Avokati Gashi: Prokurori synon prishjen e kredibilitetit të Limajt
Faqja 1 e 1

Është mbajtur seanca e parë gjyqësore sot në rastin e Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit të Kosovës (MTPT), në të cilin rast janë të akuzuar ish-ministri i saj, Fatmir Limaj, dy vëllezërit e tij, Demir dhe Florim Limaj, ish-këshilltari dhe njëherësh ish-shef i kabinetit të Fatmir Limajt aso kohe, Endrit Shala, ish-shefi i prokurimit, Nexhat Krasniqi, dhe i akuzuari Gani Zogaj.
Qysh në fillim të seancës, mbrojtja e ka kundërshtuar aktakuzën në tërësi, duke e quajtur atë si të paligjshme, me arsyetimin se ngritja e saj është bërë gjashtë muaj më pas skadimit të afatit për hetime.
Tomë Gashi, avokat mbrojtës i Fatmir Limajt, duke u mbështetur në nenin 155 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës (KPPK), ka thënë se ka kaluar koha e hetimeve para ngritjes së aktakuzës fillestare, duke shtuar se sipas këtij neni, hetimet duhet të pushojnë.
Ai më tej ka kërkuar nga gjyqtarja e këtij rasti që fillimisht të marrë vendim lidhur me legjitimitetin e ngritjes së aktakuzës, e më pas të vendoset për leximin apo jo të saj.
Gashi ka kërkuar që aktakuza të mos lexohet, pasi që ai e konsideron si joligjore.
Mendim të njëjtë me kolegun Gashi ka pasur edhe avokati i Nexhat Krasniqit, Bajram Tmava, i cili po ashtu ka kërkuar që aktakuza të mos lexohet, për shkak se ngritja e saj ka ardhur gjashtë muaj pas skadimit të afatit për hetime.
“Ne kemi deklaruar që kjo aktakuzë përveç se është jo e ligjshme, është jo e drejtë dhe prokurori, ju e pat që insistonte gjithmonë që sa më tepër që është e mundshme të prishë kredibilitetin e Fatmir Limajt, mendoj se qëllimi i tij është shumë lehtë i identifikueshëm, por edhe mbrojtja ka argumentet e shumë të forta të cilat do t’i përdorë gjatë prezantimit të mbrojtjes”, ka thënë ai.
Po ashtu, Destan Rukiqi, avokat mbrojtës i Demir Limajt, ka kërkuar që të mos lexohet aktakuza pa u vendosur fillimisht rreth legjitimitetit të saj.
Rukiqi po ashtu ka treguar se si prokurori i ka zgjeruar hetimet ndaj klientit të tij, në mënyrë që të jashtë ligjshme, prandaj mbi këtë bazë, ai e ka konsideruar të paligjshëm aktakuzën.
Prokurori në fjalën e tij ua ka tërhequr vërejtjen avokatëve mbrojtës se gjatë paraqitjeve të tyre po e përdorin fjalën “keqpërdorim”, duke thënë se avokatët nuk kanë të drejtë ta bëjnë një gjë të tillë, përveç gjyqtarit.
Duke i parë kundërshtimet e palëve, gjyqtarja tha se palët mund t’i paraqesin kundërshtimet e tyre me shkrim.
Për të marrë një vendim lidhur me ligjshmërinë e ngritjes së aktakuzës fillestare, gjyqtarja mori 10 minuta pauzë, për t’u kthyer më pas me një vendim fatkeq për mbrojtjes. Ajo hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes se ngritja e aktakuzës së parë është bërë në mënyrë në kundërligjshme.
“Hedhet poshtë kërkesa e mbrojtjes për hedhjen e aktakuzës fillestare”, ka thënë shkurtimisht gjyqtarja duke e kumtuar vendimin e saj.
Prokurori gjatë seancës ua ka dorëzuar nga një CD mbrojtjes, në të cilën prokurori ka thënë se janë disa dokumente dhe shënime për lëndën.
Edhe pse mbrojtja fillimisht e pranojë CD-në nga prokurori, ata më pas e kundërshtuan atë, duke kërkuar që për ato që janë në CD t’ua sjellë në mënyrë të shkruar.
Gjithashtu, mbrojtja është ankuar se atyre u mungojnë një sërë dëshmish në lëndën në fjalë, duke i kërkuar ato nga prokurori.
Gjyqtarja ka kërkuar nga mbrojtja që brenda pesë ditësh ta përpilojë një listë të dëshmive që u mungojnë, si dhe na obliguar prokurorin që po ato t’ua sigurojë mbrojtjes po ashtu në afat prej pesë ditësh.
Për ta vërtetuar mungesën e dëshmive në lëndë, Mahmut Halimi, avokat mbrojtës i Florim Limajt, i është drejtuar prokurorit duke i thënë se a mund t’ia gjejë vetëm një dëshmi në shkresat e lëndës në të cilën e mbështetë aktakuzën ndaj klientit të tij, duke shtuar se ka shumë dëshmi që mungojnë dhe nuk i janë dorëzuar atij nga prokurori, e që sipas tij, është një nga gjërat më elementare për një ballafaqim dhe gjykim të drejtë.
Kur erdhi koha e leximit të aktakuzës, aty pati përplasje palësh, ku prokurori insistonte që ajo të lexohej në tërësi, kurse mbrojtja kërkonte që ajo të mos lexohej fare, por të konsiderohej se është lexuar.
Pas një sërë polemikash, gjyqtarja, duke u bazuar në Kodin e ri të Procedurës Penale të Kosovës, tha se prokurori ka të drejtë ta bëjë një gjë të tillë. Leximi i saj e mori tërë pjesën e dytë të seancës, por sërish nuk u lexua e tëra dhe mbeti të lexohet të mërkurën, prej orës 9:30 në Gjykatën e Apelit.
Për më tepër, të pandehurit në këtë rast aktakuza i ngarkon me krim të organizuar, përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, lidhje të kontratave të dëmshme, shpërdorim të detyrës zyrtare, marrje të ryshfetit, dhënie të ryshfetit, keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi, pastrim i parave, pengim i të provuarit, armëmbajtje pa leje, mosdeklarim i parave të pranuara gjatë fushatës, shpëlarje parash.

Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» Maliq, përplasje për prishjen e një ndërtese
» AKR-ja vlerëson jo të drejtë deklarimin e Limajt
» Limajt i caktohen dy gjykime në të njëjtën kohë
» Një orë në Prokurori
» pershendetje nga avokati i erresires

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi