Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Cyrih: Prokuroria kërkon burg të përjetshëm për Shani S. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Cyrih: Prokuroria kërkon burg të përjetshëm për Shani S. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cyrih: Prokuroria kërkon burg të përjetshëm për Shani S.

Shko poshtë

Cyrih: Prokuroria kërkon burg të përjetshëm për Shani S. Empty Cyrih: Prokuroria kërkon burg të përjetshëm për Shani S.

Mesazh nga Alberti Mon 8 Apr 2013 - 6:58

Cyrih: Prokuroria kërkon burg të përjetshëm për Shani S.

Në Gjykatën e Qarkut në Pfäffikon të Cyrihut ka filluar sot gjykimi i Shani S., të cilin aktakuza e ngarkon për vrasjen e kryer më 15 gusht 2011 të së shoqes, Sadete S., dhe shefes së zyrës për punë sociale në Pfäffikon, Daniela H.Gjykimi që po mbahet me masa të veçanta sigurie, dhe që parashihet të zgjasë dy javë, po karakterizohet nga një interesim i madh i medieve.
Në seancën e sotme, të parë të procesit, Shaniu, i pyetur nga kryetarja e trupit gjykues, është thënë se ndjehet mirë por ka frikë dhe turp. Sipas tij, problemet me të shoqen patën filluar nga viti 2008. Ajo po i largohej atij pasi që ai nuk mund të zhvillonte më marrëdhënie seksuale me të. Kishte po ashtu edhe probleme financiare, ka shtuar Shani S.

Pyetjes së gjyqtares nëse ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tij, Shaniu i është përgjigjur se çdoherë u ka tërhequr vërejtjen në fillim, dhe vetëm kur “nuk kanë dëgjuar”, ai i ka rrahur, transmeton albinfo.

“Kur problemet filluan të rriteshin unë e kam humbur vetëpërmbajtjen dhe ka ndodhur edhe që t`i rrihja”. Ndërkaq, sipas padisë, fëmijët kanë dëshmuar se rrahjet kanë qenë të përditshme.

Ai flet me zë të ulët dhe u shmanget pyetjeve rreh fajësisë së tij. Shaniu thotë se gruaja vazhdimisht i ka thënë se nuk është më burrë. Viteve të fundit ai, si pensionist invalidor ka qëndruar më shumë në shtëpi ku është falur ose ka shkuar në xhami. Ndërsa gruaja gjatë kësaj kohe ka punuar.

Në fillim të procesit janë bërë dy ndërprerje. Së pari është diskutuar për përjashtimin nga seanca të një gazete bulevardeske pasi që ka publikuar fotografi të paautorizuara të të akuzuarit. Pasi që kjo është hedhur poshtë nga gjykata, mbrojtja ka kërkuar ndërprerjen e sërishme, pasi që kërkon që trupi gjykues të hedhë poshtë ekspertizën psikiatrike. Për këtë të fundit do të vendoset të mërkurën.

Si shkas të drejtpërdrejtë për krimin, padia përmend një grindje të shkurtër me bashkëshorten. Shaniu ka përcjellë Sadeten gjatë pauzës së drekës kur ajo po shkonte drejt shtëpisë. E kishte kapur për krahu dhe e kishte pyetur nëse ajo vërtetë po donte të ndahej nga ai. Ajo i ishte përgjigjur duke i thënë se ai duhej t` hiqej prej sysh se ai nuk ishte burrë për të dhe se ajo kishte një burrë tjetër. Pas kësaj Shaniu nxjerr revolen nga xhepi i pantallonave dhe e qëllon Sadeten nga afërsia e drejtpërdrejtë. Ajo vdes në vend.

Pas kësaj vrasjeje, Shaniu shkon drejt ndërtesës së komunës ku pret se cila nga dy nëpunëset përgjegjëse për çështje sociale do të dilte e para. E para doli Daniela H., e cila ishte përgjegjëse e drejtpërdrejtë e tij (si përfitues i ndihmave sociale) dhe ai e qëlloi atë me revole drejt në kokë. Daniela vdes në spital, pak orë më vonë.

Prokuroria, për veprën penale vrasje të shumëfishtë ka kërkuar dënim me burg të përjetshëm për Shaniun.

Procesi është duke vazhduar.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi