Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT?

Shko poshtë

A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Empty A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT?

Mesazh nga Anakonda Sun 26 Oct 2014 - 22:51

A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Apokalipsi
(pjesa e parë)
 
     Në fillim dukej vetëm si një pikë e vogël e reflektuar në sipërfaqen e saj, por shumë shpejtë filloi të shtrihet duke mbuluar pjesë më të mëdha. Qielli filloi të marr ngjyrë të kuqërremtë, dita të kthehej në natë... e gjallesat që frymonin në këtë planet, drejtuan sytë nga qielli i pafund. Drejt tyre po afrohej me një shpejtësi marramendëse një objekt i zjarrtë, që për pak qaste do të përplasej mbi  “gurin e tyre të çmuar”...


Në mesin e shumë trupave qiellor, që janë me miliona e miliarda në gjithësinë e pafund, gjendet edhe një sferë vogël me një sipërfaqe prej 510 Milion km², me një diametër prej 12.700 km dhe me një peshë prej rreth 6000 trilion tonelatash, që vazhdon rrugëtimin e vet, duke  përshkuar harkun e njëjtë, mbi 4 miliard vite. Një sferë paksa më ndryshe nga bashkudhëtaret e saj: një sferë e shndritshme, me ngjyrë të kaltër, me re të bardha, lumenj, liqene, dete e oqeane, me fusha të gjelbëruara, me pyje plotë drunjë e bjeshkë të mbuluara me dëborën  e kristaltë - një sferë në të cilën frymon jeta. Kjo sferë, që vështruar nga një prizëm tjetër, ajo e makrokozmosit, i përngjanë një “guri të çmuar”, quhet Tokë.
            Dhe disa miliard vite më pas, kur civilizimi në këtë planet ishte duku u ngjitur drejt majave më të larta, ishte në prag të kulminacionit të tij, këtë “guri të çmuar” filloi ta mbuloj një hije e errët! Në fillim dukej vetëm si një pikë e vogël e reflektuar në sipërfaqen e saj, por shumë shpejtë filloi të shtrihet duke mbuluar pjesë më të mëdha. Qielli filloi të marr ngjyrë të kuqërremtë, dita të kthehej në natë... e gjallesat që frymonin në këtë planet, drejtuan sytë nga qielli i pafund. Drejt tyre po afrohej me një shpejtësi marramendëse një objekt i zjarrtë, që për pak qaste do të përplasej mbi  “gurin e tyre të çmuar”...
            ...Një përplase e fuqishme në oqean e shkundi gjithë këtë planet. Një valë deti e fuqishme dhe qindra metra e lartë, bashkë me retë e zjarrta të objektit përplasës, po shpërndahej në të katër anët e saj, duke shkatërruar gjithçka që i dilte përpara: Duke përmbytur qytete të tëra, fusha me të mbjella, duku djegur pyjet e ngjeshur me lisa, duke shkrirë e kthyer në llavë vullkanesh edhe borën e pastër në maja të bjeshkëve... për disa orë ky “gurë i çmuar” u kthye në tokë të djegur e të shkretëtuar, në një vend pa frymë  - pa jetë...
            Kështu mund të duket njëri, nga shumë skenarët, për ditën e fundit të planetit tonë. Dhe kjo që u tha më lartë, ndoshta në dukej të parë, vërtet i përngjan një fiksioni imagjinarë, por kjo është edhe shumë afër ligjeve shkencore. Prognozat e ndryshme, qofshin ato të civilizimeve të lashta, të parashikuesve antik e modern, por edhe ato shkencore, këtu japin të njëjtin rezultat: Ky planet e ka një fund! Dhe shikuar realisht kjo është afër logjikes! Çdo gjë në këtë hapësirë e ka një fillim, dhe natyrisht, edhe një mbarim. Ky princip, ky ligj hyjnor vlen edhe për trupat qiellor, edhe për sistemet diellore, edhe për galaktikat.    
A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Apokalipsi


Prognozat shkencore se jeta e planetit tonë mund të zgjasë edhe disa miliard vite, sot nuk i frymëzojnë edhe aq shumë inkurajimet tona. Ndoshta kjo do të ishte e mundur, nëse ligjet e ndryshme fizike, që harmonizojnë këtë baraspeshë, nuk do të ndikoheshin nga faktorë të tjerë, e që janë të shumtë, të panjohur e të paparashikueshëm për qenien njeri, pra edhe për vet shkencën. Dhe në këtë kontekst mund ta bëjmë një analogji mes parimeve të përgjithshme kozmike dhe qenies njeri. Jetëgjatësia e një njeriu, në kushte normale, parimisht duhet të ketë një mesatare prej 80 vitesh, megjithëse kjo ndryshon, varësisht prej llojit. Mirëpo, ja që janë edhe faktorët e tjerë ata që e thyejnë këtë ligjshmëri, nëse mund ta quaj, universale: sëmundjet e paparashikuar ose fatkeqësitë e llojeve nga më të ndryshmet. Të njëjtat principe ligjore që veprojnë në mikrokozmos, janë funksionale edhe në makrokozmos, pra ato vlejnë edhe për planetin tonë. Mund të jetë një meteorit gjigant, një erupsion i fuqishëm diellor, një debalans i fushës magnetike si faktor eksternë që mund t’ia shkurtojnë jetës Tokës, por po aq serioz është edhe faktori intern - vet njeri, përmes “revolucionit teknologjik” duke shkatërruar kështu baraspeshën natyrore. Dhe këto principe ligjore, jo vetëm që janë të njohura mijëra vite më parë, që na dëshmon edhe formula e njohur e figurës antike greke - njëri nga 12 Zotat më të famshëm të Olimpit, Hermesi, ku thuhet: „Si është lart, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart“, por këto parime i njeh dhe i pranon edhe shkenca bashkëkohore. Formula e mësipërme, në zbërthim do të thotë: “si është makrokozmosi, ashtu është edhe mikrokozmosi”, njëjtë sikurse hipotezat shkencore  që shpjegojnë ekzistencën e ndërlidhshmërisë ndërmjet pjesëve më të imëta të materies dhe atyre më gjigante që lëvizin në gjithës. E sot dihet shkencërisht se materia nuk përbëhet vetëm nga molekulat dhe atomet, si pjesë përfundimtare e më të imëta të saj, por se, edhe secili atom në vete konsiderohet si një botë e veçantë, një botë e përbërë nga protone, neutrone, elektrone dhe grimca të tjera (edhe më të imta) si kuantet, marrëdhëniet, pozicioni dhe lëvizja e të cilave i përngjanë pothuajse tërësisht sistemit tonë diellor në miniaturë.
E për t’i përcjellë këto procese që zhvillohen në pjesët më të imëta të materies (në mikrokozmos), njeriu shfrytëzon aparate të ndryshme mikroskopike, meqë ato procese janë aq të vogla sa për syrin e tij janë të padukshme. Të gjitha ato procese zhvillohen në një harmoni dhe përputhshmëri të mrekullueshme, mu ashtu siç zhvillohen edhe proceset në makrokozmos. Por, po të bëhej njeriu objekt shikimi, dhe jo vetëm ai, por i tërë sistemin ynë diellor nga një prizëm tjetër, ajo e makrokozmosit, dhe atë vetëm në galaktikën “Rruga e Qumështit”, ku ndodhet sistemi ynë diellor, atëherë, jo vetëm ai, por i tërë sistemi ynë diellor - Dielli dhe tetë planetët (përjashto këtu Plutoni i cili nga viti 2006 ka humbur statusin e planetit), bashkë me satelitët e tyre, miniaturizohen mu sikurse atomet dhe molekulat tek materia. Vetë planeti ynë Toka, me disa miliarda gjallesa, në universin e pafund i përngjan një kokrre rëre në oqean. Por, në univers nuk është vetëm galaktika „Rruga e Qumështit“ që përbëhet

nga disa miliarda yje e që miliona prej tyre kanë planetë mu sikurse ylli ynë, Dielli, por, ekzistojnë edhe shumë galaktika tjera të përbëra nga miliarda e miliarda yje të tjerë? E çfarë përmban prapavija e këtij sfondi ku lëvizin në formë spiraleje gjithë këto galaktika?!... Kjo por dhe shumë pyetje të tjera, janë sfida serioze me të cilat ballafaqohet sot shkenca bashkëkohore, meqë njohuritë dhe teknologjia që posedon sot ajo as përafërsisht nuk i përmbush kriteret për përgjigje të kënaqshme. Prandaj, këto që u thanë më lartë, lenë pak për të dëshiruar se planeti ynë do të plaket dhe “vdes”, pra përfundoj misionin e tij në bazë të parimeve të përgjithshme kozmike, me aq sa na janë të njohura neve deri më sot.
A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Apokalips1-1

Profecitë për fundin e botës
 
            Paralajmërimet për fundin e jetës në tokë ose apokalipsin nuk janë tema të reja diskutimesh. Në dokumentet e gjetura tek civilizimet e vjetra, kjo dukuri është mjaftë e theksuar, dhe ndoshta me të drejt, pasi m’u ato civilizime, që për to sot dihet shumë pakë, ishin zhdukur si pasoj e ndonjë apokalipsi të tillë. Shkenca shkon edhe më larg. Bazuar në dëshmitë  e fosileve të gjetura në shumë vende të botës, ajo edhe zhdukjen e krijesave parahistorike siç janë dinozaurët e zaurë të tjerë apo mamutët e gjallesa të tjera të panjohura që ishin sundimtarë të planetit tonë asokohe, e ndërlidh me pasojat e ndonjë katastrofe klimatike, shkaktarët e të cilës, sipas shkencës, mund të ishin të shumtë. Edhe në librat e shenjt të religjioneve të ndryshme kjo temë zë vend qendror. Vetëm në Bibël kemi mbi 100 profeci rreth fundit të botës dhe të gjitha këto i ka përmbledhur në një vepër autori Stuart Olyott (e përkthyer edhe në gjuhën shqipe nga Lirak Çelaj), e të cilën mund ta shkarkoni falas në sektorin “Literaturë”. Edhe në librin e shenjt islam - Kuranin, shenjat e ditës së fundit (kiametit) theksohen disa herë.
            Ndër parashikimet më të përfolura rreth fundit të botës, është kalendari i civilizimit të lashtë të quajtur Maja. Një popullatë autoktone që ka jetuar 3000 vjet para erë se re në pjesët e Amerikës Qendrore, gjegjësisht të shtrirë në territore të Guatemalës, Belizes, El Salvadorit, Hondurasit,  dhe në pjesën më të madhe të Brazilit të sotëm. Dijetarët e asaj kohe, që supozohej se e njihnin mirë filozofinë, matematikën, fizikën, astronomin etj. kishin në përdorim dy sisteme kalendarik:
            -Kalendari Tzolkin, përdorej për qëllime ritualesh dhe përbëhej prej 13 tingujsh dhe 20 simbolesh diellore, nga llogaria e të cilave rridhnin 260 kombinacione. Duhej të kalonin 260 ditë deri te përsëritja e serishme  e një dite të kombinuar.
            -Kalendari Haab, përdorej për nevoja civile dhe ishte i ngjashëm me kalendari e ditëve tona. Përbëhej nga 365 ditë -18 muaj me nga 20 ditë, plus 5 ditë shtesë, që konsideroheshin si ditë fatkëqija.
            Te dy këta kalendarë përfundojnë pas 5125 vjetësh, dhe kjo ditë, sipas llogarive të kohës sonë, i bie saktësisht më 21.12.2012! Është një kalendar, i cili gjatë një periudhe 5000 vjeçare, ka bërë një llogari mjaft ekzakte të ditëve, muajve dhe viteve, sa që edhe fazat hënore, deri më sot, i ka kalkuluar me një devijim minimal prej vetëm 23 sekondash.
            Dhe si për ironinë tonë, kjo datë përputhet plotësisht me një dukuri astronomike e cila pason një herë në 26000 vjet! Më saktësisht, m’u në këtë ditë, Toka dhe i gjithë sistemi ynë diellor do të gjendet i pozicionuar në një paralele të njëjtë me galaktikën tonë, “Rruga e qumshit”. Dhe kjo pikë, ku sistemi ynë diellor takohet (ndeshet) me “Rrugën e qumështit”, është një shtresë e krijuar nga re pluhuri e ashtuquajtur “hapësira (e çara) e errët e rrugës së qumështit”. Kjo e çarë ka shumë kuptime mitologjike si: “Rruga e ferrit”, “goja e e një përbindëshi kozmik”, “kanali lindës i nënës kozmike” etj.  Dhe pikërisht më 21.12.2012, Toka, bashkë me sistemin tonë diellor, pozicionohet m’u në mes të kësaj hapësire të errët, në horizontin e së cilës, “Rruga e qumështit” ka qasje mbi to, dhe atë nga të gjitha pikat - rreth e qark. Në këtë pikë kohore përfundon edhe cikli i kalendarit të civilizimit Maja. Pasojat e këtij gërshetimi parashtruan edhe teori nga më të ndryshmet, dhe që të gjitha me një përfundim të A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Apokalipsi1-2
njëjtë - fundi i botës!Dhe nëse nisemi nga parimet e përgjithshme hyjnore se çdo gjë ka një fillim dhe një mbarim, pra, asgjë nuk është e amshueshme në universin e pafund përveç ritmit të përhershëm të ndryshimeve: lindjes, zhvillimit dhe shpërbërjes (ajo që shpërbëhet pastaj lind sërish), atëherë edhe hipotezat e një rifillimi nga zeroja i gjithçkaje, pra  edhe fillimi i një epoke të re për planetit tonë, është shumë i kapshëm.
            Përputhshmëritë që u thanë më lartë, na lënë të kuptojmë se ky civilizim i lasht ka pasur njohuri shumë të mira për këtë gërshetim, dhe këtë ditë e kanë konsideruar si një pikë kalimtare shumë të rëndësishme - fillim i një cikli të ri.
            E për çudi, një profeci e këtij lloji dhe pikërisht për fundin e vitit 2012, nuk vjen vetëm nga Maja-t. Edhe kalendar i Aztekve, që është mjaft i ngjashëm më atë të Maja-ve, përfundon po në këtë datë.
            Nostradamusi (1503 - 1566), i lindur në Saint-Remy, në jug të Francës, me profesion mjek dhe farmacist si dhe njëri ndër parashikuesit më të njohur i të gjitha kohërave, gjithashtu, në profecitë e tij parasheh, po në këtë vit, një luftë atomike me përfshirje mbarë globale. 
            Gjithashtu, parashikuesja nga bullgaria, Vangelija Gushterova ( 1911-1966) e njohur me emrin Vanga, parasheh një katastrofë me përmasa gjigante pas viteve 2010. Vanga është e njohur me profecitë e saj rreth fillimin e luftës së dytë botërore, për “Perstrojken”, për vdekje e princeshës Dejana si dhe për sulmin e 11 shtatorit në kullat binjake të Nju Jorkut. Për këtë sulm ajo kishte thënë: “Vëllezërit amerikan do të rrëzohen nga sulmi i një shpendi të çeliktë”. Sipas parashikimeve të saj, fillimi i luftës së tretë botërore do të filloj kah fundi i vitit 2010. Kësaj situata do t’i paraprijnë tri atentate në tre president shtetëror si dhe lufta në Indonezi. Ky konflikt, që do të zgjasë për disa vite, do të ketë përmasa katastrofale për gjithë njerëzimin, pasi luftërat do të jenë shumë të ashpra duke mos u kursyer as armatimi bërthamor e as ai kimik.
            Parashikuesja tjetër nga Arizona e SHBA-ve, Sakina Blue Star, duke u bazuar në njohuritë e vendasve autokton, Hopi-Indianëve (që është edhe vet pjesëtare e asaj popullate etnike që sot nuk numëron më shumë se 1500 pjesëtar), po ashtu, parasheh fundin e botës, pikërisht në vitin 2012. Sipas saj, njerëzimi është zhdukur tri herë. Herën e parë kjo ka ndodhur kur boshti i saj (Tokës) pësoi zhvendosje; herën e dytë gjatë kohës së akullt dhe herën e tretë gjatë përmbytjeve nga të reshurat e furishme. Ka ardhur sërish koha për zhdukja e radhës - ciklin e katërt, cikël në të cilën planeti ynë gjendet në fazën e një pastrimi të përgjithshëm, i cili do të përmbyllet në fund të vitit 2012.

Edhe autori amerikanë, Micheal Dorsin, në librin e tij “Kodi biblik”, parasheh, duke u bazuar në një mesazh (kod) sekret në Bibël, fundin e botës që do të ndodh po në këtë vit - 2012, gjatë kolizionit të Tokës me një komet.
 
            Në vazhdimin tjetër do të lexoni:
 
            -Cili ishte qëllimi i projektit i NASA, i quajtur, IRAS (Infrared Astronomical Satellite), i cili u realizua në bashkëpunim me Britaninë e Madhe dhe Holandën;
            -A e rrezikon planetin tonë trupi qiellor i zbuluar na teleskopët IRAS që në vitin 1983, i cili veç ka depërtuar në Sistemin tonë Diellor?
            -Kronologjinë e profecive rreth zhbërjes së Tokës, etj.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Empty Re: A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT?

Mesazh nga Anakonda Sun 26 Oct 2014 - 22:54

A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Apokalipsi2%200
(pjesa e dytë)
        Profecitë rreth zhbërjes së Tokës nuk përfundojnë me kaq. Edhe shumë e shumë herë para kësaj date është paraparë shkatërrimi i këtij planeti ku frymon jeta. Por fatmirësisht kjo nuk ka ndodhur. Analistët e kësaj fushe kanë mbledhur me mijëra profeci të cilat parashikojnë ose paralajmëron fundin e botës. Dikush ka besuar e dikush jo, kjo është çështje e besimit dhe bindjeve individuale, megjithatë, pasojat e këtyre profecive shpesh kanë pasur epilog dramatik, me histeri masive por edhe me vetëvrasje  kolektive.

Nuk janë vetëm profecitë e lartpërmendura treguese se planeti Tokë, e ndoshta edhe i gjithë sistemi ynë diellor, janë buzë një kataklizmi, edhe ekspertet shkencore shprehin shqetësime serioze për jetëgjatësinë e këtij “guri të çmuar”. Në këtë drejtim pulson edhe projekti i NASA-s (National Aeronautics and Space Administration) -  Administratës Nacionale për Aeronautikë dhe Hapësirë, në SHBA, i quajtur IRAS (Infrared Astronomical Satellite), i cili u realizua në bashkëpunim me Britaninë e Madhe dhe Holandën. Ky projekt kishte të bënte me një teleskop hapësinorë me rreze infra të kuqe, i cili do ta hulumtonte hapësirën kozmike në mënyrë sistematike duke depërtuar përmes pluhurit kozmik dhe reve të gazta, dhe kërkuar objekte që valët e tyre i emetojnë po në këtë spektër, pra në spektrin e rrezeve infra të kuqe, por që për ne janë të pakapshëm (padukshme). U lansua në janar 1983 dhe ishte aktiv deri në nëntor të po atij viti. Dhe vërtet, IRAS-i arriti të regjistroj një objekt (planet) të panjohur gjer më tani për astronominë. Lajmi goditi si një bombë atomike: “U zbulua një trup qiellor me madhësi të përafërt sa të planetit të Jupiterit, që është a
q afër Tokës, sa që mund të konsiderohet si pjesë e Sistemit tonë Diellorë” - shkruante “Washington Post”.
A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Apkalipsi2%201
Në vitin 1992 edhe Hubble, teleskopi hapësinorë më modern i kohës që u lansua në vitin 1990, regjistroi një trup qiellor pranë Sistemit tonë Diellor. Ish eksperti ushtarak i SHBA-ve, Marshall Master, është shumë i bindur se një objekt i panjohur po i afrohet qendrës së Sistemit tonë Diellor, dhe atë me shpejtësi ekstreme. Ai shtonë se ky objekt do të mund të shihet edhe nga Toka, që në vitin 2010! Edhe për Johan Murry-n nga “Open University” i Londrës, rasti është i qartë: “Nëse, sipas regjistrimeve të NASA-s të vitit 1983 dhe 1992, kemi të bëjmë me objektin e njëjtë, atëherë ky kolos është në kursin e drejtpërdrejt të kolizionit me Tokën.”A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Apokalipsi2%203
            Dhe kjo nuk duhet të na befasoj kur dihet se në fillim të vitit 2008, NASA i propozoi Kongresit Amerikan, futjen në përdorim të një anije kozmike të pajisur me bombë atomike për misione të caktuara hapësinore, në rast se planeti ynë rrezikohet nga ndonjë asteroid i mundshëm. Kjo gjithashtu mund të ndërlidhet edhe me misionin shumë të shtrenjtë që NASA ndërmori një muaj më herët, kur drejt teleskopit hapësinorë Hubble, më 11 maj 2009, nisi anijen kozmike “Atlantis” me shtatë astronaut brenda, për t’i riparuar disa defekte si dhe për të instaluar në këtë teleskop gjigant instrumente shtesë, të cilat do të mundësojnë regjistrime shumë më të mira se më parë - mision që përfundoi me sukses të plotë. Dhe e gjithë kjo bëhet me qëllimin primar: kërkimin e trupave të mundshëm qiellor që mund të ndodhen në afërsi të Sistemit tonë Diellor.A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Apokalpisi2%202
            Hipoteza e kolizionit me ndonjë trup të mundshëm qiellor, nuk është skenari i vetëm kërcënues i Tokës për vitin 2012, në këtë drejtim janë po ashtu shqetësuese edhe të dhënat e observatoriumit hapësinor (lansuar në hapësirë në dhjetor të viti 1995), vepër e përbashkët amerikano - evropian - SOHO (Solar and Heliospheric Observatory - Observatoriumi heliosferik dhe diellor). Astronomët që bëjnë vëzhgimin e rregullt të aktivitetit të njollave në sipërfaqen e Diellit, vërtetojë një cikël të ri dhe shumë të fuqishëm të këtij aktiviteti. “Sipas vrojtimeve tona, cikli i ardhshëm do të jetë shumë intensiv dhe pikën qendrore do ta arrijë kah fundi i viti 2012” - thotë eksperti i SOHO-s, Lawrance. A do të thotë kjo - një kërcënim më shumë për Tokën?!
            Profecitë rreth zhbërjes së Tokës nuk përfundojnë me kaq. Edhe shumë e shumë herë para kësaj date është paraparë shkatërrimi i këtij planeti ku frymon jeta. Por fatmirësisht kjo nuk ka ndodhur. Analistët e kësaj fushe kanë mbledhur me mijëra profeci të cilat parashikojnë ose paralajmëron fundin e botës. Dikush ka besuar e dikush jo, kjo është çështje e besimit dhe bindjeve individuale, megjithatë, pasojat e këtyre profecive shpesh kanë pasur epilog dramatik, me histeri masive por edhe me vetëvrasje  kolektive.
            Më  poshtë po japim një kronologji rreth profecive që nga e kaluara e lashtë e deri në parashikimet futuriste.
 
            Kronologjia e profecive rreth zhbërjes së Tokës

Viti 634 para erës re
 
            Romakët kanë pritur që qyteti i tyre do të rrafshohej me tokën pasi ky ishte viti i 120 që nga krijimi i Romes (Roma është krijuar më 21 prill 753 (p.e.r.) nga Romuli). Pse bash 120? Ka ekzistuar një mit sipas të cilit 12 shqiponja i kanë zbuluar Romulit (Romulus) numrin magjik në të cilin fshihej sekreti i qytetit të tyre, ndërsa secila shqiponjë, sipas interpretimeve të atëhershme mistike, paraqiste një periudhë 10 vjeçare.
 
            Viti 70 pas erës re
 
            Pas okupimit të Jerusalemit nga romakët dhe shkatërrimit të tempullit të besimit hebreit dhe të krishterë, konsiderohej se fundi ishte afër. Të gjithë përgatiteshin për gjykimin që do ta shpallte Perëndia për këtë krim.
 
            Viti 500
 
            500 vjet pas Krishtit, gjithashtu u paralajmërua fundi i botës nga teologu Romak, Sextus Julius Africanus, sipas njohurive të së cilit ky ishte viti i 6000-të nga krijimi i botës. Konsiderohej se këtë vit do të zbriste Krishti në tokë dhe me këtë akt do të përfundonte jeta në Tokë.
 
            Viti 800

  Profetët e krishterë, duke u bazuar në të dhënat e testamentit të vjetër, parathonin se fundi i botës do të pasoj pas vitit 800.
 
            Viti 999
 
            Ky ishte viti që u përfol më së shumti deri në atë kohë rreth fundit të botës. Legjendat thonë se paniku e kishte kapluar të gjithë Evropën, dhe atë disa vite para kësaj date. Ekzistojnë shënime se në këtë vit, po ashtu, paralajmërohej ardhja e Krishtit. Edhe vet papa Sylvesteri II, shpalli mesin e natës të 31 dhjetorit të vitit 999 si natën e fundit të jetës në Tokë.
 
            Viti 1260
 
            Sipas një profecie të Abt Joachim of Fiore, një kleriku italian dhe personalitet me famë në shekullin e 12, bota do të zhbëhej deri në fund të vitit 1300.
 
            Viti 1499
 
            Sikurse fundi i vitit  999, edhe ky fundi i vitit 1499 konsiderohej si fund i botës. Këtë e bëri publike qysh në vitin 1940 prifti Girolamo Savonarola i cili predikonte edhe ardhjen e Mesias dhe ditën e “gjykimit të madh” nga Perëndia.
 
            Viti 1524
           
            Astrologët Londinezë llogaritën shtatë muaj para, që fundit të botës do t’i paraprijnë përmbytje të mëdha të cilat do të fillojnë me 01 janar 1524. Dhe kjo profeci përhapi panik në popull ku, si pasojë e kësaj, mbi 20 000 njerëz u larguan nga shtëpi e tyre duke marr me vete ushqime të konsiderueshme. Disa u ngjiten majave të larta e disa u barrikaduan nëpër anije të ndryshme. Dhe si për ironi te tyre, në këtë datë, as që pikoi rigë shiu! Pas kësaj, ata pranuan gabimin dhe deklaruan se llogaritë nuk ishin bërë si duhet dhe katastrofa do të pasoj 100 vite më pas - me 01 janar 1624.
A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Apokalipsi2%200

Viti 1555
 
            Teologu francez Pierr d’Ajly, në vitin 1400 kishte shkruar se fundi i botës do të pasoj në fund të vitit 1555, sepse në atë kohë, sipas shënimeve të tij, llogaritej se bota i kishte rrumbullakuar 7000 vjet që nga krijimi i saj.
 
            Viti 1688
 
            John Napier, matematikani i cili e sajoi edhe njësimin logaritmik, llogariti se bota do të pësoj kataklizëm në vitin 1688, mirëpo, pasi që në atë kohë nuk ndodhi asgjë, bëri të njohur se kjo do të ndodh në vitin 1700.
 
            Viti 1814
           
            Parashikuesja Joanna Southcott, bëri publike se ajo është shtatzënë dhe se fëmija i saj është vetë Jezu Krishti, të cilin do ta lind në ditën e krishtlindjeve, me 25 dhjetor 1814, dhe ardhja e Krishtit të dytë do të jetë nisja e shkatërrimit të Tokës. Dëshmitarët dëshmojnë se ajo vërtet ishte me barrë edhe pse i kishte 64 vite dhe betohej se ishte virgjër. Në ditën e kërshëndellave, në vend se të lindte fëmijën, ajo vdiq!
 
            Viti 1900
 
            Mbi 100 anëtarë të sektit “Vëllezërit dhe motrat e vdekjes së kuqe      ruse” u vetëvranë me 13 nëntor të vitit 1900, sepse pritnin që këtë ditë jeta në Tokë do të merr fund. Ky veprim, mjerisht, do të ripërsëritet edhe disa herë në shumë sekte të ndryshme në mbarë botën.
            Për këtë vit fundin e botës e parashikoi, gjithashtu, edhe udhëheqësi dhe krijuesi i “Shoqërisë së besimit”, Jospeh Smith dhe atë që në vitin 1835. Ai ishte i bindur se në fund të vitit 1900, do të zbriste në Tokë sërish Krishti, e me këtë aludonte edhe në fundin e botës.
 
            Viti 1967

UFO -logu i njohur George Van Tassel, publikoi rezultatet e një dialogu telepatik që kishte pasur me një jashtëtokësor, të cilin ai e quante Ashtar. Tessel pohonte se me 20 gusht të vitit 1967 BRSS-ja do të kryej një sulm nuklear ndaj SHBA-ve, sulm ky që do të provokoj edhe luftën e tretë botërore nga e cila do të shkatërrohet gjithë bota.
 
            Viti 1978
 
            Jim Jones, themelues dhe udhëheqës i  sektit “Peoples Temple” -Tempullit të popullit, njëherit edhe predikues i njohur i kishës katolike, me idenë se do t’i shpëtoj një numër të konsiderueshëm të njerëzve nga zhdukja e sigurt që po i kanoset njerëzimit nga lufta e tretë botërore, i dërgoi drejt vdekjes mbi 900 anëtarë të këtij sekti, në mesin e tyre me dhjetëra fëmijë.
            Falë aftësive të tija, me qindra pasues u rreshtuan pas tij. I përkuleshin sikurse një profeti, dhe ishin të gatshëm të ndiqnin rrugën e  tij deri në fund. Dhe kjo bindje, ky besim i fuqishëm në prijësin e tyre, u vërtetua ne nëntor 1978, ku u (vetë)vranë mbi 900 njerëz.
A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Nekthettempulldiell

Viti 1988
 
            Edgar C. Whisenant, botoi librin e famshëm “88 arsye pse dita e shpëtimit do të jetë më 1988”, libër i cili u bë përnjëherë besteler. Në të ai shprehte bindjen se kjo do të pasoj me 13 shtator 1988.
            Gjithashtu, edhe kanali televiziv me përmbajte religjioze (krishtere), “Trinity Broadcasting Network” propagandonte pa ndërpre datën 10 deri në 11 shtator të vitit 1988, si ditë të fundit të botës.
 
            Viti 1994
 
            Motra Maria Gabriel Paproczki, paralajmëroi qysh më 19 korrik 1993 të dhënat që një vit më pas, kah mesi i muajit korrik 1994, një komet do të përplaset mbi Jupiterin dhe kjo do të shkaktoj eksplodimin më të fuqishëm kozmik në historinë e njerëzimit, dhe fuqia e këtij eksplodimi do ta arrij edhe planetin tonë, të cilin do ta shkatërroj tërësisht.
            Megjithëse në Tokë nuk ndodhi asgjë, Jupiterin me 16 korrik të vitit 1994, vërtet e goditi një komet gjigante dhe kjo e bëri të famshme Motrën Paproczki. Më vonë u mor vesh se Paproczki këtë e kishte “parashikuar” dy muaj pasi që astronomi Brian Mardesen kishte publikuar të dhënat se kometa “Shoemaker - Levy 9” atë ditë do ta godet Jupiterin.
 
                        Viti 1997
 
           Më 26 Mars të vitit 1997, në villen e sektit “Heaven’s Gate” (Porta qiellore), në komunën Rancho Santa të Kalifornisë (SHBA), u gjetën trupat e pajetë të 39 anëtarëve të këtij sekti. Kjo tragjedi ndodhi gjatë shfaqjes së kometës Hale Bopp. Udhëheqësi Applewhite, kishte arritur t’i bindte 38 anëtarët e vetë për një suicid të përbashkët, si rruga e vetme e mundshme që shpirtrat e tyre t’i dërgoj në një udhëtim ndërplanetarë përmes një anijeje kozmike. UFO-të (objektet e paidentifikuara - jashtëtokësorët), qëndronin prapa qëllimit të kësaj komete që asokohe iu afrua planetit tonë në një largësi prej 197 milion km e që mund të vrojtohej për një kohë bukur të gjatë, edhe atë, vetëm me shikim të lirë gjatë gjithë natës.

Deri në këtë vit (mision i filluar që më 1994), edhe udhëheqësit e sekti tjetër “OTS = Ordre Temple Solaire” (Urdhëratësit - Tempulli i Diellit), Joseph Di Mambro dhe Luc Jouret, në Zvicër, Kanada dhe Francë, udhëhoqën drejt vdekjes (vetëvrasjes) 74 anëtarë të tyre. 47 prej tyre vetëm në Zvicër, në mesin e të cilëve ishin edhe pesë fëmijë.
            Besimi i tyre në ditën e fundit, në apokalipsin (shkatërrimin e botës) forcohej gjithnjë e më shumë. Për ta, viti 2000, ishte edhe fundi i planetit tonë. Dhe për t’i ikur kësaj, pra zhdukjes së qenies njerëzore, nën moton se: “Vdekja nuk ekziston, ajo është vetëm një iluzion”, ata kërkonin zhvendosje, përmes vdekjes së qëllimshme (vetëvrasjes), në një sistem tjetër yjor dhe pikërisht në yllin më të ndritshëm gjatë natës, të quajtur “Sirius”, duke u rilindur sërish atje dhe vazhduar trashëgimin e  mëtejme të kësaj rase. Dhe nën këtë moto, me (vetë)dëshirë, shkuan drejt vdekjes (për tu rilindur sërish) 74 anëtarë.
A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Nekthetrhavensekt

Viti 1999
 
            Ishte po ashtu vit shumë i përfolur dhe ndër më të frikshmit në mbarë rruzullin tokësor. Përflitej shumë se pas një kaosi kompjuterik ose siç quhej gabimi “Y2K”, në ndërrimin e viteve 1999/2000, sistemet do të ngatërrojnë datën pasi ata nuk e njohin vitin 2000 si 2000, por vetëm si 00, që do të thotë viti 1900 (rifillimi i ri kohorë në atë vit) dhe kjo do të bie edhe deri te ngatërrimi i vlerave (të dhënave) të tyre, e që si pasojë e kësaj do të dalin nga kontrolli të gjitha sistemet më vitale si: bankat, spitalet, industria etj., e ndër to edha ato sisteme që kontrollojnë armët bërthamor. Kjo do të krijoj kaos me pasoja katastrofale për mbarë njerëzimin.
            Për vitin 1999 ka shkruar edhe Nostradamusi në versionin 10/72: “Viti 1999, në muajin e shtatë, do të arrij nga qielli mreti i tmerrit”. Shumë studiues që i kanë studiuar profecitë e Nostradamusit, këtë e ndërlidhen me 11 shtatorin e vitit 2001, kur u sulmuan kullat bonjake (World Trade Center)në Nju Jork.
 
            Viti 2012
 
            Profecitë për këtë vit, që konsiderohen si më seriozet, i përshkruam në kapitullin e mësipërm.
A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Apokalipsikomet2%204%20

Viti 2029
 
            NASA ka zbuluar një komet që e ka emërtuar Kometa “99942 Apophis”. Kjo komet do të kaloj pranë planetit tonë në vitin 2029 dhe gjasat e probabilitetit për tu përplasur me tokën janë 1:5500 deri 1:30 000. Kjo ngjanë (është e përafërt), thonë ekspertët e kësaj fushe, me një vdekje nga infarkti ose nga ndonjë aksident në punë të një njeriu. Shkencëtarët e NASA-s këtë e marrin me seriozitetin më të madh.
 
 
 
 
 
 
            Viti 2076
 
            Qysh në shekull e tetë, teologu me emrin Bede, kishte llogaritur se planeti ynë përfundon jetën e tij në vitin 2076. Apokalipsin në këtë vit e presin edhe shumë sekte. Viti 2076 sipas kalendarit mysliman është viti 1500.
 
            Viti 2880
 
            Shkalla e alarmit këtë vit në NASA është në pikën më të lartë - E kuqe! Asteroidi “1950 DA” përshkon qarkoren e plantit tonë. Gjasat e probabiliteti këtë herë janë shumë të mëdha - 1:300. Besueshmëria e një përplasje mes këtyre dy trupave, për ekspertët e astronomisë, është më e sigurt se sa vdekja nga kanceri.
Se një ditë edhe planeti ynë mund ta ketë fatin e planetit më të afërt dhe më të ngjashëm, Marsit, këtë askush nuk e konteston, por, se a do të ndodh kjo vërtet në vitin 2012, 2880 apo më vonë, këtë nuk mund ta vërtetoj akoma askush.
 
            Në vazhdimin tjetër do të lexoni:
 
            Fundi i botës nga eksperimentet laboratorike;
            Loja  e rrezikshme me gjene;
            Ngrohja globale vë në pikëpyetje baraspeshën  e Tokës etj.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Empty Re: A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT?

Mesazh nga Anakonda Sun 26 Oct 2014 - 22:56

A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Apkalipspermbytja3
(pjesa e tretë)
       Përmbytjet, si pasoj e ndryshimeve klimatike, mendohet se kanë qenë edhe shkaktarët e disahershëm të zhdukjes së jetës në Tokë. Ndër më të përfolurit është miti për Atlantidën, një ndër civilizimet më të lashta që kishte një shkallë të lartë zhvillimi (bazuar në dëshmitë e Platonit),  e që mendohet se gjendet i përmbytur diku në oqeanin Atlantik. Supozohet se ndonjë ndryshim i madh klimatik e gjeologjik (nga  përplasja e mundshme e ndonjë meteoriti), ka ndikuar që ky civilizim të zhduket nga faqja e dheut për pak kohë (brenda natës).


Fundi i botës nga eksperimentet laboratorike
 
            Mikroorganizëm i padukshëm. Shikuar nga prizma mikroskopike, grimca të imëta dhe të “vdekura” pluhuri! Ato nuk mund të vihen në vetëlëvizje, nuk mund të shumohen vetvetiu. Atyre ju nevojitet një qelizë e gjallë të cilën ato grimca pastaj e detyrojnë që të riprodhoj kopjet të tjera, duke u shumuar në pambarim.
            “Viruset qëndrojnë në krye të historisë së zhvillimit të jetës. Ata janë më të vjetër se çdo qelizë komplekse, nga e cila sot ndërtohet secili organizëm i gjallë, qoftë shtazor, qoftë bimor. Ata janë dëshmitarë të historisë. Miliarda vjet të vjetër dhe akoma ekzistues, që qelizave t’ua vështirësojnë jetën” - thotë virologu nga Universiteti i Parisit, Ali Saib. Dhe vërtet, edhe pse të padukshme dhe parazitë, ato demonstrojnë fuqi magjike: Janë në gjendje, që për pak kohë, ta mposhtin edhe gjallesën më të madhe tokësore. Kanë mposhtur dinozaurë gjigantë, balena disa tonelatëshe por edhe ushtritë më të famshme të kohës si atë të Napolon Bonopartës.
            Shumë herë gjatë historisë njerëzore, shfaqja e mortajave të ndryshme ka marr me miliona jetë të tyre. Epidemia e quajtur “Loimos”, që kishte përfshirë Greqinë 430 para erës së re, në një farë forme edhe i dha fund “epokës së artë”, të cilën e shijonte Athina asokohe. Nga kjo epidemi  vdiq, pothuajse çdo i treti banor dhe shkaktari i saj nuk u zbulua kurrë.
            800 vite më vonë, malaria e përfshiu qytetin atikë, Romën, duke e kthyer këtë metropol në një qytet të rrënuar. Vetëm 17000 banorë, thuhet se kishin arritur të mbijetojnë. Një epidemi e shkaktuar nga lia, popullatës së Meksikos i kushtoi mbi 18 milion jetë njerëzish. Brenda 100 viteve (1520 - 1816), kjo popullatë që numëronte asokohe 20 milion banorë, mbeti me vetëm 1.6 milion banorë. Dhe njëra ndër tragjeditë më të mëdha globale në këtë drejtim është pandeminë e viteve 1918-20, që u quajt “gripi spanjoll”. Brenda dy viteve ajo arriti të marr mbi 50 milion jetë njerëzish.

A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Aopkalibsgripi%20spanjoll3

Se viruset mund të nxisin sëmundje të tmerrshme dhe të përhapen me shpejtësi marramendëse në çdo pikë të globit, kjo edhe nuk është temë e re. Dëshmia më e fundit është  “gripi i derrave” H1N1, që po përhapet me të madhe në të gjitha pjesë e botës dhe që i ka vendosur para një sfide tejet serioze të gjitha institucionet  më relevante botërore. Një mutacion i mundshëm dhe ky virus mund të shkaktoj një pandemi me përmasa të paparashikuara për njerëzimin. Dhe mu nga ky shkak Organizata Botërore e Shëndetësisë, me seli në Gjenevë të Zvicrës, më 11 qershor 2009, shpalli edhe zyrtarisht virusin e derrave si pandemi globale, duke e ngritur gjendjen alarmuese në shkallën më të lartë - në të gjashtën. Është hera e parë që, pas më së 40 vitesh (nga “gripi i Hongkongut” në vitet 1968/69, nga i cili vdiqën mbi 2 milion njerëz), kjo organizatë (OBSH) të shpall gjendje pandemie. Vala e përhapjes së “virusit të derrave” nuk ka të ndalur. Mbi 100.000 njerëz (numri është gjithnjë në rritje marramendëse), në mbi 100 shtete, konsiderohen të prekur nga ky virus. Disa qindra veç kanë ndërruar jetë. “Virusi është i ri, jashtëzakonisht ngjitës dhe është duke e përhapur shumë shpejt. Nuk po mundemi ta vëmë nën kontroll, prandaj edhe kam vendosur që të shpall gjendje pandemie” - thotë Drejtoresha e OBSH-së, Margaret Chan. Megjithëse alarmi është ngritur në shkallën më të lartë, OBSH, akoma nuk rekomandon mbyllje kufijsh apo bartje të përgjithshme të maskave mbrojtëse.
            Për këtë gjë epidemiologët që prej vitesh kanë paralajmëruar, qysh nga “gripi i shpendëve”  se do të jetë vetëm çështje kohe kur do të shfaqej një vatër e re e rrezikshme e gripit që mund të shkaktonte miliona të vdekur në të gjithë botën. Virusi i shpendëve H5N1, sipas shkencëtarëve mbetet akoma njëri ndër kërcënuesit më serioze të mundshme për njerëzimin. Që nga viti 2003, kur ky virus është bërë publik, janë infektuar, së paku zyrtarisht, mbi 300 njerëz në mbi 10 vende, kryesisht në Azi, dhe, 60% e tyre, kanë ndërruar jetë. Shkencëtarët janë shumë të shqetësuar sepse, sipas tyre, këtij virusi i nevojiten vetëm edhe pak mutacione, që ai të kthehet në një vrasës me përmasa katastrofale për njerëzimin, për shkak të mungesës së një vaksine adekuate. Koncerni i njohur farmaceutike Novartis ngjalli pak shpresat kah mesi i qershorit (më13.06.2009), kur bëri të ditur se ka arritur të zbulojë një vaksinë efikase kundër “gripit të derrave”, por se, për prodhimin serik nevojiten edhe disa muaj. Mirëpo, mbetet pikëpyetje e madhe efikasiteti i kësaj vaksine, pasi kjo nuk është testuar drejtpërdrejt tek njeriu. Shkencëtarët nuk mund ta parashikojnë mënyrën e mutacionit që mund të pasoj, pasi ky grip është një kombinim i viruseve të njerëzve, derrave dhe shpendëve, prandaj edhe kundër një kombinimi të tillë
të panjohur akoma për shkencën, imuniteti i njeriut, por edhe vaksina që do të prodhohet së shpejti, mund të jenë të paefektshëm.
 
A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Gripiderrave
Loja  e rrezikshme me gjene
 
            Skenarët e mësipërm rreth një katastrofe të mundshme globale, megjithatë, po supozojë se janë si burim i proceseve të zakonshme të ligjeve natyrore, edhe pse me pasoja tragjike. Por, shumë më shqetësuese dhe të rrezikshme për njerëzimin, duket të jenë eksperimentet gjenetike që zhvillohen nëpër laboratorët e shumtë.
            Qyteti Boise, në shtetin Idaho të SHBA-ve. Laboratori i universitetit të këtij qyteti, gjendet prapa mureve disa metërshe të betonit. Brenda duket gjithçka e zakontë - e parrezikshme: teknikë laboratorike, mikroskopë, kompjuter etj. Megjithatë kjo përshtypje është zhgënjyese: këtu zhvillohet eksperimenti gjenetik me i kontestuari në mbarë botën! Nën udhëheqjen e prof. Greg Hampikian, shkencëtarët kërkojnë kodin gjenetik të vdekjes: Ata krijojnë gjene artificiale, të cilat, në natyrë nuk kanë ekzistuar asnjëherë. Kjo ngjanë në “vrimën e zezë” gjenetike dhe me këtë duket se shkenca po mundohet ta luajë ose zëvendësoj rolin e Krijuesit! A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? ApoklaipsiGHampiki3
            Eksperimentimit me gjene (zyrtarisht vetëm në bimë) dhe krijimit sintetik të tyre, në shumë shtete i është dhënë drita e gjelbër, me arsyetimin se kjo shkon në dobi të njerëzimit. Duke intervenuar në ADN-n (acidi deoksiribonukleik), në bazën fillestare të gjallesave që bartë mesazhet gjenetike të çdo qelize, duke i kyçur, shkyçur ose zëvendësuar, pra duke manipuluar me gjene, shkencëtarët po përpiqen t’i dekodojnë të gjitha sekretet e krijimit të një organizmi dhe me këtë edhe krijimin, konstruktimin e një  organizmi artificial (sintetik). Dhe potenciali i këtij manipulimi me gjene, duket i pakufishëm: të pavarura nga procesi i evolucionit, organizmat sintetik, shpresohet se një ditë, do ra rrisin produktivitetin e përgjithshëm agrobotanikë, përmirësojnë mirëqenien njerëzore, do ta luftojnë kancerin, do të arrijnë të prodhojnë edhe karburante biologjike etj. Dhe kjo, natyrisht do të ishte në dobi të njerëzimit. Por, a do të jetë në gjendje njeriu, si krijues (si Zotë) i këtyre organizmave, t’i ketë edhe nën kontroll ato? Kjo është pyetje përgjigjet e së cilës lënë shumë për të dëshiruar.

Shkencëtarët e Universitetit të Boise-s veç kanë arritur të konstruktojnë sekuenca të ADN-së, që tek njeriu nuk ekzistojnë, bile edhe disa që nuk ekzistojnë në asnjë gjallës tjetër të këtij planeti. Të bartura në organizëm përmes frymëmarrjes ose ushqimit, disa nga këto sekuenca te  manipuluara të ADN-se arrijë të paralizojnë çdo funksion të domosdoshëm për jetë të organizmit. Dhe kjo i shqetëson kritikët e këtij procesi: Fuqi të mëdha, qeveri të ndryshme, diktatorë apo edhe organizata terroriste, mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi, që përmes një arme të tillë biologjike, ta mbajnë nën shënjestër ose edhe ta shkatërrojnë cakun e tyre. Dhe kjo praktikë e krijimit të një arme biologjike për shkatërrim masiv nuk është, po ashtu, diç e re. Që  në kohën e luftës së dytë botërore është i njohur plani i disa shteteve të aleancës, për përdorimin e Anthrax - bombave (bombave të mbushura me baktere infektuese shume të rrezikshme - Bacillus anthracis), mbi qytetet më të mëdha gjermane si Berlini, Hamburgu, Stuttgardi etj.  në fazën e fundit të luftës, për ta mbytur çdo banorë të tyre. Por falë vonesës transportuese të këtyre bombave nga SHBA-t në Britaninë e Madhe (mbi 5000 copë), dhe mospajtimit të disa aleatëve, kjo nuk ndodhi. Përdorimi testues i këtyre bio-bombave në një pjesë të pa banuar të Islandës, shkatërroi tërësisht, të gjithë faunën, brenda një dite. “Armën më efektive dhe më të lirë e ka krijuar vetë natyra” - thotë biologu Malcolm Dando nga Universiteti i Brodfordit në Angli. Nevojitet vetëm 100 kg bazile Anthraxi  për t’i vrarë rreth 3 milion njerëz. Për të parandaluar ndonjë katastrofë të tillë, mbi 143 shtet, në vitin 1872, nënshkruan një marrëveshje për ndalimin e prodhimit të armëve biologjike.
            Por, krejt ndryshe nga një pandemi e provokuar nga viruset natyral, edhe nëse ata kanë kaluar disa faza mutacionesh, shpresat për të mbijetuar njerëzimi, megjithatë nuk janë të shuara tërësisht. Një shpërthim i një epidemie, i provokuar nga viruset sintetik të gjeneve të manipuluar ose të krijuar artificialisht, do të ndalet, tek atëherë kur të vdes njeriu i fundit. Në krahasim me viruset natyral, sekuencat e një gjeni sintetik, të manipuluar ose krijuar artificialisht, nuk vdesin. Në vitin 2012 janë paraparë edhe preparatet e para të këtyre gjeneve sintetike. Qëllimi: luftimin e dëmtuesve të kulturave agrare. Mirëpo, askush nuk e di se këto gjene - vrasëse, nuk do të kalojnë edhe tek format tjera të jetës me potencial shkatëshkatërrues edhe për to. Ndoshta edhe tek njeriu. Do të ishte një proces që nuk do të mund ta ndalonte askush....
 
 A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Aopkalipslabor3%20
Ngrohja globale vë në pikëpyetje baraspeshën  e Tokës
 
            Përmbytjet, si pasoj e ndryshimeve klimatike, mendohet se kanë qenë edhe shkaktarët e disahershëm të zhdukjes së jetës në Tokë. Ndër më të përfolurit është miti për Atlantidën, një ndër civilizimet më të lashta që kishte një shkallë të lartë zhvillimi (bazuar në dëshmitë e Platonit),  e që mendohet se gjendet i përmbytur diku në oqeanin Atlantik. Supozohet se ndonjë ndryshim i madh klimatik e gjeologjik (nga  përplasja e mundshme e ndonjë meteoriti), ka ndikuar që ky civilizim të zhduket nga faqja e dheut për pak kohë (brenda natës). Ishin përmbytje, të shkaktuara nga tërmetet, shpërthimet vullkanike, valët e mëdha të oqeanit etj, ato që fundosën këtë “kontinent” përgjithmonë.A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Apokalipsatland3
            Por Atlantida, nuk është rast i vetëm i përmbytjeve nga ndryshimet klimatike. Zbulimet e shumta të fosileve të kafshëve parahistorike, siç janë tetrapodet (dinozaurët) barngrënës ose  Mamutët e lloje tjera, që janë gjetur në hapësira të ndryshme të globit, të cilat sot janë të mbuluara nga shtresa të mëdha akulli ose në sipërfaqe ku, për shkak të mungesës së lagështisë, procesi vegjetativ është tërësisht i pazhvilluar, pra në shkretëtira të ndryshme, dëshmojnë për ndryshime ekstreme klimatike që janë zhvilluar në planetin tonë. Në Siberi është zbuluar një Mamut gjigant i ngrirë, i cili është ushqyer vetëm me bimë. Në gojën e tij janë gjetur mbeturina të myshkut, ndërsa në zorrët e tij edhe mbeturina barishtesh që sot nuk ekzistojnë në atë hapësirë. Trupa të shtazëve të ndryshme janë zbuluar edhe Kinë, Kanada, e vende të tjera të globit. Shkencëtarët mendojnë se këto zhvendosje janë bërë si pasoj e ndonjë kataklizmi natyrorë.
            Jo vetëm sipas legjendave, por edhe sipas profecive religjioze, bota është përmbytur disa herë. Janë diku rreth 30 burime që flasin për përmbytje me pasoja katastrofale për gjallesat e planetit Tokë. Kemi rrëfimin e Biblës, ku Perëndia vendos ta dënoj njerëzimin për shfaqjen e mosbesimit tek Krijuesi i tyre, dhe e urdhëron Noun t’i marrë familjarët  dhe lloje të përcaktuar të botës shtazore e bimore dhe të vendoset në një anije, pasi vendimmarrësi hyjnor, kishte vendosur ta shkatërroj njerëzim përmes përmbytjeve për ta ripërtërirë pastaj me një lloj tjetër më të mirë. Dhe kështu, 40 ditë pa ndërprerë, kishte lëshuar shi të fuqishëm dukë përmbytur çdo gjë mbi dhe.
            Rrëfime të ngjashme, si kjo në Bibël për Tokën e përmbytur, janë edhe kronikat e asiro -babilonasve, pastaj ato të grekëve të vjetër;  shënimet e indiasve, ato kineze, egjiptase e të tjera, të cilat, pothuajse janë të ngjashme: personazhet e këtyre legjendave, meshkuj dhe femra, me të afërmit e tyre ose pa ta, me botën shtazore e bimore etj. pozicionohen në vende ose objekte të caktuar nga vet Hyji, që të mbijetojnë dhe bota sërish të mund të frymoj nga fillim.
            Duke e marr për bazë numrin e madh të legjendave të ngjashme nga shumë popujt të lashtë të globit dhe duke pasur parasysh mundësin e komunikimi të tyre në ato kohëra, që ishte tejet i vështirë, shkencëtarët janë të bindur në vërtetësinë e tyre. Ndoshta jo saktësisht, sipas skenarëve të rrëfyer nëpër ato legjenda, por me një skenar të përafërt, gjithsesi. Është shumë domethënës për ta, gjithashtu, edhe rrëfimi për Solonin (640-558 p e. re) - një personalitet i njohur në antikën greke, që njihet si reformatori dhe udhëheqës i Athinës, të cilit egjiptasit, kur ai ishte në vizitë tek ta në Saisu, i thanë: “Njerëzimi është përmbytur disa herë nga arsye të ndryshme, dhe kjo do të ndodhe edhe në të ardhmen”... ndoshta këtë herë i provokuar edhe nga vet faktori njeri!!!
 
 A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Apkalipspermbytja3
Në vazhdimin tjetër do të lexoni:
 
Vrima e ozonit mbi Antarktik;
A po ndikon njeriu në shkatërrimin e baraspeshën natyrore;
A po e rrezikon njerëzimin ngrohja globale;
A po rrezikohet planeti ynë nga gufimi i vrullshëm i popullsisë;
Rreziku i njerëzimit nga atomi, etj.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Empty Re: A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT?

Mesazh nga Anakonda Sun 26 Oct 2014 - 22:59

A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Apokalipsiatomi4
(pjesa e katërt)
     Në librin e tij “Toka në baraspeshë”, Al Gore, shkruan: “Tani është e qartë se raporti mes njerëzimit dhe ndryshimeve klimatike është kthyer prapësht: atje ku qytetërimi njëherë ia ka pasur frikën tekeve të natyrës, Toka tani ka frikë nga teket tona - ndonëse ne do të mund të rimesojmë për frikën e vërtetë nga shkatërrimi i baraspeshës së natyrës”.


Vrima e ozonit mbi Antarktik          
 
            Në mars të vitit 1985 bota u trondit kur u zbulua se në stratosferë, një shtresë e ozonit (shtresë e cila mbron planetin nga rrezet dëmtuese ultraviolet që janë tepër të rrezikshme për imunitetin e njeriut) është dëmtuar. Është paraqitur në lartësi 15 deri 50 km mbi Antarktik, një pëlcitje bukur e madhe - disa milion kilometra katror! Dhe aq më i pabesueshëm kumboi fakti, se kjo pëlcitej është shkaktuar si pasoj e veprimeve të pakontrolluara të vetë qenies njeri.
            Në librin e tij “Toka në baraspeshë”, Al Gore, politikan amerikan, senator, nënkryetar i SHBA-ve gjatë mandatit të presidenti Klinton, kandidat potencial për kryetar të SHBA-ve në vitin 2000, bartës i Çmimit Nobel për Paqe në vitin 2007 sie dhe njëri ndër aktivistët më të shquar për mbrojtje ambientale, shkruan: “Tani është e qartë se raporti mes njerëzimit dhe ndryshimeve klimatike është kthyer prapësht: atje ku qytetërimi njëherë ia ka pasur frikën tekeve të natyrës, Toka tani ka frikë nga teket tona - ndonëse ne do të mund të rimesojmë për frikën e vërtetë nga shkatërrimi i baraspeshës së natyrës”.
A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Apokalipsi4%20ozon%20al%20gore

  Me këtë ai apelon shumë qartë tek njerëzimi që ndryshimet klimatike që po ndodhin si pasojë e mos ndërgjegjes sonë, të mos shikohen si një aventurë kohore, por si një tragjedi me përmasa globale. Dhe dëshmi më e mirë për këtë janë përmbytjet e shumta gjatë historisë së planetit, disa prej të cilave u përmenden edhe më lartë.
            Ka më shumë se 100 vjet që njerëzimi po ecë me hapa tejet të vrullshëm drejt zbulimeve të reja, duke filluar nga makina e avullit e deri tek reaktorët bërthamor. Hapat e tij janë gjithnjë  e më të shpejtë, saqë janë kthyer në një maratonë pa fund. Përparimet teknologjike kanë bërë një bum të vërtet, një revolucion të paparë në zhvillimin e përgjithshëm industrial. Një zhvillim i bujshëm që mirëqenien e njeriut e përmirësoj dukshëm brenda këtyre viteve: më shumë ushqim, më shumë veshmbathje, më shumë komoditet, më shumë medikamente, më shumë mobilitet etj. etj., por, natyrisht, që ky zhvillim ka edhe anën tjetër të medaljes. Mbeturina e gjithë këtij procesi të vrullshëm dhe të bujshëm, kanë filluar t’ia ngufatin frymëmarrjet planeti tonë, kanë filluar t’ia dëmtojnë poret më vitale që janë të domosdoshme për baraspeshën e saj. E natyrisht, duke e shkatërruar baraspeshën natyrore, këto mbeturina kanë atakuar drejtpërdrejt edhe vetë gjallesat  mbi këtë “gurë të çmuar”. Ajri, uji, toka po ndytën gjithnjë e më shumë, dhe atë me të madhe, nga gazrat helmuese, që janë si rezultat i mbeturinave të këtij zhvillimi marramendës. Gazrat nga tymnajat e industrisë dhe gypave të automjeteve, pesticidet e ndryshme, substancat sintetike e kimike etj.  kanë ndotur e helmuar lumenj, dete, fusha pjellore, pyje të pasura me drurë e që është më tragjikja edhe shtresën e ozonit, që është një filtër, një mburojë e domosdoshme për qenien njerëzore dhe shumë gjallesa të tjera, por edhe për vetë kushtet klimatike në Tokë. Dhe ky ndryshim i kushteve klimatike, e në veçanti ngrohja globale, paraqitet si problemi më serioz. Ngrohja globale rrezikon që kushtet klimatike të marrin kahje ekstreme: më shumë valë të ngrohta dhe, natyrisht edhe më shumë thatësira në pjesë të ndryshme të globit, që rezulton me mungesë të ujit të pijshëm, me mungesë të produkteve bujqësore, me kërcënim urie, pra me kriza ekonomike me pasoja të paparashikuara. Shkrirja e akullnajave në polet e globit do të ndikoj dukshëm në ngritjen e  nivelit të deteve, që si pasoj shumë sipërfaqe të tokës do të përmbytën si p.sh: një pjesë e mirë e Bangladeshit, sipërfaqe e madhe e Floridës, pjesë të ndryshme të Evropës etj. që do t’i detyroj me miliona banorë të zhvendosën në sipërfaqe të tjera: Kah do të shkojnë ata? Kë do ta ngushtojnë ose shtyjnë në botën, veç të stërmbushur me njerëz? E kjo mund të përcillet me konflikte të rrezikshme, si ekonomike ashtu edhe politike.

Problemet lidhen pastaj si hallka zinxhirësh: po kjo popullatë që është në rritje e sipër, si do të mbijetoj në ato kushte të çekuilibrimit klimatik? Në vitin 1800 në planetin tonë jetonin rreth 1 miliardë njerëz, 100 vite më vonë ky numër u dyfishua. Pastaj vetëm brenda 50 viteve, u dyfishua edhe ky numër... dhe sot bota i bartë mbi 6 miliardë qenie njerëzore mbi shpatullat e saj. Dhe nëse shtimi vazhdon me tempo të njëjtë, brenda pak vitesh (ndoshta 30) ky numër mund të dyfishohet. Për këtë Al Gore shkruan: “Që nga fillimi i paraqitjes së njerëzimit në Tokë e deri më 1945, u deshën dhjetë mijë gjenerata për ta arritur popullsinë e botës prej 2 miliardë njerëzish. Sot, brenda një kohe të shkurtër, popullsia botërore do të shtohet nga 2, në mbi 9 miliardë dhe tashmë jemi afër kësaj shifre”. Dhe lind pyetja: A do të ketë vend për gjithë këto frymë? E (para)shikonte edhe Apostull Gjoni fundin e botës kur ajo të mbipopullohet, kur thoshte “Një turmë të madhe, të cilën askush nuk mund ta numëronte” (Zbuluesi 7:9, 14)?A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Apokalipsi4popllauta
            Dhe prapë hallka tjetër: ajo e krizave ekonomike. Gufimi i popullsisë, natyrisht që me vete sjell edhe varfërinë, pasojat e së cilës mirëqenien njerëzore do ta sjellin në një gjendje të mjerueshme: për të mbijetuar ky numër i kësaj popullate kaq të madhe në një hapësirë gjithnjë e më të ngushtë, do të shfrytëzohen të gjitha resurset natyrore. Në mungesë të tokës bujqësore, do të fillojë me të madhe dëmtimi i pyjeve, dhe me këtë edhe botës shtazore; shfrytëzimi ekstrem i gjallesave ujore - të gjitha llojeve të peshqve; shterja e burimeve të “arit të zi”, që është më së jetike për ekonomin e përgjithshme globale etj. Dhe në kërkim të zgjidhjes së një problemi, do të paraqiten, ndoshta dy e
më shumë të tjerë, të pazgjidhur, dhe të gjitha këto do të na dërgojnë në një situatë të ashtuquajtur “rrethi i djallit”- apokalips teknologjike. Dhe, në një kohë shumë të shpejt, ky qark to të mbyllet. Një ndër simptomat e mbipopullimit, është edhe kriza e fundit financiare qe e ka tronditur në rrënjë gjithë botën dhe fundi i së cilës po duket do të përfundoj në këtë “qark të mbyllur”.
            Shembull më i mirë për një lloj krize të tillë është edhe kriza e vitit, 1816 , që u quajt “viti pa verë”, e që zgjati për disa vite rresht. Një ndryshim klimatik që e përfshiu asokohe botën, pasoi me dështime të përgjithshme në kulturat bujqësore, që shkaktoi krizë të thellë  ekonomike, sidomos në Evropë. Nga mungesa e ushqimeve Evropën e kaploi një varfëri e paparë, e përcjell me trazira nga më të ndryshmet, për tri vjet me radhë. Qeveria e Francës kishte ra, Britania, Gjermania, Zvicra e shumë vende të tjera, ishin kapluar nga një valë e madhe lypsarësh. Në kronikat e asaj kohe përshkruhej se “turma të mëdha lypsesh kishin pushtuar rrugët dhe përgjonin kalimtarët. Në çdo vend grumbuj grash dhe fëmijësh...” Njerëz të vdekur nga varfëria, sëmundje, vetëvrasje etj.  shihje kudo. Gjithashtu, Evropën e kishte përfshirë edhe valë e madhe e veprimtarive kriminale. Kudo qeveritë përpiqeshin të ruanin rendin shoqërorë për shkak të varfërisë që kishte kapluar këto vende, dhe për këtë qëllim, nga frika e trazirave popullore, ata kishin rritur gatishmërinë ushtarake. Dhe tri vite më pas, në vitin 1819,  si një shenjë ogurzezë në historinë e Gjermanisë, u shfaqen edhe trazirat e para antisemitike në Vursburg. Valët e trazirave që kishte shpërthyer nga “ethet e urisë” në shumë shtete Evropiane, kishin prurë këtë kontinent para një kolapsi të përgjithshëm. Dhe krejt kjo si pasojë e një viti me të reshura të shtuara: Nga Irlanda, nga Anglia e gjerë në Baltik, si pasoj e shpërthimeve vullkanike dhe pluhurit të tyre, kishte ra shi pa ndërprerë, prej majit deri në tetor. Historiani, Xhon D. Post,  e kishte quajtur këtë: “kriza me e madhe e ekzistencës në botën Perëndimore”.
            Një ndryshim klimatik një vjeçar, dhe atë në vitin kur bota numëronte pak më shumë se  1 miliardë frymë, por çfarë pasojash do të kishte kjo, nëse një situatë krize zgjatë për disa vite, dhe në botën e cila numëron mbi 7, 8, 9... miliardë njerëz? Mos të harrojmë të cekim se, shkaktarë edhe i luftërave më të mëdha botërore, ishin krizat e thella ekonomike. Në fillim të viteve të 20, në kohën e inflacionit në Gjermani, një bukë kushtonte 1.7 miliardë marka! Po ashtu, para fillimit të zhbërjes së shtetit artificial, pjesë e të cilit ishim edhe ne shqiptarët (kosovarët), Jugosllavisë, një bukë kushtonte disa milion dinar.
            Mos ndoshta edhe kriza e thellë financiare e vitit 2009, është një parashenjë se mund të përfundoj me një konflikt të ri ose thënë më drejtpërdrejt - me luftën e tretë botërore, për të cilën flitet edhe shumë profeci?
 A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Apoklaipsozoni4%20
Rreziku nga atomi!
 
            Një konflikt me përmasa gjigante e kishte thënë në profecitë e veta edhe bullgarja, Vangelija Gushterova: “Fillimi i luftës së tretë botërore do të filloj kah fundi i vitit 2010. Kësaj situata do t’i paraprijnë tri atentate në tre president shtetëror si dhe lufta në Indonezi!”.
            Vazhdimi i kamufluar i “luftës së ftohtë” (megjithëse zyrtarisht i përfunduar mes viteve të 90-ta) mes SHBA-ve dhe Rusisë, duket se nuk ka përfunduar, luftërat e armatosura në shumë vende të botës, acarimet mes dy religjioneve më të mëdha, synimet dhe apetitet e Kinës për tu konsoliduar si një superfuqi me pushtet ekskluziv, paralajmërimi i Iranit për zhdukjen e Izraelit nga faqja e dheut dhe vazhdimi i krijimi të armëve bërthamore, konflikti mes dy koreve dhe kërcënimi i Koresë së Veriut me aksione luftarake ndaj Kores së Jugut dhe më gjerë etj., janë shenja se bota vërtet gjendet në një baraspeshë të brishtë. Pasojat e një konflikt të mundshëm me përmasa më të mëdha, bazuar në armatimin bërthamor qe posedon bota, mund të jenë vërtet katastrofale për njerëzimin.A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Apokalipsi4%20cernobil
            Dhe sërish hallka tjetër - atomi! Një ndër çështjet shumë kontroverse janë edhe programet atomike të shumë shteteve, pavarësisht se përmbajtja e tyre anon kah zhvillimi i ekonomisë, duke i arsyetuar projektet e ndërtimit të centraleve atomike dhe energjinë nukleare, jo vetëm si metodë më e “pastër” teknologjike por edhe si potencial i ardhmërisë së njerëzimit. Edhe pse ekspertët (ideatorët) e kësaj fushe thonë me plotë kompetencë se mundësit
e gabimeve nga faktori njëri, tashmë janë reduktuar në minimum, kundërshtarët, megjithatë, shprehen shumë skeptik! Rasti i Çernobilit ose siç njihet me emrin “Katastrofa e Çernobilit” që ndodhi në prill të vitit 1986 në Ukrainë (asokohe Bashkimin Sovjetik), nuk lë shumë për të dëshiruar.  Nga një shpërthim që ndodhi në njërin nga reaktorët e këtij centrali atomik (në bllokun e katërt), humbën jetën si pasoj e rrezatimeve mbi 4000 njerëz, edhe pse numri i viktimave mund të jetë shumë më i madh, dhe vije në rritje, kur të kihen parasysh pasojat afatgjate që lë parapa niveli i rrezatimit, që asokohe kishte arritur deri në Kosovë. Në një raport të gjatë prej 600 faqesh, raport ky i bazuar në punë e disa qindra shkencëtarëve, që u sponzorua nga Kombet e Bashkuara në vitin 2005, thuhet se për shkak të veprimit radioaktiv, që është akoma aktiv në rajonin e goditur, mund të vdesin në vijim nga kanceri edhe disa mijëra njerëz të tjerë.
            Po aq të rrezikshme, nga ekologjistët, konsiderohen edhe mbeturinat radioaktive, të cilat, po ashtu, mund të provokojnë ndotje të ambientit dhe me këtë ta kërcënojnë drejtpërdrejt shëndetin e njeriut, por edhe florën dhe faunën, me një fjalë - natyrën në përgjithësi.
A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Apokalipsi4diktator

Rrezik tjetër potencial, jo vetëm për qenien njerëzore, por për gjithë natyrën, paraqet edhe arsenali tejet i madh i armëve bërthamore që ka në posedim sot bota. Ekspertët konsiderojnë se sot kemi aq armatim bërthamor saqë me atë arsenal mund t’i zhdukim mbi 30 herë të gjitha gjallesat që i japin jetë këtij planeti të bukur. Dhe nuk nevojitet këtu ndonjë llogari e madhe për ta kuptuar se njerëzimi vërtet gjendet në prag të një katastrofe nukleare dhe këtë situatë ai e ka krijuar, mjerisht, vet! Mjafton një Hitler, një Sadam, një Millosevic ose ndonjë psikopat tjetër që ta ndez shkëndijën e parë, dhe pastaj flakët e saj nuk ka kush që i shuan. Reagimet e Kores së Veriut ndaj sanksioneve të OKB-së, që u miratuan  në fillim të qershorit (2009), dhe kërcënimet e regjimit  nga Pjongjangu me luftë atomike, nuk janë për tu nënvlerësuar. Po ashtu edhe veprimtaria  e shtuar në prodhimin  e uraniumit edhe kërcënimet e ashpra që vijnë nga pushtetarët e Teheranit, sidomos ndaj Izraelit, janë mjaft shqetësuese, kur dihen interesat e superfuqive që qëndrojnë prapa kësaj loje të rrezikshme. Të theksojmë se përgatitjen dhe shpërthimin e një lufte botërore e parasheh edhe Bibla (Joeli 3:9-14; Mateu 24:22; Zbulesa 16:14): “Kurrë më parë në histori kaq shumë kombe nuk kanë mbledhur kaq shumë armë të shkatërrimit masiv.” Edhe në profecitë e Nastrodamusit, që i ka studiuar hulumtuesi Manfred Dimde, po ashtu, paralajmërohet një konflikt me përmasa globale, një luftë atomike, mes viteve 2011/2012.A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Apokalipsi4%20s%20hawking
            Astro-fizikani gjenial (i sëmur rëndë), Stehpan Hawking, në një konferencë para gazetarëve të mbajtur më 17 janar 2009, i nxitur nga një frikë, më e madhe se vetë sëmundja e tij e pashërueshme, bëri apel publik - në formë simbolike shprehu shqetësimin e tij të thellë për rrezikun që po i kanoset njerëzimit nga vet njerëzimi! Hawking-u është anëtar i një buletini shkencor “Bulletin of Atomic Scientist” dhe që nga viti 1947 rregullisht ka raportuar, informuar ose më mirë të themi, ka apeluar për rrezikun e një lufte atomike. Dhe në konferencën e 17 janarit, simbolikisht, akrepat e një “ore atomike” i kishte vendos në pesë minuta para dymbëdhjetë. “Unë e shohë se njerëzimit po i kanoset rrezik i madh” - kishte deklarua ai, duke u bazuar në numrin e shteteve që posedojnë armatim bërthamor (e që është gjithnjë në rritje) dhe konfliktet e armatosura që janë, po ashtu, në shtim e sipër pothuajse në mbarë rruzullin.
            Për përmasat dhe pasojat e një lufte atomike flet rasti i Hiroshimës dhe Nagasakit, kur fluturaket luftarake amerikane në fillimi të muajit gusht të vitit 1945, me urdhrin e presidentit H. Truman, hodhën mbi këto dy qytete japoneze bomba atomike. Ishte hera e parë që një armë e tillë u përdor kundër njerëzimit. Mbi 150 000 njerëz vdiqën aty për aty; mbi 100 000 të tjerë brenda pak javëve nga rrezatimi radioaktiv dhe me mijëra të tjerë më vonë. Megjithëse ishte një bombë e përmasave të vogla: 4.5 tonelata e rëndë, 3 metra e gjatë, me një diametër prej rreth 1 metri dhe me një fuqi shpërthyese prej vetëm 0.015 Megatonesh TNT, pasojat e saj ishin fatale. Ato shfaqen edhe sot e kësaj dite në forma sëmundjesh të rënda në ato regjione që u goditën nga ai shpërthim atomik.
 
A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Apokalipsi4%20hiroshimnaga
 
            Çelësin e daljes nga ky labirint ka kohë që janë duke e kërkuar shumë ekspert humanist nga mbarë bote, por përpjekjet e deritanishme, duket se nuk kanë rezultuar pozitivisht. Al Gore në librin e tij “Toka në baraspeshë” ndër të tjera shkruan: “...toka nuk i takon njeriut, njeriu i takon tokës. Të gjitha gjërat janë të lidhura mes vete sikurse gjaku që na bashkon të gjithëve. Njeriu nuk e ka thurur lëmshin e jetës, ai është vetëm një fije në të. Çfarëdo që i bënë këtij lëmshi, ia bën vetes.”
A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Apokalipsiatomi4
Në vazhdimin tjetër do të lexoni:
 
A është kërcënimi nga gjithësia rreziku më potencial për planetin tonë?;
A mund të gëlltitet Toka nga ndonjë “vrimë e zezë”?;
A mund ta rrezikoj Tokën aktiviteti i njollave mbi në sipërfaqen e Diellit?;
A është planeti ynë në rrezik të përplaset me ndonjë trup tjetër qiellor? etj.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Empty Re: A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT?

Mesazh nga Anakonda Sun 26 Oct 2014 - 23:02

A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Apokalipsi
(pjesa e pestë)
           Besojmë se edhe profecitë për vitin 2012 do të kenë epilogun e njëjtë si shumë profeci të tjera që i kemi theksuar në këtë shkrim. Pra, shpresojmë që të gjitha ato profeci të jenë vetëm pjesë e kësaj loje të imagjinatës sonë të bujshme dhe skenar që do ta përjetojmë vetëm artistikisht të projektuar në pëlhurën e bardhë të kinemasë dhe përmes ekraneve televizive.


Kërcënimi nga gjithësia
 
            Vrima e zezë
 
            Përveç rreziqeve që i përshkruam më lartë, kërcënime shumë serioze planetit tonë i kanosen dhe nga gjithësia. Një ndër e teoritë e kësaj natyre është ajo e gëlltitjes, jo vetëm të planetit tonë, por edhe të gjithë sistemit diellor nga ndonjë, e ashtuquajtura, “vrima e zezë”. Si “vrimë e zezë” konsiderohet nga shkencëtarët e fushës së astronomisë dhe astrofizikës, zona hapësinore ku ndodhet një yll, grup yjesh ose dhe trupa të tjerë qiellor dhe nga e cila nuk mund të dalë as dritë as ndonjë sinjal tjetër. Këta trupa qiellor (përgjithësisht yje), gjatë shuarjes së tyre, kalojnë nëpër disa etapa. Nga humbja e madhe e hidrogjenit gjatë reaksioneve termobërthamore, këta yje arrijnë përmasa shumë të mëdha duke u kthyer në yje gjigant të zjarrtë (kuq). Forca gravitacionale dhe fillimi i ftohjes së këtyre yjeve i vënë një kufi zgjerimit të mëtejmë të tyre, dhe pastaj fillon procesi i ngjeshjes ku me kohë forcat gravitacionale e mposhtin forcën e presionit të brendshëm dhe me këtë prishet ekuilibri i forcave dhe fillon një ngjeshje shumë më e shpejt dhe me e fuqishme e këtyre yjeve, që shoqërohet me rritje të densitetit  e të temperaturës dhe më në fund ky proces përfundon me një shpërthim katastrofik të tyre. Kështu këta yje kalojnë në gjendje të jashtëzakonshme, kthehen në materie të ngjeshur nga e cila nuk reflektohet më drita e as sinjale tjera. Të gjitha sinjalet, pavarësisht shpejtësisë dhe drejtimit, ato s’mund të dalin jashtë saj, por marrin një kurbëzim drejt qendrës. Në brendi të “vrimës së zezë” krijohet një fushë gravitacionle e fuqishme e cila mund t’i gëlltis të gjitha materiet e tjera që mund të gjendën në afërsi ose që i afrohen asaj.


Shkencëtarët kanë zbuluar edhe në galaktikën tonë, “rruga e qumshit”, “vrima të zeze”. Ata i konsiderojnë ato si të pa rrezikshme për sistemin tonë diellor, pasi janë shumë larg tij dhe nuk ka indikacione se ato po lëvizin në drejtim të këtij sistemi. Megjithatë, ata nuk e përjashtojnë as mundësinë, që pas një periudhe të gjatë (ndoshta pas disa milion vitesh), gjatë rrugëtimit nëpër hapësirë, të pasoj ndonjë përplasje me ndonjë nga këto “vrimat e zeza”, që janë më qindra miliona në hapësirën e pafund. Dhe natyrisht, një skenar i një takimi të tillë, padyshim do të përfundonte në mënyrën më tragjike të mundshme për planetin tonë dhe të gjitha gjallesat e saj.
 
A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Apokalipsi5%20vrimazeze
Dhe kur jemi te rrugëtimi i sistemit tonë nëpër shtigjet e galaktikës mëmë, po e theksojmë sërish dukurin astronomike që pason një herë në 26000 vjet (të përshkruar në fillim të këtij artikulli), ku i gjithë sistemi ynë diellor gjendet në pozicion paralel me  “rruga e qumështit”. Dhe kjo pikë, ku sistemi ynë diellor, që supozohet se do të pasoj në dhjetor 2012, do të takohet (ndeshet) me “Rrugën e qumështit”, është një shtresë e krijuar nga re pluhuri e ashtuquajtur “hapësira (e çara) e errët e rrugës së qumështit”. Kjo e çarë ka shumë kuptime mitologjike si: “Rruga e ferrit”, “goja e një përbindëshi kozmik”, “kanali lindës i nënës kozmike” etj., dhe siç thamë përbëhet nga shtresa të dendura reshë. Dhe pikërisht këto shtresa të dendura mund të depërtojnë edhe në hapësirën e atmosferës së Tokës, duke penguar kështu rrezet e  Diellit të depërtojnë të plota deri në planeti tonë, e si pasoj e kësaj mund të vije deri të lëvizjet e temperaturës që do të ndikojnë drejtpërdrejt në ndryshimet klimatike, duke shkaktuar edhe debalancën natyrore. Llogaritë tregojnë se planeti ynë është duke lëvizur nëpër ato shtresa të reve, dhe ka mendime, se edhe ndryshimet klimatike të  viteve të fundit janë si rezultat i kësaj dukurie.
 
            Rreziku nga aktiviteti i njollave mbi sipërfaqen e Diellit
           
            Rrezik tjetër, që duket të jetë më serioz se gëlltitja e mundshme e Tokës nga ndonjë “vrimë e zezë”, janë edhe shpërthimet e fuqishme që ndodhin herë pas here në sipërfaqen e zjarrtë të yllit tonë, Diellit. Ekspertët që bëjnë vëzhgimin e rregullt të aktivitetit të njollave në sipërfaqen e Diellit nga të dhënat e observatoriumit hapësinor SOHO (Solar and Heliospheric Observatory - Observatoriumi heliosferik dhe diellor) që është vepër e përbashkët amerikano - evropian, vërtetojë një cikël të ri dhe shumë të fuqishëm të këtij aktiviteti në vitet në vijim. “Sipas vrojtimeve tona, cikli i ardhshëm do të jetë shumë intensiv dhe pikën qendrore do ta arrijë kah fundi i viti 2012” - thotë astronomi dhe eksperti i SOHO-s, Pete Lawrence.
            Qetësia që po mbretëron kohët e fundit në sipërfaqen e Diellit, për ekspertet e kësaj fushe, duket të jetë po ashtu shqetësues. “Një pauzë kaq e gjatë qetësie nuk ka ndodhur që nga viti 1913” - shprehet Lawrence. Dhe kjo sipas tyre do të thotë: qetësi para një stuhie të fuqishme?!
A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Apokalpisi2%202

A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Apokalipsi5%20soho

Aktiviteti i njollave te Diellit, zakonisht ndjek një ritëm të rregullt. Çdo 11 vjet e arrin një pikë maksimale. Por, faza e qetësisë e këtyre aktiviteteve vitet e fundit, konsiderohet nga ekspertët amerikanë të qendrës për kërkime atmosferike, si e rrezikshme. Ata i frikësohen një erupsioni të fuqishëm që mund të ndodh në sipërfaqe të Diellit me stuhi masive, të cilat si një “tsunami”, do të lirojnë rreze të vrullshme rëntgeni në drejtim të Tokës duke e atakuar fushën mbrojtëse magnetike të saj. Në rrethana normale Tokën e mbron fusha e vet magnetike nga rrezet rëntgen, por “furtunat” e pritura në vitet e ardhshme, mund të ndikojnë në baraspeshën gjeomagnetike të saj duke lëkundur kështu, çrregulluar ose zhvendosur edhe fushën magnetike, si rezultat i së cilës do të mund të pasojnë, jo vetëm katastrofa të dhunshme natyrore, por edhe katastrofa teknologjike me përmasa të mëdha shkatërruese.
            Gjatë stuhisë së fundit masive, që ndodhi kah fundi i vitit 2003 kur në nëntor erdhi deri te një erupsion i fuqishëm në sipërfaqe të Diellit, ku shpërthyen disa miliardë tonelata plazmë, në Kanada pësoi kolaps pothuajse i gjithë rrjeti elektrik, ndërsa shumë instrumente të satelitëve pushuan së funksionuari. Avari të lehta pat edhe në shumë instrumente elektronike në shumë vende  të Tokës.  A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Apokalipsi5%20sateliti%20goce“Ishte fat i madh që vala e këtij shpërthimi nuk ishte e drejtuar kah Toka, dhe me këtë ne u kursyem nga furtuna e një katastrofe të mundshme gjeomagnetike” - sqaron astronomi Mausumi Dikpati. “Një furtunë e fuqishme me destinacion Tokën, do të krijonte kaos global dhe civilizimin, që ne sot e njohim, do ta zhdukte nga faqja e dheut” - përfundon Dikpati.
            Se sa shqetësuese për ekspertet e astronomisë dhe astrofizikës paraqet çdo ndryshim, qoftë edhe i lehtë i fushës magnetiket të Tokës, dëshmon edhe investimi i madh në ndërtimi  e satelitit GOCE, nga Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA), i cili në mars të këtij viti (17.03.2009) u lansua në hapësirë, pikërisht për të bërë matjet  e ndryshimeve të fushës gravituese  të Tokës.
 
 
            Ndeshja me trupa tjerë qiellor

Rreziku më potencial sipas shkencëtarëve, por edhe sipas profecive të ndryshme, Tokës i kanoset nga goditja e ndonjë asteroidi ose meteoriti me përmasa gjigante, por nuk përjashtohet edhe mundësia e përplasjes me ndonjë planet tjetër.
            Llogaritet së ne Tokë për çdo ditë bien me qindra meteor, pjesën më të madhe të të cilëve as që e ndiejmë e as që e shohim pasi që ata shkatërrohen plotësisht gjatë  fluturimit të tyre përmes atmosferës. Por ndodh që nga lartësitë e qiellit të bien edhe pjesë më të mëdha, trupa të ngurtë që nuk arrijnë të avullohen (sikurse meteorët) gjatë fërkimit me atmosferën e Tokës që quhen meteorit. A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Apokalipsi5%20karter
            Meteoritët janë trupa qiellor me përmasa të mëdha që arrijë në qindra e mijëra tonelata. Dhe, meteoritë të tillë nuk e kanë kursyer as planetin tonë. Hulumtimet shkencore rezultojnë se krateret e mëdhenj si ai “Barringer” në Arizona të SHBA-ve, krateri Deep-Bay dhe liqeni Clearwater në Kanada, janë krijesa të goditjeve nga meteoritë me përmasa gjigante. Edhe gjiri detar i Hudson-it në Kanada, po ashtu supozohet se është krijuar nga goditja e ndonjë meteoriti me përmasa të mëdha.
            Rënie të meteoritëve të mëdhenj kanë pasuar edhe gjatë shekullit të fundit: p.sh.  në vitin 1908, në brigjet e shkreta të lumit Janisej (Siberi) ka rënë një numër i madh gurësh me peshë të përgjithshme prej disa mijëra tonelatash. Ato vende ku kanë rënë këta meteoritë janë shkretuar dhe djegur plotësisht. Po ashtu, një meteoritë tjetër i madh ka rënë në malet e Sihote-Alin-it, në vitin 1947, me peshë të përgjithshme prej 30 tonelatash. Meteoriti më i madh që ka goditur Tokën në shekullin e fundit, konsiderohet ai i vitit 1930, që ka rënë në Afrikën Jugore, me një peshë prej 60 tonelatash.

Edhe qytetet e përmendura në librat e shenjtë, në Bibël, gjegjësisht ë Dhiatën e vjetër - Sodoma dhe Gomora, por edhe në Kuran (“Populli i Lutit”), mendohet të kenë pësuar shkaku i përplasjes së ndonjë meteoriti. Sipas përshkrimeve të librave të shenjtë, popullata e atyre qyteteve ishte futur në mëkate të thella, dhe për çoroditjet e tyre, për mosbesim ndaj Perëndisë,  për vepra të ndyra (homo)seksuale etj., i ndëshkoi vetë Zoti, duke i shkatërruar përmes gurëve e flakës tërësisht.
            Në shënimet biblike thuhet: “Porsi Sodoma dhe Gomora edhe qytetet përreth, që u dhanë pas kurvërimit dhe u dhanë pas çoroditjesh seksuale, janë vënë përpara si shembull, duke pësuar ndëshkimin e një zjarri të përjetshëm”, ndërsa në shënimet e shenjta islame shkruan: “Populli i Lutit përgënjeshtroi paralajmërimet… Ne dërguam kundër tyre stuhi gurësh (e cila i shkatërroi të gjithë), përveç familjes së Lutit, të cilën Ne e shpëtuam me mirësinë Tonë në orën e fundit të natës. Kështu i shpërblejmë ata që falënderojnë. Luti i kishte paralajmëruar për dënimin Tonë, por ata nuk i besuan paralajmërimet e tij. (El-Kamer: 33-36).
            Atlantida, kontinenti i përmbytur diku në oqeanin Atlantik, është ndër më të përfolurit në shumë variacione. Zhdukja e këtij civilizimi të lashtë supozohet të ketë ndodhur nga  përplasja e mundshme e ndonjë meteoriti gjigant, i cili kishte provokuar edhe ndryshime të madha klimatike e gjeologjike, të cilat, për shumë pak kohë zhduken nga faqja e dheut një popullatë të tërë. Mendohet se përplasja e meteoritit kishte shkaktuar tërmete, shpërthime vullkaniken, valë të mëdha të oqeanit  etj.  të cilat fundosën këtë “kontinent” përgjithmonë. Këtë tezë e mbështeste fuqishëm fizikani gjerman, Otto Muck, të cilën e përshkroi në veprën e tij “Alles über Atlantis” (Gjithçka mbi Atlantidën) të publikuar në vitin 1976. Ai thotë se qendra e përplasjes së Tokës me ndonjë meteorit ose edhe me ndonjë asteroid, ishte pikërisht Atlantida. Muck-u deri te kjo tezë kishte arritur duke studiuar kalendarin e civilizimit tjetër, Maja dhe duke i krahasuar shënimet e tyre dhe të dhënave tjera astrologjike.
            Johann Elert Bode, drejtor i dikurshëm i Opservatorit të Berlinit (nga viti 1786), pra, para më se 200 vitesh kishe zhvilluar teorinë (bazuar në llogaritje matematikore distancën mes Diellit dhe Tokës) sipas së cilës një grumbull i meteoritëve të mëdhenj  që sillen rreth sistemit tonë diellor, janë pjesë e një planeti të shkatërruar, të cilët vazhdojnë ta ndjekin akoma vijën harkore të tij. Megjithëse kjo teori nuk pohohet por as nuk mohohet nga shkenca e sotme e astronomisë, pasi në sistemin tonë diellor ka mjaftë meteoritë, shtrohet pyetja: Si u shkatërrua (pëlciti) ai planet?! Nga vetvetja, apo nga përplasja me ndonjë trup tjetër qiellor?!  Kjo e dyta mendohet të jetë opsioni më real, breng serioze edhe për ekspertet e NASA-s. Projekti i NASA-s, IRAS - teleskopi hapësinorë që u lansua në janar të vitit 1983, arriti të regjistrojë një objekt, një trup gjigant planetar të panjohur që po lëviz në drejtim të sistemit tonë diellor, bile sipas shkrimeve në gazetën “Washington Post”, thuhej se ky trup është aq afër Tokës, sa që mund të konsiderohet pjesë e sistemit tonë diellor. Ishte Hulumtuesi J. Davis nga Leicester University të Britanisë së Madhe, i cili më 24 prill 1983 arriti të vërej në regjistrimet e IRAS një objekt me shpejtësi të madhe lëvizëse që u klasifikua si Asteroid. Me 3 maj, 1983 ky objekt u regjistrua edhe nga dy amator që ishin shumë larg njëri-tjetrit, Genichi Araki (Japoni) dhe George Alcock (Britani). Dhe të gjitha llogaritjet rezultuan se ky objekt do të kaloj ekstrem afër Tokës, diku rreth 4.7 milion km, më afër se çdo komet tjetër që nga kometa Lexell në vitin 1770.
 
Një objekt të tillë e regjistroi në vitin 1992 edhe teleskopi hapësinorë më modern i kohës sonë, Hubble. Edhe shkencëtarë Rus, përmes satelitit NORLOK, në korrik të vitit 2002, kanë arritur të fotografojnë një planet pranë Diellit, që lëviz me kursin në drejtim të Tokës. Gjatë fluturimit të parë, që llogaritet të pasoj brenda 4-5 viteve, ky planet do të lëviz në një distancë prej 7 milion km, ndërsa gjatë rikthimit vetëm në 3 milion km distancë! Dhe këto informacione janë të deponuara edhe në qeverinë Amerikane dhe atë Ruse, por edhe në Vatikan. Teologu i njohur amerikanë, P. M. Martin, që ishte pjesë e shërbimit sekret të Vatikanit, që në vitin 1997 pat deklaruar se ky objekt gjatë fluturimit pranë Tokës do të shkaktoj katastrofën më të madhe në historinë njerëzore duke mbytur miliona njerëz. A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Apokalipi5libripX
            Edhe ish eksperti ushtarak i SHBA-ve dhe ish producenti i CNN-it, Marshall Masters, është shumë i bindur se një objekt i panjohur po i afrohet qendrës së sistemit tonë diellor, dhe atë me shpejtësi ekstreme. Ai shtonë se ky objekt do të mund të shihet edhe nga Toka, që në vitin 2010! Është njëri ndër shkencëtarët që u mor më së shumti me objektin e panjohur të emërtuar si “Planeti X”. Marshall Masters është edhe bashkautor në librin me të njëjtin titull, “Planet X”.
            Të njëjtin mendim e ndanë edhe Johan Murry-n nga “Open University” i Londrës. Ai u përpoq tri vite radhazi që ta dëshmoj ekzistencën e këtij planti, që duhet të jetë disa herë më i madh se Toka. Rasti është i qartë - thotë Murry: “Nëse, sipas regjistrimeve të NASA-s të vitit 1983 dhe 1992, kemi të bëjmë me objektin e njëjtë, atëherë ky kolos është në kursin e drejtpërdrejt të kolizionit me Tokën.”
            Këtë hipotezë e mbështesin edhe tre shkencëtarë amerikanë, John Matese, Daniel Whitmire dhe Patrick Whitman nga Universiteti i Lousianas. “Ne kemi arritur të vërejmë dhe vërtetojmë këto lëvizje të çuditshme të kësaj komete” - thonë ata. “Pasi që e kemi shqyrtuar çdo alternativ të mundshme, mund të konkludojmë se në retë e afërta pranë sistemit tonë diellor, gjendet një trup i madh qiellor”.
            Në vitin 2007 edhe hulumtuesi japonez nga universiteti i Kobes, Patryk Lykawka, vërteton  ekzistimin e një objekti qiellor. Sipas llogarive të tij, ai është shumë i bindur në ekzistencën e “Planeti X”, i cili gjendet veç buzë sistemit tonë diellor.

Kjo hipotezë, se rreth sistemit tonë diellor qarkullon një trup i madh qiellor, tashmë mbështetet nga shumë shkencëtar të fushës së astronomisë. Edhe astrofizikanët që moti kanë paralajmëruar një dukuri të tillë, një objekt gjigant, i cili herdokur do ta rrezikoj planetin tonë  e bashkë me të edhe vetë gjallesat e saj. Një fenomen i këtij lloji nuk është më sekret as për NASA-n. Zbulimet e kometave dhe trupave tjerë qiellor përmes teleskopëve më modern hapësinor, si ai Hubble, nuk përjashtojnë mundësinë e përplasjes së trupave qiellor, e këtu  nuk bënë përjashtim as planeti ynë. A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Apokalipsikomet2%204%20
            Kometa “99942 Apophis”, e zbuluar nga NASA më 19 qershor 2004, paraqet po ashtu rrezik potencial për planetin tonë pasi trajektorja e saj do të jetë shumë pranë Tokës. Sipas llogarive të ekspertëve të NASA, kjo komet që do të kaloj pranë planeti të Tokës diku në prill 2029, dhe atë në një afërsi prej vetëm 30.000 km, mund ta rrezikoj planetin tonë seriozisht. Sa për krahasim po cekim se sateliti i planetit tonë, Hëna, gjendet në një largësi prej 380.000 km. Kjo afërsi mund të ndikoj që graviteti i Tokës ta zhvendos Apophis-in nga trajektorja e rregullt dhe me këtë të përplasët mbi të.
            Mundësia e një kolizioni me Tokën nuk përjashtohet as nga ekspertët e NASA-s, por ata mendoj se diametri i vogël, prej vetëm 300 metrash i këtij trupi qiellor, do të krijonte vërtet katastrofë të madhe, por vetëm lokale, jo me përmasa të rrezikshme për ta vënë në pikëpyetje ekzistencën e planetit. Megjithëse vetë ekspertët e NASA-s vlerësojnë se nëse Apophis-i përplasët me Tokën do të lirojë një energji prej 1480 Megatonesh TNT (Trinitrotoluol). Bomba atomike e hedhur mbi Hiroshima ka pasur një fuqi shpërthyese prej vetëm 0.015 Megatonesh TNT. Se çfarë do të jetë efekti shkatërrues i një përplasje të t
A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Apokalipsi%205%20asteroid1950

A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Apkalipsi2%201

Probabilitetit më i madh i një kolizion mes planetit tonë me ndonjë trup qiellor, sipas shkencëtarëve, mund të pasoj në mars të vitit 2880, kur pranë planetit tonë - Tokës, do të kaloj asteroidi “1950 DA”. Gjasat e përplasjes mes këtyre dy trupave konsiderohen si më të mëdhatë deri më tani ngase probabiliteti është vetëm 1:300, që sipas ekspertëve (në krahasim figurativ) besohet se kolizioni është me i sigurt se sa vdekja nga kanceri!
 
 
            Ky trup qiellor (asteroid) që kryqëzohet me trajektoren e Tokës dhe të Marsit, u zbulua më 23 shkurt 1950 nga astronomi amerikan Carl A. Wirtanen në observatorin e Lick-ut që ndodhet në majat e malit Mount Hamilton. Në dhjetor të vitit 2000 ky objekt u (ri)zbulua sërish nga LEONIS (Lowell Observatory Near-Earth Object Search) dhe u emërtua sipas vitit kur edhe u zbulua, “1950 DA”. Disa muaj më vonë, në mars 2001, kur lëvizte në një largësi prej 7.8 milion km nga planeti ynë,  u regjistruan edhe fotografitë e para nga radarët vrojtues.
            Sipas llogarive të bëra, siç u tha edhe më lartë, kolizioni i mundshëm me Tokën mund të pasoj më 16 mars 2880, kur edhe do të jetë distanca më e afërt me Tokën. Ndryshe nga kometa “99942 Apophis”, që ka një diametër prej vetëm 300 metrash, ky asteroid ka diametrin prej 1.1 km, dhe në përplasje me Tokën do të lirohej një energji, jo më 1480 Megatoneshe, por prej 10.000 Megatonesh TNT, që mund të jetë edhe fundi i “gurit tonë të çmuar”.
A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Apokalipsi5%20fotoast1950

  Jo vetëm kolizioni i trupave qiellor rrezikon jetën e planetëve, por edhe lëvizjet e tyre shumë pranë njëri tjetrit, po ashtu, mund të paraqesin rrezik për secilin trup. Shkencëtarët janë të bindur se gjatë një afërsie të tillë të trupave, forcat gravituese mund ta devijojnë lëvizjen e tyre nga trajektorja e rregullt, të bëjnë, ndoshta edhe ndryshimin e polaritetit dhe kështu trupat të fillojnë të sillen në anën e kundërt. Kjo do krijonte çrregullime me pasoja, po ashtu, të rrezikshme për ato planete. Edhe në librat fetar, sidomos tek ato të religjionit Islam, theksohet se kur dielli të lind në perëndim në vend se në lindje, do të pasoj edhe fundi i botës. “Akoma nuk ka ardhur ora që dielli të lind në perëndim. Dhe kur të lind nga atje, dhe njerëzit këtë e shohin, do të bëhen të gjithë besimtarë, por kjo nuk do të jetë edhe aq e dobishme për asnjërin, i cili edhe përpara nuk ka qenë besimtar dhe në bazë të këtij besimi nuk ka bërë (merituar) ndonjë gjë të mirë.” (Sahih Al-Buharyy 6506). Për këtë dukuri është shprehur edhe vet Ajnshtajni duke pohuar mundësin e ndryshimit të poleve të globit tonë nën ndikimin e faktorëve të ndryshëm.
 
            Si përfundim
 
            E gjithë kjo që u tha më lartë nuk ka për qëllim krijimin e ndonjë fobie në kokat e njerëzve, thjesht ishte një pasqyrim i skenarëve të ndryshëm, të paralajmëruar që nga shënimet e kulturave të lashta, nga profecitë e shumta, nga thëniet e librave të shenjt e deri te parashikimet e fundit të shikuar nga prizma e shkencës.
            Një gjë është e ditur: zhdukja e gjallesave parahistorike (lloje të ndryshme dinozaurësh), si dhe zhdukja e kulturave të lashta që nga atlantidasit, vikingët, sumerët etj., është një fakt i pamohueshëm historik. Të gjitha shënimet e lashta dëshmojnë se ishin dukurit e mbinatyrshme ato që i shuan përgjithmonë këto gjallesa dhe civilizime nga faqja e dheut.

Civilizimi i sotëm nuk është i parë dhe, shpresojmë, as i fundit që do të frymoj mbi planetin e quajtur Tokë. Edha sa kohë do të mbijetoj ky civilizim dhe çfarë përfundimi do të përjetoj, kjo është një pyetje nga e cila mund të burojnë lloj-lloj përgjigjesh, përgjigje që di t’i krijoj vetëm imagjinata jonë që është po aq e pafund mu sikurse gjithësia.
            Besojmë se edhe profecitë për vitin 2012 do të kenë epilogun e njëjtë si shumë profeci të tjera që i kemi theksuar në këtë shkrim. Pra, shpresojmë që të gjitha ato profeci të jenë vetëm pjesë e kësaj loje të imagjinatës sonë të bujshme dhe skenar që do ta përjetojmë vetëm artistikisht të projektuar në pëlhurën e bardhë të kinemasë dhe përmes ekraneve televizive.
 
A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Apokalipsi5libricorse
 
 
 
 
 
 
 
            P.s. Është fjala për filmin me të ri holivudian të titulluar, “2012”, me regjisor Roland Emmerich, i realizuar sipas romanit të autorit Brian D’Amoto “In the Courts of the Sun”, i cili do të fillon të shfaqet në kinema në shtator të këtij viti (2009).
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? Empty Re: A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi