Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nje fustan me leter higjienike, 'Mjellma' shqiptare ne ShBA People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nje fustan me leter higjienike, 'Mjellma' shqiptare ne ShBA People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nje fustan me leter higjienike, 'Mjellma' shqiptare ne ShBA

2 posters

Shko poshtë

Nje fustan me leter higjienike, 'Mjellma' shqiptare ne ShBA Empty Nje fustan me leter higjienike, 'Mjellma' shqiptare ne ShBA

Mesazh nga An0nim Sat 6 Jul 2013 - 0:06

Nje fustan me leter higjienike, 'Mjellma' shqiptare ne ShBA 1373104424-fiton_leter_higjenikeNjë konkurs i veçantë për dizajnimin e fustaneve të nusërisë në Britani është fituar nga një shqiptare. Mimoza Haska, është shpallur fituese e kësaj gare ku realizoheshin fustane me... letër higjienike. Shqiptarja me duart e saj të arta zuri vend në pjesën më të madhe të mediave në Amerikë, por më pas lajmi erdhi edhe në Shqipëri. “Fustani ishte i mahnitshëm”, janë shprehur vlerësuesit. Në vendin e dytë u rendit fituesja e edicionit të vitit 2011 dhe 2012, Susan Brennan nga Orchard Lake, Michigan, ndërsa vendi i tretë i takoi Carol Touchstone nga Florida. Në arritëm të kontaktonim me zonjën Mimoza për të na rrëfyer diçka më shumë për jetën dhe punën e saj. Nëpërmjet bisedës me të kuptuam më shumë se çfarë e lidh këtë zonjë me të bukurën dhe punën e dorës. Me origjinë nga Korça, por që kishte jetuar në Pogradec, në moshën 21-vjeçare Mimoza emigroi me prindërit e saj në SHBA.
"Prindërit e mi ishin në moshë pensioni. Vështirësitë ishin të shumta dhe malli i madh, për dy vëllezërit dhe familjet e tyre, por si të gjithë të afërmit dhe të njohurit tanë morëm rrugët e botës për një jetesë më të mirë. Punoja punëra të vështira në fabrika dhe shkoja në shkollën 2-vjeçare për parukiere në të njëjtën kohë." kujton fillimet e saj Mimoza. Më pas u martua me Bledar Hysenllarin, edhe ai nga Pogradeci, me të cilin ka dhe dy djemtë e mrekullueshëm Brian dhe Eduart. Prej 16 vitesh jeton në Carolinën e Jugut. Bashkëshortit të saj për arsye dokumentacioni i duhet të emigrojë në Kanada, ku shpreson të bashkohet edhe ajo së bashku me dy fëmijët, por Mimoza është optimiste: "Vështirësitë më mësuan mua të dua jetën dhe familjen time më shumë, si dhe të kërkoj më tepër nga vetja"- tregon 37-vjeçarja Haska.

Zonja Mimoza, kur jeni larguar nga Shqipëria?

Jam lindur dhe rritur në Shqipëri. E lash atdheun tim për një jetë më të mirë në moshën njëzetë e një vjeçare dhe tani në korrik mbush tridhjeteshtatë vjeç. Në vitin 2002 u lidha me bashkëshortin tim Bledar Hysenllari nga Pogradeci. Kemi dy çuna të mrekullueshëm Brian dhe Eduart. Mosha e tyre është 9 dhe 5 vjeç. Momentalisht, jetoj dhe punoj në Karolinën e Jugut, por së shpejti do të emigroj në Toronto, Kanada për arsye dokumentesh të bashkëshortit. Cili është profesioni juaj? Profesioni im është parukiere, një profesion që më pëlqen shumë. Madje, edhe kam konkurruar dhe fituar në një konkurs në 2010-n, po në fushën e paurkierisë.

Por së fundmi jeni bërë e njohur pasi keni fituar një tjetër konkurs, këtë herë me stilim... edhe ky profesion?

Për sa i përket stilimeve të fustaneve, është një hobi që e praktikoj në kohën time të lirë. Merrem me arte të ndryshme. Fustani që unë krijova dhe me të cilin fitova çmimin ishte në formë skulpture, i bërë komplet prej letre tualeti (sipas kushteve të krijimit në konkursi). Në të u përdorën ngjitës dhe fije peri.

Si arritët deri te konkursi?

Konkursi fillimisht u zhvillua në internet dhe me pas mori formë në Manhattan. Adresën e konkursit e gjeta fare rastësisht, e shtyrë nga shumë klientë, shoqe dhe miq të cilët i adhuronin dhe habiteshin me krijimet e mia. Kam konkurruar dy vjet me radhë në këtë konkurs, dhe vitin e kaluar arrita vetëm në dhjetëshen finale (Pasi fustani ishte shumë delikat dhe u gris). Por këtë vit mendova të ngjitem më lart dhe vitin tjetër do të konkurroj përsëri. Por kjo nuk ishte hera e parë që ju jeni pjesë e një konkursi... Po, është e vërtetë. Në vitin 2010 mora pjesë në një konkurs për modelimin e flokëve e jo për fustane! Konkursi zhvillohej në internet dhe ishin rreth dhjetë mijë materiale. Aty u vlerësova me një mijë dollarë. Fituesit kryesisht merrnin njëzetë e pesë mijë dollarë, që faktikisht unë nuk arrita të fitoj. Konkursi u zhvillua nga një kompani shumë e madhe. Ai vazhdoi për muaj me radhë dhe çdo muaj zgjidhnin konkurrues të ndryshëm. Ishte një garë fantastike.

Ju çfarë krijuat aty?

Krijesën time e quajta “Oqeani”. E kuqja simbolizonte dhembjen e papastërtive toksike që po shkatërrojnë e ndotin tokën dhe oqeanin.

Po konkursi i letrës...?

Për sa i përket fustanit të letrës, më të cilin u shpalla edhe fituese e konkursit, nuk ishte e thjeshtë. E ndryshova disa herë modelin e fustanit deri sa arrita atë paraqitje që më pëlqeu dhe siç rezultoi u pëlqye.

Ishte e vështirë të punoje me letër higjienike?

Letra është shumë delikate kur punon më të, por në të njëjtën kohë pasi ia merr dorën është shumë interesante. Si çdo zanat tjetër, sa më shumë të praktikohesh, aq më mirë e zotëron. Diçka shumë të veçantë e realizova edhe me fustanin e quajtur ''Mjelma''. Nëse atë fustan e shikon në errësirë, mund të dallosh vende të veçanta që unë i kam zbukuruar me ngjitës me fosfor. Kjo ishte ajo që e befasoi jurinë edhe më shumë.

DETAJE

Përzgjedhja

Këtë vit, me eksperiencën e fituar Mimoza vendosi të bëjë një fustan më të mirë. Konkursi u zhvillua në New York dhjetëditëshin e parë të qershorit. "Më lajmëruan se isha përzgjedhur në 3 më të mirat, nga 1100- 1300 pjesëmarrëset në konkurs. Ishte një eksperiencë shumë e veçantë dhe interesante."- tregon Mimoza duke shtuar se këtë vit fustanin e saj e veshi një modele me origjinë nga Ballkani, kliente e saj. Çmimi i parë "Vendimi ishte i vështirë, por juria vlerësoi detajet e fustanit të cilat ishin të mahnitshme"- thotë një prej anëtarëve të jurisë në një intervistë për Huffingtonpost. "Intervista të shumta në New York dhe disa të tjera presin këtu në South Caroline."- tregon Mimoza shumë optimiste pasi ka fituar çmimin prej 2000 dollarësh, një shtysë për të mos hequr dorë nga ky art, pasi mundësirat janë të shumta/shqiperia.com

An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje fustan me leter higjienike, 'Mjellma' shqiptare ne ShBA Empty Re: Nje fustan me leter higjienike, 'Mjellma' shqiptare ne ShBA

Mesazh nga Anakonda Sat 31 May 2014 - 19:17

shum e bukur,per ato qe i pelqejn fustanet
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi