Të pastrehët, ja kushtet për të përfituar banesë
Faqja 1 e 1

Qeveria përmes një vendimi të posaçëm zbardh kushtet që kërkohen për të pastrehët që të bëhen me banesë. Sipas vendimit të fundit të Këshillit të Ministrave, një komision i posaçëm verifikon kërkesat e paraqitura për strehim ndërkohë që kërkuesi nuk duhet të ketë asnjë pronësi në rast përfitimi. Zyrat e strehimit në njësitë e qeverisjes vendore, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e seleksionimit të përfituesve, njoftojnë familjet që përfitojnë nga programet specifike të strehimit, si dhe ato që nuk kanë përfituar.
Vendim
Nr.574, datë 29.08.2012
PËR PËRCAKTIMIN E DOKUMENTACIONIT QË DUHET TË PARAQESË FAMILJA PËR T’U STREHUAR SIPAS NJËRIT PREJ PROGRAMEVE SOCIALE TË STREHIMIT, DHE TË AFATEVE E TË PROCEDURAVE TË MIRATIMIT NGA ORGANET E QEVERISJES VENDORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5 të nenit 4 të ligjit nr. 9232, datë 13.5.2004 “Për programet sociale të strehimit të banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Individët që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe familjet e regjistruara në zyrat e gjendjes civile në njësinë e qeverisjes vendore përkatëse, të cilat, në momentin e aplikimit, plotësojnë kushtet e përcaktuara në pikat 1, 2 e 3 të nenit 4 të ligjit nr. 9232, datë 13.05.2004 “Për programet sociale të strehimit të banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, kanë të drejtë të paraqesin kërkesë për strehim në njësinë vendore, ku ata janë të regjistruar.
2. Familjet, të cilat kanë përfituar statusin e të pastrehut, sipas akteve ligjore në fuqi, para hyrjes në fuqi të ligjit nr. 9232, datë 13.5.2004, të ndryshuar, e që nuk janë trajtuar me strehim, duhet të paraqesin dokumentacionin, në përputhje me kërkesat e këtij vendimi.
3. Familja paraqet kërkesën për t’u trajtuar me strehim në çdo kohë, sipas formularit tip, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
4. Zyrat e strehimit në njësitë e qeverisjes vendore bëjnë seleksionimin e formularëve të vlefshëm dhe i regjistrojnë në një sistem elektronik, i cili i jep mundësi filtrimit të të dhënave, si më poshtë vijon:
a) Emri, atësia, mbiemri;
b) Data e aplikimit;
c) Përbërja familjare në momentin e aplikimit;
ç) Statusi i punësimit;
d) Statusi social;
dh) Statusi i strehimit;
e) Statusi ekonomik.
5. Përbërja dhe funksionimi i komisionit të strehimit përcaktohen në bazë të rregullores së miratuar nga këshilli i njësisë së qeverisjes vendore. Në përbërje të këtij komisioni bëjnë pjesë, me të drejtat e plota të anëtarit, edhe përfaqësues nga organizatat jofitimprurëse, të regjistruara në përputhje me aktet ligjore në fuqi, të cilat mbrojnë interesat e grupeve të ndryshme sociale, të përcaktuara në nenin 5, të ligjit nr. 9232, datë 13.05.2004, të ndryshuar.
6. Klasifikimi i kërkesave për strehim bëhet nëpërmjet sistemit të pikëzimit, i cili miratohet nga këshilli i njësisë së qeverisjes vendore për çdo projekt më vete. Formati tip i sistemit të pikëzimit jepet bashkëlidhur këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
7. Komisioni i strehimit, sa herë që në njësinë vendore zbatohet një projekt strehimi, sipas ligjit nr. 9232, datë 13.5.2004, të ndryshuar, dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, shqyrton kërkesat dhe dokumentacionin brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e marrjes në dorëzim të tij nga zyra përkatëse e njësisë së qeverisjes vendore dhe vendos pikët për secilin aplikues.
8. Komisioni i strehimit harton listën e familjeve përfituese mbështetur në klasifikimin e kërkesave, të cilën ia paraqit zyrës së strehimit në njësinë e qeverisjes vendore.
9. Zyrat e strehimit në njësitë e qeverisjes vendore, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e seleksionimit të përfituesve, njoftojnë familjet, që përfitojnë nga programet specifike të strehimit, si dhe ato që nuk kanë përfituar.
10. Familjet, që nuk kanë përfituar, brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit, kanë të drejtën e ankimimit pranë organeve të qeverisjes vendore.
Familjet mund ta refuzojnë formën e strehimit dhe të mbeten përsëri në listën e pritjes, vetëm kur nuk u janë plotësuar kushtet e strehimit, sipas normave në fuqi. Në rast të kundërt, u hiqet e drejta për aplikim dhe u fshihet emri nga lista e pritjes.
11. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore ose personi i autorizuar prej tij, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga përfundimi i afatit 30-ditor për ankimim, trajton ankesat e paraqitura dhe komisioni i strehimit harton listën përfundimtare të familjeve përfituese, të cilën ia paraqet zyrës së strehimit.
12. Familjet përfituese, pas marrjes së njoftimit, dorëzojnë në zyrat përkatëse dokumentacionin që mbështet deklarimet e bëra në fazën e parë të aplikimit, sipas pikës 3 të këtij vendimi. Dokumentacioni përmban:
a) certifikatën e lindjes së aplikantit dhe certifikatën e gjendjes familjare;
b) vërtetimin për vendbanimin në bashkinë ku kërkohet strehimi ose lejen e banimit, për familjet që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit;
c) vërtetimin e të ardhurave neto të familjes;
ç) dokumentacionin përkatës nga punëdhënësi për detyrën dhe të ardhurat e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune;
d) dokumentin nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familjes;
dh) vërtetimin nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të qeverisjes vendore për anëtarët e familjes, të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar;
e) vërtetimin nga zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë;
ë) vërtetimin nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension;
f) vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se familja apo ndonjë anëtar i saj nuk disponojnë në pronësi banesë a ndonjë mjedis, që mund të përdoret si e tillë;
g) vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat në fuqi të strehimit;
gj) vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të vendit të origjinës se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për familjet, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi;
h) dokumentin zyrtar të celebrimit dhe certifikatat personale, për efekt të llogaritjes së moshës, për çiftet e reja;
i) vendimin e gjykatës, që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara;
j) vërtetimin përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezën e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar, për individët me statusin e jetimit;
k) vërtetimin e komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar, për individë me aftësi të kufizuara, që trajtohen sipas shkronjës “i” të shkronjës “c” të nenit 5 të ligjit nr. 9232, datë 13.5.2004 “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar.
l) dokumentin e lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, punëtor emigrant” dhe “azilkërkues”;
ll) dokumentin e lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Policisë së Burgjeve;
m) dokumentin e lëshuar nga institucionet përkatëse për viktimat e dhunës në familje.
13. Zyra e strehimit në njësinë e qeverisjes vendore bën verifikimin e dokumentacionit dhe të informacionit për të ardhurat e familjes, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e dorëzimit. Nëse vërtetohet se deklarimi, dhënia e informacionit dhe faktet janë të rreme, familjes i hiqet e drejta për t’u trajtuar me programe sociale strehimi.
14. Zyra përkatëse në njësinë e qeverisjes vendore ia dërgon listën përfundimtare për miratim këshillit të njësisë së qeverisjes vendore, i cili e miraton atë brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e marrjes në dorëzim.
15. Organet e qeverisjes vendore janë të detyruara të bëjnë publike çdo vit, nëpërmjet mjeteve të informimit publik dhe afishimit në vende të dukshme, pranë institucionit të tyre, këto të dhëna:
a) Kërkesat, që duhen plotësuar për t’u trajtuar me një program specifik strehimi dhe sistemin e pikëzimit, të miratuara nga këshilli bashkiak;
b) Vendndodhjen e banesave, të ndërtuara apo të blera në treg, që do të përdoren si banesë sociale me qira dhe vendndodhjen e banesave, që mund të shfrytëzohen për bonusin e strehimit;
c) Personin përgjegjës me të cilin duhet kontaktuar për plotësimin a ndryshimin e të dhënave të formularit apo për çdo sqarim tjetër për plotësimin e tij;
ç) Dokumentacionin që kërkohet për verifikimin e të dhënave që deklaron subjekti i interesuar;
d) Procedurën që do të ndiqet nga njësia e qeverisjes vendore për miratimin e përfituesve;
dh) Organin ankimor të cilit duhet t’i drejtohet subjekti që nuk është përzgjedhur si fitues, afatet kohore dhe formatin e ankimit.
16. Zyrat e strehimit në njësitë e qeverisjes vendore hartojnë, administrojnë dhe përditësojnë regjistrin e familjeve në listat pritëse.
17. Ngarkohen organet e qeverisjes vendore të vënë në dijeni, çdo 6 (gjashtë) muaj, Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit për zbatimin e këtij vendimi.
18. Vendimi nr. 53, datë 28.1.2005 i Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e dokumentacionit të nevojshëm, afateve dhe procedurave për të përfituar strehim nga programet e banesave sociale me qira”, shfuqizohet.
19. Ngarkohen organet e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha

Similar topics
» Loja me të pastrehët
» Rrogozhinë, protestë për kushtet dhe rrugën
» Cilat janë 12 kushtet e BE-së për Shqipërinë
» Mallakastër, vriten dhe digjen në banesë bashkëshortët
» Kushtet e BE, afat deri më 20 nëntor!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi