Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Loja me të pastrehët People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Loja me të pastrehët People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Loja me të pastrehët

Shko poshtë

Loja me të pastrehët Empty Loja me të pastrehët

Mesazh nga WebMaster Thu 23 Dec 2010 - 8:20

Nga Përparim Halili - Strehimi i familjeve, që nuk kanë përfituar nga privatizimi i ish-banesave pronë shtetërore, vazhdon të jetë një “publicitet” lodhës e mashtrues i qeverisjeve shqiptare të këtyre 18 viteve. Ashtu si me kthimin e pronave dhe dëmshpërblimin financiar të ish të dënuarve politikë dhe me të pastrehët po luhet një lojë bajate, të cilës tashmë i ka dalë “kallaji”. Ky problem përmendet sa herë që ka protesta, ose fushata elektorale. Pastaj futet në dosjet e pushtetit lokal e atij qendror. Nëse do të bëheshin realitet premtimet e këtyre 18 viteve për strehimin e kontingjenteve të familjeve me banesa sociale, apo të atyre që banojnë në banesat e ish-pronarëve të sekuestruar, atëherë në Shqipëri, sipas një llogarie, jo vetëm do të ishin strehuar gjithë familjet shqiptare, por do të mbeteshin edhe afro 130 mijë apartamente bosh nga mungesa e kërkesave, pa llogaritur apartamentet që ndërtohen nga firmat private. Në realitet ndodh e kundërta. Pse? Në momentin që u realizua privatizimi i banesave ish-pronë shtetërore, ata që patën të tilla, u bënë pronarë. Ata që nuk patën shtëpi (sëmundje masive dhe e rëndë kjo e krijuar prej ish-sistemit komunist), mbetën të pastrehë. Po të pastrehë teorikë e praktikë, mbetën nga ky ligj privatizimi dhe ato familje, të cilat për shumë vite kanë banuar në shtëpitë e ish-pronarëve, të cilët u shpronësuan. Të gjitha këto familje, shteti dhe qeveria i përfshiu në një ligj tjetër special, duke i futur në disa lista ta pastrehësh, të ndarë në disa kategori të veçanta dalluese nga njëra-tjetra. Me shpresën se ky problem i madh publik e jetësor për familjet pa “çati”, do të zgjidhej shpejt, njerëzit pranuan versionin shtetëror për mënyrën e strehimit. Ata pritën dhe po presin pa fund. Por, vitet treguan, me sa duket, se ata kanë pritur e po vazhdojnë të presin kot, duke u vënë kështu përballë një loje tallëse, e cila nuk ka pasur dhe nuk ka fund. Në zyrat e strehimit në bashkitë e vendit, madje dhe në kasafortat e Ministrisë së Rregullimit të Territorit, dergjen prej më se 18 vitesh listat e të pastrehëve që presin nga 50-60 metër katrorë “tjegulla“ strehë. Prej 18 vitesh, ashtu si “Pëlhura e Penelopës”, këto lista përpilohen e fshihen çdo vit nga qeverisjet lokale dhe ato qendrore në bashkëveprim mirëkuptues. Këto lista zgjaten dhe zvogëlohen, riorganizohen me ndarje e nëndarje klasifikimesh ligjore për kategoritë dhe emergjencat e familjeve të pastreha. Prej katër vitesh është hedhur në “tregun” e mashtrimit loja e banesave sociale, lojë që vazhdon intensivisht, por që as ka nisur e as nuk dihet se kur do të zëvendësohet me një tjetër lojë mashtruese. Pavarësisht se çfarë deklaron qeveria dhe pushteti lokal në të gjithë vendin, në realitet në Shqipëri, figurojnë 95 mijë familje të evidentuara të pastreha, pa llogaritur 65 mijë familje të tjera, të cilat nuk figurojnë në asnjë listë, për shkak të ligjit, mbasi nuk janë krijuar si familje përpara 31 dhjetorit 1991. Qeveria vazhdon të përdor bashkitë dhe disa ministri kukulla, për të luajtur lojën mashtruese për (mos)strehimin e qytetarëve. Flitet për fonde speciale, trumbetohet për kredi strehimi, përdoret një kredi për banesat sociale, e cila as nuk është lëvruar. Tashmë po flitet për banesa popullore. Po ku janë? Ashtu si deri tani, ato gjenden në premtime elektorale, në disa fusha, ku krerët e pushtetit qendror e lokal vendosin ndonjë tullë dhe në deklarimet politike e zyrtare false. Natyrisht, shqiptarët nuk presin prej qeverisjes dhe pushtetit lokal vila e apartamente luksoze me pishina dhe bilardo brenda, por vetëm pak metër katrorë për të fjetur, për të pasur një shtëpi të tyren, siç u takojnë si shtetas të këtij vendi dhe siç u premtohet prej 18 vitesh. Shqiptarët e pastrehë, duan një copë “çati”, që të mos detyrohen të bëjnë “kurban” fëmijët e tyre, duke i nisur në emigracion me gomone e maune nëpër rreziqe, me synimin për të siguruar lekët për një shtëpi që u mungon. Trajtimi i të pastrehëve të evidentuar në bashkitë përkatëse, bëhet në bazë të fondeve të dhëna për këtë qëllim dhe të kushteve të përcaktuara në ligjin Nr. 8030, datë 15.11.1995, “Për kontributin e shtetit për familjet e pastreha” dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave, Nr.25 datë 16.10.1996 “Për procedurat dhe prioritetet” që përcaktojnë si prioritare për trajtime, kategorinë e qytetarëve të pastrehë, banues në banesat ish-pronë private dhe të atyre, që kanë aktmarrëveshje të pazbatuar me pushtetin lokal. Siç shikohet, trajtimi i të pastrehëve të kategorisë së dytë, nuk përmendet fare as në ligj, e as në vendimin e të pastrehëve! Janë me mijëra qytetarë të pastrehë, në të gjitha qytetet e vendit, që janë kualifikuar në kategorinë e dytë. Po t’u referohemi shifrave zyrtare, numri i të pastrehëve të kategorisë së parë, nuk ka lëvizur nga vendi (që përbëjnë kategorinë me banesa ish-pronë private dhe me aktmarrëveshje të pazgjidhura në pushtetin lokal). Çuditërisht edhe sot, pas 18 vitesh, në të gjithë zyrat e strehimit të bashkive në të gjithë vendin, pohojnë se ende vazhdon trajtimi “teorik” i të pastrehëve të kësaj kategorie. Pas vitit 1996, karvanit të gjatë të listës së të pastrehëve të kategorisë së parë e të dytë, iu shtua edhe lista e të pastrehëve, krijuar nga ish-firmat piramidale. Kështu pra, strehimi vazhdon të mbetet gangrenë. Edhe pse shteti i detyrohet me ligj qytetarit për ta strehuar, kjo ka mbetur vetëm një demagogji.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi