Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“…Nazime, a ti je a…? Hallall ta boft Zoti… “  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“…Nazime, a ti je a…? Hallall ta boft Zoti… “  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“…Nazime, a ti je a…? Hallall ta boft Zoti… “

Shko poshtë

“…Nazime, a ti je a…? Hallall ta boft Zoti… “  Empty “…Nazime, a ti je a…? Hallall ta boft Zoti… “

Mesazh nga WebMaster Sat 20 Oct 2012 - 8:29

Nga Vladimir Karaj
Kjo është historia e Nazimes. Po kush
është Nazimja? Një hiç gjë, një askush. Ajo për ne është njësoj si
farat e pjekura të lulediellit që njerëzit hanë në stadium. Kur u nisëm
të shkruanim këtë histori ajo ishte ende heroina, “sepse njerëzit në
këtë vend (Shqipëri) kanë nevojë (e duan) dikë që vret përdhunuesin
(përdhunuesit)”, thotë drejtori i “Mapos”, ndërsa kur po e mbyllim, ajo
është një histori nga ato që konsumohen rrugëve me të njëjtën vëmendje
sikur farat e lulediellit buzë bulevardit kryesor të Elbasanit, por vini
re, gjithashtu me të njëjtin vështrim sikur ai që ngrënësit e farave u
hedhin këmbëve të vajzave dhe grave që kalojnë aty pari.

…Në Vilëz Mal

“…Nazime, a ti je a…? Hallall ta boft Zoti… “  DSCF5924-300x224Familja e Nazime Vishes ne Mal Vilez. Foto: Vladimir Karaj

…. “Beqir Visha dora vetë”, thotë dhe na zgjat dorën poshtë mëngëve
të një xhaketë të madhe për trupin e tij, burri i thatë, me faqe të
ngjitura pas nofullave. Duke na drejtuar me dorën tjetër, që duket se
mbin prej mëngës së xhaketës bashkë me një cigare shtrënguar fort mes
gishtash, aty për aty na fton drejt shtëpisë pak metra më tutje.
“Bujrum, bujrum”, thotë ai dhe na drejton të ulemi në një divan në
ballkonin e kullës dykatëshe, ku sipër jetojnë njerëzit dhe poshtë është
hauri i lopëve. Në dy minuta, ai ka nxjerrë nga oda e miqve kolltukët e
vjetra për të na rehatuar sa më mirë dhe me të njëjtin dell mikpritës,
pasi i ka dërguar dy herë pa sukses një fëmijë që ta lajmërojë, zbret
edhe vetë deri në rrugën ku kemi ndaluar makinën dhe tërheq “me zor” në
shtëpi edhe shoferin që na priste atje.

E shoqja “gatuan” në një xhezve të madhe 5 kafe. Për ne, për të zotin
e shtëpisë dhe një tjetër fqinj që rastësisht u ndodh në të njëjtin
moment që ne mbërritëm, duke tërhequr bashkë me të birin një dele që
ishte caktuar të therej për festë të Bajramit. Pak pas kafes në tavolinë
vihen po aq gota me një raki të butë kumbulle. Beqir Visha nuk ka
nevojë të dijë se përse kemi shkruar. “Tani jam i lehtësuar”, thotë
ndërsa gjerb kafen. Përsërit nja tre katër herë se e bija Nazimja i ka
“zbardhur faqen”. “E ka kryer atë punë, e ka vrarë dhe ka tregu’ se nuk
kishte shkuar vetë me të atëherë kur e rrëmbeu”, thotë ai.

Shtëpia e mbuluar gjysmë me rrasa e gjysmë me tjegulla na bën hije,
ndërsa përtej saj ka zheg e dheu ndizet prej diellit. Prej këtu ne
shohim tymin e zjarrit që djeg faqen tjetër të malit të Priskës atë që
nuk duket nga Tirana, por që i bën karshillëk Vilëz Malit, aty ku Tirana
ndahet me Ketën e Burrelit dhe ku e vetmja punë frytdhënëse dhe që
sjell ndonjë pare, veç emigrimit, janë drutë.

Mu si për të konfirmuar këtë histori, zhurma e një makine të madhe
ndërpret bisedën. “Është e filanit”, thotë me siguri Beqiri, ndërsa
bisedon me bashkëfshatarin e tij. Beqiri thotë se e njohu nga zhurma e
motorit makinën që zbriti në të tatëpjetën përballë shtëpisë së tij dhe
ndaloi pak metra më poshtë. Dy burra të lyer këmbë e kokë me graso
zbritën prej IFA-s së ngarkuar me trupa dhe bujtën në oborrin e shtëpisë
ku ne po pinim kafe. Kishin pasur probleme me makinën, u ishte dashur
ta rregullonin në mal; tani ulen në tavolinë e marrin edhe ata nga një
kafe të zierë në të njëjtën xhezve të madhe. Në një moment duket sikur
kulla gjysmë e shembur e Vishajve në majë të Vilëzës, është si han ku të
huajt ndalojnë për t’u çlodhur. Në këtë mënyrë ka hyrë në këtë shtëpi 9
vjet më parë Fiqiri Muça, njeriu që mbeti i vrarë nga plumbat e
18-vjeçares Nazime Visha të cilën e njohu brenda këtyre mureve kur ishte
vetëm një fëmijë i klasës së tretë. “ E ka gjet f’mi gocën. Ai vinte
dhe lozte me të e merrte në dorë dhe e hidhte sipër në tavan”, kujton
Mejte Visha, nëna e Nazimes, ndërsa fshin lotët me shpinën e dorës me të
cilën mban pirunin që përdor për të kthyer specat në tigan. I biri,
Adhurimi, fshihet pas fustanit të saj dhe na sheh me habi duke shënuar
në mendje pamjen tonë në listën e të huajve që ka parë këto ditë. “Njê,
kaq ishte goca”, thotë Mejtja duke na treguar me dorë kokën bionde të
djalit që fshihet sa të mundet pas fustanit të saj me gjithë tentativën
për ta afruar.

….“Miq” dhe hasëm

Beqiri thotë se kurrë nuk i kishte shkuar mendja që miku i tij mund
ta bënte atë që bëri. Ai thotë se bashkë kishin qenë shumë afër. “E kam
fut’ në shpi’ e kam majt’ me bukë, i kam dal zot kur e kërkonin
borxhlinjtë. Se kam dit’ se po ma shpërblen ashtu, po ta dia…”, ai
mendohet pak dhe pastaj shpërthen në një lumë kërcënimesh, madje
përshkruan edhe mënyrën se si ai do ta kishte vrarë. Burri megjithatë
është i kënaqur (s’le rast pa e thënë) që gjërat morën këtë rrugë.
(Merakun e të bijës që do të bëjë burg dhe shqetësimin për këtë ai e
tregoi vetëm në fund të bisedës, me gjysmë zëri si një dobësi që donte
ta fshihte mirë). Historia, thotë ai, kishte filluar në maj të këtij
viti, kur Fiqiriu i rrëmbeu vajzën për flokësh nga oborri dhe e mbajti
në mal. Pikërisht ai Fiqiriu me të cilin Beqiri kishte ndarë bukën,
kishte bërë krushqi e kishte shkuar deri aty sa për pak kishin ndarë
edhe vdekjen bashkë siç kujton 45-vjeçari një aksident prej të cilit
thotë se vetëm një mrekulli i shpëtoi të dy. “Ai hynte e dilte në këtë
shtëpi. Ka ardhur këtu me nusen dhe fëmijët”, kujton Visha dhe lëshon
një gjysmë rënkim e kërcënim bashkë: “Se po ta dija unë…”. Tani historia
e miqësisë është harruar. Familjet që jetojnë jo më larg se 30 minuta
nga njëra tjetra, në kufirin mes Tiranës dhe Burrelit janë në hasmëri.
Beqiri thotë se Muçajt i kanë edhe “dy gjaqe borxh”; në krahun tjetër
familja e Fiqiri Muçës kërcënon se do të hakmerret për jetën e
45-vjeçarit duke u mbajtur fort pas versionit se ajo që ai kishte me të
akuzuarën për vrasje ishte një histori dashuria, madje duke fajësuar për
këtë 18-vjeçaren si joshësen dhe njëkohësisht nxitësen e kësaj
historie. Në anën tjetër, familjet që janë ndarë kaq keq dhe që
kërcënohen për më shumë gjak, së largëti janë të lidhura në mënyrë të
pandashme. Motra e Nazimes, Lutfija është gruaja e vëllait të viktimës, e
nga ana tjetër një djalë i saj e një tjetër foshnje që pritet të vijë
në jetë janë lidhja e gjakut që familjet nuk janë në gjendje ta
shkëpusin. Megjithatë Lutfija e mohoi të motrën. E bëri lanet. E trembur
ndoshta apo sepse ashtu e mendon vërtet, ajo ia vuri fajin për gjithçka
Nazimes.

…Intermexo

“Po beut s’iu bë vonë; ay ish mësuar me gjëra të këtilla: qengjet
blegërijnë kur u vë thikën kasapi, çupat qajnë kur i merr beu në
dyshek”, shkruan Kuteli. Kur ndodhte kjo që beu, mashkulli, burri e
rrëmbenin një femër dhe e kthenin në pronë? Në maj kur Nazimeja u kthye
prej “rrëmbimit”, ajo kishte pikërisht fatin e femrave të përdhunuara
prej beut, pa faj e njëkohësisht e pandershme. E gjallë e njëkohësisht
pa asnjë mundësi për të jetuar. Fejesa u shua. Ajo duhej të gënjente që i
fejuari me të cilin kishte ndenjur vetëm pak orë, të besonte se ato 11
ditët në mal nuk kishte pasur asgjë mes saj dhe Fiqiriut. Natyrisht do
ta kishte të vështirë të gënjente gjatë. Burri që “e donte”, d.m.th.
“pronari” i saj i parë nuk kishte ndërmend të hiqte dorë dhe kishte
marrë edhe masat që t’i jepte fund fejesës së saj me Sajmirin emigrant,
që pak gjëra dinte për të fejuarën e tij të cilën e merrte ngase ishte
sigurt se nuk ishte prekur kurrë më parë nga një mashkull dhe se mu në
momentin e parë që mësoi se kjo s’qe e vërtetë vendosi t’i priste të
gjitha kontaktet. Pak rëndësi kishte për të nëse ishte rrëmbyer, nëse
ishte përdhunuar apo nëse ishte rrahur, vlera e saj kishte rënë si një
rrobe e vjetër, prej bashkëshortes së mundshme e të denjë, në një të
padenjë. Dasma ishte lënë pas Bajramit. Mejtja nëna e Nazimes thotë që
në gusht, këtë gushtin që iku, e bija do të kishte veshur një fustan të
bardhë e vello dhe do të ishte bërë nuse do të kishte një familje, do të
ishte e denjë.

… Aty ku filloi

Bëhet vapë e madhe dhe Beqiri na shtyn të ulemi brenda. Dy dhomat e
katit të dytë të kullës që ai ndan me lopët janë gjysmë të rrënuara.
Tavanet janë gati të bien, madje njëri, ai i dhomës që shërben edhe si
kuzhinë edhe si dhomë gjumi, është shkallmuar. Këtu i ka rritur Beqiri
të 6 fëmijët e tij, dy ende të mitur dhe këtu pret e përcjell, duke mos i
mbyllur dyert kurrë, miqtë dhe druvarët që ndodh të mbesin rrugëve.
Këtu ka pritur ai edhe Fiqiri Muçën. Ndërsa ulemi në një divan të vjetër
e të bërë gropë, hamendësojmë se burri që tani nuk jeton më është ulur
kush e di sa herë përballë të njëjtit oxhak që ka në ballë një foto të
gjyshit të Beqirit. Këtu janë ngrohur dhe kanë pirë bashkë raki dhe
këtu, në të njëjtën dysheme druri të shtruar me tapete të vjetra dhe të
pista, ai i ka njohur fëmijën, viktimën, dashnoren me shumë gjasa, e në
fund vrasësen e tij. Ka vetëm një version për atë se si ka filluar e
gjithë kjo histori që i mori jetën Fiqiri Muçës, ai që tregon Nazimja.
“Një ditë kur isha vetëm më kërkoi kafe dhe unë ia shërbeva. Më erdhi
nga pas në kuzhinë, më ka kapur me forcë nga flokët dhe më pas më ka
zhveshur dhe më ka përdhunuar forcërisht. Kjo ka qenë dhe marrëdhënia
ime e parë seksuale. Pas këtij veprimi që ka zgjatur dhjetë minuta,
Fiqiriu më ka kërcënuar se do të më vriste me një pistoletë që ma
drejtoi dhe më tha se do më vriste dhe familjen time nëse tregoja atë që
ndodhi. Më pas u largua dhe unë jam munduar që të kaloj në gjendje
normale për të mos më diktuar familja. Nuk i kam treguar askujt se kisha
frikë nga ai person”, shkruhet në raportin e marrjes në pyetje të
18-vjeçares publikuar në ‘Panorama’ disa ditë pas vrasjes. A ka ndodhur
pikërisht kështu?! Kjo në fakt sot ka pak rëndësi. Kjo do të kishte
rëndësi nëse policia, në maj të këtij viti, do të kishte rendur
seriozisht pas historisë së rrëmbimit të vajzës dhe ndoshta do të kishte
ndaluar Muçën, duke i shpëtuar jetën, për dhunim të përsëritur të një
të miture.

Tani i vetmi gjykim që mund të bëhet do të jetë me patjetër
spekulativ. Nisur prej këtij rrëfimi e prej mesazheve të zbuluara në
celularin e regjistruar në emrin e Nazime Vishës, mund të themi se mes
tyre ka pasur një histori intime të mpleksur njëkohësisht me shumë gjëra
të tjera dhe gjasat që kjo histori të ketë filluar me një dhunim nuk
janë të pakta. Por edhe nëse ajo nuk do të ketë nisur me një përdhunim,
me atë tërheqjen prej flokësh, Fiqiri Muça do ishte boll fajtor para
ligjit (para shoqërisë po se po), që e përcakton se një 14-vjeçare nuk
mund të japë konsensus për të pasur marrëdhënie me një të rritur. Krimi,
edhe në rast se Nazimja 14-vjeçare ka pranuar vetë të shkojë në shtrat
me atëherë 41-vjeçarin, dënohet deri në 15 vjet sipas nenit të njëqindtë
të kodit penal.

100 dhe 101

Por gjasat që neni i njëqindtë dhe ai njëqindenjëtë të njihet në
policinë e Burreli duket se janë të vogla. Ndoshta për këtë e ndoshta më
shumë sepse ashtu si për Xheladin Beun e Shemshedin Beut të shkruar
vite më parë nga Mitrush Kuteli, për policin e zonës Hasan, Osman, apo
kushdo qoftë ai, femra nuk ka të drejtë të kundërshtojë edhe në
kundërshtoftë e bën jo se nuk do. “Goca s’ka çi do paret”, kujton
Nazimja fjalët e inspektorit në një dëshmi të sajën. Në fakt ky nuk
është rasti i parë që edhe pas denoncimeve të vajzave të dhunuara apo të
kërcënuara, policia zgjedh të mbyll një sy të pranojë edhe dëshmi të
marra nën presion se kanë shkuar me dëshirë dhe të vulosë dosjet që më
pas hapen prej ndonjë rrjedhe të ngjashme gjaku. Në vitin 2006 një grua u
ekzekutua nga tutori edhe pse kishte denoncuar në polici se ai e
kërcënonte me jetë, kallëzim që u harrua aty për aty nga inspektori i
zonës dhe që solli më pas vrasjen e saj në zonë të thellë, për rastësi,
sërish në Burrel. Vrasja e Valentina Barmetës, solli atëherë një hetim
të SHKB-së, por rezultatet e tij nuk u bënë publike ashtu siç nuk u mor
vesh fati i inspektorit që mbylli një sy, ashtu siç ka shumë gjasa të
bëhet edhe në këtë histori të dytë, ku një hetim i atillë ezaurues që
mund të çonte para drejtësisë më shumë se vetëm autoren e një vrasje,
zor se do të merret përsipër. Çështja është që në këtë mënyrë nuk mendon
vetëm Xheladini i Shemshedinit dhe as vetëm inspektorët e zonës, kështu
mendonte Fiqiriu dhe kështu mendon (edhe pse i vjen zor ta thotë tani
që vajza “lau veten”) Beqiri. Para se e bija të kthehej në vrasëse, ai
se kishte pranuar në shtëpi. “Ajo”, kujton ai, pasi u gjet, “pas
rrëmbimit ishte kthyer në një gjysmë njeriu, ishte tharë dhe dukej sikur
kishte muaj pa ngrënë”. E megjithatë i vënë përpara deklaratës se ajo
kishte shkuar me dëshirë me 45-vjeçarin, babain e 6 fëmijëve e zuri
turpi, u tremb prej fjalëve që do thuheshin në fshat, “nderi” që duhej
të ruante ishte më i madh se dhembshuria për të bijën. Beqir Visha e
braktisi vajzën në komisariat. Ajo ndoshta do të ishte detyruar mu në
atë moment të hidhej në krahët e Fiqiriut sërish, të mos ishte gjyshja
që e mori “në dorëzim” e “firmosi” për 18-vjeçaren. Ditë pa ngrënë dhe
dy tentativa vetëvrasje pasuan prej majit në gusht. Por Beqiri thotë se
nuk kishte pasur kohë të fliste me të bijën dhe gjithë këto e mjaft
fakte mbi atë që kishte ndodhur në mal i kishte mësuar nga gjyshja e
vajzës dhe e ëma. Ai e “fali” (për ç’faj s’dihet) atë vetëm kur mori
vesh hakmarrjen e saj ndaj dhunuesit, dashnorit e tutorit në tentativë.
Ai e fali atë mu në atë moment kur ajo vendosi që të zgjidhte mes
vetëvrasjes dhe vrasjes, sepse asaj s’i ishte lënë rrugë tjetër, ashtu
siç thotë në ato dhjetëra mesazhe që dolën prej një telefoni të harruar
të të ndjerit, e ku herë premton dashuri dhe herë tjetër me të njëjtën
gjuhë plot gabime, betohet në Zot se do të vrasë a vetëvritet.

… E marrë peng

“… Nazime, a ti je a…,Hallal ta boft Zoti… Mos e vrit mendjen hiç”.
Ne ishim dëshmitarë krejtësisht rastësor të kësaj bisede (dëgjonim vetëm
zërin e babait më këtë anë të telefonit), të parën herë që Nazime Visha
nga burgu merrte në telefon të atin, me të cilin nuk kishte folur që
pas ikjes apo rrëmbimit. Telefoni kalon dorë më dorë, deri te Adhurimi,
Dhuri siç i thërrasin, e ndërsa djali i vogël, i fundit që e ka parë atë
në këtë shtëpi mezi arrin të merret vesh më të motrën historia kthehet
dhe njëherë te “rrëmbimi” apo ikja. “Po shtronte fier për lopët, kur ai
ka ardh e ka kap për flokësh e ka fut në fuoristradë, e ka lidh me rrip
dhe ka ik me shpejtësi duke mos ndaluar fare sikur të kishte një
urgjencë”, kujton Beqiri. Ai vetë sjell në mend se është kryqëzuar diku
me makinën e “mikut”, por ky ka ikur pa ndaluar për askënd. Rrëmbimi apo
ikja ka qenë, me sa duket, e planifikuar mirë. Fiqiri Muça i kishte
takuar Nazimen, të ëmën dhe ish-vjehrrën e 18-vjeçares në Tiranë dhe
kishte dalë vullnetarë për t’i sjellë ata deri në Vilëz Mal. Si ka lënë
gratë në shtëpia ai ka shkuar të pijë një kafe aty pranë dhe pas disa
orësh, kur nëna dhe ish-vjehrra e Nazimes ishin larguar për në shtëpinë e
një komshiu, është kthyer dhe ka marrë vajzën në makinë duke u zhdukur
në mal për 11 ditë. Tentativa e tij për të kaluar kufirin bashkë me të
ka dështuar në momentin që familja ka kërkuar me ngul kthimin e vajzës.
Kallëzimi, presioni ndaj shtëpisë së tij dhe fakti që siç tregon Nazimja
fotoja e saj u shfaq në emisionin “Njerëz të Humbur” duke detyruar me
shumë gjasa tutorin në Kosovë të tërhiqej nga dëshira për ta blerë, bënë
që çifti pas disa ditësh në mal të zbriste në Burrel dhe të dorëzohej
në polici. Vishajt thonë se policia e Burrelit e fshehu rrëmbimin pas
një deklarate që ja morën Nazimes duke i bërë presion, dhe në këtë pjesë
zbulohet diçka që të shtyn të dyshosh se gjërat kanë rrjedhur pak më
ndryshe ngase vajza i ka thënë familjes. Pretendimi i saj se u rrëmbye
në oborr me forcë, duket se nuk qëndron përballë sasisë së parave që ajo
kishte marrë me vete, plot 1 milion të vjetra që ish-i fejuari ja
kishte dhënë të bënte pajë dhe blinte rroba, dhe më herët mesazheve që
kishte shkëmbyer me Fiqiriun, ku thoshte se e donte. A i kishte ajo këto
para me vete ndërsa merrej me punë të bujqësisë?!

Mejtja që e çel gojën vetëm kur e pyesin, përgjigjet thuajse duke
pëshpëritur, që se ka parë më të bijën që prej asaj dite maji kur ajo
iku apo u rrëmbye me Fiqiri Muçën, që prej asaj dite ajo as ka folur dhe
as ka kontaktuar as me vajzën tjetër të martuar te Muçajt. Gruaja që
duket në pamje të parë shumë më e fortë se i shoqi, përlotet disa herë
ndërsa sjell në mend vajzat. Ashtu si Beqiri edhe ajo thotë se vajza
është marrë bashkë me paratë, të cilat sipas gjasave ndërruan dorë në
komisariatin e policisë aty ku polici i zonës i tha Fiqiriut se paratë
mund t’i merrte ai e se vajzës nuk kishin çfarë i duheshin.

…Një nga ato (të abuzuarat)

“…Nazime, a ti je a…? Hallall ta boft Zoti… “  DSCF5921-300x224Nena e Nazime Vishes ne Mal Vilez, Foto Vladimir Karaj

A ishte rrëmbyer Nazimja, apo ishte larguar me dëshirë?! Në fakt
sms-të e publikuara dhe që u shpërndanë si sëmundje virale në ueb, e
kthyen për një moment Nazimen nga një viktimë përdhunimi në një nga
“ato”… Analfabetizmi dhe padija në mesazhe mund të ngjallnin mëshirë dhe
tallje, por përmbajtja e tyre dukej sikur nuk linte asnjëlloj dyshimi
se ajo fshihte mjaft prej të vërtetës së historisë së saj 4-vjeçare me
Fiqiri Muçën. E nëse mesazhet janë të vërteta për të justifikuar besimin
e disave se vajza nuk ishte aq e pafajshme, atëherë ato janë të vërteta
edhe për të vërtetuar në fakt krejt të kundërtën. Abuzimi seksual me të
mitur, femra apo meshkuj, madje edhe kur nuk është i “dhunshëm”, nuk
përfshin grushta e shqelma, i shndërron këta njerëz njëherë e
përgjithmonë. Psikologët thonë se ndër shenjat kryesore të këtij abuzimi
janë sjelljet e çoroditura seksuale, marrja e fajit mbi veten dhe
nënshtrimi pa kushte ndaj abuzuesit apo sindroma e famshme e Stokholmit.
Në fund të një liste të gjatë sindromash të fëmijëve të abuzuar, qoftë
kjo edhe duke i joshur me para apo të mira materiale, është ajo e
krimit. Fëmijët e abuzuar janë hajdutë, vrasës, gënjeshtarë dhe po e
gjithë kjo është për faj të abuzimit.

…Në Vilëz Mal

“Dasma ishte lënë pas Bajramit”, thotë Mejtja. Gruaja kishte shpresa
deri para pak kohësh ta përcillte të bijën me vello nga shtëpia në malin
që ndan Tiranën me Burrelin, por tani e kupton që ka pak mundësi ta
shohë shpejt të ndodhë diçka e tillë. Gruaja që i përgjigjet të shoqit
vetëm duke i përmbushur urdhrat, e pa nxjerr qoftë edhe njëherë zë,
thuajse nuk ndaloi për asnjë moment sa ishim në shtëpi, e ndjekur hap
pas hapi nga i biri Adhurimi që herë i mbahet pas fustanit e herë rend
pas të ëmës, po aq i heshtur sa ajo. Beqir Visha ndërkohë vendos të vijë
me ne deri në Vilëz, një fshat që ndodhet pak më poshtë ku e lëmë të
takojmë një ish mësues të Nazimes. Prej takimit nuk mësojmë asgjë të re,
veç ca thashetheme e histori për burra me tre apo me dy gra, gjë që nuk
shihet si shumë jonormale në këtë anë të Shqipërisë. Beqiri që na ka
përcjellë deri në atë moment, e që megjithë të nxehtit se ka hequr për
asnjë moment prej trupi xhaketën e vjetër shumë të madhe për të, ndahet
me ne, por duket sikur është pishman për diçka që s’na e ka thënë e
ndërkohë mendjen e ka të vajza në Ketë, ajo që ka dhënë të Muçajt me të
cilën nuk po mundet të lidhet dhe as të mësojë tjetër gjë përveç se
është gjallë. “Nuk e besoj se i bëjnë gjë”, më shumë për të siguruar
veten, ndërsa na përcjell me një shtrëngim dore. Teposhtë është sërish
rruga copë-copë me gurë të bardhë, e rrahur veç prej fuoristradash e
makinash ngarkuar me trupa që merren, një pjesë vidhen, në pyjet mes
Tiranës dhe Burrelit.

….Nazimja, 18-vjeçarja që vrau Fiqiri Muçën mëngjesin e një dite
gushti do duhej, për dreq nuk e ka, të kishte një emër më modern. Do
kishte qenë kështu më e vlefshme, më e përgojuar. Ndoshta nuk do të
dëgjonim aq shpesh: “U bë edhe Nazimja”…, shprehje që më shumë lidhet me
emrin e prapambetur të saj (si mundet ky emër të shkruajë sms, aq më
shumë erotike) se sa me njeriun pas këtij emri (viktimën e një historie
që përtypet kafeneve si farat e pjekura në stadium).

Marrë nga Revista mapo
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi