Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nuk e di çfarë do? Kjo është gjë e mirë… People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nuk e di çfarë do? Kjo është gjë e mirë… People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nuk e di çfarë do? Kjo është gjë e mirë…

2 posters

Shko poshtë

Nuk e di çfarë do? Kjo është gjë e mirë… Empty Nuk e di çfarë do? Kjo është gjë e mirë…

Mesazh nga WebMaster Tue 26 Mar 2013 - 0:04

Modeli i personit që “di gjithçka” është i dëmshëm: personaliteti ka nevojë për momente zbrazësie dhe pasigurie për t’u pjekur dhe për t’u zhvilluar
Gabimi nuk është pasiguria, por të gjykuarit negativisht pasiguritë që na shfaqen në disa periudha të jetës. Nuk e kuptojmë se shpeshherë mëdyshja është ndjenja që na detyron të “humbasim kohë” dhe të marrim informacione të reja pikërisht në fushat që na pëlqejnë më shumë
Në qoftë se do ta dinim gjithnjë se “kush jemi” dhe çfarë dëshirojmë të bëhemi, do të rrezikohej zhvillimi i plotë i aftësive tona, e si pasojë do të kushtëzoheshim nga pesha e opinionit që kemi për veten
Duke mos pasur një qëllim të saktë kushtëzohemi në marrjen e vendimeve, lëmë hapur shumë shtigje, nuk jemi të sigurt për rrugën e zgjedhur, nuk kemi një ide të qartë për ekzistencën tonë dhe objektivin që duam të arrijmë
Kur njohim aftësitë që kemi, duhet ta lëmë të lirë ndërgjegjen nga çdo qëllim i caktuar për të mos ndërhyrë në procesin e rritjes dhe pjekjes

Ndodh shpesh që të ndihemi bosh dhe pëshpëritin me vete: “Gjatë kësaj periudhe kam një problem të madh; nuk di se çfarë dua dhe nuk kam ndonjë objektiv konkret që ta arrij. Kam rënë në gjumë letargjik dhe nuk po e kuptoj se cilat janë aspiratat e mia të vërteta. Çfarë duhet të bëj që të dal nga kjo situatë?”.

Në fakt është një gjendje që na prek një ose dy herë në vit dhe për ta kaluar duhet të ndryshojmë mënyrën e të parit të gjërave. Në këto raste gabimi nuk është pasiguria, por të gjykuarit negativisht pasiguritë që na shfaqen në disa periudha të jetës. Nuk e kuptojmë se shpeshherë mëdyshja është ndjenja që na detyron të “humbasim kohë” dhe të marrim informacione të reja pikërisht në fushat që na pëlqejnë më shumë.

Bindjet e shumta të presin krahët

Duke mos pasur një qëllim të saktë kushtëzohemi në marrjen e vendimeve, lëmë hapur shumë shtigje, nuk jemi të sigurt për rrugën e zgjedhur, nuk kemi një ide të qartë për ekzistencën tonë dhe objektivin që duam të arrijmë. Në qoftë se do ta dinim gjithnjë se “kush jemi” dhe çfarë dëshirojmë të bëhemi, do të rrezikohej zhvillimi i plotë i aftësive tona, e si pasojë do të kushtëzoheshim nga pesha e opinionit që kemi për veten (pavarësisht se shpeshherë është i pjesshëm). Duke u ndier të pushtuar nga të tjerët, mund të humbasim identitetin, autonominë. Nëse dimë t’i shijojmë momentet e bukura të botës së jashtme dhe veçanërisht ato që na përkasin neve, pa pasur frikë nga vetmia, na ndihmon që të jemi mirë dhe t’i ndihmojmë të tjerët me bujari e pa u frenuar atëherë kur duhet. Në këtë rast pritja e duhur “shpërblen” dhe ul rrezikun që të bëjmë tonat qëllimet e të tjerëve, pavarësisht se kemi shumë objektiva. Madje, në disa momente do të ishte më mirë sikur të liheshin “hapur” të gjitha mundësitë. Për këtë arsye, tema e “distancës” mes nesh dhe të tjerëve është mjaft e rëndësishme për të vlerësuar mirëqenien tonë mendore. Duke ditur se si të jetojmë me të tjerët, në “distancën e duhur”, pa u pushtuar dhe pa u izoluar, mund të bëjmë një jetë më të kënaqshme, jo vetëm duke kaluar mirë në prani të të tjerëve, por jemi në paqe edhe me veten.

Nëse nuk ke ide të saktë se ç’kërkon, mund të duash gjithçka!

Dikur Niçe, një prej filozofëve më të shquar të historisë, thoshte: “Njohja e vetes është receta e shkatërrimit tonë… Përkundrazi, duke e harruar veten dhe duke mos e njohur atë koincidon me mençurinë e vërtetë”. Nuk duhet të ngutemi për të njohur fatin tonë; shpirti dëshiron ta mbajë larg detyrën tonë vërtet… Megjithatë, duhet të dimë diçka të rëndësishme: kur njohim aftësitë që kemi, duhet ta lëmë të lirë ndërgjegjen nga çdo qëllim i caktuar për të mos ndërhyrë në procesin e rritjes dhe pjekjes. Mendja jonë duhet të jetë e qetë, e lumtur pa mendime dhe veçanërisht pa qëllime! Duhet ta pranojmë veten si jemi: të pasigurt dhe me mëdyshje… Vetëm kështu prirjet që kemi do të mund të zhvillohen dhe të realizohen pa u penguar.

Miqësia

Nëse vëreni se marrëdhëniet tuaja miqësore, në vend që të të bëjnë mirë, ju stresojnë në maksimum, mos u përpiqni t’i prishni: ky do të ishte një rrezik i madh për ekuilibrin tuaj. Ajo që duhet të bëni është të “ulni dozën”, njësoj siç bëni me ilaçet. Të paktën një herë në jetë mësoni t’i vlerësoni momentet e vetmisë: janë të rëndësishme për të rigjeneruar interesat e lëna përtej kohës pas dore. Mos kini maninë ta frenoni veten sa herë që të ndodhë diçka, edhe pse një sekret mund t’ju ndihmojë të rriteni. Dalëngadalë do të shikoni se do të ndiheni më pak të varur ndaj dikujt dhe do të jeni në gjendje të krijoni marrëdhënie të reja më të shëndetshme
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nuk e di çfarë do? Kjo është gjë e mirë… Empty Re: Nuk e di çfarë do? Kjo është gjë e mirë…

Mesazh nga Burrelsja Fri 17 May 2013 - 22:20

Nëse nuk ke ide të saktë se ç’kërkon, mund të duash gjithçka!

Dikur
Niçe, një prej filozofëve më të shquar të historisë, thoshte: “Njohja e
vetes është receta e shkatërrimit tonë… Përkundrazi, duke e harruar
veten dhe duke mos e njohur atë koincidon me mençurinë e vërtetë”. Nuk
duhet të ngutemi për të njohur fatin tonë; shpirti dëshiron ta mbajë
larg detyrën tonë vërtet… Megjithatë, duhet të dimë diçka të
rëndësishme: kur njohim aftësitë që kemi, duhet ta lëmë të lirë
ndërgjegjen nga çdo qëllim i caktuar për të mos ndërhyrë në procesin e
rritjes dhe pjekjes. Mendja jonë duhet të jetë e qetë, e lumtur pa
mendime dhe veçanërisht pa qëllime! Duhet ta pranojmë veten si jemi: të
pasigurt dhe me mëdyshje… Vetëm kështu prirjet që kemi do të mund të
zhvillohen dhe të realizohen pa u penguar.
un kam menduar se sdo di si tjetoj apo sdo e kuptoj jeten tamam jo se qenka shyqyr diqka e mir

Burrelsja
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 603
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 29
Hobi Hobi : Smogxhije

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi