe një skenë martese, ndoshta aty mund të gjejmë elementet tradicionalë”, ka thënë ajo. Xhirimet e këtij filmi, sipas saj, do të bëhen në Valbonë, Romë dhe në Milano. E përfundimin, produktin final, ajo shpreson ta shfaqë në dimër. Fituesja e shumë çmimeve me filmat e saj të shkurtër, me veprën e fundit që ia ka mësyrë të realizojë shpreson se do të ketë sukses.

“Synimi im është që të realizoj një film që të dal dhe jashtë kufijve të Shqipërisë, jashtë Italisë, një film ndërkombëtar. Dhe sigurisht që synoj festivale shumë të mëdha ndërkombëtare”, ka thënë ajo.

Mbështetje financiare për këtë film ajo ka marrë nga produksioni italian “Colorado Film”, një fond nga produksioni evropian i “Medias”, nga Ministria italiane e Kulturës, si dhe nga një bashkëpunim me Francën. “Meqenëse është një histori shqiptare, e shkruar nga një shkrimtare shqiptare, me shumë filmime në Shqipëri, me shumë aktorë shqiptarë, përfitoj nga rasti të bëj një ftesë që dhe Shqipëria të na mbështesë në realizimin e këtij filmi”, ka thënë ajo.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrëfimi për burrneshat shqiptare në një film italian Empty Re: Rrëfimi për burrneshat shqiptare në një film italian

Mesazh nga Anakonda Wed 22 Oct 2014 - 3:26

ato koh te tmerrshme mos ardhshin kurre
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi