Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Burrat vrasin gratë: Viktima e radhës një 17-vjeçare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Burrat vrasin gratë: Viktima e radhës një 17-vjeçare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Burrat vrasin gratë: Viktima e radhës një 17-vjeçare

3 posters

Shko poshtë

Burrat vrasin gratë: Viktima e radhës një 17-vjeçare Empty Burrat vrasin gratë: Viktima e radhës një 17-vjeçare

Mesazh nga WebMaster Fri 26 Jul 2013 - 7:34

Burrat vrasin gratë: Viktima e radhës një 17-vjeçare 
21:17 / 21.07.2013 
0 0 

Krimi në familje i ka kushtuar jetën një 17-vjeçareje, e cila është therur me thikë nga i fejuari i saj. 
Ngjarja e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Hekal të Tiranës, ku 17-vjeçarja Anxhela Hado është qëlluar për vdekje nga i fejuari i saj Ersi Gjosha, 26 vjeç me të cilin bashkëjetonte.

Sipas informacioneve më të fundit, ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit ndërsa dyshohet se krimi ka ndodhur për motive xhelozie, raporton Shekulli.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të vrasjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë.

Ditët e fundit krimi në familje ka njohur rritje. Brenda këtij muaji katër gra kanë humbur jetën pasi janë vrarë nga bashkëshortët e tyre. Rasti i parë është shënuar në rrugët e kryeqytetit, ku 46-vjeçarja Valbona Çarçani, u masakrua me thikë nga ish-bashkëshorti. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 9:30 në datë 13 korrik, në rrugën “Tefta Tashko”, pas gjimnazit “Ismail Qemali” në Tiranë. Banorët tregojnë se autori e ka ndjekur nga pas viktimën, duke e goditur disa herë me thikë, derisa i ka marrë jetën.

Ndërsa dy ditë më vonë po në Tiranë bashkëshorti vrau gruan pasi kishin probleme ekonomike. Në debat e sipër kryefamiljari Ilirjan Cani hapi zjarr ndaj bashkëshortes, duke i marrë jetën me 3 plumba. Ngjarja e rëndë ndodhi në një banesë private, në zonën e Kodrës së Priftit. Fqinjët rrëfejnë se çifti nuk ka pasur konflikte, por autori i krimit ishte konsumues alkooli. Viktima, Alketa Cani, ka marrë 3 plumba në kurriz dhe ka humbur jetën në vend. Menjëherë pas ekzekutimit të bashkëshortes, autori Ilirjan Cani, 40 vjeç, është vetëplagosur me armën e krimit, kallashnikov.

Ndërsa në datë 15 korrik krimi në Mamurras, 28-vjeçarja Valbona Lleshi është masakruar nga burri i saj në sy të fëmijëve. Nëna e tre fëmijëve u godit për vdekjeje me thikë nga burri i saj, Marjan Lleshi, 42 vjeç, i cili pas mbërritjes së policisë dhe vënies së tij në pranga, mësohet se ka nisur të qajë, duke treguar shenja pendese të forta, njëkohësisht edhe probleme të mëdha mendore.

Një fenomen shqetësues, ku burrat vrasin gratë dhe shteti nuk ka marrë asnjë masë për të parandaluar vrasjet brenda familjes. /Telegrafi/


Koment: Shteti nuk do te duhej te merrej me pasojat, por me edukumin e duhur ne parandalimin e veprimeve te tilla. Por ne rastet e mesipermem, meqe kane ndodhur, une do te shqiptoja denimin maksimal te mundshem per kryesit e veprave (kriminelet) qe te jete shkolle e mire per te tjeret. Ka miliona opcione te zgjidhjes se probleme...e fundit eshte te privosh dike nga jeta!

Tjeter qeshtje per diskutim: Si eshte e mundur te jete e fejuar dhe te bashkejetoj nje 17 vjecare qe konsiderohet akoma minorene??!!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Burrat vrasin gratë: Viktima e radhës një 17-vjeçare Empty Re: Burrat vrasin gratë: Viktima e radhës një 17-vjeçare

Mesazh nga Thjeshtësia Sun 28 Jul 2013 - 23:06

Sic kane filluar keshtu, do mbese Shqiperia pa gra...
Gjynah.. u prehte ne paqe vajza.
Sa per ate pyetjen e fundit sdi cfar te them, mbase eshte e mundur sepse nuk ka kontrol, nuk ka SHTET qe ti denoje keto veprime te tilla...
Thjeshtësia
Thjeshtësia
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 31
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 18/07/2013
Mosha Mosha : 37

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Burrat vrasin gratë: Viktima e radhës një 17-vjeçare Empty Re: Burrat vrasin gratë: Viktima e radhës një 17-vjeçare

Mesazh nga Anakonda Thu 1 Aug 2013 - 21:28

sa gjynah veprim i ulet cjan nkta meshkujt kshu...si nuk e kuptojn se femra i lind i rrit kujdeset per to ndersa kta veprojn ne kte menyr....zor se hyjm ne be mbas ktyre vrasheve masive
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Burrat vrasin gratë: Viktima e radhës një 17-vjeçare Empty Re: Burrat vrasin gratë: Viktima e radhës një 17-vjeçare

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi