Forcat speciale masakrojnë gabimisht shoferin e linjës Tiranë - Kamëz
2 posters
Faqja 1 e 1
Forcat speciale masakrojnë gabimisht shoferin e linjës Tiranë - Kamëz
64
vjeçari është rrahur barbarisht nga katër oficerë të policisë para
qindra qytetarëve. Pastaj policët civilë kanë drejtuar armët nga policët
me uniformë.
Burri që shihni në foto quhet Martin Curri. Është 64 vjeç dhe punon
prej më shumë se tri vitesh si shofer i linjës së urbanëve
Kamëz-Tiranë-Kamëz. Ai është nga Fushë-Arrësi dhe punon prej një jete
shofer. Dje, në mes të ditës, në mes të Tiranës, në punën e tij, është
sulmuar nga një grup huliganësh. Është qëlluar fillimisht me grushte,
pastaj më qytën e pistoletës dhe më pas, njëri prej grupit të terrorit,
ka mbushur armën dhe ia ka drejtuar në krye. Ndërsa ai tentonte ta
vriste, të tjerët e godisnin, derisa Martini humbi ndjenjat.
Ngjarja
Asgjë s`merrej vesh në atë sulm barabar, derisa nga ambientet e
jashtme të kafe “Florës” ka mbërritur fatorinoja i autobusit në të cilin
punonte burri. Njerëzit-dhunues kanë nisur konfliktin edhe me të,
ndërsa në vendin ku 64-vjeçari përpëlitej për vdekje i gjakosur, erdhën
disa efektivë të Komisariatit nr 3. Djemtë me uniformë kanë ndërhyrë
fillimisht për të shuar sherrin mes palëve, ndërsa dhunuesit e të
moshuarit i kanë drejtuar armët punonjësve të policisë. Reagimi ka qenë i
njëjtë nga pala me uniformë dhe vetëm atëherë është qartësuar “figura” e
katër personave të dhunshëm. Ata ishin pjesëtarë të skuadrës
operacionale të Policisë së Shtetit. Kjo skuadër presupozohet të ketë
brenda saj ekspertët më të mire, të cilët kryejnë ndërhyrje në
operacione për arrestimet e personave me rrezikshmëri të lartë
shoqërore. Por, ditën e djeshme, ata kanë qenë në një operacion
masakredhe viktimë e tyre është një qytetar në krye të detyrës.
Rrëfimi i Martinit
Nga shtrati i spitalit Ushtarak, Martin Curri, rrëfen i tronditur.
Eshtë i rëndë për konceptin e tij dhunimit i një burri, gjithçka ndodhi
në pak sekonda. “Ma mirë t`më kishin vra, se sa me ba k`të veprim që
banë”. Ai e di, tashmë, se ata që e kanë dhunuar janë oficerë policie.
Ka plagë të rënda pas koke, ndërsa në fytyrë është krejtësisht i
sakatuar. E mban veten të fortë, paçka se thotë; “U bana 64 vjeç, e
kurrë s`mbaj mend të jem rrahur me kënd. Të të rrahin në k`të moshë e në
punën tande, e të të rrahi policia e shtetit?! Kjo asht` çmenduri, po
s`paske ç`ka me ba me njerëz të pafytyrë”. Currit i gjendet në kokë
gjithë familja e tij e madhe dhe shoqëria. Të gjithë habiten se si mund
të masakrohetnjë person si ai e aq më tepër nga njerëzit e policisë.
Martini nis e tregon momentin kur është përballur me ta.
Dhunimi
“Se dija ç`kishte ngjarë. Ndalova në stacion dhe hapa dyert, të
zbrisnin njerëzit. Në atë moment, pashë ca që vraponin po s`u kushtova
vëmendje. Lëviza nga timoni dhe në atë moment kishte nja 10-15 vetë
brenda në autobus. U ktheva prapë të vija te timoni, kur në autobus hipi
njëri dhe më tha; kush është shoferi? Unë –I thashë, jam. Më ra grusht
dhe më tregoi dorën që e kishte të gjakosur. Më shau me fjalor që s`ma
zë goja ta them. I thashë s`të kam faj unë, pse gjuan? Gjuajti prapë dhe
më pas thirri edhe ata të tjerët; hajdeni se e gjeta. Më goditën
sërish. Rashë me fytyrë përpara dhe më goditën me qytën e pistoletës. Më
pas kam dëgjuar që është mbushur një armë dhe më është vënë në krye; I
thashë; qit dhe më vrit se më bën më nder se sa kështu. Më kanë qëlluar
sërish, nuk e di me çfarë dhe që nga ai moment s`mbaj mend asgjë”.
Dhunuesit
Në kohën kur takuam Martinin në spital, ngjarja kishte të paktën 4
orë që kishte ndodhur. Asnjë punonjës policie nuk kishte mbërritur të
merrte një dëshmi te burri i masakruar nga policët e skuadrës
operacionale. Familjarët kanë nisur të interesohen për dhunuesit e
njeriut të tyre dhe kanë mësuar se personi që e ka qëlluar i pari, që ka
mbushur armën dhe që e ka kanosur Currin quhet Ergys Hoxha. Personi, që
tashmë është i përfshirë në skuadrën elitë të ndërhyrjeve për kapjen e
kriminelëve, është vëllai i Florenc Hoxhës, ish-kreypolicit të
Komisaritatit nr 3, të një prej personave që i janë besuar drejtime
drejtorish në Bashkinë e Tiranës. Të afërmit e Currit, thanë për
“Shekullin” mbrëmë se kanë tentuar të lidhen deri edhe me ministrin, me
drejtorin e Policisë së Shtetit, por askush nuk është përgjigjur.
Gjithashtu, ndonëse ngjarja ka ndodhur në mesin e ditës, policia e
Tiranës dhe ajo e Shtetit nuk kanë dhënë asnjë lloj shpjegimi publik mbi
sulmin verbal të skuadrës operacionale mbi një burrë të moshuar, i cili
gjendej në krye të detyrës.
Skuadra operacionale - Ndiqnin një shofer mikrobusi, lajthisin.
Pavarësisht se policia e Tiranës nuk ka dhënë asnjë lloj versioni mbi
ngjarjen e rëndë që ka shokuar me qindra qytetarë në mes të qendrës së
Tiranës, është mësuar se automjeti tip BMW, i efektivëve të skuadrës
operacionale ka pësuar një gërvishtje. “Dëmin” ua ka bërë një mikrobus
pijesh freskuese me targë TR 32 70 F në rrugën e Durrësit. Agjentët e
skuadrës operacionale kanë nisur ndjekjen e makinës dhe në Laprakë i
kanë prerë rrugën mikrobusit. Policët civilë janë konfliktuar me
shoferin, i cili ka qëlluar me thikë njërin prej tyre në dorë. Ai që
rezulton me një plagë të lehtë në dorë është Ergys Hoxha, i cili mbrëmë
ka marrë mjekimet në spitalin nr 2 në QSUT. Mikrobuzi me ngjyrë të kuqe
nuk është ndaluar dhe ndjekja ka vijuar deri në stacionin e autobusëve
të Kamzës në qendër. Aty shoferi dhe një person tjetër kanë zbritur dhe
në mes të turmës së njerëzve që po zbrisnin nga autobusi i Kamzës kanë
mundur t’iu shmangen kërcënuesve. Dyshohet se njëri prej tyre është
ngjitur në urban, ndërsa tjetri ka mundur të largohet nga vendi i
ngjarjes nëpër turmë. Makinës së tyre u janë thyer thuajse të gjithë
xhamat nga ana e efektivëve, ndërsa më pas Ergys Hoxha është ngjitur në
autobus dhe ka nisur dhunimin e Currit. Në vendin e përleshjes kanë
mbërritur efektivët e komisariatit nr 3. Mësohet se fillimisht palët,
pra kolegët kanë nxjerrë armët mes tyre, por më pas janë qetësuar kur
kanë kuptuar se kanë të bëjnë me efektiv të skuadrës operacionale.
Policia nuk ka dhënë asnjë detaj si version për ngjarjen, por sipas të
dhënave jo zyrtare mësohet se në dëshminë e tyre, punonjësit e policisë
të përfshirë në sherr kanë treguar se në autobusin e kuq të cilin po e
ndiqnin gjendej një person me precedentë penal dhe sipas tyre ata kanë
qenë në ndjekje të tij. Emri mbahet sekret nga policia, por mësohet se
personi që po ndiqej akuzohej për mbajtje pa leje të një arme. Policia e
Komisariatit nr 3 ka shoqëruar palët, ku mes tyre është edhe fatorinoja
i autobusit, ku u dhunua shoferi 64 vjeç.

Re: Forcat speciale masakrojnë gabimisht shoferin e linjës Tiranë - Kamëz
Eh medet ne vend qe ti mbrojn njerzit i masakrojn...
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Treni i linjes Tirane-Shkoder del nga shinat
» Kamez, perleshje me arme, 1 i vdekur
» Burrë e grua masakrojnë me thikë tregtarin
» Vera i shërben linjës trupore?
» Ç'mendoni për forcat tona policore?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi