Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Kushtet e BE, afat deri më 20 nëntor!  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Kushtet e BE, afat deri më 20 nëntor!  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kushtet e BE, afat deri më 20 nëntor!

2 posters

Shko poshtë

 Kushtet e BE, afat deri më 20 nëntor!  Empty Kushtet e BE, afat deri më 20 nëntor!

Mesazh nga WebMaster Wed 17 Oct 2012 - 5:49

 Kushtet e BE, afat deri më 20 nëntor!  Komisioni-i-integrimit-sot-300x178

Ministrja e Integrimit deklaron se pas 20 nëntorit nuk kemi më shanse për statusin.

Ruçi: Bregu, agjitatore e mirë, të marr sekretare në PS.

Kryetari
i Grupit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, deklaroi dje gjatë
mbledhjes së Komisionit të Integrimit se, nëse ministrja e Integrimit
Majlinda Bregu do të kishte qenë në PS, atëherë me siguri do ta zgjidhte
në një funksion sekretareje. Deklarata e Ruçit erdhi pas raportimit të
ministres së Integrimit para deputetëve për progres-raportin e BE-së dhe
tri kushtet e mbetura për të marrë statusin e vendit kandidat, që sipas
Bregut “topi mbetet në rrjetën e PS”. Por, kreu i Grupit të PS-së e
cilësoi Bregun si një komisare të mirë, një agjitatore dhe si partiake
të thekur të PD-së, që fajëson në çdo rast opozitën. “Kam një kritikë
dhe një kompliment. Kritika dhe komplimenti është se jeni një komisare
shumë e mirë. Je një agjitatore shumë e mirë, je një partiake e thekur.
Në qoftë se do të të kisha në partinë time, do të zgjidhja në funksion
sekretari. Zonjë e nderuar dhe në Parlament dhe këtu nuk mund të
integrohesh në Europë me fjalime që nga fillimi deri në fund anatemon
opozitën dhe shikon të keqen e vendit tek opozitarizmi”, deklaroi dje
kreu i Grupit të PS. Por ironisë së Ruçit, ministrja e Integrimit iu
përgjigj duke thënë se dhe etiketimet ishin bërë me termat e regjimit
komunist. “Komplimenti për komisare është pak pa vend tek unë ose, nëse
doni t’ua kthej po me kompliment, më lejoni t’ju them se po si një
komunist i vërtetë, i keni referencat po me komisarë. Unë nuk e kam
arritur kohën e komunizmit, unë nuk kam arritur kohën e komisarëve. Nëse
ju këtë e quani fatkeqësi, më vjen keq, po s’kam arritur ta kem këtë
nder kaq të madh që keni pasur ju”, iu përgjigj Bregu.

Zgjedhjet

Ministrja
e Integrimit deklaroi dje se tri kushtet e Komisionit Europian për
statusin e vendit kandidat duhet të miratohen deri më datë 20 nëntor, në
të kundërt, Këshilli i Ministrave të BE-së nuk ka shanse të japë dritën
jeshile për Shqipërinë. Bregu theksoi se gjithçka varet nga roli i
opozitës për të dhënë votën në Kuvend dhe se zgjedhjet e 2013-s janë si
një parakusht për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Ministrja
tha se palët në zgjedhje e ardhshme duhet të pranojnë rezultatin në
mënyrë që të përmirësohet imazhi i vendit, ndryshe nga zgjedhjet e
shkuara. Por për Gramoz Ruçin, opozita nuk është thjesht numër, por
duhet vlerësuar për kontributin e dhënë për përmirësimin e
legjislacionit. “Kur bota flet për krizë, ne flasim për sukses ekonomik
dhe model që herë e nxjerrim veten pas Gjermanisë dhe herë pas Kinës. Në
KiE shkon Kryeministri dhe thotë se kriza e Europës dhe Banka Botërore e
BERZH janë Sudja që ne kaluam në ’96-n. Ky është turpi i Shqipërisë, ky
është imazhi i Shqipërisë që dëmtohet. Prandaj dhe i prihet fjala atje
Kryeministrit në Këshillin e Europës, rast unikal në KiE, aq më tepër që
kemi dhe Presidencën e radhës”, tha Ruçi.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Kushtet e BE, afat deri më 20 nëntor!  Empty Re: Kushtet e BE, afat deri më 20 nëntor!

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 18:48

"Ishalla po i bejn ma edhe kta ato gjerat qe duhen qe te futemi ne be sepse na acaruan me gjith be"
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi