Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kakavijë, rinis qarkullimi i autobusëve, KTEL: Do vijojmë protestat People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kakavijë, rinis qarkullimi i autobusëve, KTEL: Do vijojmë protestat People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kakavijë, rinis qarkullimi i autobusëve, KTEL: Do vijojmë protestat

Shko poshtë

Kakavijë, rinis qarkullimi i autobusëve, KTEL: Do vijojmë protestat Empty Kakavijë, rinis qarkullimi i autobusëve, KTEL: Do vijojmë protestat

Mesazh nga WebMaster Sat 8 Sep 2012 - 6:11

Kakavijë, rinis qarkullimi i autobusëve, KTEL: Do vijojmë protestat 58087TIRANE -
Vendimi i Gjykatës administrative të Athinës, e cila pezulloi për të
paktën 10 ditë urdhrin e ministrisë greke të Transporteve që ndalonte
linjat e autobusëve Greqi-Shqipëri të kalonin kufirin në Kakavijë, ka
shkaktuar sot një tjetër protestë. 70 autobuse te 'KTEL, shoqeri greke
protestuan ne anen greke te Kakavijes. Protesta e autobusëve grekë nuk
lejon autobusët shqiptarë të vijojnë udhëtimin drejt Greqisë. Situata
normalizohet vetem pas ores 13:00.

KTEL NUK TERHIQET: DO VAZHDOJME PROTESTAT
Ora 14:00
-Rreth
70 autobusë të ‘KTEL’ Janinës, Thesprotisë, Prevezës, Artës bllokuan
sot pikën doganorë të Kakavijës, ku shoferët dhe pronarët kanë
protestuar në lidhje me shfuqizimin nga ana e Gjykatës Administrative të
vendimit të ministrisë së Transporteve, duke lejuar kësisoj autobusët
shqiptare që të kryejnë sërish linjën Shqipëri-Greqi, pavarësisht
vendimit të një dite më parë për bllokimin e licencave të tyre.

Kryetari
i KTEL Janinë, Gregori Gikas tha se autobusët e KTEL do të mbeten në
kufirin e kakavijës për të bllokuar çdo hyrje dhe dalje nga Shqipëria
drejt Greqisë, derisa Ministria e Transportit të zbatojë angazhimet e
saj.

Ai shprehet se shoferët profesionistë kërkojnë fundin e konkurrencës së pandershme dhe nuk do të tërhiqen nga protesta e tyre.

NORMALIZOHET SITUATA NË KAKAVIJË, NISEN DREJT GREQISË AUTOBUSËT E LINJAVE SHQIPTARE
Ora 13:00-Pak pas mesditës është normalizuar situta në pikën doganore të Kakavijës.
Qindra pasagjerë në autobusët shqiptarë të linjave të udhëtimit ndërkombëtar u lejuan të kalonin në Greqi rreth orës 13:00.
Pasagjerët
pritën disa orë në doganën e Kakavijës, përkatësisht në tokën greke
sepse autobusët e shoqëisë greke ‘KTEL’ nuk lejonin vijimin e udhëtimit
për shkak të një proteste të nisur.

AUTOBUSËT SHQIPTARË BLLOKOHEN NË ANËN GREKE NGA PROTESTA E ‘KTEL’
Ora 11:50-Vijon problematike situata me qarkullimin e autobusëve në Kakavijë.
Qindra
udhëtarë që po udhëtonin nga Shqipëria në Greqi me linjat e autobusëve
janë bllokuar në anën greke të doganës, menjëherë sapo kanë kaluar traun
ndarës në doganë.
Protesta e autobusëve grekë nuk lejon autobusët shqiptarë të vijojnë udhëtimin drejt Greqisë.
70 autobusët e shoqërisë greke ‘KTEL’ kanë bllokuar rrugën për shkak të protestës që kanë nisur paraditen e sotme.
Ndërkohë në Kakavijë vijon vetëm qarkullimi i makinave të vogla dhe këmbësorëve.

AUTOBUSËT GREKË TË KTEL NË PROTESTË, KUNDËR VENDIMIT TË GJYKATËS
Ora 09:00
-Vendimi
i Gjykatës administrative të Athinës, e cila pezulloi për të paktën 10
ditë urdhrin e ministrisë greke të Transporteve që ndalonte linjat e
autobusëve Greqi-Shqipëri të kalonin kufirin në Kakavijë, ka shkaktuar
sot një tjetër protestë.

Në pikën doganorë të Kakavijës, në anën
greke, sot paradite rreth janë hedhur në protestë rreth 70 autobusë të
shoqërisë greke ‘KTEL’, duke ndërprerë lëvizjen në hyrje dhe në dalje të
pikës doganore.

Kjo situatë ka shkaktuar kaos, pasi qarkullojnë me vështirësi vetëm mjetet e vogla dhe këmbësorët.

Pronarët
dhe shoferët e autobusëve të KTEL, kërkojnë ndalimin e qarkullimit të
autobusëve të firmave shqiptare në linjat e udhëtimit për Shqipëri-Greqi
e anasjelltas, gjë që i favorizonte ndjeshëm ata.

Greqia shtyn 10 ditë afatin për firmat shqiptare
Dyrmishi: Ministria e Transporteve te mbroje firmat shqiptare
Ndërsa
shteti grek ka vendosur të lejojë përkohësisht aktivitetin e linjave
shqiptare për një periudhë 10-ditore, deri në marrjen e vendimit
përfundimtar, Ali Dyrmishi, pronari i ‘Osumi Travel’, nuk është aspak
optimist për fatin e kompanive. Në një intervistë për “Gazeta
Shqiptare”, Dyrmishi shpjegon se gjithçka varet nga reagimi i Ministrisë
sonë të Transporteve, e cila deri tani nuk ka hedhur asnjë hap për të
marrë në mbrojtje firmat shqiptare. Dyrmishi shpjegon, se pas protestës
së djeshme të sipërmarrësve tanë përpara Ministrisë së Transporteve të
Greqisë, kompanitë shqiptare kanë marrë vendimin të bllokojnë, me të
gjithë autobusët e tyre, hyrjen drejt Greqisë në pikën e Kakavijës, nëse
Ministria jonë vazhdon të injorojë plotësisht kërkesat e tyre për
mbështetjen e shtetit.
Sa rezultat dha protesta e protesta e djeshme përpara Ministrisë greke të Transporteve?
Rreth
150 shqiptarë protestuam gjatë orëve të paradites përpara Ministrisë
greke të Transporteve, ku kërkuam të drejtën tonë për të vazhduar punën.
Rreth orës tre të drekës na u bë me dije nga autoritetet greke, se një
vendim i gjykatës greke, pro kompanive shqiptare, e ka detyruar
Ministrinë të na lërë të vazhdojmë punën për dhjetë ditë, deri në
marrjen e një vendimi përfundimtar.
A nuk duhet konsideruar si një zhvillim pozitiv?
Sigurisht
që është një zhvillim pozitiv krahasuar me bllokimin e plotë të
kompanive tona. Problemi është se nuk kemi as idenë më të vogël për atë
që mund të ndodhë pas dy javësh, kur Ministria greke e Transporteve mund
të vendosë të na bllokojë përfundimisht aktivitetin.
Sa shanse ka të ndodhë?
Janë
të gjitha shanset të ndodhë. Në dijeninë tonë, e gjithë kjo zhurmë
kundër kompanive shqiptare u bë për motive të pastra interesash. Dimë më
së miri që kompania greke “KTEL Janina”, me lidhje shumë të forta në
qeveri, po lobon për të na larguar fare nga tregu. Kjo kompani ia ka
vënë syrin Transporteve të udhëtarëve me Shqipërinë dhe është e vendosur
ta arrijë këtë me çdo mjet. Kemi informacione të sigurta që krerët e
saj kanë lidhje të drejtpërdrejta me njërin prej zëvendësministrave të
Ministrisë greke të Transporteve, i cili është edhe faktori kryesor për
bllokimin tonë. Dua të sjell në vëmendje edhe një fakt tjetër për ta
vërtetuar këtë. Nuk ka pasur asnjë veprim të tillë ndaj kompanive
maqedonase apo turke, të cilat janë në pozita pak a shumë të barabarta
me kompanitë shqiptare kur vjen fjala te trajtimi nga ana e shtetit
grek. Janë vënë në shënjestër kompanitë shqiptare për motivin e vetëm se
një firmë greke po lobon pranë qeverisë së vet për t’i nxjerrë nga
tregu. Në një çast kur shtetet evropiane e vënë theksin te tregtia e
lirë, Greqia kërkon të bllokojë të gjitha firmat shqiptare, të cilat
kanë bërë deri 5 milionë euro investime për të përmbushur standardet e
duhura. E gjitha kjo nga ana tjetër, ndodh në një çast kur ne jemi lënë
të përballemi të vetëm me këtë padrejtësi, si nga ana e shtetit
shqiptar, por veçanërisht nga Ministria jonë e Transporteve.
Keni kontaktuar me Ministrinë për t’i kërkuar ndërhyrjen pranë shtetit grek?
Absolutisht
po, dhe ndihemi shumë të indinjuar që nga ana e saj nuk ka pasur asnjë
ndërhyrje për të na ndihmuar. Kemi kërkuar që Ministria t’i kërkojë
shtetit grek respektimin e traktateve tregtare që ka me shtetin fqinj e
me Bashkimin Evropian, por nuk na është dhënë asnjë përgjigje. Madje sot
jemi bërë dëshmitarë të një skene që është edhe për të qeshur edhe për
të qarë. Ndërsa ne protestonin përpara ministrisë greke, nga Ministria
jonë e Transporteve na u tha se nuk kishin mundur të komunikonin me
analogët grekë, pasi nuk kishin letër për faksin. Tashmë nuk dimë nëse
më të irrituar jemi me ministrinë tonë apo me ministrinë greke.
Çfarë mendoni se do të se do të ndodhë pas dhjetë ditësh me përfundimin e afatit të dhënë nga gjykata greke?
Praktikisht
jemi përgatitur për më të keqen, duke ditur edhe lëvizjet e bëra nga
ana e “KTEL Janina”. Shpresojmë shumë te një ndërhyrje e Ministrisë sonë
të Transporteve, megjithëse deri tani diçka e tillë nuk na është
premtuar. E thënë shkurt, nuk dimë të themi me siguri asgjë për mënyrën
si do veprojë shteti grek me kompanitë tona. Ajo që di të them me siguri
është se sot të gjitha kompanitë morëm bashkërisht vendimin që, në rast
se zbohemi nga Greqia, do të bllokojmë rrugën e Kakavijës me të gjithë
autobusët tanë, deri sa Ministria jonë të bindet për të ndërhyrë pranë
shtetit grek për t’i dhënë fund kësaj loje jo të ndershme. (Nga Lorenc
Rabeta, marre nga Gazeta Shqiptare)

(d.b/a.jole/BalkanWeb)
Kakavijë, rinis qarkullimi i autobusëve, KTEL: Do vijojmë protestat Spacer
Kakavijë, rinis qarkullimi i autobusëve, KTEL: Do vijojmë protestat Spacer

Kakavijë, rinis qarkullimi i autobusëve, KTEL: Do vijojmë protestat Spacer
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi