Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Zbardhimi i dhembeve me Laser People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Zbardhimi i dhembeve me Laser People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbardhimi i dhembeve me Laser

4 posters

Shko poshtë

Zbardhimi i dhembeve me Laser Empty Zbardhimi i dhembeve me Laser

Mesazh nga gorgona Sat 31 Oct 2009 - 6:32

Dy faktorë kanë ndikim në perceptimin e bukurisë së fytyrës janë kualiteti i pjesëve të fytyrës (flokët, veshët, sytë, hunda, nofulla,goja dhëmbët etj) si dhe pozita dhe forma e pjesëve të fytyrës. Kualiteti pjesëve të fytyrës ka një ndikim të dukshëm në perceptimin e të bukurisë. Kualiteti i flokëve, syve, qerpikëve,buzëve, gingivës (mishi i dhëmbëve) dhe dhëmbëve ka rëndësi primare për njëfytyrë të bukur.Tek ne sa i përket të gjitha të lartpërmendurave,i jepet kujdes i mjaftueshëm përveç gingivës dhe dhëmbëve. Frizura, procedurat kozmetike, kontakt lenset që ndryshojnë ngjyrën e syve e të tjera të gjitha modifikojnë dhe përmirësojnë pamjen e pjesëve të fytyrës por gjëja e parë që bie në sy kur bisedojmë me dikë janë dhëmbët dhe goja. Mund të keni frizurë të bukur, por ajo nuk do të vërehet nëse keni dhëmbë të prishur dhe të palarë.Buzëqeshja është një nga vetitë më të çmuara që njeriu ka. Është gjëja e parë që të tjerët e vërejnë dhe fokusohen kur ju flisni. Buzëqeshja reflekton personalitetin dhe shëndetin tuaj. Jeta është shumë e shkurtër që ta jetoni me buzëqeshje dhe dhëmbë të prishur. Me zhvillimin e teknologjisë përveç që është lehtësuar shërimi i dhëmbëve me më pak stres kemi edhe aparatura të reja që bëjnë zbardhjen e dhëmbëve me efektivitet të lartë dhe shumë shpejtë. Një nga të arriturat e fundit të teknologjisë dentare është edhe LASERI për zbardhje të dhëmbëve.
Me zbardhje me laser stomatologu aplikon solucionin ose gelin në bazë të peroksidit të hidrogjenit dhe pastaj vepron me laser dhe fillon procedura e zbardhjes. Në SHBA përqindja e personave që ndahen të kënaqur pas
aplikimit është deri në 93%, kurse për rezultatet afatgjata, kjo varet prej individit duke u bazuar në shprehitë sikur janë përdorimi i duhanit, kafesë, çajit, pijeve të gazuara me ngjyrë si dhe higjiena e përditshme orale. Nëse jeni të kujdesshëm për dhëmbët tuaj dhe keni shprehinë e vizitës sistematike e
dentisti, atëherë rezultatet e zbardhjes me laser mund të kenë efekt prej 1 deri në 2 vjet.Me këtë proces nuk ka nevojë që më të bëni zbardhje të dhëmbëve në shtëpi dhe të bëni ekstra harxhime për pasta dhe materiale të
tjera për zbardhje. Laser zbardhja është e sigurt dhe nuk shkakton asnjë dëmtim të zmaltit të dhëmbëve. Kjo sepse, siç u cek më lartë përbërësi kryesor është peroksid hidrogjeni, i cili është përdorur me vite nga stomatologët.Përparësitë: Efekti i zbardhjes me laser zgjatë më shumë se cila do metodë tjetër e zbardhjes. Zgjat më shkurt (tek ne vetëm 8 min) prej 10 deri 60 minuta dhe nuk ka nevojë për procedurë tjetër pas zbardhjes.

Proces i sigurt


Zbardhja e dhëmbëve me laser sot është procedura më e sigurt pasi që është vërtetuar dhe testuar se nuk shkakton asnjë dëm as zmaltit e as dentinës ose strukturave tjera të dhëmbit dhe gojës.

Pa dhimbje

Është një procedurë shumë e thjeshtë për pacientin. Nuk përdoret kurrfarë anestezioni pasi që nuk ka kurrfarë dhimbje por ndodh te disa pacientë që të kenë ndjesi minore varësisht prej gjendjes së dhëmbëve të tyre.Tretmanin me laser mund ta bëjë çdokush, i cili dëshiron që të ketë dhëmbë më të bardhë dhe më të pastër, por duhet të vizitoni stomatologun para tretmanit që të shohë gjendjen e dhëmbëve tuaj dhe pastaj stomatologu do të ju udhëzoj për procedurat e mëtutjeshme.

Sa zbardhen dhëmbët?

Zbardhja e dhëmbëve me laser ka arritur rezultatet me të mira se cilado metodë tjetër deri më tani. Në të shumtën e rasteve zbardhja do të shkojë për 5 deri 10 hije më e bardhë.

Për sa kohë mbesin dhëmbët e bardhë?

Sa mbesin dhëmbët e bardhë varet nga individi. Konsumimi i duhanit, kafesë, verës së kuqe si dhe mosmbajtja e higjienës orale shpejtojnë procesin e errësimit të ngjyrës së dhëmbëve tuaj. Nëse keni kujdes atëherë zbardhja zgjatë së paku 1 vjet.

A mund të ndryshojë ngjyrën e kurorave të mbushjeve artificiale?

Është e pamundur që të zbardhen kurorat dhe mbushjet kompozit (pllombat e bardha) por mund të largohen pigmentimet nga to. Tani edhe në Kosovë kemi mundësinë e aplikimit të laserit për zbardhje dhe atë për vetëm 8 minuta.

Zbardhimi i dhembeve me Laser 899d1218142555-zbardhimi-i-dhmebeve-me-laser-untitled
gorgona
gorgona
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Ne zemren e babit
Postime Postime : 1263
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/10/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Studente...Balet

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbardhimi i dhembeve me Laser Empty Re: Zbardhimi i dhembeve me Laser

Mesazh nga Lot i derdhur Sat 31 Oct 2009 - 7:19

Zbardhimi i dhembeve me Laser Icon_scratch Zbardhimi i dhembeve me Laser Icon_scratch Zbardhimi i dhembeve me Laser Icon_scratch Zbardhimi i dhembeve me Laser Icon_scratch Zbardhimi i dhembeve me Laser Icon_scratch
Lot i derdhur
Lot i derdhur
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : milano
Postime Postime : 2858
Anëtarësuar Anëtarësuar : 18/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbardhimi i dhembeve me Laser Empty Re: Zbardhimi i dhembeve me Laser

Mesazh nga Anakonda Fri 13 Apr 2012 - 18:38

pse sthu ti se dilki dificit me gjith kto gjona
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbardhimi i dhembeve me Laser Empty Re: Zbardhimi i dhembeve me Laser

Mesazh nga Gladiola Thu 26 Apr 2012 - 21:27

E kam paraktikuar une kete metod,eshte shume efikase,

dhe mund te buzeqeshesh dhe qeshesh pa fund,dhemebet duken shuuuuuuuume bukur!
Gladiola
Gladiola
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 1230
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 22/04/2012
Mosha Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbardhimi i dhembeve me Laser Empty Re: Zbardhimi i dhembeve me Laser

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi