Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Përparime drejt barazisë gjinore në botë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Përparime drejt barazisë gjinore në botë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përparime drejt barazisë gjinore në botë

2 posters

Shko poshtë

Përparime drejt barazisë gjinore në botë Empty Përparime drejt barazisë gjinore në botë

Mesazh nga WebMaster Thu 25 Oct 2012 - 6:20

Përparime drejt barazisë gjinore në botë 24S-Bote_Perparime_drejt_barazise_gjinore_ne_bote
Sipas një studimi të ri, asnjë vend në botë nuk ka arritur ende barazinë
gjinore, por shumica e tyre kanë bërë përparim të ngadalshëm në
mbylljen e boshllëqeve.

Në Raportin e tij vjetor për Boshllëkun
Global Gjinor, Forumi Botëror Ekonomik vë në pah se përparimi më i madh,
gjatë gjashtë vjetëve të fundit, është bërë në shëndetësi dhe arsim.

Por,
ai po ashtu thekson se gratë vazhdojnë të luftojnë më shumë se meshkujt
për pozita më të mira në punë apo për pozita vendimmarrëse në politikë.


përgjithësi, vijon raporti, 88 për qind e vendeve të mbuluara në
periudhën 2006-2012 kanë përmirësuar qasjen e tyre, ndërsa 12 për qind
kanë zgjeruar boshllëqet.

Raporti thekson se, mesatarisht, mbi 96
për qind e boshllëkut në shëndetësi dhe 93 për qind e tij në arritjet
arsimore është mbyllur.

Shifrat qëndrojnë më keq në pjesëmarrjen
ekonomike dhe në fuqizimin politik, me 60 për qind, përkatësisht 20 për
qind të mbylljes së boshllëkut.

Studimi mbulon 135 vende, të cilat përfaqësojnë më shumë se 90 për qind të popullsisë së botës.

Ai tregon se vendet nordike janë duke bërë më shumë punë në mbylljen e boshllëkut gjinor.

Kazakistani,
i renditur në vendin 31, ka lëvizur 18 pozita më lart nga viti i
kaluar, për shkak të zvogëlimit të dallimit gjinor të pagave dhe rritjes
së përqindjes së grave në parlament dhe pozita ministrore.

Moldavia ka rënë për gjashtë vende dhe ndodhet në pozitën numër 45, kryesisht për shkak të humbjeve në pjesëmarrjen ekonomike.

Kroacia ka shënuar përmirësim të vogël në përfaqësimin e grave në postet ministrore dhe është renditur në vendin e 49-të.
Serbia ka hyrë në indeks për herë të parë, duke marrë pozitën numër 50.

Kirgizia
ka rënë për dhjetë vende, përkatësisht në vendin e 54-të, kryesisht për
shkak të rënies në pjesëmarrjen ekonomike, ashtu si edhe në arritjet
arsimore dhe shëndetësore.

Ajo ndiqet nga Rusia, e cila ka rrëshqitur në pozitën 59, për shkak të humbjeve në pjesëmarrjen ekonomike dhe fuqizimin politik.

Maqedonia
ka lëvizur poshtë për tetë vende, duke u renditur në pozitën numër 61.
Përmirësimet e vendit në përqindjen e grave në pozicionet ministrore
janë balancuar me rënien e barazisë së pagave.

Në vendin e 64-të ka mbetur Ukraina, pavarësisht disa përmirësimeve të lehta në përgjithësi.

Shqipëria
është renditur në pozitën 91, duke rrëshqitur poshtë për 13 vende, për
shkak të rezultateve të pakta në barazinë e pagave, arsimin e mesëm dhe
pjesëmarrjen e grave në parlament.

Ndonëse Taxhikistani ka mbetur në vendin e 96-të, ai ka treguar përmirësime të lehta në përgjithësi.

Azerbajxhani ka rrëshqitur për tetë vende në pozitën 99, pjesërisht për shkak të rënieve në arsimin e mesëm dhe të lartë.

Në pozitën numër 127 është renditur Irani për shkak të përkeqësimeve në të ardhura.

Pakistani ka humbur një pozitë, për t’u renditur në vendin 134 si pasojë e humbjeve në barazinë e pagave. /RFE
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përparime drejt barazisë gjinore në botë Empty Re: Përparime drejt barazisë gjinore në botë

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 6:06

"Jan thjesht fjal te shkruara kot sepse ne shum vende te botes femrat ende jan te nenshtruara edhe ata do duhet te thon cfar urdherojn meshkujt...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi