Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fier, oficeri i policisë rreh kryekomunarin në Prokurori People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fier, oficeri i policisë rreh kryekomunarin në Prokurori People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fier, oficeri i policisë rreh kryekomunarin në Prokurori

Shko poshtë

Fier, oficeri i policisë rreh kryekomunarin në Prokurori Empty Fier, oficeri i policisë rreh kryekomunarin në Prokurori

Mesazh nga WebMaster Wed 26 Sep 2012 - 20:48

FIER - Përleshje në portën e Prokurorisë së Fierit. Një oficer i Drejtorisë së Policisë së këtij qarku ka rrahur me grushta dhe shkelma ish-shefin e komisariatit të Fierit, Naun Doko, aktualisht kryetar i Komunës së Libofshës (përfaqësues i Partisë Socialiste). Lajmi për incidentin e rëndë bëhet me dije nga burime zyrtare të organit të akuzës, por edhe nga policia lokale. Kryeprokurori i Fierit, Besnik Cani, dje deklaroi sherri mes oficerit të policisë Nazmi Përlezi dhe kryekomunarit Doko ka ndodhur për pronësinë e një sipërfaqeje toke. Cani pohoi se është prerë fletë-arresti ndaj autorit të ngjarjes. E pyetur në lidhje me këtë ngjarje, zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, u shpreh se hetimet për këtë ngjarje po bëhen nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm. Ndërkohë, në orët e mbrëmjes policia lokale njoftoi arrestimin e Përlezit.
NGJARJA
Rreth orës 14:00 të ditës së djeshme, kreu i Komunës së Libofshës, Naun Doko ka shkuar në prokurorinë e Fierit për të denoncuar rreth një problemi për një sipërfaqe toke. Sipas Dokos, kjo sipërfaqe toke është në pronësi të komunës dhe se i është dhënë me qira një banori të zonës. Teksa ishte duke hyrë në portën e këtij institucioni, kryekomunari është sharë dhe goditur me grushta nga oficeri i policisë, Nazmi Përlezi. Ndërsa ka nisur përleshja, persona që shoqëronin policin dhe kryekomunarin kanë ndërhyrë për t'i ndarë. Mësohet se gjatë përleshjes është dëmtuar (thyer pasqyra) e automjetit të prokurorit, Genci Mane. Skena e sherrit është parë live nga disa prokurorë që kanë qenë rastësisht në një lokal afër institucionit të akuzës, por edhe nga oficerë të policisë gjyqësore. Më pas është thirrur policia, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar dy protagonistët e incidentit. I pyetur në linjë telefonike pak kohë pas incidentit, kryeprokurori Besnik Cani ka pohuar për "Gazeta Shqiptare", se "Naun Doko kish ardhur në prokurori për disa probleme që ai ka si kryekomunar me disa sipërfaqe toke. Aty ai është konfrontuar me një oficer policie, i cili e ka rrahur kryekomunarin. Për oficerin e policisë u pre fletë-arresti, dhe nuk e di nëse e ka ndaluar policia apo jo. Ndërsa kryekomunari, pas marrjes së denoncimit u la i lirë". Në lidhje me këtë ngjarje, Gazeta kontaktoi në linjë telefonike dhe me të dëmtuarin, Naun Doko. Në një intervistë, Doko sqaroi me detaje konfrontimin me policin Përlezi.
Si ndodhi ngjarja?
Unë shkova në prokurori për një sipërfaqe toke që ka komuna. Sa po hyja tek porta e institucionit, më shan Nazmi Përlezi dhe më gjuan me grushta në trup e fytyrë. Unë u mbrojta, por edhe u kundërpërgjigja.
Cili ishte shkaku i zënkës?
Komuna ka një sipërfaqe toke, që me vendim qeverie është në pronësi të komunës. Kjo sipërfaqe toke i është dhënë me qira një banori të komunës për disa vite. Përlezi pretendon se ka dokumente për këtë sipërfaqe toke, por sipas meje ai ka dokumente false. Unë i kam thënë edhe herë të tjera që këtë gjë, ai duhet ta zgjidhë me gjykatë. Në qoftë se gjykata ia njeh të ligjshëm dokumentin që ka, ta gëzojë sipërfaqen e tokës, në të kundërt, ta përdorë qiramarrësi.
Jeni në dijeni nëse është ndaluar Nazmi Përlezi?
Di që pas denoncimit të dhënë në prokurori, doli fletë-arresti për Përlezin. Ai është oficer policie prej disa vitesh në Fier. Deri disa javë më parë, ai ka qenë në zyrën e luftës kundër krimit të organizuar, ndërkohë që ditët e fundit është dërguar si inspektor krimesh në Patos.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi