Vegjetarianët kanë më pak rrezik për sulm në zemër
Faqja 1 e 1

Sipas një studimi të ri nga Universiteti Oxford, është zbuluar se rreziku i vdekjes ose hospitalizimit nga sëmundjet e zemrës është për 32 % më i ulët tek vegjetarianët, krahasuar me njerëzit që hanë mish dhe peshk.
Sëmundjet e zemrës janë numri i parë i shkaqeve të vdekjes në shtetet e mëdha. Sipas zbulimeve të reja dieta vegjetariane mund të ndikojë në reduktimin e rrezikut të një sulmi në zemër. Shumica e ndryshimeve që shtojnë rrezikun vijnë si rezultat i sasisë së lartë të kolesterolit dhe shtypjes së gjakut dhe kjo e tregon rolin e rëndësishëm të parandalimit të këtyre sëmundjeve në zemër.
Ky është studimi më i madh i ndërmarrë në Britani krahasuar me shkallën e sëmundjeve të zemrës mes vegjetarianëve dhe jovegjetarianëve. Analiza përfshin rreth 45,000 vullnetarë nga Anglia dhe Skocia, prej të cilëve 34% ishin vegjetarianë duke u lejuar hulumtuesve të bëjnë vlerësime precize në lidhje me rrezikun, mes dy grupeve. Rezultatet tregojnë se rreziku i sëmundjeve të zemrës te vegjetarianët është për 1/3 më i ulët krahasuar me jovegjetarianët.
Studiuesit arritën në përfundim se 32% e rrezikut reduktohet, kur mblidhen edhe faktorët, si: mosha, konsumimi i duhanit, aktiviteti fizik, niveli i edukimit dhe kushtet socioekonomike.

Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» Komentatori Shpëtoi për pak që të merr sulm në zemër
» Aborti rrit rrezikun për sulm në zemër
» Burrat e martuar bëhen më shpejt me zemër, mjekët: Fajin e kanë gratë
» Enderrimtaret s'kane plan, kurse realistet s'kane vizion?!
» Vegjetarianët më pak të rrezikuar nga perdja e syve

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi