Zhvarrosen mbetjet mortore nga varreza në veri të Mitrovicës
Faqja 1 e 1

Dje, Departamenti për Mjekësi Ligjore (DLM) dhe Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës (NJHKL) të EULEX-it, me mbështetjen e Policisë së Kosovës, e kanë kryer një operacion në terren në varrezat myslimane në pjesën veriore të Mitrovicës.
Me këtë rast u gjetën mbetjet mortore të shtatë personave që supozoheshin të zhdukur, ndërsa janë gjetur edhe dy pjesë skeletore tjera. Viktimat janë zhvarrosur prej varreve të pashënuara që shtriheshin në pjesën e sipërme dhe atë të poshtme të varrezave.
Gjatë këtij operacioni janë lokalizuar edhe katër varre të mundshme.
Kjo ishte rezultat i disa javëve të analizave të dokumenteve të ndryshme që datonin nga konflikti i viteve 1998-1999. DML i EULEX-it beson se në këtë lokacion mund të ketë edhe më shumë varre tjera të pashënuara dhe do të kërkojë urdhëresa tjera nga prokuroria për më shumë zhvarrime në të ardhmen.
Gjatë këtij viti EULEX-i dhe DML-ja i kanë kryer 18 operacione në terren në Pejë, pjesën jugore të Mitrovicës, pjesën veriore të Mitrovicës, Suharekë, Prizren, Gjakovë, Klinë dhe Skenderaj. Shtatë nga këto kanë rezultuar me zhvarrime ku janë gjetur mbetjet mortore të 28 personave.

Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» Një i vdekur dhe 10 të plagosur në protestën në veri të Mitrovicës
» Topi nuk dekreton Ligjin për mbetjet: Kuvendi t’a përmirësojë
» Pesë të dënuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës
» Varreza St. Louis Number One
» Varreza Goodleburg dhe doktori qe bente abortime te paligjshme

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi