Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
SHËNIM I NJË DITARI People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
SHËNIM I NJË DITARI People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHËNIM I NJË DITARI

Shko poshtë

SHËNIM I NJË DITARI Empty SHËNIM I NJË DITARI

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 28 Mar 2009 - 1:58

Nga ditari
i jetës sime:





SI E MBIJETOVA ATENTATIN NË HOTELIN “KRISTAL” NË
GJILAN






Ishte vjeshtë e vonë e vitit 1989, vit ky , kur Sllobodan
Millosheviqi me tanke e suprimoi Autonominë e Kosovës dhe
Kushtetutën e vitit 1974, në bazë të së
cilës, Kosova ishte element konstituiv i federatës
jugosllave.


Për ta mbrojtur këtë suprimim dhe për t’ i
bërë “terbije” shqiptarët e pa kënaqur,
Millosheviqi kishte dërguar në Kosovë forca të
mëdha të njësive speciale policore të përbëra
nga të gjashtë ish republikat e federatës jugosllave,
si dhe nga dy krahinat autonome.


Pjesëtarët e këtyre njësive speciale , në
qytetin e Gjilanit, ishin të vendosura në objektet e
hotelit “Kristal”, i cili gjendet viza-vi me ndërtesën
e Sekretariait Komunal të Punëve të Brendshme,
Milicisë, gjykatave dhe burgut të qarkut të këtij
qyteti.


Atë botë, unë isha i angazhuar që të këndoj
në këtë hotel, si këngëtar popullor me
kontratë dhe me pagesë të mirë mujore, pagesë
kjo që bëhej nga shteti.


Në hotelin “Kristal”, programi muzikor fillonte nga
ora 20.00 dhe përfundonte në ora 23.45 minuta . Këndohej
me program të caktuar sipas dëshirave të këngëtarëve
të angazhuar, e jo sipas porosive të mysafirëve, apo
“bakshisheve” të adhuruesve.


Programi muzikor ishte i konceptuar zyrtarisht në tri gjuhë
kryesore të këtij mjedisi dhe atë: 15 minuta në
gjuhën shqipe, 15 minuta në gjuhën serbishte, 15
minuta në gjuhën turke dhe 15 minuta pushim. Në kuadër
të atyre 15 minutave të dedikuara për muzikën
turke , mund të këndohej edhe ndonjë këngë
rome, apo të ndonjë populli tjetër ballkanik.


Kryesisht, ishim të angazhuar 3 këngëtar –
solist popullor: një për këngët shqipe, një
për këngët serbe dhe një për këngët
turke.


Në kohën për të cilën po flasim, për
këngët popullore shqipe isha i kontraktuar unë, për
këngët në gjuhën serbe ishte e angazhuar një
këngëtare serbe nga Nishi, kurse për këngët
në gjuhën turke, rome dhe ballkanike, ishte e kontraktuar
këngëtarja e mirënjohur universale Arife Beqir Baliqi,
nga Shkupi , e cila këndonte në mënyrë fantastike
në gjithsejtë 13 gjuhë të ndryshme dhe kishte një
zë brilant .


Salla e hotelit, për çdo mbrëmje ishte plot e
përplot mysafirë nga të katër anët e
Kosovës. Pjesëtarët e njësiteve speciale të
policisë jugosllave, herë pas here kalëronin nëpër
sallën, korridoret dhe lokalet e këtij hoteli, sa për
t’ua bërë me dije qytetarëve shqiptarë se
“ne jemi këtu!”


Personeli shërbyes hotelier ishte i përzier shumetnik,
ndonëse Drejtori i hotelit dhe shefi i sallës ishin
shqiptarë. Në mesin e punëtorëve shankistë
të këtij hoteli, ishte një femër flokëbardhë
serbe, e cila quhej Goca . Ajo gjatë tërë kohës
sa ishte në orar të punës, shihej qartë se ishte
një nacionaliste shumë e ngarkuar, e cila dukej se po
mundohej që t’ i përmbajë shqiptarët me një
lugë !


Unë, përveç që këndoja këngë të
ndryshme popullore shqiptare, shumë herë nga kureshtja dhe
dëshirat e mysafirëve, e merrja me veti edhe çiftelinë
, të cilën e akordoja dhe e kombinoja me orkestrinën
popullore, e cila tingëllonte aq bukur, sa bëhej sensacion
dhe atmosferë e bujshme në sallën e mysafirëve .


Çiftelia dhe kënga ime, iu kishin bërë helm e
vrer në zemër, asaj shankistes serbe të quajtur Goca!


Vetëm tri ditë, para se të ndodhte më e keqja,
Goca iu kishte shprehur “në besim” njërit prej
kamerierëve të hotelit, duke i thënë kështu:


“Sve, sve...Ali, kad ga qujem ovoga shipca , kako peva i sfira
na tu cigulku, meni zhivot mi se gadi , ne mi se zhivi i ne mi se
radi!”


“Krejt, krejt... Por , kur po e dëgjoj këtë
“shipc”,(kështu na quanin ne shqiptarëve, në
shenjë përbuzje e nënçmimi, serbët) se si
po këndon dhe si po luan me atë farë “cigulke”(me
këtë shprehje ofenduese dhe nënçmuese e quanin
instrumentin tonë kombëtar – çiftelinë),
mua po më gërditet jeta, nuk po më jetohet dhe nuk po
më punohet”!


Kamerieri shqiptar, të cilit Goca ia kishte qarë hallet
“në besim”, menjëherë më tregoi mua,
se çka po sillet rreth meje , në këtë hotel!


Vetëm tri net, prej asaj bisede në mes të Gocës
dhe kamerierit, forcat speciale policore e kishin përgatitur
skenarin për likuidimin tim fizik!


Atë natë, si zakonisht, në ora 23.45 minuta, shefi i
sallës së hotelit i fiku dritat dhe dha shenj për
fajron , me çka edhe muzika pushoi programin. Po sa u fikën
dritat, në sallën e hotelit, papritur, u futën 6
policë special të armatosur deri në dhëmbë !
Njëri prej tyre që e drejtonte ekspeditën, bërtiti
me një zë të lartë urdhërdhënës:


“Svi ostali muzikanti i gosti vani, a ti sliko stani tamo kod
daske mirrno i nemoj da mi se pomeravash!”


“Të gjithë muzikantët tjerë dhe mysafirët
– përjashta, ndërsa ti fotografi (aludon tek unë)
qëndro atje tek dërrasa gatitu dhe mos më lëviz
!”


Mysafirët dhe muzikantët e frikësuar ikën me të
shpejt përjashta hotelit, ndërsa brenda mbeta vetëm
unë dhe personeli shërbyes i hotelit, të cilët
mbetën pa pikë gjaku në fytyrë duke shikuar me
habi se çfarë do të ndodhë tani me mua?!


Unë, sipas urdhrit të tyre, u mbështeta për ato
tabela të drunjta , të cilat e ndanin sallën e hotelit
në një lloj separje të veçantë dhe po pres
se çfarë do të ndodhë tani me mua?! Policët
special, qëndronin para meje me automatikë të
përgatitur për veprim!


Polici i cili e udhëhiqte ekspeditën , mu drejtua mua me
një zë të lartë tmerrues :


“Jebali smo ti majku shiptarsku veqeras ! Neqesh vishe u tvom
zhivotu , ni da nam pjevash, ni da nam sfirash na tu tvoju cigulku!
Veqeras ti je zadnja noq, i oprosti se od ovog zhivota !”


“Ta kemi qi nënën shqiptare sonte ! Në jetën
tënde, më nuk do të na këndosh, as të na
luash në atë farë cigulken tënde !(Cigulka e
quanin me përbuzje çiftelinë, që do të
thotë “magjupëz”). Sonte është nata
jote e fundit dhe përshëndetu nga kjo jetë!”


Unë, u shtanga në këmbë nga habia, se si mund të
më vrisnin pa kurrfarë paralajmërimi, pa kurrfarë
vepre dhe pa kurrfarë gjyqi ?!


Mora forcë dhe ju thashë: “Ju, jeni të
gjithëfuqishëm ! Keni forcën, ushtrinë, policinë,
armatimin dhe shtetin tuaj! Andaj, mund të më vrisni pa
asnjë problem, por kjo nuk është trimëri për
një shtet, që ta vret një këngëtar në
vendin e vet të punës!”


Ata, ma shanin nënën shqiptare pa ndërprerë dhe
më thoshin në gjuhën e tyre:”Tash do ta shohësh
ti!”


Në atë rrëmujë të pa parë dhe të
pa imagjinuar, në kokën time më erdhi një ide
budallallëku, të cilën e shfrytëzove si në
formë humori, dhe ju thash:


“Ju po më vrisni ! Por , unë kam dëgjuar nga të
tjerët se njeriun para se ta ekzekutojnë, ia japin shansin
për ta shprehur dëshirën e fundit në jetën e
tij! Ju, ndoshta do të ma jepni së pakut këtë
mundësi!”


Njëri prej tyre , më shau :”Shihe, shihe! Nënën
ja q....sha, ende po di edhe të filozofojë!”


Udhëheqësi i ekspeditës, që turrej më së
shumti drejt meje , ju tha kolegëve të tij, si me ironi:


“Pa, hajde t’ a dëgjojmë se çka po
llomotitë dhe çfarë dëshire të fundit ka!
Ta dëgjojmë dëshirën tënde të fundit!”


Unë, ju thash: “Po unë e di se ju nuk do të ma
merrni për serioze, por dëshira ime e fundit, para se të
më pushkatoni, është që në shenjë
përshëndetje nga kjo botë, të ulemi bashkë
dhe t’ u qerasi ma nga një pije, për nderë që
do të më vrisni!”


Që të gjithë, u qeshën me ironi dhe si në
kor, ma shanë edhe njëherë nënën shqiptare!


Njëri prej tyre, iu tha kolegëve të vet:”Pa,
hajde të ulemi dhe t’ ia plotësojmë edhe këtë
dëshirë të fundit, në jetën e tij!”


U ulën te të gjashtit rreth një tavoline dhe unë
në mesin e tyre. E thirren kamerierin që t’i
shërbejnë dhe porositën pijet e preferuara. Kamerieri
i solli pijet duke u dridhur si thupra në ujë, nga frika
dhe tmerri që pritej të ndodhte atë natë me mua!


Duke i pirë pijet që i porositën, sërish në
kokën time, si në budallallëk , më erdhi edhe një
ide dhe e pyeta udhëheqësin e ekspeditës:


“Zotëri, po më vjen shumë keq, por në sytë
e tu, po e lexoj një vuajtje dhe shqetësim të madh
shpirtëror?!”


Polici – udhëheqës i ekspeditës, mu përgjigj
:


“Po. Kam shqetësim dhe problem shumë të madh
jetësor!”


Unë, i thash: “Po, a mund ta di se për çfarë
problemi bëhet fjalë?”


Kryepolici tha:


“Jam martuar qe 12 vjet me një vajzë që e kam
dashur shumë dhe e dua shumë! Por, që nga martesa e
deri në ditët e sotme, nuk më ka falur Zoti, fëmijë
kurrë! Jam shumë i shqetësuar për këtë!
Me u nda me gruan, po më dhimbet ! Nuk kam lënë kund
mjek, as pop, as hoxhë, as tyrbe, pa kërkuar ilaç
për te, por të gjitha kanë përfunduar pa sukses!”


Atëherë, ndërhyra unë:- Ju, i paskëshit
sprovuar të gjitha dyert, por vetëm aty ku e keni ilaçin
e sigurt, nuk e paskëshit sprovuar! Edhe pse Ju , po më
vrisni sonte mua, unë megjithatë, do t’ ua tregoj
vendin se ku mund ta gjeni ilaçin e vërtetë dhe të
sigurt!


Kryepolici:-“A është kjo e kjo e mundur, që të
gjendet ende ndonjë vend ilaçi për mua, e që
nuk e kam sprovuar?”


Unë:- Po si jo! Ju, të gjitha dyert i paskëshit
sprovuar, por vetëm tek Baba Sheh, nuk paskëshit qenë!
Unë, e kam në Prizren një mik shumë të mirë,
që është edhe Baba Sheh dhe ai po deshi, vetëm
një herë do t’ i fryjë gruas tënde dhe do
t’ ia bëjë ato duatë e veta dhe Ju, pas 9 muajsh
do të jeni me djalë! Unë, mund t’ ua jap adresën
e Tij , edhe pse do të më vrisni, por i tregoni Babës
Sheh, se tek Ju, më ka qua Demir Krasniqi!


Kryepolici:- “ A është e mundur kjo?”


Unë: - Me garancion për 9 muaj !


Kryepolici e thirri kamerierin:-“Kamarier ! Të lutëm,
na e sjell edhe një rund pije!”


Unë:- Nuk mund të pi më asgjë, sepse po e pres
ekzekutimin Tuaj!


Kryepolici:- “Jo! Ti, nuk do të vritesh sonte! Por, nesër
unë do ta gjej një veturë dhe do të shkojmë
së bashku në Prizren! Sonte shko në shtëpi e
pusho , e tani do të shihemi!”


U nisa si i dehur, për të shkua në drejtim të
shtëpisë sime, por gjatë tërë rrugës
prisja se kur do të më vijnë mbrapa dhe do të më
shpojnë plumbat e tyre!


Që nga ajo natë, më kurrë nuk e kam pa atë
polic, por nga disa njerëz kam arritur që të mësoj
vetëm atë, se ai kishte qenë nga fshati Partesh i
Gjilanit, por që askush nuk ia dinte emrin dhe mbiemrin!


Kështu e mbijetova këtë atentat, duke i përdorur
trikat e “Babës Sheh” dhe kjo fatmirësisht ,
ndezi për të mirë dhe shpëtim nga vrasja e sigurt
!






Demir KRASNIQI
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi