Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mendo pozitivisht People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mendo pozitivisht People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mendo pozitivisht

2 posters

Shko poshtë

Mendo pozitivisht Empty Mendo pozitivisht

Mesazh nga LaDescarada Mon 17 Sep 2012 - 3:42

MENDO POZITIVISHT

Mendo pozitivisht,
Edhe atëherë kur ëndrrat të duken të largëta
Edhe atëherë kur ngjyrat e jetës janë të pakëta
Edhe atëherë kur idetë mungojnë
Edhe atëherë kur disa mendime skadojnë.

Mendo pozitivisht,
Edhe atëherë kur gjërat janë të ngrysura, të errëta
Edhe atëherë kur shpresat janë të pakëta, të zbehta
Edhe atëherë kur ditët kalojnë në monotoni
Edhe atëherë kur fjalët mbajnë heshtje, qetësi.

Mendo pozitivisht,
Edhe atëherë kur s’je mirë me shëndet
Edhe atëherë kur një punë s’ke gjetë
Edhe atëherë kur s’të ecën studimet
Edhe atëherë kur bie nga provimet.

Mendo pozitivisht,
Edhe atëherë kur s’ke një motiv
Edhe atëherë kur vendi s’ka perspektiv
Edhe atëherë kur të duket se asgjë nuk ecën
Edhe atëherë kur ka pak shenja për jetën.

Mendo pozitivisht,
Edhe atëherë kur ndien se askush s’të kupton
Edhe atëherë kur koha shpejt fluturon
Edhe atëherë kur njerëzit ndryshojnë
Edhe atëherë kur mbështetja mungon.

Meno pozitivisht,
Edhe atëherë kur dëgjon histori të dhimbshme
Edhe atëherë kur përjeton ngjarje të frikshme
Edhe atëherë kur merr kritika
Edhe atëherë kur ke merita.

Mendo pozitivisht,
Edhe atëherë kur s’ke kohë për vetën
Edhe atëherë kur e sheh bardh e zi jetën
Edhe atëherë kur s’mund të bësh gjithçka që do
Edhe atëherë kur në shpirtin tënd bën ftohtë.

Mendo pozitivisht,
Edhe atëherë kur ndihesh i harruar
Edhe atëherë kur të tjerët të kanë trazuar
Edhe atëherë kur sheh vetën tek po bie
Edhe atëherë kur s’ke forcë të ngrihesh.

Mendo pozitivisht,
Edhe atëherë kur të tjerët nuk sjellen mirë
Edhe atëherë kur ta keqpërdorin mirësinë
Edhe atëherë kur mungon kujdesi e mirëkuptimi
Edhe atëherë kur s’shihet mirënjohja e falenderimi.

Mendo pozitivisht,
Edhe atëherë kur s’ke vullnet
Edhe atëherë kur stresi të troket
Edhe atëherë kur je nën presion
Edhe atëherë kur përditshmeria të demotivon.

Mendo pozitivisht,
Edhe atëherë kur je tronditur
Edhe atëherë kur diçka s’ke pritur
Edhe atëherë kur ndihesh i lodhur
Edhe atëherë kur fatkeqësi të ketë ndodhur.

Mendo pozitivisht,
Edhe atëherë kur të mungon frymëzimi
Edhe atëherë kur të kaplon hidhërimi
Edhe atëherë kur tretën dëshirat
Edhe atëherë kur s’ke kohë për librat.

Mendo pozitivisht,
Edhe atëherë kur nuk i zgjedhë dot enigmat
Edhe atëherë kur të kaplon nostalgjia
Edhe atëherë kur të cilësojnë të marrë
Prap je vetvetja, mendo pozitivisht ndihu krenarë.

Mendo pozitivisht për njerëzit dhe jetën
Mendo pozitivisht është mirë për shëndetin
Mendo poziitivisht për gjithçka që të rrethon
Mendo pozitivisht se jeta vazhdon
Mendo pozitivisht dikush atje lartë të vëzhgon
Është Zoti me ty që kurrë s’të harron.
LaDescarada
LaDescarada
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11767
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mendo pozitivisht Empty Re: Mendo pozitivisht

Mesazh nga Anakonda Fri 5 Oct 2012 - 5:20

Ishte shum shum e bukur....me pelqeu tej mase shum shum e bukur... Mendo pozitivisht 94251 Mendo pozitivisht 94251 Mendo pozitivisht 817799
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi