Sheqeri nuk ndërlidhet me rrezikun nga diabeti
Faqja 1 e 1

Një kohë të gjatë është dyshuar që ushqimi i pasur me sheqer gjatë një periudhe më të gjatë kohore mund të çojë deri te rreziku i rritur nga zhvillimi i diabetit. Por këtë supozim e ka mbështetur një numër i vogël i dëshmive...
Hulumtuesit nga spitali Royal Victoria Hospital dhe Queen's University nga Belfasti së fundi kanë publikuar rezultatet e testimit klinik të kryer në 13 meshkuj të shëndetshëm, gjatë të cilit kanë hulumtuar ndikimin e konsumimit të sasive të mëdha të sheqerit në shëndetin vaskular dhe rezistencën e insulinës, për të cilën besohet se është shkaktar i diabetit të tipit II.
Dr. Steven Hunter dhe ekipi i tij vrojtimet e veta i kanë publikuar në revistën "Diabetes", dhe kanë theksuar që nuk ka pasur dallim në rezistencën e insulinës tek të testuarit të cilët gjatë gjashtë javëve 25 për qind të kalorive i kanë marrë nga sakaroza, e cila ka qenë pjesë e ushqimit të balancuar, dhe tek të testuarit tek të cilët kaloritë nga sakaroza kanë përbërë 10 për qind të sasisë së përgjithshme të kalorive. Kështu, të testuarit e parë gjatë ditës kanë konsumuar rreth 200 gramë sakarozë, derisa tjerët kanë marrë rreth 80 gramë.
Ushqimi i të dy grupeve gjatë të dy periudhave ka qenë i ngjashëm me përbërjen makronutritive (karbohidratet, yndyrat dhe proteinat), ndërsa dallimi ka qenë në zëvendësimin e sakarozit me niseshte. Rezistenca e insulinës është matur me standardin e artë.
Përveç kësaj, ushqimi i pasur me sakarozë (sheqer) nuk ka treguar asnjë ndikim të padëshirueshëm në shumë parametra tjerë metabolikë dhe fiziologjik, siç është elasticiteti i artereve, i cili ndikon në rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe profilin e glukozës në gjak.
Megjithatë, ushqimi mund të ketë ndikim të fuqishëm në rrezikun nga zhvillimi i diabetit II, ku ndikimi negativ i yndyrave të ngopura është dëshmuar më së miri.
Dr. Hunter këshillon që mënyra më e mirë për reduktimin e rrezikut nga sëmundja e diabetit është ndryshimi i stilit të jetesës: "Me siguri edhe faktorët tjerë të lidhur me ushqimin, si konsumi i tepërt i kalorive, si edhe faktorët e lidhur me stilin e jetesës siç është mos aktiviteti fizik dhe rritja e peshës trupore do të kenë ndikim më të madh se llojet e karbohidrateve."

Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» Autizmi ndërlidhet me moshën e etërve
» Kujdes, sheqeri ju plak
» Puna e natës ndërlidhet me kancerin e vezoreve
» Sheqeri i bardhë heq shtresat e vdekura të lëkurës
» Sheqeri në pijet e gazuara shkakton dhimbje në gjunjë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi