“Punuesi i filigranit” fton publikun në Pavijonin e Kosovës
“Punuesi i filigranit” fton publikun në Pavijonin e Kosovës
Prishtinë, 30 gusht - Dy ditë pasi ishte hapur për kritikët dhe gazetarët, edicioni i 13-të i Bienales së Arkitekturës në Venecia ka hapur dyert edhe për publikun. Në një ceremoni e hapjes, janë shpërblyer projektet më të mira të arkitekturës botërore. “Luani i Artë” për projektin më të mirë nacional i ka takuar pavijonit të Japonisë me projektin “Architecture. Possible here? Home for All” (Arkitektura. E mundshme këtu? Shtëpi për të gjithë), i kuratorit dhe arkitekti Toyo Ito, i cili nëpërmjet këtij projekti eksploron mundësitë e ndërtimit të vendbanimeve për ata që kanë humbur shtëpitë në tërmetin e Japonisë në vitin 2011. “Luani i Artë” për projektin më të mirë për ekspozitën “Common Ground” - që ka qenë edhe tema kryesore e Bienales - i ka takuar arkitektit Torri David nga Venezuela me projektin “Gran Horizonte”. “Luanin e Argjendtë” për praktikë premtuese në ekspozitën ndërkombëtare “Common Ground” e kanë ndarë Yvonne Farrel dhe Shelley McNamara nga pavijoni i Irlandës.Ani pse nuk ka marrë asnjë çmim e as ndonjë mirënjohje speciale, pavijoni i Kosovës që prezantohet përmes projektit të arkitektit kosovar Përparim Rama, “Punuesi i filigranit”, prezanton arkitekturën kosovare por jo vetëm kaq. Për Kosovën kjo është hera e parë që po merr pjesë në këtë ngjarje prestigjioze, ku prezantohen rreth 60 shtete. “Punuesi i filigranit” me anë të një teli bën lidhjen e emocioneve të njerëzve dhe imazheve të ndërtesave nga vendi. Të gjithë vizitorët e pavijonit kanë mundësinë të votojnë dhe të lidhin një emocion me ndërtesën. Projekti ka si qëllim krijimin e një platforme gjithëpërfshirëse në vendimmarrje në lidhje me arkitekturën, si dhe projektimin e ideve rreth të ardhmes së arkitekturës në Kosovë. Në një intervistë për gazetën në muajin qershor, arkitekti Përparim Rama, që jeton dhe vepron në Londër, kishte thënë se thurja e telit të metaltë ka kuptim shumëdimensional.
“Ajo është mjet që ka ofruar një gjuhë që flet zëshëm për njerëzit dhe artistët nëpërmjet motiveve dhe simboleve. Përpos kësaj, sikur merimangat që thurin rrjetat e tyre, thurja tregon se njerëzit janë krijuesit e fatit të tyre. E ardhmja e tyre është në duart e tyre. Në thelb, thurja e dallimeve dhe ngjashmërive mes njerëzve është ajo që i lidh së bashku”, kishte thënë Rama.
“Kjo ‘re’ e fijeve që do të varet nga plafoni e paraqet Kosovën tani në një gjendje mjaft kaotike. Shtiza drite ndriçojnë nëpër retë e filigranit, duke lidhur plafonin me tokën, që është një analogji që përfaqëson lidhjet e kosovarëve me të kaluarën e tyre, si dhe synimet e tyre për të ardhmen”, pati shpjeguar ai.
Bienalja e Venecias këtë vit shënon edicionin e 13-të dhe do të jetë e hapur për publik deri në datën 25 nëntor. Ky edicion i Bienales është i kuruar nga David Chipperfield, i cili ka zgjedhur temën “Hapësira e përbashkët”, duke shtyrë pjesëmarrësit të reflektojnë rreth koncepteve të përbashkëta, të cilat e formojnë bazën e kulturës së arkitekturës.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» Hip-hop koncertet, oferta kryesore për publikun kosovar
» Greta, Ingriti dhe Rozana cmendin publikun kryeqytetas
» Kaka e fton Gerrardin në Real
» Silva fton Diegon në San Siro
» PS fton shqiptarët në protesta: Të largojmë qeverinë
» Greta, Ingriti dhe Rozana cmendin publikun kryeqytetas
» Kaka e fton Gerrardin në Real
» Silva fton Diegon në San Siro
» PS fton shqiptarët në protesta: Të largojmë qeverinë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi