Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pse kosi duhet konsumuar çdo ditë? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pse kosi duhet konsumuar çdo ditë? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse kosi duhet konsumuar çdo ditë?

3 posters

Shko poshtë

Pse kosi duhet konsumuar çdo ditë? Empty Pse kosi duhet konsumuar çdo ditë?

Mesazh nga Єямєℓiиdå Fri 14 Sep 2012 - 1:21

Kosi është ushqimi që dietologët sug jerojnë se duhet ngrënë çdo ditë. Ka shumë vlera si dhe elementë apo ushqyes të lartë. Për më tepër, lufton gripin, mund të jetë një vakt më vetë dhe redukton kile...
I nevojshëm për organizmin
Kosi është një nga produktet më të mira të qumështit që i nevojitet organizmit të njeriut. Ai është i lehtë, i tretshëm dhe rregullues i stomakut. Nëse ndiheni me stomak të fryrë, konsumimi i kosit i shoqëruar me pak bukë do t’ju lehtësonte shumë, pasi redukton ngarkesat dhe fryrjet e tepërta. Kosi mund të përdoret në çdo vakt. Në mëngjes dhe në darkë janë vaktet që dietologët sugjerojnë më tepër.
Lufton gripin
Specialistë të dietologjisë kanë zbuluar se kosi është një ndihmës i mirë në luftën kundër gripit, ftohjes dhe llojeve të tjera të virusit. Specialistët kanë theksuar se këto baktere mund të përdoren në sprajtët e hundës, në sapunët e lëngshëm dhe në filtrat e ujit për të penguar përhapjen e virusit të gripit. Ai mund të shoqërohet edhe me vitamina C, si fruta apo limon, që po ashtu ndihmojnë në luftën kundër gripit. Por kjo duhet bërë vetëm nëse jeni në gjendje gripi.
Ndihmon në dobësim dhe më tepër
Kosi mund të përmbajë fruta, proteina, dhe elementë fermentues që ndihmojnë në tretje. Këto janë dhe përbërësit më të nevojshëm gjatë një diete. Të ngrënit e kosit për një periudhë të gjatë mund të jetë e vështirë, por organizmi nuk ka probleme. Kjo sipas disa studimeve të bëra në vitin 2009. Për të çliruar energji të mjaftueshme konsumoni deri në 12 filxhanë në ditë. Nëse hani kos vazhdimisht, dieta juaj nuk ka nevojë për drithëra apo ushqyes të tjera. Kosi është zëvendësues i mirë dhe mëse i shëndetshëm. Kosi përmban për më tepër, probiotik, të cilët gjenden në zorrë. Është zbuluar se ushqimi i rëndë dhe veçanërisht ai ‘fast food’ (ushqimi i shpejtë) arrijnë të zvogëlojnë probiotikun. Edhe përdorimi i antibiotikut madje e redukton këtë lloj substance. Kosi është një burim i shëndetshëm i probiotikut në shumë prej rasteve, kur ai bëhet vetë. Nëse blihet, elementë të tillë edhe mund të hiqen gjatë prodhimit.

Kosi më fruta, një vakt më vetë
Kosi me fruta është po aq me vlerë sa dhe kosi natyral. Megjithëse në përbërjen e tij ka fruta dhe më tepër sheqer, ai mund të përdoret si vakt më vete. Sigurisht nëse jeni me grip, ai që do të luftonte vërtet virusin është kosi natyral. Merrini me fruta të ndryshme, duke konsumuar më tepër se një. Për fëmijët ai është njëlloj i shëndetshëm.


(e.m/SummerPages/BalkanWeb)
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse kosi duhet konsumuar çdo ditë? Empty Re: Pse kosi duhet konsumuar çdo ditë?

Mesazh nga T_o_n_i Fri 14 Sep 2012 - 1:25

sa mire ...tani buk e kos direkt
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse kosi duhet konsumuar çdo ditë? Empty Re: Pse kosi duhet konsumuar çdo ditë?

Mesazh nga Anakonda Wed 26 Sep 2012 - 4:32

Se paskam dit....pse sthu ti qe qenke i nevojshemm.....sidomos pa buk a si ta mban trupin ne form...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse kosi duhet konsumuar çdo ditë? Empty Re: Pse kosi duhet konsumuar çdo ditë?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi