E majta kryeson ne 10 qarqe: Fiton 84 mandate
Faqja 1 e 1

Koalicioni i majtë ka fituar zgjedhjet kur janë numëruar 62% e kutive të votimit. PS merr 66 mandate, LSI 16. E majta kryeson në 10 qarqe, PD vetëm në Kukës.
Pas numërimit të 3512 kutive, nga 5508 që janë gjithsej.
Rezultati i zgjedhjeve, kur janë numëruar 62 për qind e kutive të votimit në rang vendi.
PS merr 66 deputetë, LSI 16, koalicioni i PD 56 .
Koalicioni i majtë i drejtuar nga Partia Socialiste, sipas të dhënave paraprake, arrin rreth 84 mandate në Parlamentin e ardhshëm. Sipas projeksionit me të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste arrin në zgjedhjet e 2013-s 66 mandate deputetësh, ndërkohë që në vitin 2009 fitoi 65 mandate në Parlament. Sipas rezultatit të KQZ-së, ka arritur të sigurojë në shkallë vendi 436.854 vota deri sot, në orët e para të ditës së sotme, kur ishin numëruar 3470 nga 5508 qendra votimi gjithsej, ose 62 për qind e kutive të votimit. Ndërsa një peshë të madhe, sipas të dhënave të KQZ-së, pritet të ketë Lëvizja Socialiste për Integrim, që në zgjedhjet e 2013-s mund të arrijë shifrën e 16 mandateve në të gjithë vendin, nga katër mandate që arriti të marrë në zgjedhjet e vitit 2009. Sipas të dhënave paraprake, Lëvizja Socialiste e Ilir Metës arrin të sigurojë në qarkun e Tiranës tri mandate, ndërkohë që fiton mandate në qarqet e Fierit, Elbasanit dhe Beratit. LSI, në shkallë vendi sipas të dhënave paraprake, ka arritur të marrë 115.481 vota. Ndërkohë që në kampin tjetër, koalicioni i djathtë sipas projeksionit të dhënave paraprake arrin të marrë deri në 56 mandate deputetësh, nga 70 që arriti të sigurojë në zgjedhjet e 2009-s. PD, sipas të dhënave paraprake, ka arritur të marrë në shkallë vendi 317.007. Sipas kutive të numëruara deri më tani në të gjithë vendin, Partia Demokratike merr në Parlament 48 mandate deputetësh, ndërsa pjesa tjetër e mandateve sigurohen nga dy aleatët e saj kryesorë, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit dhe Partia Republikane e Fatmir Mediut. PDIU e Idrizit, sipas projeksionit me të dhënat paraprake, arrin që në Parlamentin e ardhshëm të marrë katër mandate deputetësh, nga një mandat që arriti të sigurojë në zgjedhjet e vitit 2009. PDIU në 2009-n mori një mandat në qarkun e Vlorës, dhe u përfaqësua në Parlament nga Dashamir Tahiri, ndërkohë që në këto zgjedhje pritet që kjo parti të marrë tri mandate më shumë se ç’kishte në Parlamentin e shkuar. Sipas të dhënave paraprake, katër mandatet e tjera në Parlamentin e ardhshëm do të përfaqësohen nga Partia Republikane e Fatmir Mediut. Sipas rezultatit zyrtar të publikuar nga KQZ, PR siguron një mandat të rëndësishëm në qarkun e Durrësit dhe të Tiranës.
Numeruar 3414 nga 5508 kuti në gjithë vendin Vota Ndare ne % Mandate
Aleanca per Shqiperine Europiane
Partia Kristian Demokrate e Shqiperise 5113 0.5 1
Levizja Socialiste per Integrim 113057 10.1 16
Partia Socialiste e Shqiperise 427142 40.9 66
Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut 10827 1.1 1
Partia Demokracia Sociale 8261 0.8 0
Partia Socialdemokrate e Shqiperise 6086 0.6 0
Aleanca Popullore 5586 0.6 0
Partia Socialiste e Vertete 91 3926 0.4 0
Partia Demokrate per Integr.Prosperitet 2498 0.2 0
Partia G 99 2212 0.2 0
Partia Socialiste e Moderuar 2016 0.2 0
Aleanca Arbnore Kombetare 1910 0.2 0
Partia per Mbroj.Drejt. te Emigrante 1510 0.2 0
Partia Ligj dhe Drejtesi 1383 0.1 0
Partia Socialpuntore Shqiptare 1336 0.1 0
Partia e Gjelber 1148 0.1 0
Partia Ardhmerija Shqiptare 1146 0.1 0
Partia Komuniste e Shqiperise 8 Nentori 868 0.1 0
Partia Mendimi i Djathte Liberal 865 0.1 0
Partia Reformave Demokratike Shqiptare 727 0.1 0
Partia Levizja Demokratike per Ndryshim 724 0.1 0
Partia e Punes se Shqiperise 667 0.1 0
Partia Komuniste e Shqiperise 568 0.1 0
Partia Aleanca Demokristiane e Shqiperise 533 0.1 0
Partia Rruga e Lirise 439 0 0
Aleanca per Barazi dhe Drejtesi Europiane 425 0 0
Partia e Punes e Shqiperise e Riorganizuar 396 0 0
Partia Unitetit Kombetar 333 0 0
Partia Bashkimi Republikan Shqiptar 320 0 0
Partia e Ceshtjeve Shqiptare 293 0 0
Partia Ambientaliste 278 0 0
Levizja per Drejtesi e Shqipetareve 257 0 0
Partia Shqiptare Atdheu 248 0 0
Partia Pajtimit Kombetar 247 0 0
Partia Personat me Aftesi te Kufizuar 226 0 0
Partia Toleranca e Re e Shqiperise 206 0 0
Partia Levizja Punetore Shqiptare 198 0 0
Totali 603975 58.3 84
———————————————————————————————————————–
Aleanca per Punesim, Mireqenie e Integrim
Partia Demokratike 309886 30.5 48
Partia Republikane Shqiptare 29738 3 4
Partia Drejtesi, Integrim dhe Unitet 29423 2.9 4
Partia Demokristiane e Shqiperise 7921 0.8 0
Partia Levizja e Legalitetit 3201 0.3 0
Levizja per Zhvillim Kombetar 3160 0.3 0
Partia Balli Kombetar 3127 0.3 0
Partia Minoriteti Etnik Grek per te Ardhmen 2133 0.2 0
Bashkimi Liberal Demokrat 1925 0.2 0
Partia Agrare Ambientaliste e Shqiperise 1585 0.2 0
Partia Emigracioni Shqiptar 1436 0.1 0
Balli Kombetar Demokrat 1372 0.1 0
Partia Levizja Shqiperia e Re 1291 0.1 0
Aleanca e Maqedonasve Integrimin Europi 1125 0.1 0
Aleanca per Demokraci dhe Solidaritet 780 0.1 0
Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare 777 0.1 0
Aleanca Demokratike 776 0.1 0
Partia Demokracia e Re Europiane 583 0.1 0
Partia Ora e Shqiperise 419 0 0
Partia Konservatore 404 0 0
Partia Rruga e Vertete Shqiptare 370 0 0
Partia e te Drejtave te Mohuara 366 0 0
Partia e te Drejtave te Mohuara e Re 363 0 0
Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar 343 0 0
Partia Bashkimi Pop. Pensionisteve Shqiptar 221 0 0
Totali 402725 38.9 56
——————————————————————————————————————-
Fryma e Re Demokratike 16025 1.6 0
Aleanca Kuq e Zi 5203 0.5 0
Arben Qamil Malaj 2156 0.2 0
Dritan Vlash Prifti 4074 0.4 0
Lidhja per Drejtesi dhe Progres 704 0.1 0
FRD, AK, Malaj e Prifti ende jashtë Kuvendit
Partitë jashtë koalicionit, FRD dhe AK, sipas të dhënave paraprake nuk kanë arritur të marrin mandate në zgjedhjet e 23 qershorit. Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit ka marrë në shkallë vendi, sipas të dhënave jo përfundimtare 16.561 vota. Por forca e tij politike nuk e ka kapërcyer pragun për të fituar një mandat. Po ashtu dhe Aleanca Kuq e Zi e Kreshnik Spahiut, sipas të dhënave jo përfundimtare ka siguruar 5596 vota. Edhe kjo forcë politike nuk ka mundur që ta kalojë pragun sipas kutive që janë numëruar tashmë në 89 KZAZ. Ndërkohë që kandidati i pavarur, Arben Malaj, ka arritur të fitojë mbështetjen e 2175 votuesve të Vlorës, por marrja e mandatit nga ana e tij është ende larg. Ndërkohë që kandidati tjetër i pavarur, Dritan Prifti, ka siguruar rreth 4168 vota në qarkun e Fierit, por ende nuk ka arritur të sigurojë një mandat.
Rama: Fitorja do jetë më e thellë nga sa duket
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha dje se fitorja e të majtës do të jetë edhe më e madhe nga sa duket. Në një dalje për mediat dje në mesditë, Rama inkurajoi dhe komisionerët e PS-së në grupet e numërimit që të mos tolerojnë asnjë votë, madje ta ruajnë atë nga cenimi. “Dje ju thashë që Rilindja ka fituar mbi rrënimin, sot ju them se fitorja do të jetë edhe më e thellë nga sa duket, por ka kohë akoma për të festuar. Tani është koha për të përmbushur dy aspekte themelore, të kontratës sonë me Shqipërinë; E para, thirrja ime për çdo deputet, për çdo drejtues dhe koordinator, për çdo numërues të Partisë Socialiste dhe të “Aleancës për Shqipërinë Europiane”: Asnjë votë, asnjë votë, asnjë votë nuk duhet të cenohet!”, tha Rama. Kryesocialisti kërkoi që të ruhet vota e çdo aleati të koalicionit të PS. “Duhet të numërojmë çdo votë në respekt të çdo shqiptari. Duhet të sigurojmë se çdo votë që zgjedhëset dhe zgjedhësit shqiptarë kanë çuar në kutinë e votimit të numërohet dhe të shkojë në atë adresë ku ata e kanë çuar. Të mbrojmë çdo votë, të çdo subjekti zgjedhor, të koalicionit tonë dhe çdo subjekti opozitar”, tha Rama. Kryesocialisti i kërkoi kundërshtarit politik që të pranojë humbjen dhe ta shohë atë si pjesë të një gare politike. Vetëm në këtë mënyrë sipas Ramës, vendi do të vlerësohet për shkallën e demokracisë. “Unë dua t’i drejtoj një mesazh kundërshtarit tonë; Ka gjithmonë një kohë për të humbur dhe sot është koha për ta bërë këtë me nder në nderin e Shqipërisë, duke bashkëpunuar në çdo tavolinë numërimi, për të garantuar paprekshmërinë e dinjitetit të popullit shqiptar dhe të Shqipërisë në këtë proces”, tha Rama. Kreu i PS tha se nga mënyra se si do të përfundojë kjo fazë e procesit zgjedhor, do të varet dhe vlerësimi i ndërkombëtarëve për Shqipërinë nga këto zgjedhje duhet dhe do të dalë me kokën lart. E, ky është ai moment në politikë kur të humburit mund të marrin pjesë në fitoren e vendit të tyre”, tha Rama.
ARISTIR LUMEZI

An0nim- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Sarande
Postime : 2383
Gjinia :
Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha : 34
Similar topics
» Maliki kryeson në rezultatet në Irak
» Kadareja kryeson kolanën e letërsisë së Evropës Lindore në Kinë
» Youtube, ‘’luftë’’ e këngëtareve për klikime, kryeson Genta Ismajli me miliona
» Nuk fiton Barcelona!
» Apple fiton betejën me HTC

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi