Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dhurimet vullnetare të gjakut, spitalet në krizë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dhurimet vullnetare të gjakut, spitalet në krizë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhurimet vullnetare të gjakut, spitalet në krizë

2 posters

Shko poshtë

Dhurimet vullnetare të gjakut, spitalet në krizë Empty Dhurimet vullnetare të gjakut, spitalet në krizë

Mesazh nga An0nim Sat 3 Aug 2013 - 0:04


  • Paradoksi, aksidentet e shumta rrugore shtojnë nevojën për gjak, ndërkohë që situata e dhurimeve këto dy muaj është në nivele të ulëta. Irena Qendro: Pacientët kanë nevojë për gjak, nuk njohin pushime

    Dhurimet vullnetare të gjakut, spitalet në krizë Dhurim%20gjaku

    Besarta Basha

    -Korriku dhe gushti janë muajt më të vështirë sa i takon situatës mungesës së gjakut në spitale. Në një kohë që numri i aksidenteve rrugore sa vjen e rritet numri i dhurimeve vullnetare të gjakut është në ulje. Edhe pse numri i dhurimeve për muajin korrik është më i lartë se ai i një viti më parë, sërish rezervat e spitaleve po shkojnë drejt përfundimit. Nëse kjo situatë do të jetë e njëjtë, të sëmurët do të përballen me mungesën totale të gjakut. Kjo, nisur edhe nga aksidentet e shtuara në këtë periudhë. Nga ana tjetër, pushimet verore kanë bërë që shumë prej dhuruesve vullnetarë të harrojnë këtë mision, duke iu përkushtuar pushimeve. Këtë e pohon për “Shekullin”, Irena Qendro, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. “Ulja e dhurimeve të gjakut në muajt Korrik e Gusht është e lidhur me ndërprerjen e operacioneve të planifikuara (pasi një pjesë e mirë e rezervave të gjakut në vend sigurohet nga dhurimet familjare për këto operacione) dhe ulja e dhurimeve vullnetare për shkak të pushimeve. Shkak për problemet në furnizimin me gjak në periudhën e verës përveç uljes së dhurimeve për shkaqet e sipërpërmendura, bëhet edhe rritja e nevojës për gjak si rezultat i shtimit të aksidenteve rrugore”, sqaron Qendro. Sipas saj, kjo periudhë dy mujore ka pasur një rritje në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por nevoja për gjak mbetet në nivele të larta. “Po të krahasojmë vetëm muajt korrik të vitit 2012 dhe 2013, dhurimet kanë qenë respektivisht në shifrat 1079 dhe 1264”, bën me dije Qendro. Por, sa i përket rasteve urgjente, drejtoresha e BKTGJ, bën me dije se deri tani janë plotësuar të gjitha kërkesat, duke bërë të mundur dhurimin e gjakut edhe nëpër rrethet që mund të kenë pasur nevojë. Por, specialistë të QKTGJ kanë gjetur një mënyrë efektive për grumbullimin e gjakut. “Është e rëndësishme të theksohet këtu, që pasi mbulohet urgjenca me gjak u bëhet thirrje të gjithë të afërmve të pacientit të dhurojnë gjak dhe të zëvendësojnë gjakun e përdorur në urgjencë, në mënyrë që stoku i gjakut në dispozicion të urgjencave të ruhet në nivelet e duhura”, thotë Qendro. Kjo metodë, sipas saj ka rezultuar të jetë mjaft efektive, pasi ka patur një përgjigje mjaft të mirë nga ana e familjarëve për të zëvendësuar gjakun e përdorur në urgjencë, duke ruajtur nga ana tjetër sasinë tjetër të gjakut për raste të tjera. “Duke qenë se ky ka qenë një problem i konstatuar disa vite, vit pas viti Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut (QKTGJ), Ministria e Shëndetësisë dhe shoqatat promovuese të dhurimit vullnetar të gjakut kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për një mbulim sa me optimal të nevojave për gjak”, sqaron drejtoresha e QKTGJ. Verën e kaluar filloi për herë të parë nisma e ndërgjegjësimit më anë të telefonit të atyre personave që kishin dhuruar një herë gjak. Kjo nismë e cila ka dhënë rezultate, do të aplikohet edhe këtë verë. “Puna jonë konsistonte në faktin që duhet të bindeshin dhuruesit duke iu ofruar një fleksibilitet orari për dhurim. Kjo skemë funksionoi mjaft mirë vitin e kaluar. Ishin rreth 150 dhurues që iu përgjigjën ftesës tonë më telefon”, shprehet Qendro. Ndërsa këtë vit, mësojmë se e njëjta ftesë do të përsëritet. Shoqatat promovuese të dhurimit vullnetar të gjakut do të organizojnë fushata sensibilizuese gjatë muajit gusht dhe shtator. “Shoqatat e dhurimit vullnetar të gjakut kanë planifikuar disa sesione të dhurimit të gjakut për periudhën e verës, sikundër është edhe sesioni i madh i dhurimit të gjakut që do të organizohet nesër (sot) në Parkun Rinia, në orën 19:00 nga ana e Organizatës se Dhuruesve Vullnetare te Gjakut”. Në këtë kuadër, Irena Qendro iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës që të bashkohen me ne nesër dhe të dhurojnë gjak përpara se të shkojnë me pushime, pasi nevojat për gjak në spitale vazhdojnë dhe pacientët që kanë nevojë për gjak nuk njohin "pushime" në këtë nevojë jetike tyren.

    Vonesa në gjetjen e gjakut, shtyhet transfuzioni për pacientët

    Përveç rasteve urgjente për gjak, nuk duhet harruar se janë plot 600 pacientë talasemikë në Shqipëri. Furnizimi i tyre me gjak është një kërkesë e vazhdueshme e cila varet plotësisht nga dhurimet vullnetare. Sa i takon kësaj kategorie, nevoja e të cilëve për gjak është jetike, drejtoresha Qendro bën të ditur se nuk ka patur asnjë mungesë, përveç disa shtyrjeve 2-3 ditore për shkak të përputhshmërisë së gjakut për grupe të veçanta. “Asnjë pacient me talasemi në Tiranë nuk ka mbetur pa marrë transfuzion. Në disa raste me struktura antigjenike të rralla mund të ketë pasur ndonjë vonesë në gjetjen e gjakut të pajtueshëm, me pasojë shtyrjen e transfuzionit me 2 apo tre dite (tek këta pacientë marrja e transfuzionit nuk është një emergjencë) por në asnjë rast nuk ka patur mungesë në gjetjen e gjakut për ta”, sqaron Irena Qendro. Në mënyrë që kjo situatë të vazhdojë të përballohet edhe për muajt në vijim, Qendro thekson nevojën që secili prej nesh të dhurojë gjak.

    Situata emergjente, mbrëmje dhurimi vullnetar të gjakut

    “Përpara se të nisesh me pushime, bëj një akt solidariteti: Dhuro gjak”. Me këtë nsimë Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, Kryqi i Kuq Shqiptar dhe Organizata e Dhuruesve Vullnetarë dëshiron t’i përgjigjet situatës tragjike si pasojë e mungesës së gjakut në stinën e verës. Kësaj nisme ftohen t’i bashkohen të gjithë qytetarët e Tiranës për të dhuruar gjak sa herë të munden në ndihmë të pacientëve, jeta e të cilëve varet nga gjaku i dhuruar. Nisur nga situata emergjente për dhurimin e gjakut pikërisht në këtë periudhë, sot në orën 19:00 do të zhvillohet një mbrëmje dhurimi vullnetar të gjakut në Parkun Rinia (te Taiwani). Ftesa të tilla do të pasohen edhe nga një sërë aktivitetesh për grumbullimin e gjakut në zonat e pushimit dhe ato të kultit. Kjo nismë e njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë jep edhe arsyet pse çdo person duhet të bëhet protagonist në këto aktivitete. Përveç talasemikëve që duhet të marrin gjak doemos dy herë në muaj, janë edhe aksidentet rrugore që kanë shkaktuar një të vdekur dhe disa të plagosur në ditë. kjo thirrje bëhet çdo vit, pasi Shqipëria mbetet një nga vendet me traditë të ulët sa i përket dhurimit vullnetar të gjakut. Edhe pse ka pasur një rritje të dhurimeve vit pas viti, kërkesat për gjak kanë qenë gjithnjë në rritje duke qenë se nuk kanë mbuluar tërësisht nevojën për gjak. Sipas Bankës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhurimet për vitin 2012 kanë qenë 10634, ndërsa për 2013-ën janë regjistruar 11220. Shifrat evidentojnë një rritje të sasisë së dhuruar, paçka se ka nevojë për më tepër dhurime.shekulli.
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dhurimet vullnetare të gjakut, spitalet në krizë Empty Re: Dhurimet vullnetare të gjakut, spitalet në krizë

Mesazh nga Anakonda Mon 5 Aug 2013 - 23:43

nncnccncn po kta si kan syt nball para se taksidentohenn
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi