Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vrasja e komisarit, dorëzohet në prokurori dosja për ekstradimin e Arben Frrokut People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vrasja e komisarit, dorëzohet në prokurori dosja për ekstradimin e Arben Frrokut People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vrasja e komisarit, dorëzohet në prokurori dosja për ekstradimin e Arben Frrokut

Shko poshtë

Vrasja e komisarit, dorëzohet në prokurori dosja për ekstradimin e Arben Frrokut Empty Vrasja e komisarit, dorëzohet në prokurori dosja për ekstradimin e Arben Frrokut

Mesazh nga WebMaster Tue 5 Mar 2013 - 7:00

TIRANE - Pak ditë pasi Arben Frroku, i akuzuari kryesor për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, u njoh me akuzën drejtuar atij, në Prokurorinë e Përgjithshme është dorëzuar sot dosja për ekstradimin e tij.

Dosja e përgatitur nga Krimet e Rënda pritet t’i dorëzohet Ministrisë së Drejtësisë për vijimësinë e procesit. Bashkë me dosjen e Arben Frrokut është dorëzuar dhe dosja e nipit të tij, Jak Jaku, i cili u arrestua bashkë me të nga forcat e shtetit grek në Selanik.

Frroku dhe Jaku u arrestuan si të dyshuarit kryesorë për përfshirje në atentatin ndaj ish-kreut të komisariatit të Kombinatit në Tiranë, Dritan Lamaj më 24 shkurt. Më 1 mars dy të akuzuarit u njohën me akuzat si dhe nisjen e procedurave për ekstradimin drejt Shqipërisë.

Konfliktet
Mosmarrëveshjet e ish-shefit të Komisariatit të Kombinatit Dritan Lamaj me biznesmenin Arben Frroku kanë nisur në datën 14 Mars 2012. Atë ditë, biznesmeni pati një incident me policinë, e cila ishte vendosur në hyrje të zyrave të tij te ish-kombinati “Misto Mame” në kryeqytet. Biznesmeni u shoqërua në polici atë ditë, pasi u zbrit nga makina, ndërsa kjo situatë u përsërit edhe disa herë të tjera.

Për rrjedhojë, biznesmeni Arben Frroku denoncoi ato që i quante padrejtësi dhe presione të kryekomisarit Dritan Lamaj, duke dërguar letër në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, në Ministrinë e Brendshme dhe padi në Prokurori. Në nëntor 2012, në mënyrë të organizuar, në Prokurorinë e Tiranës u dorëzuan katër kallëzime penale ndaj kryekomisarit Dritan Lamaj, nga shtetasit A.M dhe L.S., nga Arben Frroku dhe nga kreu i lëvizjes “Shqipëria e Re”, Edmond Vlashaj.

Padi në Prokurori kishte bërë edhe vetë shefi i Komisariatit të Kombinatit, duke kërkuar ndjekje penale për të dyshuarit për kundërshtim të policisë. Të gjitha këto dosje që ndodhen në Prokurorinë e Tiranës janë administruar dhe po shqyrtohen me kujdes nga grupi hetimor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

(er.nu/BalkanWeb)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi