Gjërat që duhet bërë në mëngjes për një ditë sa më produktive
Faqja 1 e 1
Gjërat që duhet bërë në mëngjes për një ditë sa më produktive
Studiuesit japin disa këshilla se si mund ta shndërrojmë rutinën e mëngjesit në aktivitete shumë produktive.
Janë vetëm disa hapa, të cilët duhet ndjekur, për të pasur një mëngjes sa më të këndshëm dhe më të shëndetshëm.
Nuk është e preferueshme që ditën ta fillojmë duke ngrënë biskota apo duke u ulur para ekraneve televizive, por preferohen aktivitetet e ndryshme fizike.
Më poshtë janë disa nga këshillat, të cilat ndikojnë që dita juaj me mëngjes të marrë ton pozitiv.
1. Filloni me ushtrime
Ata që stërviten në mëngjes kanë më shumë energji dhe pikëpamje pozitive gjatë ditës, gjëra që janë thelbësore për t’i përmbushur objektivat e ditës.
2. Përpara ushtrimeve pini ujë me limon
Të pirit ujë me limon sapo zgjohesh ngre nivelin tuaj të energjisë fizike. Ai ju jep energji të qëndrueshme natyrale që përmirëson thithjen e lëndëve ushqyese në stomak.
3.Thoni jo ekraneve në mëngjes
Kur humbisni mendjen nëpër e-maile, mesazhe, apo Facebook, humbi fokusin dhe shmangni nevojat që ka njeriu në mëngjes për një ditë sa më të shëndetshme.
4.Hani mëngjes të shëndetshëm
Nëse hani mëngjes të bollshëm, gjatë ditës do të ndiheni më të ngopur dhe nuk do keni nevojë për shumë ushqim. Një mëngjes i shëndetshëm e i bollshëm ju jep energji dhe ju ndihmon të përqendroheni më shumë.
5.Vendosni qëllime para vetës
Duke pasur objektiva konkrete keni më shumë vetëbesim dhe ndiheni më në kontroll të situatës. Qëllimet tona do të realizohen, nëse ne vihemi në lëvizje për t’i realizuar ato.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Gjerat qe duhet t’i dijne femrat per meshkujt...
» Pesë gjerat që duhet t’i ketë çdo femër
» Dhjetë gjërat që duhet të dini mbi ushqyerjen
» Gjërat që kurrë nuk duhet t’ia thoni një femre
» Duhet bere
» Pesë gjerat që duhet t’i ketë çdo femër
» Dhjetë gjërat që duhet të dini mbi ushqyerjen
» Gjërat që kurrë nuk duhet t’ia thoni një femre
» Duhet bere
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi