Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“ Të dënosh është njerëzore, të falësh është hyjnore ” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“ Të dënosh është njerëzore, të falësh është hyjnore ” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“ Të dënosh është njerëzore, të falësh është hyjnore ”

5 posters

Shko poshtë

“ Të dënosh është njerëzore, të falësh është hyjnore ” Empty “ Të dënosh është njerëzore, të falësh është hyjnore ”

Mesazh nga Nella Thu 24 Jan 2013 - 5:34

Kur një njëri e shohim në rrugë na duhet vetëm një vështrim I thjesht pamor për të ditur se çfarë rroba ka të veshura,bartë apo jo syze, çfarë ore mbanë, modelin e krehjes së flokëve etj,etj por për të ditur përafërsisht se çfarë fshihet prapa shpirtit të tij, karakterin, mendimet, ndjenjat është shumë më e vështirë por jo plotësisht e pamundur, Zoti i ka dhënë njerëzve shenja të veçanta me të cilat mund të dimë shumë gjëra për ta. Mirësia dhe ligësia gjendën brenda në secilin prej nesh dhe kanë edhe formën dhe mënyrën e shfaqjes së tyre të jashtme. Një mendje dhe shpirt i disiplinuar kultivon në mënyrë maksimale të mirën brenda vetës duke lënë tejet të vogël apo eliminuar krejtësisht hapësirën ku të qëndrojë e keqja,ashtu si edhe një mendje e shkurtër dhe një shpirt I paditur ushqejnë në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme të ligën brenda tyre sa tek ta rrallë mund të gjesh një pike mirësie.
Të lejosh që urrejtja,xhelozia,frika,zilia,dëshira e hakmarrjes,dëshira për të ndryshuar atë që është e pamundur të ndryshohet,të jetë përherë e pranishme brenda nesh do të thotë të punosh pandërprerë që vetës t’i shkaktosh probleme serioze psikike dhe fizike,probleme me zemër,me tension,me lukth, me gjumë, me kokë dhembje etj, etj. Urrejtja dhe bashkëpërcjellëset e saj, ndonëse nuk shihen,njësoj si ndonjë gaz i helmueshëm, vrasin, gjymtojnë, shkatërrojnë. Mund të tingëllojë qesharake por si duket urrejtja, zilia, dëshira e hakmarrjes kanë format e tyre të padukshme dhe brenda atij të cilit banojnë shëtisin nëpër tërë trupin, grithin, çjerrin, kafshojnë duke shkaktuar sëmundje, gjakderdhje të brendshme, armiq të imagjinuar. Në të njëjtën mënyrë dashuria, mirësia, mëshira, toleranca, falja punojnë pandërprerë për ta mbajtur sa më në formë trupin dhe shpirtin e njeriut,ato vrapojnë shpejt për të rigjeneruar një simptomë të shfaqur, për ta lëmuar një rrudhë, për të mos lejuar që të shfaqet një thinjë apo për të të ledhatuar si një nënë e mire, për të bërë një gjumë sa më të rehatshëm.
Cilido qoftë lëndimi, mashtrimi apo fyerja që na kanë bërë të tjerët duhet të gjejmë forcën për të falur për hir të shëndetit tonë. A i keni parë njerëzit që s’mund të falin e që urrejnë të gjithë e çdo gjë që s’është bërë prej tyre,se si kanë fytyrë të mpitë e plot me rrudha të parakohshme, pa asnjë arsye bëjnë ngërdheshje cinike, sytë e tyre shkëlqejnë nga një dritë armiqësore, buzët e tyre stërhollohen e fytyra here u skuqet e here u zverdhët. Ata e bëjnë këtë sepse kështu i urdhëron e keqja brenda tyre duke i helmuar e duke mos lejuar të falin të tjerët e më këtë të falin vetveten.
Njerëz falni dhe largon të keqën nga vetvetja, ajo nuk ju lë të jetoni,ajo në fillim do të rezistojë por këmbëngulja juaj do ta mund atë dhe do t’i hap rrugë dashurisë,mirësisë dhe mëshirës që do t’ju sigurojnë një jetë të lumtur. Kujton infermieren angleze qe i fali xhelatët e saj nazist që e vranë vetëm pse kishte ndihmuar disa ushtar aleat të plagosur,ajo para se ta ekzekutonin I tha “kam kuptuar se nuk duhet ta urrejmë askënd dhe se duhet ti duam të gjithë”
Porositë e përcjellura nga mëshira e pafund e Krijuesit nëpërmjet profetëve na thonë: “E, kurdo të ngriheni për t’u lutur, falni nëse keni ndonjë gjë kundër ndokujt”, ”Kush gjen keq të mos e fajësoj as kë përpos vetvetes” pra falni në mënyrë që të jeni të falur.


Agron Jashari - Adoniss
Nella
Nella
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 195
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/01/2013
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“ Të dënosh është njerëzore, të falësh është hyjnore ” Empty Re: “ Të dënosh është njerëzore, të falësh është hyjnore ”

Mesazh nga Єямєℓiиdå Thu 24 Jan 2013 - 12:05

Shprehja eshte "Te gabosh eshte njerezore, te falesh eshte hyjnore".
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“ Të dënosh është njerëzore, të falësh është hyjnore ” Empty Re: “ Të dënosh është njerëzore, të falësh është hyjnore ”

Mesazh nga An0nim Thu 24 Jan 2013 - 12:07

pajtohem me ty se Zotit i takon te denoj dhe gjykoj, por ja qe edhe jeta njerzore eshte e ndertuar ne nje rreth vicioz te till, ku megjithate denimi per ata qe e meritojne eshte shume normal dhe i qelluar. Kjo i parandalon te tjeret te bejne gjera qe jane ne kundershtim me rregullat dhe jeten shoqerore. Perveq kesaj nese i referohemi edhe librave fetar perseri gjen fakte qe denimi duhet te ndodhe, por falja eshte nje vyrtyt qe jo te gjith njerzit mund ta bejne...!
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“ Të dënosh është njerëzore, të falësh është hyjnore ” Empty Re: “ Të dënosh është njerëzore, të falësh është hyjnore ”

Mesazh nga Ariel Fri 1 Feb 2013 - 2:01

Po te falesh kur ai qe falet eshte vertet i penduar.
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“ Të dënosh është njerëzore, të falësh është hyjnore ” Empty Re: “ Të dënosh është njerëzore, të falësh është hyjnore ”

Mesazh nga Burrelsja Fri 17 May 2013 - 23:20

qja vlen me i fal ka njerez qe bejn 100 her tnjejtin gabim

Burrelsja
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 603
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 29
Hobi Hobi : Smogxhije

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“ Të dënosh është njerëzore, të falësh është hyjnore ” Empty Re: “ Të dënosh është njerëzore, të falësh është hyjnore ”

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi