Zhduket ditari i Latës
2 posters
Faqja 1 e 1
Zhduket ditari i Latës
Zhduket ditari i Latës
Është mbajtur seanca e parë në rigjykimin e tretë për Grupin e Llapit. Tre ish- luftëtarët e Zonës Operative të Llapit, Latif Gashi, Rrustem Mustafa dhe Nazif Mehmeti po akuzohen për një pikë të aktakuzës që ka të bëjë me kampin e UÇK-së në fshatin Llapashticë.
Për çdo ditë shënonte gjithçka çka ndodhte gjatë periudhës së luftës. E mbante këtë ditar që në rast se do të ndodhte diçka të jetë si një dëshmi e luftës që bëri UÇK-ja. Mirëpo pas 14 vitesh ai më nuk ekziston.
Ditari i luftës me autor Latif Gashin, ka humbur diku. Askush nuk e di ku gjendet dhe çka ka ndodhur me të. Këtë e konfirmoi prokurori i EULEX-it Charles Hardway të hënën gjatë shqyrtimit kryesor në rastin “Grupi i Llapit”.
Në fakt ishte mbrojtja ajo që kërkoi që edhe ditari të jetë pjesë e provave në lëndën e cila po trajtohet për herën e tretë.
Avokati Mexhit Syla kërkoi nga prokurori që ditari të rifutet në mesin e provave.
“Ai është kryeprovë nëpërmes të cilit saktësohet drejt se ku gjendej dhe çka bënte klienti im gjatë periudhës për të cilën akuzohet”, tha Syla.
Po, Hardway tha se ka disa vite që nuk dihet asgjë për ditarin. Në lidhje me këtë kryetari i Trupit Gjykues kërkoi nga prokurori që të urdhërojë shefin e hetimeve të bëjë një raport të detajuar në lidhje me këtë.
Ditari i Gashit ishte konfiskuar gjatë bastisjes së zyrës së Gashit më 28 janar i vitit 2002 kohë kjo kur edhe ishte arrestuar si i dyshuar për krime lufte.
Por, ditari asnjëherë nuk është futur si provë në gjykimet ndaj ish-luftëtarëve të Zonës së Llapit, mirëpo është evidentuar në proces verbal si prova me numrin 49.
Mbrojtja tha se ekzistimi i ditarit do të ishte alibi e mjaftueshme që Gashi dhe personat tjerë të mos akuzoheshin për ato që janë ngarkuar.
Megjithatë shqyrtimi kryesor filloi të hënën me leximin e aktakuzës nga ana e prokurorit Hardway. Gashi, Mustafa dhe Mehmeti akuzohen për një pikë të aktakuzës që ka të bëjë me rrahjen dhe torturimin paligjshëm të civilëve shqiptarë në një kamp të UÇK-së në Llapashticë të Podujevës.
Gjatë leximit të aktakuzës prokurori ka përmendur edhe pika tjera, si ndalimi i paligjshëm, arrestimi, mbajtja në kushte çnjerëzore, madje diku ka përmendur edhe vrasjet. Këtu ka reaguar mbrojtja por edhe i akuzuari Latif Gashi. Ai rikujtoi Trupit Gjykues se pikërisht një aktgjykim i mëhershëm për të njëjtin rast ka konkluduar se ndalimi i njerëzve të involvuar në luftë nuk konsiderohet si krime lufte, transmeton Express.
“Le të jetë kjo për histori të gjykatave që aktgjykimet e mëhershme kanë bërë të qartë se këto ndalime nuk kanë të bëjnë asgjë me krime lufte”, tha Gashi. Sido që të jetë mbrojta është e interesuar që të dëgjojë si dëshmitarë të gjithë ata që kanë qenë të ndaluar në kampin e Llapashticës nëse prokuroria mundet t’i gjejë ata.
Gjyqtari kërkoi nga prokurori që të bëjë të mundshme të dëgjojë të gjithë dëshmitarë, edhe ata që jetojnë jashtë vendit, qoftë edhe nëpërmes videolidhjeve.
Pika tetë e aktakuzës që pritet t’i nënshtrohet edhe një gjykimi akuzon tre ish-ushtarët e UÇK-së Latif Gashi, Nazif Mehmeti dhe Rrustem Mustafa se prej muajit tetor të vitit 1998 deri nga fundi i muajit prill i vitit 1999, duke vepruar në bashkërendim me persona të tjerë të paidentifikuar dhe në bazë të një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale, kanë urdhëruar dhe kanë marrë pjesë në rrahjen dhe torturimin e civilëve shqiptarë të Kosovës që mbaheshin në paraburgim në Llapashticë, në një përpjekje që të detyrojnë të paraburgosurit të pranojnë veprimet e tradhtisë ndaj UÇK-së.
Gjykata Supreme ka konstatuar se Gjykata e Qarkut e Prishtinës, në aktgjykimin e shpallur në tetor të 2009-s ka pasur shkelje procedurale nga kolegji gjyqësor. Supremja kishte anuluar dënimin e “Grupit të Llapit”. Latif Gashi ishte dënuar nga shkalla e parë me gjashtë vjet burgim, Rrustem Mustafa me katër dhe Nazif Mehmeti me tre vjet. Ky rigjykim do të jetë i treti. Gjykimi i parë ishte mbajtur në vitin 2003 nga UNMIK-u. Nga kjo gjykatë Rrustem Mustafa-Remi, ish-komandant Zonës Operative të Llapit të UÇK-së ishte dënuar me 17 vjet burgim, Nazif Mehmeti- komandant i policisë ushtarake në këtë zonë me 13 vjet, Latif Gashi-Lata, komandant i sektorit informativ të UÇK-së në Zonën e Llapit me 10 vjet dhe Naim Kadriu-Lumi, pjesëtar i policisë me 5 vjet burgim, i cili ka vdekur në një aksident komunikacioni. Por Gjykata Supreme e Kosovës, në vitin 2005, e kishte prishur lëndën dhe e kishte kthyer në rigjykim.
Seanca do të vazhdojë nesër në orën 10 ku fjalën e tij do ta paraqesë i akuzuari Latif Gashi.

Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Re: Zhduket ditari i Latës
esht gje i rendsishem ky ditari?
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Ditari im!!
» DITARI I MEDITIMEVE
» SHËNIM I NJË DITARI
» Ditari i Ndjenjave...
» Ditari 400 faqesh i Adolf Hitler
» DITARI I MEDITIMEVE
» SHËNIM I NJË DITARI
» Ditari i Ndjenjave...
» Ditari 400 faqesh i Adolf Hitler
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi