Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Te gjithe lumenjte rrjedhin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Te gjithe lumenjte rrjedhin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Te gjithe lumenjte rrjedhin

Shko poshtë

Te gjithe lumenjte rrjedhin Empty Te gjithe lumenjte rrjedhin

Mesazh nga WebMaster Mon 16 Nov 2009 - 7:09

Mall i shpirtit tim
Për Durrësin

Më ka marrë malli Durrësi im i dashur
Të t’i shoh ty rrugët , bregdetin e lagur.
Rrugëve të tua si dikur të shëtis
Mes njerëzve të njohur shokë apo miq

Më ka marrë malli Durrësi im i dashur
Larg teje, për mua, jeta është e zbrazur.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te gjithe lumenjte rrjedhin Empty Re: Te gjithe lumenjte rrjedhin

Mesazh nga WebMaster Mon 16 Nov 2009 - 7:09

Durrësi
Ky qytet i mrekullueshëm për të cilin gjithnjë mall kam.

Ti zhurmë e këndshme e detit tim
Mes të cilës rritur jam unë
Je ninullë e shpirtit tim
Mbrëmjeve kur unë mbyll sytë për gjumë.

Ti rërë e plazheve të fëmijërisë sime
Përzier mes guackeve të mbledhura nga unë
Nga ajo vazë e vogël , më ngjall mijra kujtime
Më shpie pranë detit, edhe pse mes malesh jetoj unë.

Ju foto të mrekullueshme nga Durrësi im
Radhitur me aq kujdes albumeve jeni
Ju ruaj si gjenë më të shtrenjtë
Qetësimin e shpirtit tim, në brendësi ju keni.

Ju o ëndërra të shpeshta , që buzë detit më çoni
Më vjen keq kur sytë hap, që diku s’ju kam regjistruar
Jeni për mua kinema e çmalljes
Unë Oscar-ët e shpirtit ju kam dhuruar.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te gjithe lumenjte rrjedhin Empty Re: Te gjithe lumenjte rrjedhin

Mesazh nga WebMaster Mon 16 Nov 2009 - 7:09

Durrsaket.

Me lëkurën e bronxtë nga rrezet e diellit
Me të kaçurrelta flokët nga kripë e detit
Me ecje të këndshme trupin ato zhdredhin
Ne brendësi të tyre shikimet e djemve kredhin.

Vazhdojnë ecjen e tyre, pa kthyer kokën prapa
Edhe pse e ndiejnë që shumë djem janë ndalur në hapa
Shikime të mahnitura ata kane hedhur mbi to
I thone njëri-tjetrit , Hey , Durrsaket janë këto!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te gjithe lumenjte rrjedhin Empty Re: Te gjithe lumenjte rrjedhin

Mesazh nga WebMaster Mon 16 Nov 2009 - 7:10

Për ty nëna ime

Ah flokët e tu ,që këto vite shumë janë thinjur
Ah duart e tua,që ne të katërtëve na kanë rritur
Ah shpirti yt,një shkëmb i pazbuluar
Ah zemra jote, e forte dhe e duruar.

Kur do të kem rastin,dhe një herë ti prek
Kur do të kem rastin,dhe një herë ti ledhatoj
Kur do kem rastin,me sy të të shoh
Kur do kem rastin,zërin të ta dëgjoj.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te gjithe lumenjte rrjedhin Empty Re: Te gjithe lumenjte rrjedhin

Mesazh nga WebMaster Mon 16 Nov 2009 - 7:11

Për ju kam mall

Si jeni ? – Lajme çonëmi
Se malli më ka marrë
Si shkoni ? – Tregomëni
Se kam shumë muaj pa ju parë.

Besonëmi se si zjarr shpirti më digjet
Besonëmi se para mallit e pafuqishme jam
Dua të jem me ju , shpirtërisht këtu s’më rrihet
Por shpejt dot s’vij, ndaj shumë mall kam.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te gjithe lumenjte rrjedhin Empty Re: Te gjithe lumenjte rrjedhin

Mesazh nga WebMaster Thu 17 Dec 2009 - 11:45

Të dehur mbi tapet
Të gjitha tapetet e botës janë blu
Me pika rozë dhe bezhë,
Të gjithë qiejt e botës janë blu
Me yje rozë dhe bezhë,
Bota është e rrumbullakët
Rrotullohet rreth diellit
Njëzetekatër herë në minutë,
Ne jemi të rrumbullakët
Si fundi i gotave që pimë
Na mungojnë cepat dhe qoshet
Ku mund të flemë të qetë,
Seksi ynë është i rrumbullakët
Politika më shumë,
Rrotullohet rreth nesh
Njëzet e katër herë në sekondë
Pështjellim i gjithçkaje që ekziston
Në kokën tonë të rrumbullakët.

E vetmja gjë
Që normalizon këtë botë,
Është e vjella jote
I dashuri im.


Metamorfoza e kohës

Na u shfaq
Në formën e një rrethi të ndritshëm,
Ne brenda tij,
S’ishte veç fillimi i mpiksjes...
Tani masa gjigante e peltes
Shtyhet drejt nesh
Si milingona rrezikojmë të mbytemi.


Miku im

Të prenë në mes besëprerët
Miku im.
Nuk mundem të të shoh
Ulur në gjunjë
Me duart e mbledhura n bark
Nga të rrjedh vreri jeshil i hidhërimit.

Ngrije kokën, miku im,
Mos u turpëro nga fytyra shëmtuar
Prej dhimbjes,
Duar miqsh janë zgjatur drejt teje.
Ti i deshe të gjithë
Fatkeqët dhe fatlumët,
Kundërshtarët i le ta ngjyenin bukën
Në pjatën tënde,
Hape një derë ku ata hynë,
Veç ti dole,
I përcjellë me buzëqeshje imorale.

Miku im,
Mos bjer kurrë në kurth
Të rrosh me ëndrrën e hakmarrjes
Lëri besëprerët dhe bukëshkalët
Të kacafyten me njëri-tjetrin.


Kurora

Kurora me gjemba
Mbet përjetësisht
Mbi kryet e Krishtit.

Kurora e lavdisë
Shëtit kokë pas koke
Te mëkatarët.


Në vendin tim

Në vendin tim
Edhe yll të jesh
Stërpikesh me baltë.


Më respekt për të dehurin

Ju lutem,
Më respekt për të dehurin,
Më durim e tolerancë,
Nëse në majë të gjuhës
E keni fjalën: Ik pirdhu!
Thojani atë më mirë
Ndonjë kandidati për deputet
Në takimin e tij elektoral,
Apo ndonjë bejtexhiu
Që ju reciton vargjet e tij,
Ndoshta më mirë bashkëshortes
Që ju pret me të shara
Për këpucët me baltë…
Por kurrë
Mos ia thoni një të dehuri,
Vështrojini sytë e tij
Gati sa nuk plasin nga vetmia,
Ai vuan nga të vërtetat
Që do t’i thotë të gjitha
Por askush nuk e dëgjon,
Se ne njerëzit seriozë
Ndihemi të qetë
Mes gënjeshtrash.




Poshtë ka muzikë, shpirt...

Kënga Live

A e dëgjon, Shpirt, këtu poshtë këndohet,
Këtu poshtë njerëzit duan të këndojnë
Me qirinj të ndezur apo duar të ngritura lart,
Për t’i plotësuar, eja bashkohemi me ta.
Këtu poshtë bën ngrohtë nga frymët,
Trupat e tyre janë të ngjitur e të puthitur fort
Nga dëshirat. Jo për seks, as për lavdi,
Është diçka tjetër … dëshira e shpirtit…
MUZIKA.

Kënga e Nënës

Ata vazhdojnë të këndojnë edhe pse atje tej
Në një dritare shtëpie rri ndezur një qiri
I nënës, që heq grahmat e fundit të shpirtit,
Më ngadalë, ju lutem, se mos e zgjojmë
Ajo po shkon pas tetëdhjetë vjetësh
Si një mbretëreshë plakë
Në një botë me paqe e ndriçim të pafund,
Duke na lënë pas në terrin e jetës.
Ndërsa ne na duhet të këndojmë
Edhe kur shemben kullat e lavdisë
E poshtë tyre mbeten njerëzit
me ëndrrën e qiellit në shpirt,
Na duhet të këndojmë
edhe pse Krishtin e gozhdojnë përditë
Dhe Muhamedin e rrënojnë
në gërmadha hakmarrjesh
Ne kemi detyrën e vështirë –
të mos e pushojmë këngën.

Kënga e Turmës

A e ndien Shpirti im, ne jemi këtu poshtë,
Marrim dhe japim me frymën e të tjerëve,
Për ne të gjithë thuhet se jemi Popull
Dhe Turmë mund të na quajnë, nuk ka rëndësi,
I sheh ata atje tej, janë të droguar,
Kush tha se droga të vdes, ajo të bën të këndosh
Ata ëndërrojnë më bukur se ne;
s’merren me shpresa
Shpresat tona të fikura; këndojnë muzikë “live”.
Ata fëmijët që shtyhen atje tej
Nuk i nxë vendi; kufijtë tanë i mbysin.
Ndërsa prostitutat nuk kuptohen
këndojnë apo qajnë.
Midis nesh ka dhe qenër që lehin,
Ku i dihet, nga muzika bëhen më të mirë…
Si thua, Shpirt,
nuk jemi keq këtu, derisa këndohet!


Kënga e Tribunës

Ne jemi të gjithë këtu poshtë, po jemi vetëm
Zoti është aq lart sa gjëkundi s’duket,
Ndërsa tribuna pothuaj gjithnjë bosh,
Dhe kur dalin, ata duan vetëm t’i dëgjosh.
Ndaj jemi turmë e madhe, e shtrënguar, jetime.
Këndojmë të gjithë me qirinj të fikur
Fryu erë e fortë, s’ka kush të na i ndezë,
Në tribunë nuk duket këmbë njeriu
Dhe kur vijnë,
Nuk kanë me vete një fije shkrepse…

Kënga Jonë

Si thua, Shpirt, s’mund t’i lëmë këta vetëm
Por dhe ne vetëm nuk mund të rrimë.
Pa ta, ne s’mund të jemi Popull,
Pa ne, ata do t’i quanin Turmë.
Ne gjithnjë, o Shpirt, kemi qenë
Dhe do jemi me ta, këtu Poshtë,
Ndoshta mund të ngjitemi dhe Lart,
Ku i dihet jetës; e bëjmë një betim.
Po ti i paske duart e zëna! Edhe unë!
Puthemi buzë më buzë, në heshtje betohemi:
“Nëse ngjitemi ndonjëherë Lart
Do përpiqemi t’i dëgjojmë ata Poshtë!”


Kënga e Fundit

Hëm! Dhe kështu nuk shkon,
Pa muzikë…
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te gjithe lumenjte rrjedhin Empty Re: Te gjithe lumenjte rrjedhin

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi