Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ç'është alergjia? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ç'është alergjia? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ç'është alergjia?

Shko poshtë

Ç'është alergjia? Empty Ç'është alergjia?

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 12:08

Ç'është alergjia?

Alergjia eshte nje reagim mbrojtes i tepruar i sistemit tone imunitar perballe substancave qe konsiderohen gabimisht te demshme.Gabimi ndodh ne fazen e pare te takimit dmth kur substanca jo vetem njihet si e huaj per organizmin por edhe "zmadhohet" rrezikshmeria e saj. Prandaj sistemi yne mbrojtes nga njera ane shenon ne memorien e vete kete substance si te huaj dhe nga ana tjeter prodhon nje numer te tepert antikorpesh qe reagojne menjehere kur prezantohet e njejta substance.
Eshte njesoj sikur nje patrulle e ushtrise te shohe nje ushtri armike dhe ti shpike komandes qendrore rrezikshmerine e kesaj: rrjedhimi eshte nje gjendje gatishmerie e gjithe batalionit i cili kur has ushtrine tjeter direkt e sulmon pa verifikuar rrezikshmerin e saj.Rezultati eshte nje harxhim i kote njerezish dhe bombardime te kota duke shkaktuar deme.
arsyet

Akoma sot nuk eshte e mundur te percaktohet me saktesi shkaku i ketij "gabimi" te sistemit imunitar,megjithese dihen mekanizmat nuk eshte ne gjendje te percaktohet kush eshte ne rrezik dhe kush jo.Dihet vetem se koha qe kalon nga kontakti i pare deri ne shfaqjen e simptomave te kontaktit te dyte ndryshon nga personi ne person, dhe mund te jete disa dite ose disa vjete.
Gjithashtu dihet qe ka nje perqindje trashegimie dmth paraqitet ne 30% te rasteve te femijet qe kane nje prind qe vuan nga alergji dhe shfaqin fenomene te te njejtit tip ne moshe madhore.

Substancat alergjene

Keshtu quhen substancat qe shkaktojne alergji dhe hyjne ne kontakt me organizmin mbi te gjitha nepermjet ajrit. Nder me te njohurat eshte Poleni i bimeve dhe barishteve qe ndodhen ne ajer nga Janari deri ne mes te shtatorit.
Gjithashtu ka dhe alergjene ne shtepi qejane prezent gjate gjithe vitit dhe japin te njejtat simptoma me ato stinore.
produktet fekale te insekteve qe jetojne ne ambjente me pluhur dhe lageshti zakonisht ne dyshek leshim tapete dhe moket.
produkte qe ndodhen ne lekuren e kafsheve shtepiake si qente, macet, zogjte, lepujt,kavjet.

Simptomat

Alergjia mund te shfaqet te çdo person ne çdo moshe dhe pa diferenca ne seks, ndonjehere shfaqet dhe ne aparatin e ngrenies me diare, te vjella.(shume ralle dhe jo stinore)
Simptomat ne hunde: teshtima te perseritura, sekrecione ujore, hunda e bllokuar,kruajtje
Simptoma ne sy: kruajtje , skuqje, fryrje, lotim, bezdi ne drite.
Simptoma te lekures: kruajtje, fryrje, skuqje.
Simptoma pothuaj ne te gjitha shume frekuente: irritimi i shpejte dhe lodhja.

Si diagnostikohe:

Zakonisht diagnostikimi bazohet te simptomat qe shfaqen me shume gjate pranveres ose veres. Me pas behet nje test i rendesishem per nje diagnoze alergjike dhe per te dalluar substancen qe sistemi imunitar njeh si te rrezikshme.
PRICK TEST ose test lekure ose kutireaksion me alergjene.
Hiqet lekura ne disa vende( pa provokuar dhimbje dhe as rrjedhje gjaku) prej 1 cm dhe ne distance 2 cm nga njera tjetra.te secila vihet nje pike solucioni me alergjen te ndryshem.brenda 10-20 min duket nje fryrje e rozte dhe kruajtese aty ku alergjeni specifik eshte vendosur.
Per raste te dyshimta behet RAST nje test qe bazohet ne marrje gjaku dhe kontrollimi te antikorpeve te prodhuara per nje ose me shume substanca.
Eshte dhe nje test tjeter qe quhet Provokim Bronkial me Alergjene dmth shifet reagimi i mukozes bronkiale duke dhene sasi shume te vogla alergjenesh.

Si kurohet

Terapia specifike behet me Kromoliat Disodik qe bllokon antikorpet dhe me Antihistaminik qe bllokojne Histaminen, qe eshte substanca me te cilen antikorpet reagojne ndaj alergjenit.ne format me te renda perdoren kortizone qe bllokojne sistemin imunitar ne menyre me drastike.
Terapia me specifike behet pas testeve me inieksione si psh ne rastin e poleneve duhen bere per gjithe periudhen ne te cilen alergjeni eshte prezent ne ajer. Ka nje terapi vaksinash qe e bejne sistemin imunitar te mesohet me pranine e substancave alergjene.Megjithate njeriu mund te shfaqe alergji te tjera me pas,pavaresisht se arrin te mbrohet nga nje substance dhe ndonjehere madje sistemi pavaresisht nga vaksinat vazhdon te reagoje per arsye te pashpjegueshme ne te njejten menyre.
Mjekesia alternative
Kjo mjekesi i konsideron personat te ndryshem njera nga tjetra prandaj kerkon te zbuloje si ka lindur çrregullimi brenda njeriut qe e ka çuar ne kete aktivitet alergjik.
Agopunktura gjithashtu mendohet qe sherben

Si te evitohet 10 rregullat Anti alergji

Tretja ne uje e nje derivati bimor RIBELS MIGRUM ne mengjes sapo zgjuar dhe ne pasdite per tre muaj rresht. Eshte nje riekuilibrues i sistemit imunitar.
Diete me vitamina C B K te dobishme per irritimin e syrit.
Te evitohen ushqime qe kane n e etikete Aroma Natyrore sepse ndonjehere midis ketyre fshihen substanca alergjene : mjalti.poleni dhe propoli jane per tu evituar nese dikush vuan nga azma alergjike.
S'duhen mare ilaçe pa konsultuar mjekun pasi kush vuan nga alergjite esht eme i ndjeshem ndaj produkteve kimike te mjekimeve. per me teper acidi acetilsalicilik qe eshte aspirina shume pak e dine qe mund te shkaktoje azme.
S'duhet te pihet cigare dhe te evitohen ambjentet me duhanxhinj:P sepse mukozat e hundes dhe syve mund te irritohen.
Te ndiqen rregulla te rendesishme per jeten:
Te flihet 8 ore ne nate
Te hahet tre here ne dite
Shplodhja ose ndalimi i punes per te pakten çerek ore kur ndihesh i lodhur.
Aktiviteti fizik javor
Gjetja e kohes se lire per ti dedikuar vetes
Te mesohet te mos luftohet me emocionet e vetes dhe te jetohet ne qetesi raporti me te tjeret
(sepse eshte tashme e njohur qe emocionet e permbajtura,streset fizike dhe psikike, jeta e çrregullte jane faktore qe prishin ekuilibrin e sistemit imunitar dhe rendojne alergjite.

Te kihet kujdes ne ditet e thata dhe me ere sepse me kete klime perqendrimi i polenit ne ajer eshte ne maksimum.
te mos behet prerja e barit ose aktivitet ne natyre gjate momenteve kritike.

Te zgjidhet vendi i pushimeve ne det dhe jo ne mal,sepse ne det polenet jane me pak te pranishme ndersa ne mal kjo ndodh mbi 2000 metra.

Te ndiqet kalendari dhe te dhenat per perqendrimin e polenit ne ajer te shperndara vit per vit.


Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi