Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Alergjia nga qumështi  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Alergjia nga qumështi  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alergjia nga qumështi

2 posters

Shko poshtë

Alergjia nga qumështi  Empty Alergjia nga qumështi

Mesazh nga kasperi Tue 29 Mar 2011 - 2:37

Alergjia nga qumështi

Foshnjave nuk duhet t’u jepet qumësht lope. Por ndonjëherë qumështi dhe nënproduktet e tij të marra nga nëna mund t’i kalojnë fëmijës me anë të qumështit të gjirit.
Si rrjedhojë fëmija mund të bëhet alergjik ndaj qumështit. Këshillohet që nëna të mos konsumojë qumësht e nënproduktet e tij. Nëse fëmija juaj i porsalindur qan shumë dhe nuk është i qetë për shkak të dhimbjeve të barkut të shkaktuara nga gazrat dhe nuk shton në peshë, atëherë duhet ta shikoni më seriozisht këtë gjendje.

Këta shenja të cilat shihen pothuajse te të gjitha foshnjat ndonjëherë janë treguese të alergjisë nga qumështi. Alergjia e parë tek fëmijët e ushqyer me qumështin e nënës shkaktohet nga produktet e qumështit të konsumuara nga nëna të cilat kalojnë tek fëmija me anë të ushqyerjes me gji. Përveç kësaj edhe shumë ushqime të gatshme të cilat përmbajnë proteina të qumështit të lopës mund të shkaktojnë alergji.Alergjia nga qumështi  Qumsht1

Nëna duhet të qëndrojë larg produkteve të qumështit

Nënat duhet ta vazhdojnë ushqyerjen me gji edhe gjatë kësaj periudhe shqetësimi të fëmijës, nënat duhet të ndërpresin konsumimin e produkteve të qumështit. Në këtë rast për t’u ruajtur nga mungesa e kalciumit nëna duhet të marrë mbështetje mjekësore.



Tek fëmijët të cilët janë alergjikë nga qumështi i lopës nëna gjithashtu duhet të heqë dorë edhe nga konsumimi i qumështit të dhisë dhe proteinës soja nga frika e një alergjie të mundshme. Duke parë se qumështi mund të gjendet në shumë produkte të gatshme duhet të lexohet me kujdes etiketa kur marrim diçka. Duhet të qëndrojë larg produkteve të cilat përmbajnë kazein, kazeinat, sodium, calcium kazeinat dhe laktalbuminë.

Shenjat ndonjëherë mund të shfaqen më vonë

Shenjat e alergjisë ndryshojnë nga fëmija dhe nga shkalla e veprimit të alergjisë. Zakonisht shenjat shfaqen brenda gjashtë muajve të parë por ndonjëherë mund të shfaqen edhe në vitet më pas. Shenjat janë këto:

* Kur fëmija qan shumë dhe ka probleme serioze me gazrat.
* Kur ka të vjella pas ushqimit dhe si rrjedhojë nuk shton në peshë.
* Të dalurit jashtë me gjak apo sekrecione dhe ndonjëherë të ketë kapsllëk.
* Kur paraqiten rënie të lëkurës apo skuqje në trajtën e ekzemës.
* Kur gërhet, kollitet në mënyrë të pandërprerë apo nëse bllokohet në hundë.
* Ataket e përsëritura të bronkitit.

Anafilaksia (paraqitet shumë rrallë, shfaqet një orë pas marrjes së proteinës së qumështit të lopës). Është një situatë e cila shoqërohet me rënie të lëkurës, me fryrje të fytyrës, trashje të gjuhës, bllokim në rrugët e frymëmarrjes dhe ulje te tensionit. Nëse nuk kurohet mund të shkaktojë vdekjen.
kasperi
kasperi
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtine
Postime Postime : 19666
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi Hobi : trokitja ne dritare

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alergjia nga qumështi  Empty Re: Alergjia nga qumështi

Mesazh nga Anakonda Mon 15 Oct 2012 - 4:21

Shum interesante kjo per qumshtin....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi