"Ekstradim pedofilit, abuzoi me 3 fëmijë"
2 posters
Faqja 1 e 1
"Ekstradim pedofilit, abuzoi me 3 fëmijë"
DURRËS
-Prokuroria e Durrësit ka kërkuar një javë më parë ekstradimin e
shtetasit amerikan Carl Stephan Kaminski, i cili akuzohet për abuzim
seksual me tre djem të mitur nga fshati Rrashbull i këtij rrethi. Burime
zyrtare nga organi i akuzës bëjnë me dije se bëhet fjalë për një rast
skandaloz pedofilie, që daton periudhën 2003-2004, kohë kur Kaminski
(aktualisht 70 vjeç) kishte mbërritur në Durrës si turist dhe ishte
maskuar me emrin David Goldeinshtein dhe mbante pasaportë belge të
falsifikuar. Sipas hetuesve të çështjes, Kaminski është arrestuar në
Gjermani për falsifikim dokumentesh pasi është larguar nga Shqipëria dhe
pas kryerjes së dënimit në këtë vend u është dorëzuar autoriteteve
amerikane, të cilët pedofilin e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ndërkohë,
në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", prokurori i çështjes,
Vladimir Mara pohon se në muajin gusht të këtij viti kanë mbërritur
letër-porositë nga pala amerikane për aktivitetin kriminal të
70-vjeçarit. Ai thotë se dosja penale në ngarkim të shtetasit amerikan
mban numrin 741. Është një dosje me minimalisht 3 mijë faqe, ku vendin
kryesor e zënë fotot e Kaminskit të gjetura në banesën e tij.
Gjithashtu, prokurori deklaron se dosjes i janë bashkuar dëshmitë e dy
familjeve të tre djemve të abuzuar seksualisht në Rrashbull të Durrësit,
ku ka qëndruar për 2 vjet nën petkun e "bamirësit", Carl Kaminski. Ky i
fundit, i cilësuar si maniak seksual rrezikon dënimin nga 15 deri në 25
vjet burg në Shqipëri.
Zoti Mara, në maj të këtij viti
Prokuroria e Përgjithshme dërgoi për kompetencë hetimi në prokurorinë e
Durrësit dosjen penale të shtetasit amerikan, Carl Stephan Kaminski, i
akuzuar për abuzim seksual me tre fëmijë shqiptarë në moshë të mitur. Si
ka proceduar prokuroria e Durrësit për zbardhjen e kësaj ngjarjeje?
Në
maj erdhi çështja nga autoritetet amerikane në Prokurorinë e
Përgjithshme. Ata kishin dyshime se Stephan Kaminski mund të kishte
kryer abuzime seksuale edhe me fëmijë të tjerë në Shqipëri gjatë
periudhës 2-vjeçare që ka qëndruar këtu në vitet 2003- 2004. Dyshimet
erdhën prej palës amerikane, e cila në muajin maj ia bëri me dije
Prokurorisë së Përgjithshme çështjen. Kaminski në SHBA ishte denoncuar
së paku tri herë për abuzime seksuale me të mitur. Ne nisëm hetimet për
këtë rast, duke u ndihmuar edhe nga pala amerikane, me dokumentet që
erdhën në muajin gusht në Prokurorinë e Durrësit.
A ju kanë ardhur letër-porosi nga SHBA për aktivitetin kriminal të 70-vjeçarit? Po nga Gjermania?
Në
muajin gusht të këtij viti, së bashku me letër-porositë, prokurorisë i
është dërguar edhe një CD me mijëra foto me fëmijë, që Kaminskit i janë
gjetur në banesë dhe në kompjuterin e tij personal nga autoritetet
amerikane. Në fotot që i janë sekuestruar pedofilit, konstatohen vepra
të turpshme seksuale me fëmijë të vegjël, kryesisht djem të moshës 5
deri në 12 vjeç. CD-ja është verifikuar nga autoritet shqiptare dhe
midis fotove janë edhe ato të tre djemve të vegjël të moshës 8 deri në
12 vjeç, të cilat i përkasin kohës së qëndrimit të tij në fshatin
Rrashbull. Bëhet fjalë për periudhën 2003-2004, kur Carl Stephan
Kaminski kishte marrë një shtëpi me qira në fshatin Rrashbull. Pala
amerikane edhe ajo gjermane (në këtë vend ka qëndruar për rreth 16 muaj,
pasi ishte dënuar për falsifikim dokumentesh), në letër-porositë kanë
grumbulluar prova në lidhje me aktivitetin e Kaminskit në vendin tonë.
Pedofili dyshohet se mund të ketë kryer abuzime edhe me fëmije të tjerë,
por për tri raste ka prova të pakundërshtueshme nga familjet dhe
dëshmitë e prindërve, por edhe të fëmijëve të abuzuar në atë kohë.
Mund të na thoni konkretisht për hetimet që ju keni bërë gjatë kësaj kohe?
Ne
për tre muaj kemi kopsitur dosjen me prova të pakundërshtueshme. Kemi
hetuar intensivisht të gjithë çështjen, ndërtuam ngjarjen, kemi mbledhur
prova dhe dëshmi të pakundërshtueshme në dy familjet e tre djemve të
abuzuar seksualisht nga shtetasi amerikan Stephan Kaminski. Provë e
pakundërshtueshme është njëri prej viktimave, i cili është në moshë
madhore tashmë, i paralizuar dhe me traumë të fortë fizike dhe
psikologjike. Kjo për shkak të abuzimit seksual nga 70- vjeçari. Djali i
mitur në atë kohë ka pësuar traumë dhe ka përfunduar në skizofreni. Por
janë dëshmitë edhe të dy djemve të tjerë, kushërinj të parë me djalin,
të cilët kanë dëshmuar për abuzimet që ka kryer 70-vjeçari. Prokuroria
ka marrë në pyetje familjarët e tre djemve, të cilët sot janë në moshë
madhore, por edhe vetë ata. Familjarët e viktimave kanë deklaruar se në
atë kohë, Kaminski u mësonte tre djemve kushërinj anglisht dhe
kompjuter. Por një vit pas qëndrimit të shtetasit amerikan në banesën e
njërës prej dy familjeve, njëri prej fëmijëve kishte shfaqur probleme të
rënda fizike dhe mendore, probleme të cilat i vuan edhe pas 8 vjetësh.
U kishte treguar djali prindërve të tij për abuzimin seksual nga amerikani, Kaminski?
Në
atë kohë djali i mitur është mbyllur në vetvete dhe nuk ka treguar në
familje për abuzimin që i është bërë gjatë qëndrimit prej dy vjetësh nga
Kaminski. Unë do t'ju kërkoja si organ prokurorie të mos bëhen publikë
emrat e viktimave të këtij abuzimi. Familjarët po përballen me një
problem të madh, ndërsa djemtë tani janë edhe në moshë madhore.
A është kërkuar ekstradimi i pedofilit 70-vjeçar nga SHBA dhe kur e keni bërë këtë kërkesë?
Ekstradimi
i Carl Stephan Kaminskit është kërkuar tani. Konkretisht para një jave,
unë si pro-kuror i çështjes kam bërë kërkesën për ekstradimin e
70-vjeçarit nga SHBA në Shqipëri. Kemi kërkuar urdhër-arresti
ndërkombëtar dhe presim që në muajin shkurt të vitit që vjen, menjëherë
pas përfundimit të dënimit që po kryen në SHBA, Kaminski të ekstradohet
në Shqipëri për t'u gjykuar. Bëhet fjalë për një rast skandaloz
pedofilie të kryer ndaj tre djemve të mitur nga fshati Rrashbull i
Durrësit. Gjatë kohës së qëndrimit në këtë fshat, pedofili mbante një
emër të rremë, David Goldeinshtein, kishte pasaportë belge të
falsifikuar. Ne i kemi dërguar kërkesë Interpolit për ekstradimin e tij
në Durrës, ku do të gjykohet si pedofil dhe maniak seksual.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Re: "Ekstradim pedofilit, abuzoi me 3 fëmijë"
e ka meritu perderisa ka bo gjest te till
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Greqi, arrestohet për ekstradim shqiptari i kërkuar për prostitucion
» Poezi per femije
» Burri që ka 39 gra dhe 94 fëmijë !
» Ka 33 vjet, 3o fëmijë e 11 gra
» Romët martohen që fëmijë
» Poezi per femije
» Burri që ka 39 gra dhe 94 fëmijë !
» Ka 33 vjet, 3o fëmijë e 11 gra
» Romët martohen që fëmijë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi