Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vritet komisari, 100 mijë USD për kapjen e vrasësve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vritet komisari, 100 mijë USD për kapjen e vrasësve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vritet komisari, 100 mijë USD për kapjen e vrasësve

Shko poshtë

Vritet komisari, 100 mijë USD për kapjen e vrasësve Empty Vritet komisari, 100 mijë USD për kapjen e vrasësve

Mesazh nga WebMaster Mon 25 Feb 2013 - 6:49

Vritet kryepolici Dritan Lamaj

Klodiana Kotorri

Ekzekutohet me dy bresheri automatiku nga persona te panjohur ish-shefi i komisariatit te policise nr.6, Kryekomisar Dritan Lamaj. Atentati ndodhi rreth ores 18:30 te pasdites se djeshme ne rrugen “Ibrahim Dervishi” prane zones “Vasil Shanto” ne Tirane kur 41-vjecari, Dritan Lamaj u qellua me automatik teksa udhetonte me automjetin e tij tip-Lanca me targa TR 25 64 N. Dy persona me motor kane ndjekur nga pas automjetin me te cilin udhetonte i vetem, Lamaj dhe fillimisht kane zbrazur nje karikator automatiku ne drejtim te dritares se pasme nga krahu i shoferit. Ne kete moment makina ka ndaluar ndersa autoret kane zbrazur nje tjeter karikator ne xhamin e pare te shoferit. Disa plumba kane depertuar ne trupin e kryekomisarit i cili eshte mbuluar me gjak. Nje banor i lagjes i cili konstatoi i pari Lamajn e transportoi ate drejt Spitalit Ushtarak. Mjeket bene te ditur se 41-vjecari mberriti ne gjendje te rende dhe nderroi jete pak minuta me pas per shkak te plageve te marra ne pjese te ndryshme te trupit. Nderkohe qe ne vendngjarje mberriten dhjetera forca policie, si dhe zyrtare te larte te Policise se Shtetit dhe asaj te Tiranes. Rreth 100 postblloqe u ngriten ne rruge te ndryshme te kryeqytetit dhe me gjere per te verifikuar cdo motor apo makine qe i afrohej pershkrimit te deshmitareve. Keta te fundit i thane policise se autoret qe qelluan mbi Lamajn ishin me motor dhe u larguan ne drejtim te Selites ndersa dyshohet se duke shfrytezuar erresiren e plote te zones ata jane larguar me nje automjet. Ne vendngjarje mberriten edhe dy prokurore te Prokurorise se Krimeve te Renda, Eugen Beci dhe Besnik Muci te cilet kane nisur hetimet per te zbardhur krimin. Burime nga policia thane se po hetohen disa pista hetimi per zbardhjen e motivit dhe autoreve te vrasjes. Mesohet se Dritan Lamaj ka pasur disa konflikte me pare per shkak te detyres, madje ai kishte denoncuar edhe kercenimet per jete qe vinin ne adrese te tij. Policia e Shtetit deklaroi mbreme se ka vendosur ne dispozicion shumen e parave prej 100 mije dollare per cdo person i cili jep informacion te vlefshem ne drejtim te identifikimit te autorit, ne cdo rast duke ruajtur anonimatin. “Per cdo informacion te vlefshem per vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj mund te telefoni ne celular 0694102932” deklaroi dje Policia e Tiranes. Deri ne oret e vona te mbremjes policia nuk ka mundur te identifikoje autoret e atentatit por ne ka shoqeruar dhjetera persona si deshmitare dhe te dyshuar ne ngjarje. Grupi hetimor ka nisur verifikimet per te identifikuar te gjithe personat me te cilet Lamaj ka pasur konflikte per shkak te detyres me qellim marrjen e tyre ne pyetje. Nderkohe qe policia dhe Prokuroria per Krimet e Renda po vazhdojne hetimet per zbardhjen e ketij atentati.

Deshmitari

“Nje person i dyshimte dje ne pallatin e Lamajt”

Grupi hetimor i formuar menjehere pas atentatit qe i mori jeten kryekomisarit, Dritan Lamaj ka marre ne pyetje deshmitaret per te zbardhur mekanizmin e ngjarjes. Mesohet se nje deshmitar i tha policise se kishte vene re pergjate gjithe dites se djeshme nje person i cili qendronte prane pallatit te Lamajt. Deshmite e mbledhura kane ngritur dyshime se ish-shefi i komisariatit te policise nr.6, ka qene nen vezhgim nga autoret para se te vritej dhe gjithcka ka qene e mireorganizuar. Ata kane gjetur momentin kur Lamaj ndodhej i vetem ne automjet ne mbremje dhe e kane ekzekutuar per te perfituar me pas nga erresira me qellim arratisjen duke u shpetuar prangave te policise. Disa lokale te cilat ndodhen prane vendit ku u ekzekutua kryekomisari ishin te mbushura me kliente por fatmiresisht asnje plumb nuk ka rrezikuar jeten e tyre. Mesohet se Lamaj kishte qene ne nje lokal dhe pasi kishte konsumuar nje kafe po kthehej ne banesen e tij por i eshte zene prite nga persona te panjohur te cilet i moren jeten.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi