Ushqimet për dhëmbë të shëndetshëm dhe buzëqeshje të ndritshme
Faqja 1 e 1

Kush nuk dëshiron dhëmbë të bardhë dhe të shëndetshëm si margaritarë? Buzëqeshja e ndritshme tërheq në mënyrë instante dhe është sinjal për shëndet të mirë oral.
Vizitat e rregullta tek stomatologu dhe pastrimi i dhëmbëve janë me rëndësi të veçantë për shëndetin e dhëmbëve, por edhe ushqimi i konsumuar ka ndikim të madh në mirëmbajtjen e higjienës dentale.
Derisa disa lloje të ushqimeve i dëmtojnë dhëmbët ose i lënë shenja, disa ushqime të tjera i pastrojnë ata, vrasin bakteriet në zgavrën e gojës dhe mbrojnë nga kariesi.
Ja se cilat prodhime nga kuzhina janë miq më të mirë të buzëqeshjes tuaj:
Qumësht, jogurt, djath dhe kaçkavall
Prodhimet qumështore janë ushqim i shkëlqyeshëm për eshtrat dhe dhëmbët. Qumështi dhe jogurti janë të pasura me kalcium dhe fosfor, minerale të cilat parandalojnë procesin e demineralizimit (dëmtimi i zmaltit të dhëmbëve). Jogurti e zvogëlon edhe praninë e bakterieve të dëmshme në gojë.
Dëshironi ti mbroni dhëmbët nga kariesi? Hani një copë kaçkavall pas ushqimit.
Kaçkavalli mbronë zmaltin e dhëmbëve dhe stabilizon nivelin e pH në gojë. Derisa hani kaçkavall, në gojë tajohet më tepër pështymë e cila i pastron bakteriet të cilat shkaktojnë karies dhe sëmundje të mishit të dhëmbëve.
Këshillë: çdo herë kur pini verë ose birrë, hani edhe kaçkavall ashtu që të neutralizoni acidet të cilat dëmtojnë shtresën e jashtme mbrojtëse të dhëmbit.
Selino
Selino është perime e cila më së miri aktivizon nofullat dhe dhëmbët. Edhe pse përtypja e gjatë mund të ju nervikosë, kjo është një aktivitet i dobishëm sepse e rrit sekrecionin e pështymës në zgavrën e gojës.
Sasia e madhe e pështymës i neutralizon acidet të cilat kanë ndikim të erozionit.
Si shpërblim nga përtypja, fitoni edhe masazhë të mishit të dhëmbëve dhe pastrim të hapsirës së ngushtë ndërmjet dhëmbëve.
Susami
Nëse susami rregullisht dekoron tryezën tuaj, atëherë buzëqeshuni. Susami jo vetëm që i jep shije të mire ushqimeve, por edhe i mbronë dhëmbët.
Susami redukton pllakat dentare dhe ndihmon në remineralizimin e zmaltit.
Kjo farë e shijshme është e pasur me kalcium, i cili i forcon dhëmbët dhe eshtrat e nofullës.
Studimet e kontrolluara shkencore tregojë se larja e gojës me vaj susami ndihmon në reduktimin e pllakzave dentare dhe reduktimin e bakterieve të cilat dëmtojnë shëndetin e mishit të dhëmbëve (gingiva).
Peshku
Kërcënim i madh për dhëmbë të shëndetshëm janë sëmundjet e mishit të dhëmbëve. Lajmi i mirë është se ushqimi i pasur me omega-3 amino acide, si që është peshku, ndihmon në mbrojtjen e inflamacioneve dhe sëmundjeve të mishit të dhëmbëve.
Peshku është burim i mirë i vitaminës D, e cila luan rol të rëndësishëm në shëndetin oral sepse i ndihmon trupit që më lehtë të absorbojë kalciumin.
Qepa
Ndoshta nuk ju pëlqen shija dhe era e qepës, por kjo është një arme e fuqishme kunder bakterieve të dëmshme të gojës.
Qepa, e cila ju bën që të ju rrjedhin pika lotë nga sytë përmbanë substanca të forta anti-bakteriale, të cilat mbrojnë dhëmbët dhe gingivat. Qepa ka efekt më të fortë kur konsumohet e freskët.
Karrota dhe patatet
Perimet ngjyrë portokalle si që është karrota dhe patatet e ëmbla janë të pasura me beta-karoten (vitaminë A), i cili ndihmon në forimin e eshtrave të shëndosha, dhëmbëve dhe gingivave.
Ngrënia e karrotës së freskët stimulon tajitjen e pështymës, që paraqet një mënyrë të shkëlqyeshme për pastrimin nga bakteriet dhe acidet.
Çaji i gjelbër
Mjafton të pini vetëm një gotë çaj të gjelbër për çdo ditë për të mbrojtur dhëmbët dhe të siguroni aromë të mirë nga goja. I pasur me antioksidansë, kjo pije e ngrohtë është rekomandues i fortë nga stomatologët.
Koncentimi i madh i polifenolit, e bën çajin e gjelbër të jetë vrasës “efektiv” i bakterieve të cilat shkaktojnë sëmundje të dhëmbëve, karies dhe aromë të keqe nga goja.
Ana e vetme negative e këtij çaji është që ndikon në ngjyrosjen sipërfaqsore të dhëmbëve.
Çokoladë e zezë (kakao)
Që kur ishim të vegjël, na mësonin se çokolata është e dëmshme për dhëmbët. Dhe kjo nuk është larg të së vërtetës, por vetëm kur bëhet fjalë për prodhimet qumshtore të çokoladës të pasura me sheqer.
Nga ana tjetër, çokolata e zezë e cila përmbanë 70% kakao, përmirëson shëndetin e dhëmbëve sepse kakao përmban substanca të cilat e zvogëlojnë inflamacionin dhe mbrojnë nga erozini dhe kariesi.

T_o_n_i- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Tirane
Postime : 18036
Gjinia :
Anëtarësuar : 30/05/2009
Similar topics
» Disa këshilla të dobishme për dhëmbë të bardhë dhe për nje buzëqeshje rrëzëllitëse
» E le pa dhembe
» 3 këshilla për dhëmbë të bardhë
» 3 këshilla për dhëmbë të bardhë
» Këshilla për Dhëmbë
» E le pa dhembe
» 3 këshilla për dhëmbë të bardhë
» 3 këshilla për dhëmbë të bardhë
» Këshilla për Dhëmbë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi