Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sa më pak punë të shtëpisë, më shumë kilogramë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sa më pak punë të shtëpisë, më shumë kilogramë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sa më pak punë të shtëpisë, më shumë kilogramë

Shko poshtë

Sa më pak punë të shtëpisë, më shumë kilogramë Empty Sa më pak punë të shtëpisë, më shumë kilogramë

Mesazh nga Alberti Mon 11 Mar 2013 - 7:51

Sa më pak punë të shtëpisë, më shumë kilogramë

Femrat kohën që e kalojnë në punët e shtëpisë gati e kanë përgjysmuar në 50 vitet e fundit dhe ky reduktim i kohës së kaluar në aktivitetet e shtëpisë shndërrohet në reduktim të konsiderueshëm të shpenzimit të energjisë, respektivisht në kilogramë të tepërt.
Sipas rezultateve të hulumtimit të publikuar në revistën PloS. One, femrat në vitin 1965 mesatarisht kanë shpenzuar 25.7 orë në javë për përgatitje,gatim dhe larje rrobave. Ndërsa deri në vitin 2010 kjo kohë ka rënë në 13.3 orë në javë. Fshirja me fshesë elektrike për shembull shpenzon 238 kalori, ndërsa larja e banjës rreth 200 kalori. Kur kësaj i shtohet edhe më shumë ulje se sa më herët në zyrë ose në shtëpi pranë televizorit kjo mund të çojë deri te shtimi në peshë, thotë udhëheqësi i hulumtimit, Edward Archer, nga Universiteti i Karolinës Jugore në Columbia.
Sigurisht, koha më e shkurtër e kaluar në punët e shtëpisë nuk është ndryshimi i vetëm në 50 vitet e fundit. Mjetet për pastrim janë bërë më moderne, nga fshesat elektrike me të cilat menaxhohet më lehtë, makina për larje të enëve deri te pajisjet elektrike për ushqim.
Derisa në vitin 1965 femrat gjatë javës kanë kaluar mesatarisht tetë orë të ulura para televizorit, në vitin 2010 kanë shpenzuar dyfish më shumë kohë - 16,5 orë. Kjo do të thotë që kohën e kaluar në punët e shtëpisë e kanë zëvendësuar me uljen para televizorit dhe kjo është reduktim i madh i shpenzimit të energjisë thotë Archer, dhe shton që ky ndryshim pa reduktim të konsiderueshëm të konsumit të ushqimi gjatë viteve mund të shndërrohet në kilogramë të tepërt.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi