Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kacafytje për të mbrojtur "nderin" e gocave të shkollës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kacafytje për të mbrojtur "nderin" e gocave të shkollës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kacafytje për të mbrojtur "nderin" e gocave të shkollës

Shko poshtë

Kacafytje për të mbrojtur "nderin" e gocave të shkollës Empty Kacafytje për të mbrojtur "nderin" e gocave të shkollës

Mesazh nga WebMaster Wed 19 Dec 2012 - 10:39

Kacafytje për të mbrojtur "nderin" e gocave të shkollësVitet
e gjimnazit për shumë nga ata që i kanë mbaruar tanimë kujtohen si më
të bukurat, ndaj dhe kur i pyet tani të tregojnë plot kënaqësi rrengjet
që u bënin mësuesve apo njëri-tjetrit, kopjet në provime, justifikimet
për mospërgatitje përpara mësuesve si edhe ngacmimet, më së shumti të
djemve karshi vajzave... Për këto të fundit do të flasim pikërisht sot.
Këtë fillimjavë ne shkuam për të realizuar disa intervista me
gjimnazistët e "Partizanit" lidhur me këtë tematikë dhe sipas asaj që na
treguan, "preja" që "gjuhet" më së shumti nuk janë vetëm vajzat e
shkollës së tyre, por edhe të tjera jashtë saj, nga të tjera gjimnaze.
Kështu, ndërsa zilja e orës së gjashtë bie, Genti është i pari që pranon
të përgjigjet. 17-vjeçari simpatik, nxënës i vitit të dytë, pasi na
tregoi për eksperiencat e deritanishme me femrat (që nëse janë të
vërteta, Genti është 'playboy' shqiptar), ndau me ne edhe reagimet e
vajzave ndaj propozimeve të meshkujve. "Ka nga ato goca që janë garipe
dhe s'i plas shumë, thonë 'po', pa u menduar dy herë, siç ka të tjera,
gocat e mamit (këto më pëlqejnë më shumë mua), që bëjnë si të vështira
fillimisht. Më pëlqejnë këto, sepse i dua 'sfidat'", - thotë 17-vjeçari,
biseda me të cilin pasohet nga një tjetër pyetje...
Zakonisht gërriceni me vajzat e shkollës suaj, apo e shtrini edhe më gjerë rrezen tuaj të veprimit?

së shumti me gocat e shkollës sonë normale, se kështu i kemi edhe më
mirë në kontroll. Megjithëse ka raste edhe kur vërdallisemi në gjimnaze
të tjera, kur mungon ndonjë zyshë, ose kur lëmë ndonjë orë mësimi.
Zakonisht në cilat shkolla shkoni?

shumë shkojmë nga "Ismaili" dhe "Samiu", megjithëse ka raste edhe që
bëjmë xhiro më të gjatë si në "Qemal". Në "Petro Nin" e kemi shumë larg,
edhe i bie me lënë mësimin gjithë ditën.
Vajzat e cilit gjimnazi ju pëlqejnë më shumë?
Deri
tani kam pasur dy të dashura në "Ismail" dhe më thënë të drejtën, aty
ka goca të bukura, po edhe shkollat e tjera s'janë keq.
(Sa u takon
takimeve, Genti na tregon se përgjithësisht ato realizohen pas mësimit,
ndërkohë që kur të dashurën e ke në klasë, ose në shkollë mundësitë janë
më të shumta. Siç ai tregon, ka raste që mësues të veçantë i kanë
kuptuar historitë e tij, por kjo nuk ka ndikuar aspak në vlerësim. Në 10
minutat e bisedës që konsumuam në oborrin e shkollës, Genti nuk harroi
të flasë edhe për rastet kur janë vajzat ato që hidhen në sulm të parat.
"Ka edhe raste kur na 'gjuajnë' gocat neve çunave, që mbahemi si
kinga".)
Si e bëjnë këtë?
Po ja, afrohen vetë të
parat, fillojnë pyesin për angazhimet, dmth. jemi apo jo në një lidhje,
na lënë të kuptojmë se nuk do ta refuzonin ndonjë ftesë tonën për kafe
duke na thënë: "Si s'na ftove një herë për kafe mo burrë i dheut", e të
tilla situata.
Juve natyrisht ju pëlqen kjo gjë?
Sigurisht, kujt s'do t'i pëlqente?!

këtë pyetje ka përfunduar biseda që patëm më Gentin, për t'iu drejtuar
një tjetër grupi me djem e vajza, që diç bisedojnë me njëri-tjetrin në
oborrin e shkollës. I pyesim në pranojnë të përgjigjen për disa pyetje
të shkurtra dhe të gjithë pa kurrfarë hezitimi thonë "po". "Më pyet mua
të parin, s'e do iki pas pak", - thotë Geri. Kështu, meqë do të largohej
për punë minutash, iu drejtuam atij të parit. "Ku ka si gocat e
shkollës sonë me lila", - i përgjigjet gjimnazisti pyetjes që lidhej me
preferencat, ndërsa vijon duke shtuar se "deri tani kam pasur 2 histori
në shkollë, me vajzën e fundit vazhdoj të jem në një lidhje" dhe me
përfundimin e kësaj fjalie i hedh sytë nga Tea, vajza që ndodhet
përballë tij, me të cilën nga sa kuptuam ishte në një lidhje. "Ç'i duhet
këtyre të dalin të kërkojnë jashtë shkollës për goca, ne jemi yje", -
thotë me buzën në gaz Silvi, së cilës pavarësisht kësaj fraze, s'ia
kishte mbushur mendjen asnjë prej djemve të shkollës së saj. "Do dal të
shoh një herë andej nga 'Petro Nini' se më kanë thënë që i ka çunat
simpatikë. Ça të bëj se jemi larg, po e dija unë", - vazhdon Silvi, e
cila tregon në pyetjen e radhës se rreth shkollës së tyre zënë pritë
shumë djem, gjimnazistë ose jo të gjimnazeve të tjera. "Këto ngacmimet
nga jashtë shkollës bëhen ndonjëherë edhe shkak për sherre", - përfundon
mendimin Silvi, ndërkohë që fjalën tani e ka marrë ai që njihej si
kapoja i grupit, Ersi. "Në fakt Silvi ka të drejtë, na duhet ndonjëherë
që të kacafytemi për me mbrojt 'nderin' e shkollës, po shumë rrallë
ndodh kjo", - thotë ai. E ndërsa i rikthehet temës sonë, pranon duke iu
'dredhur' zëri se ka pasur raste që e ka kaluar territorin e shkollës
për të gjuajtur në gjimnaze të tjera. Pas kësaj përgjigjeje, si reagim
mori vetullat e rrudhura të shoqeve, po edhe ato u pasuan nga një
përgjigje. "Po ça të bëj unë me ju s'lidhem dot se ju kam shoqe, vetë na
e keni ndalu me ju propozu. Tani më thoni kujt me ia von syrin, a ka
ndonjë që është më e hajrit se ju këtu", - shton Ersi si për të
rregulluar muhabetin. Ndërkohë që Tedi i mbështet mendimin, ndan me ne
shkollat ku ka bërë xhiro, "maksimumi deri n'Qemal' kam shku, po edhe
at' gabim se përsëris mo, le që ishte shumë larg, po s'kishte as ndonjë
gocë kushedi se ça. Ismailset janë goxha simpatike", - përfundon Tedi,
si për të përforcuar, pa e ditur, idenë që përcolli qysh në fillim
Genti. "Ismailset janë preja më e mirë për ne t'Partizanit', ka ca që ta
heqin trurin". Pikërisht me këtë konkluzion u larguam nga gjimnazi
"Partizani", për t'i lënë radhën javën e ardhshme, një tjetër
gjimnazi...

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi