Nis aventura e ‘Big Brother Albania 6′, profilet e 16 konkurrentëve
2 posters
Faqja 1 e 1
Nis aventura e ‘Big Brother Albania 6′, profilet e 16 konkurrentëve
Nisi mbrëmjen e të shtunës plot emocione, surpriza dhe mister edicioni i gjashtë i ‘Big Brother’, aventura 100-ditore që mbledh brenda një shtëpie njerëz të panjohur, të cilët do të jenë nën vëzhgim 24 orë në 24. Në shtëpi aktualisht ndodhen 16 konkurrentë, secili prej tyre me një sekret ose mision të veçantë dhe qëllimi i secilit gjatë qëndrimit në shtëpi është që ta ruajë sekretin e tij sa më gjatë.Po cilët janë personazhet e këtij reality show?
Banori i parë që hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishte Iliri, një 27-vjeçar, i cili jeton prej 9 vitesh në Firence, ku pret të diplomohet për arkitekturë. Bashkë me të pragun e shtëpisë e shkeli në të njëjtën kohë edhe Joana, 26-vjeçarja nga Tirana e diplomuar për farmaci, e cila ka ëndërr të ketë një farmaci të sajën.
Konkurrentja e tretë që hyri në shtëpi ishte Elona, e cila vjen enkas nga Parisi për t’u bërë pjesë e kësaj eksperience të jashtëzakonshme. Ajo është stiliste dhe ka punuar për shtëpi shumë të njohura të modës në Paris.
Blendi, një tjetër banor iu bashkua shtëpisë më pas. Ky konkurrent ka një mision të veçantë…në fakt bashkë me vëllanë e tij binjak identik Andi, kanë një mision të veçante…gjatë qëndrimit të tyrë në shtëpi ata do të jenë një person i vetëm. Pra për banorët do të jetë vetëm një konkurrent, por për publikun në fakt janë dy. Ata do të vishen dhe do të sillen njësoj…le të shohim si do të shkojë!
Olseni, nga Elbasani, por që prej vitesh jeton në Athinë u fut në shtëpi. Ai prezantohet si një djalë energjik, me shumë fantazi dhe ide, sidomos për të bërë biznes. Ky personazh i këtij ‘reality show’ futet jo me një sekret, por me një mision në BB6. Para banorëve tatuazhin, që ia ka dedikuar mamasë së tij, do ta paraqesë si tatuazhin dedikuar të dashurës.
Banorja tjetër është Etleva, e cila vjen nga Miloti dhe prej kohësh është transferuar në Tiranë, ku ndjek studimet për sociologji. Arma e saj më e fortë është fjala dhe komunikimi, ndaj beson se kjo do ta ndihmojë shumë gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.
Banori i parë që hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishte Iliri, një 27-vjeçar, i cili jeton prej 9 vitesh në Firence, ku pret të diplomohet për arkitekturë. Bashkë me të pragun e shtëpisë e shkeli në të njëjtën kohë edhe Joana, 26-vjeçarja nga Tirana e diplomuar për farmaci, e cila ka ëndërr të ketë një farmaci të sajën.
Konkurrentja e tretë që hyri në shtëpi ishte Elona, e cila vjen enkas nga Parisi për t’u bërë pjesë e kësaj eksperience të jashtëzakonshme. Ajo është stiliste dhe ka punuar për shtëpi shumë të njohura të modës në Paris.
Blendi, një tjetër banor iu bashkua shtëpisë më pas. Ky konkurrent ka një mision të veçantë…në fakt bashkë me vëllanë e tij binjak identik Andi, kanë një mision të veçante…gjatë qëndrimit të tyrë në shtëpi ata do të jenë një person i vetëm. Pra për banorët do të jetë vetëm një konkurrent, por për publikun në fakt janë dy. Ata do të vishen dhe do të sillen njësoj…le të shohim si do të shkojë!
Olseni, nga Elbasani, por që prej vitesh jeton në Athinë u fut në shtëpi. Ai prezantohet si një djalë energjik, me shumë fantazi dhe ide, sidomos për të bërë biznes. Ky personazh i këtij ‘reality show’ futet jo me një sekret, por me një mision në BB6. Para banorëve tatuazhin, që ia ka dedikuar mamasë së tij, do ta paraqesë si tatuazhin dedikuar të dashurës.
Banorja tjetër është Etleva, e cila vjen nga Miloti dhe prej kohësh është transferuar në Tiranë, ku ndjek studimet për sociologji. Arma e saj më e fortë është fjala dhe komunikimi, ndaj beson se kjo do ta ndihmojë shumë gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.
Re: Nis aventura e ‘Big Brother Albania 6′, profilet e 16 konkurrentëve
Arsimi, djali nga Prizreni, i cili punon në një organizatë humanitare, në kohën e lirë i përkushtohet pasionit të tij, fotografisë. Ai ka një studio, ku ka realizuar me dhjetëra sete fotografike. Në fund të mbrëmjes, vëllai i dha një mision Arsimit, i cili do të ketë në dorë fatin e një prej banorëve të shtëpisë. Arsimi do të zgjedhë njërin prej tyre për ta çuar në nominim të përhershëm, pra deri në fund të qëndrimit të tij në ‘Big Brother’.
Altina vjen nga Gjakova dhe është diplomuar për aktrim në Akademinë e Arteve në Prishtinë. Ka vendosur të vijë në ‘Big Brother’ pasi mendon se një aktore do të ndihej si në shtëpinë e saj këtu.
Banori që u fut në shtëpi më pas ishte Marselino, 25 vjec nga Berati, por prej vitesh jeton në Bari. Ai është bërë baba prej një viti dhe nga ky moment jeta e tij është e ndarë mes Tiranës dhe Barit. Në të njëjtën kohë me Marselinon u fut edhe Eldora, 27-vjeçarja që jeton në Tiranë, ka studiuar për gjermanisht, por ndërkohë ndjek studimet e dyta në degën e Infermierisë, e njëkohësisht punon në një agjenci udhëtimi.
Banori tjetër, që është edhe me moshën më të madhe në këtë show është Xhimi 44 vjeç, i cili e ka kaluar jetën duke shëtitur e jetuar në qytetet të ndryshme të Europës, pasi gjithnjë ka dashur të jetë një shpirt i lirë. Ndërsa banorja me moshën më të re në shtëpi ështëElena, 18-vjeçarja nga Tirana, e cila është modele e suksesshme. Eshtë familjarizuar me kamerat dhe dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes. Por ka një ves, shihet pa pushim në pasqyrë!!!
Anaidi, 27-vjeçari nga Tirana ka studiuar për gazetari, profesion të cilin pret ende ta ushtrojë. Kryesisht është marrë me biznese private, ndërsa thotë se jeta e tij ka qenë një aventurë, ku asnjë ditë nuk i ngjante tjetrës.
Banorja që hyri thuajse në fund në shtëpi ishte Olta, 25 vjeç nga Burreli, por që prej 15 vjetësh jeton në Londër, ku sapo ka përfunduar shkollën e lartë për biznes-ekonomi.
Një konkurrent vjen nga Prishtina dhe ai është Shpendi, 30-vjeçar, baba i një vajze 15 muajsh. Puna e tij lidhet me një aktivitet privat.Bashkë me të hyri edhe Jonilda, e cila vjen nga Parma ku punon si laborante dentare për të qenë pjesë e këtij show.
Re: Nis aventura e ‘Big Brother Albania 6′, profilet e 16 konkurrentëve
Cilat janë sekretet e banorëve tanë?
1.Jam talasemik
2.Ushtroj Taekwondo
3.Nuk flas me babanë prej 13 muajsh
4.Jam i martuar
5.Do të bëj një ndërhyrje estetike gjatë qëndrimit në ‘Big Brother’
6.Di 100 tekste kengesh përmendësh
7.Në moshën 4-vjeçare kam pirë duhan për arsye shëndetësore
8.Kam punuar si zhigolo
9. Jam fans i Real Madrid
10.Prej 11 vjetësh kujdesem për një person me nevoja specifike
11.Kam 100 palë këpucë
12. Kanuni ka prishur lidhjen time
13. Jam vegjetarian
Elona, 27 vjeç
Elona jeton prej 23 vjetësh në Paris me familjen. Ajo është një stiliste e diplomuar në një nga shkollat më të vjetra të modës në Paris. Vjen në “Big Brother” për të për të rivendosur lidhjet me realitetin shqiptar nga i cili është shkëputur prej kohësh.
Xhimi, 44 vjeç
Xhimi e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës duke shtëtiur e jetuar në qytete të ndryshme të Europës, pasi gjithnjë ka dashur të jetë një shpirt i lirë. Aktualisht jeton në Athinë dhe “Big Brother”-in e sheh si aventurën e radhës dhe një eksperiencë që duhej me doemos ta provonte.
Etleva
Mbushi 20 vjeç mbrëmjen kur u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother”-it. Etleva vjen nga Miloti dhe prej kohësh është transferuar në Tiranë ku ndjek studimet për Sociologji. Vjen në BB pasi beson se është një përvojë që do t’i ndryshonte jetën në të ardhmen e saj.
Altina, 26 vjeç
Altina vjen nga Gjakova dhe është diplomuar për aktrim në Akademinë e Arteve në Prishtinë. Numëron disa role në shfaqje të suksesshme teatrale në Kosovë. Futet në “Big Brother” për të sfiduar veten në një realitet të jashtëzakonshëm.
Elena, 18 vjeç
Banorja më e vogël e shtëpisë është njëkohësisht edhe modele e suksesshme. Është shumë familjare me kamerat dhe dëshiron të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Të ardhmen e sheh të projektuar në televizion dhe kjo është arsyeja kryesore e ardhjes së saj në BB.
Olseni, 27 vjeç
Olseni vjen nga Elbasani dhe prej shumë vitesh jeton në Athinë. Ai është një djalë që në jetë ka bërë me dhjetëra lloje punësh, me shumë iniciativa dhe vetëbesim ka arritur që të ngrejë bizneset e tij që në moshë fare të re. Vjen në BB pasi e intrigon ideja e bashkëjetesës me një të panjohur, por nuk fsheh dhe joshjen që ka nga çmimi final.
Shpendi, 30 vjeç
Shpendi vjen nga Prishtina ku ka menxhuar me sukses një biznes privat. Ai sapo ka dalë nga një marrëdhënie e gjatë, fryti i së cilës është një vajzë e vogël 15-muajshe, Liza, e cila është kthyer në motivin e jetës së tij. Vjen në BB me vetëbesimin se do të ecë përpara, sepse beson se ka një armë që do ta ndihmonte shumë në këtë sfidë: pozitivitetin.
Arsimi, 33 vjeç
Arsimi vjen nga Prizreni. Punon ne një organizatë humanitare dhe në kohën e lirë ai i përkushtohet plotësisht pasionit të tij më të madh, fotografisë. Ka një studio të tijën dhe ka realizuar me dhjetëra sete fotografike profesionale. Ardhja e tij në BB është realizimi i një dëshirë të madhe për të provuar emocione të forta dhe eksperienca jashtë së zakonshmes.
Iliri, 27 vjeç
Prej 9 vjetësh jeton në Firence, qytet të cilin ai e adhuron dhe e jeton në 360 gradë. Është larguar nga Shqipëria për arsye studimi dhe pret të diplomohet në Universitetin e Firences për Arkitekturë. Arsyet pse ai vjen në BB janë të shumta, por më kryesorja është se do t’i japë vetes një mundësi për të qenë dikush.
Anaidi, 27 vjeç
Lindur e rritur në Tiranë Anaidi ka studiuar Gazetari, profesion të cilin ende pret që ta ushtrojë. Jeta e tij ka qenë një aventurë ku asnjë ditë nuk i ngjante tjetrës. Vjen në BB pasi i duket si një mundësi e artë për të fituar shpejt famë e sukses!
Jonilda
Jonilda është 25 vjeç, vjen nga Puka, por prej 10 vjetësh jeton e punon në Parma të Italisë. Aty ushtron prej shumë kohësh profesionin e laborantes dentare, një punë të cilën ajo e bën me shumë dëshirë. Vjen në BB pasi e konsideron veten një lojtare shumë të mirë, gjithashtu do ta provojë veten sesa do arrijë të rrijë mbyllur në një ambient duke pasur parasysh natyrën e saj të lëvizshme.
Eldora 27 vjeç
Është rritur në Berat dhe prej disa vitesh jeton në Tiranë me familjen. Ajo ka studiuar për Gjermanisht dhe aktualisht po ndjek studimet e dyta, në degën e Infermierisë, e cila ka qenë një dëshirë e saj e hershme. Gjithashtu, prej disa kohësh punon në një agjenci udhëtimi duke pasur kështu një tjetër profesion në CV-në e saj. Vjen në BB për t’i vërtetuar vetes e të tjerëve se është e zonja për ta përballuar e vetme jetesën në një ambient të ri mes të panjohurish.
Marselino 25 vjeç
Marselino origjinën e ka na Berati, por prej vitesh jeton familjarisht në Bari. Ai nuk ka një profesion të tijin, por veten e konsideron një “gjithçkabërës” pasi nuk lodhet e nuk mërzitet nga asnjë lloj pune. Prej një viti është bërë babai i lumtur i një djali. BB e sheh si mundësinë që të rikthehet në Shqipëri e ta ndërtojë jetën me familjen e tij të re këtu.
Joana 26 vjeç
Joana vjen nga Tirana ku aktualisht jeton vetëm, pasi e gjithë familja e saj jeton në Greqi. Ka studiuar Farmaci dhe ëndrra e saj është që të ketë një farmaci të sajën. Vjen në BB për të provuar veten e saj në një ambient multikulturor brenda kontekstit të një loje.
Olta, 25 vjeç
Olta vjen nga Londra ku ka më shumë se 15 vjet që jeton me familjen e saj. Qyteti i saj i lindjes është Burreli ku rikthehet me shumë nostalgji për vitet e fëmijërisë. Është diplomuar për Biznes-Juridik në Londër, pavarësisht se puna e saj e ëndrrave do të ishte Make-up Artist. Vjen në BB për të rivendosur një marrëdhënie me vendin e saj të lindjes.
TCH
Re: Nis aventura e ‘Big Brother Albania 6′, profilet e 16 konkurrentëve
pfffffff viganin kisha fiksim po mdoli pfff mnejti ai kafsha mren
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Big Brother Albania 6
» Big Brother Albania 6 [LIVE]
» Big Brother Albania 5 në fillim të Shkurtit 2012
» Rilindi shijon aventura të çmendura
» Albania
» Big Brother Albania 6 [LIVE]
» Big Brother Albania 5 në fillim të Shkurtit 2012
» Rilindi shijon aventura të çmendura
» Albania
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi