Akademiku Mateja Matevski pranon origjinën shqiptare
2 posters
Akademiku Mateja Matevski pranon origjinën shqiptare
Akademiku nga Shkupi Mateja Matevski dhe një nga shkrimtarët dhe kritikët letrar kryesisht në letërsinë maqedonase, për herë të parë ka pranuar origjinën e tij shqiptare.
Matevski, i njohur edhe si ish-kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) në periudhën 2001- 2004, faktin e origjinës së tij e ka pranuar në një orë letrare kushtuar poetit të ndjerë Ali Podrimja në Strugë, në kuadër të manifestimeve të Mbrëmjeve të Poezisë Strugane, informon agjencia e lajmeve INA.
“Fjala ime për mikun tim Ali Podrimen do të jetë në maqedonishte. Se unë jam shqiptar e detyra e shkrimtarëve është ta dinë mirë gjuhën. Prandaj, të më falni që do të drejtohem në gjuhën maqedonase. Erdha këtu me ndjenjën e dyfishtë, për mikun tim të madh Ali Podrimen. Kur më tha miku im Luan Starova se në këtë takim për Ali Podrimen do të flasë Ali Aliu, po ashtu mik i imi i madh dhe akademik u gëzova se Ali Podrimja është këtu. Për fat të keq, këta dy tre muaj kam qenë i shkëputur dhe nuk kam pasë informacione, ndaj erdha me gëzim se do ta takoja Ali Podrimen. Por kur Luan Starova më sqaroi se në të vërtetë ky është një homazh për te, unë tani do ti shprehë këtë homazh. Ali Podrimen e njoh nga fillimet e tija.!”, ka theksuar Matevski, tashmë në moshën e thyer 83 vjeçare.
Akademiku Mateja Matevski u lind më 13 mars 1929 në Stamboll të Turqisë në një familje emigrantësh shqiptarë nga rajoni i Rekës së Gostivarit. Ai njihet si një kuadër i shkolluar në Gostivar, Tetovë, më pas në gjimnazin e Shkupit, ndërsa studimet ka vijuar në Beograd dhe Shkup, në grupin e letërsisë maqedonase dhe jugosllave.
Ai është i njohur me veprat e ndryshme në poezi, kritikë letrare dhe zhanre tjera, ndërsa ka kryer edhe detyra të ndryshme, duke qenë drejtor i përgjithshëm i Radiotelevizionit të Maqedonisë, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve në Maqedoni, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve, anëtarë i presidencës së Republikës së Maqedonisë. Matevski është i njohur me shumë çmime të fituara në nivel vendor dhe ndërkombëtar.
Branko Manojlovski, emigranti shqiptar nga rrethina e Gostivarit i sapokthyer nga SHBA është një nga promotorët e shqiptarëve ortodoks në Maqedoni, duke i thirrur të gjithë ata që të deklarojnë origjinën e tyre të pastër shqiptare. Ai më parë kishte paralajmëruar se Matevski është me origjinë të pastër shqiptare dhe deri tani kishte heshtur mbi të kaluarën e tij. Manojlovski ka thirrur edhe personalitete të tjera publike që të deklarojnë origjinën e tyre etnike.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Akademiku Mateja Matevski pranon origjinën shqiptare
shyqyr qe dikush pranon se esht shqiptar
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Stupcat 2012 - Akademiku - Skeqi me Dafina Zeqirin
» Zbulohet zona e trurit ku ka origjinen vetvrasja
» KOSOVA ËSHTË SHQIPTARE,MBETET SHQIPTARE DHE I PËRKET SHQIPËRISË
» Pranon se ka përdorur drogë
» Interi pranon ofertën për Sneijder?
» Zbulohet zona e trurit ku ka origjinen vetvrasja
» KOSOVA ËSHTË SHQIPTARE,MBETET SHQIPTARE DHE I PËRKET SHQIPËRISË
» Pranon se ka përdorur drogë
» Interi pranon ofertën për Sneijder?
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi