Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Filozofet: Erosi, ne thelb te dashurise People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Filozofet: Erosi, ne thelb te dashurise People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Filozofet: Erosi, ne thelb te dashurise

2 posters

Shko poshtë

Filozofet: Erosi, ne thelb te dashurise Empty Filozofet: Erosi, ne thelb te dashurise

Mesazh nga Robi dashuris Mon 25 Feb 2013 - 1:32

Mendimtari i Universitetit te Sorbones dhe Cikagos, Zhan-Luk Marion, publikon ide interesante per dashurine. Sipas tij, elementi erotik, eshte ne bazen e ndergjegjes njerezore

Koncepti

"Fjala "dashuri" duket si fjala me e prostituuar dhe ne jetojme ne nje varreze te madhe erotike, se ciles i mungon ajri. Per shembull, ne ditet e sotme, asnje nuk e shqipton me me seriozitet shprehjen "Te dua". Njeriu nuk eshte gje tjeter, vecse "kafsha qe dashuron".

Dallimi

Filozofi Marion nuk flet vetem per dashurine si ndjenje, por per erotizmin, pra, per ate qe filozofet e quajne "dashuri posesive". Nje dashuri, e cila shkon pertej ndjenjave dhe vete mishit. Sipas tij,mishi, eshte erotizmi nga ana e dikujt tjeter, pra te jesh objekti i deshiruar nga dikush tjeter.

"Dashuroj, pra ekzistoj. Elementi erotik, eshte ne bazen e ndergjegjes njerezore". Me keto pohime, filozofi francez dhe nje nga mendimtaret me te medhenj qe ende jetojne, Zhan-Luk Marion, profesor ne universitetin e Sorbones dhe ate te Cikagos, realizon nje revolucion te plote post-#@!--)tezian dhe e sjell "dukurine erotike" dhe dashurine, ne qender te reflektimit dhe te mendimeve. Keshtu sic ka qene qe nga fillimi i filozofise per te cilen, sic e thote edhe emri i tij, ka qene ne thelb te saj e tera dashuri, dashuri per njohjen dhe miresine. Nderkaq, filozofia e mendimtarit Marion mbi dashurine, eshte nje rebelim kunder futjes se elementit erotik ne boten e racionalitetit ne emer te origjines se cdo qenie njerezore.

Te mos harrojme se sot per dashurine, flasin edhe gjuhe te tjera, si ajo e poezise, romancat, psikanalistet, pornografia. Por "filozofia, - thote Marion, - hesht dhe dashuria ne kete rast, zhduket. Madje sipas tij, fjala "dashuri" duket si fjala me e prostituuar dhe ne jetojme ne nje varreze te madhe erotike se ciles i mungon ajri". Per shembull, ne ditet e sotme, ne nje shoqeri te mire, si ajo e personave qe lexojne, asnjeri prej tyre nuk shqipton me seriozitet me shprehjen "Te dua". Duke perifrazuar Aristotelin, perkundrazi, njeriu per Marion eshte "kafsha qe dashuron". Duke pervijuar keshtu idene e njeriut #@!--)tezian, i cili "mendon", por nuk dashuron, te pakten ne menyre natyrale. "Tani, - shkruan Marion, - evidentimi me i pakundershtueshem, ai qe nenkupton gjithe te tjerat, qe rregullon kohen dhe jetet tona, eshte ai qe ne jemi gjithmone te perfshire nga nje tonalitet apo ngjyrim erotik, i cili mund te jete shprehje e dashurise apo urrejtjes, lumturise apo trishtimit, shpreses apo deshperimit, vetmise apo unitetit". Duke shtuar me pas se njeriu reagon ndaj vetvetes duke perfshire modalitetet origjinale dhe radikale te erotizmit.

Pikerisht nga Franca ka dale nje filozof, kater shekuj pas De#@!--)tit, i cili flet per mendimin dhe lenden. Duke u nisur pikerisht nga ajo forme e vecante e materies sic eshte trupi njerezor. Ne librin e tij te fundit, filozofi Marion flet jo vetem per trupin si te tille, sesa per "mishin" dhe si rrjedhoje, nuk flet vetem per dashurine si ndjenje, por per erotizmin, ate qe filozofet quajne "dashuri posesive", pra nje dashuri pertej ndjenjave dhe vete mishit. "Nuk mund te ndjej boten, nese nuk kaloj permes mishit, shpjegon ai, pikerisht aty ka nje dhimbje te madhe, ne prekjen e tij". Ne librin e tij, "Fenomeni erotik", Marion pershkruan etapat neper te cilat kalon cdo njeri. "Mishi, eshte erotizmi nga ana e dikujt tjeter, pra te jesh objekti i deshiruar nga dikush tjeter. Dhe kjo me lejon te ndergjegjesohem akoma me shume personalisht per veten time e te mos thellohem ne asgjene, duke shmangur keshtu veteshkaterrimin", shpjegon me pas filozofi i madh francez.

Nga ana tjeter, eshte edhe dashnori i cili shtyhet per t'u dashuruar, pa qene i sigurt se do te dashurohet prej objektit te tij te deshiruar. Te jesh dashnor apo i dashuruar, sipas Marionit, gjithmone tregon nje gjendje disekuilibri. Ndersa lidhur me fenomenin erotik, ai do te shprehet se eshte me shume se aktiviteti seksual ne vetvete. Me pas, ai flet edhe mbi lidhjen qe njeriu krijon me Zotin. Sipas tij, lidhja e njeriut me Zotin, te cilen mund ta eksperimentoje cdo qenie humane, eshte ne vetvete, nje relacion erotik, edhe pse jo seksual. Nje rrjedhoje paradoksale e kesaj strukture te te qenit, e cila shpjegon se edhe shenjteria mund te jete erotike. Nderkaq, profesori i Universitetit te Sorbones ka shtuar me pas, se nuk ekziston nje ndarje mes dashurise posesive dhe asaj qe merr. "Dashuria eshte pa dyshim, nese nuk eshte nje dukuri unike, dicka qe na unizon, pra na bashkon" pohon ai, duke pervijuar me tej diskutimin mes shpirtit dhe mishit njerezor.
Robi dashuris
Robi dashuris
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Itali torini
Postime Postime : 381
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/01/2013
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Zemra jote ne doren time!!

https://www.facebook.com/meperqafo

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Filozofet: Erosi, ne thelb te dashurise Empty Re: Filozofet: Erosi, ne thelb te dashurise

Mesazh nga Burrelsja Sat 18 May 2013 - 19:58

"Dashuria eshte pa dyshim, nese nuk eshte nje dukuri unike, dicka qe na
unizon, pra na bashkon" pohon ai, duke pervijuar me tej diskutimin mes
shpirtit dhe mishit njerezor.
dashuria esht thjesht nje emer...po nese i hyn ne thelb te lendon e tlen plag nzemer

Burrelsja
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 603
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 28
Hobi Hobi : Smogxhije

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi