Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rrëshqitjet masive të tokës ‘zhdukin’ një lagje në Mallakastër, 400 banorë të izoluar People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rrëshqitjet masive të tokës ‘zhdukin’ një lagje në Mallakastër, 400 banorë të izoluar People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrëshqitjet masive të tokës ‘zhdukin’ një lagje në Mallakastër, 400 banorë të izoluar

Shko poshtë

Rrëshqitjet masive të tokës ‘zhdukin’ një lagje në Mallakastër, 400 banorë të izoluar Empty Rrëshqitjet masive të tokës ‘zhdukin’ një lagje në Mallakastër, 400 banorë të izoluar

Mesazh nga WebMaster Tue 26 Feb 2013 - 4:17

MALLAKASTËR- 11 banesa janë shembur në fshatin Ngracie të komunës Qendër në Mallakastër, si pasojë e rrëshqitjes masive të dheut, ndërsa një lagje duket se është 'zhdukur', brenda një nate.

Mësohet se rrëshqitjet kanë ndodhur gjatë natës,ku banorët të alarmuar kanë braktisur shtëpitë. Mëngjesi i ka gjetur nën rrënoja, teksa përpiqeshin të shpëtonin çfarë të mundeshin nga orenditë e shtëpive.

Raportohet se nga rrëshqitja masive e tokës janë plasaritur edhe shumë banesa të tjera, të cilat rrezikojnë seriozisht shembjen.

Situata bëhet edhe më alarmante pasi si pasojë e rrëshqitjeve të dheut është shembur rruga e kësaj komune duke lënë të izoluar 400 banorë.

Në këtë situatë janë molizuar të gjitha forcat e policisë, Shtabi i Emergjenceve, vendorët, etj. të ciëet kanë akomoduar banorët momentalisht në një hotel, ndërsa po bëjnë të mundur nxjerrjen e orendive të banorëve nga shtëpitë e shkatërruara tashmë.

Fatmirësisht nga shembja nuk ka persona të lënduar, por gjendja në këtë fshat mbetet ende alarmante, pasi shembjet vazhdojnë.

RRËFIMI I BANORËVE
Rrëshqitjet e tokës kanë prekur një sipërfaqe prej 30 hektarësh, ndërsa banorët shprehen se alarmi është dhënë në orën 03:00 të natës, e më pas të gjithë kanë braktisur banesat.

“U ngritëm të alarmuar, kur na tha kunati dilni nga shtëpitë të shpëtojmë si njerëz, se ikëm. Shtëpitë janë shkatërruar komplet, nuk janë më të banueshme”, tha një banore.

Ndërsa një tjetër rrëfen “Direkt pati një tronditje të madhe dhe për gjysmë ore rrëshqitja u përhap nga deri tek shtëpitë që ishin 200 metra larg”, tha ai.

“Na u këput kollona e shtëpisë, dolëm të gjithë jashtë që të mos na zinte brenda. Ne duam ndihmë të nxjerrim plackat”, tha një tjetër banor.

“Kodra që kemi përballë është fundosur mbi 30-40 metra”, rrëfen një banor. “Pjesa e rrugës ka ikur rreth 200-300 metra”, shton ai.

OLLDASHI E NOKA INSPEKTOJNE SITUATEN
Ministri i Punëve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi si dhe ai i Brendshëm Flamur Noka iu kërkuan sot banorëve të fshatit Ngracie të komunës Qendër në Mallakastër të pranojnë evakuimin e autoriteteve pasi zona është e pasigurtë.

Reshjet e ditës së djeshme kanë shkaktuar dëmtimin e 15 shtëpive në fshatin Ngracie të komunës Qendër në Mallakastër, si pasojë e rrëshqitjes masive të dheut. Ndërsa, banorët janë evakuar dhe nuk ka të lënduar.

"Rreshqitja e dherave vazhdon ende dhe kjo zonë është e pabanueshme ndaj dhe banorët duhet të shpërngulen në një zonë të sigurtë", deklaroi ministri Olldashi. Më tej ai shtoi se rrëshqitja ka nisur në orët e vona të natës. "Situata ishte kritike dhe mund të shkaktonte viktima dhe dëme shumë më të mëdha. ne do të gjejmë një zgjidhje në kohë sa më të shpejtë për të sistemuar gjithë këta banorë", siguroi Olldashi. Aktualisht 11 familje jane sistemuar në ambjentet e hotel "Gjanica", ndërsa autoritet po shqyrtojnë mundësitë e një sistemimi e tyre.

Ndërkohë ministri Noka informoi se është ngritur komisioni për evidentimin e dëmeve materiale. Sipas kryetarit të komunës, Agron Kapllani, sipërfaqa e tokës që është zhvendosur si rezultat i rrëshqitjes është rreth 40 ha. Ndërkohë që rruga që lidh fshatin me Qendrën e komunës është bërë e pakalueshme.

(ma.ar/BalkanWeb)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi