Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Periudha e Realizmit Socialist (disidentet) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Periudha e Realizmit Socialist (disidentet) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Periudha e Realizmit Socialist (disidentet)

3 posters

Shko poshtë

Periudha e Realizmit Socialist (disidentet) Empty Periudha e Realizmit Socialist (disidentet)

Mesazh nga Alberti Mon 23 Nov 2009 - 23:23

APOLOGJIA IME
(JETES)
...Marrezi, turp turp dhe
mekate
per jeten e terbuar
se kur me ndal, o gjenerate,
qe vuan rruges ndonje nate,
me merr per te denuar
dhe, me nje ze qe vret,
ngahera me pyet:
-Ku linde, o i ri?
-O jete, linda ne shkreti!
-Ku rron dhe ku vete,
ne c'dhera e ne c'dete?!
-Cudi! C'kerkon prej meje ti

dhe si, o jete, pyet,
kurse ne varferi
me hodhe kur me gjete
te lindur nga skelete
pa drite, pa liri?
-Njeri!
Nga vete, as me thua?
-S'e di! Jo, Nuk e di!
Po lerme, o jete, c'ke me
mua?
-Dua ta di, po dua!
-Atehere, jete e krisur,
per mua mos pyet
se qysh ne n'agim kam nisur

te shkel si skllav i shkrete
mbi gjurma shprese drite...
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . .
-O mekatar,
as faliu ligjes sime,
bindu i cmendur enderrtar,
s'jeton me shqetesime!...
-Mu thell' ne brendesire
ku ndjenja rron e lire,
ku dhembja dhemb e prekur

nga ligja jote e fuqiplote,
ne gjirin tim si hekur,
si hekur e celik,
qello,qello, o me kamxhik;
pa frik' e pa meshire
e pa pendim,
se mu ne thellesire
te shpirtit, ne nje kend,
lindi nje shqetesim
qe celi varrin tend...

1937

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Periudha e Realizmit Socialist (disidentet) Empty Re: Periudha e Realizmit Socialist (disidentet)

Mesazh nga Alberti Mon 23 Nov 2009 - 23:23

BALADE CAME
Ylberi, si nje pershendetje e perlotur
lamtumire,
u zhduk matane largesive,
mbi kreshtat e flakeve,
neper shi.
Matane largesive u zhduk e perflakur
Cameria
dhe gjitha rruget tona shpien ne veri.
Ulerin era e Mesdheut mbi trojet e
lashta epirote,
mbi te shtrenjtat troje tona
stergjyshore.
Ne kullotat e braktisura kullosin rrufete.
Ullishtet e pavjelura gjemojne si dallge
neper bregore.
Dhe kudo toka came,
mbuluar nga rete,
renkon e mbytur ne gjak e lot,
e mbetur shkrete,
pa zot.
Na e tregojne drejtimin plumbat,
na e ndricojne rrugen flake, qe gjithe
token kane perpire.

Pas shpinave tona perplas tufani dyert e shkallmuara te shtepive.
Dhe rruget zgjaten e zgjaten ne veri.
Ne, popull muhaxhir, ecim neper shi...
Lamtumire, Cameri!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Periudha e Realizmit Socialist (disidentet) Empty Re: Periudha e Realizmit Socialist (disidentet)

Mesazh nga Alberti Mon 23 Nov 2009 - 23:23

NDIHMOMENI TE QESH!
Nuk mundem,
nuk mundem,
nuk mundem.
E pashe Atdheun lakuriq,
(vetem pa miq e shoke)
mundohej te kepuse nje dege dafine
nga lavdia e shekujve.
Atdheun e dija te urritur!
Por sa i vogel qenka!
As nje dege nuke e kepuste dot.
E mora per dore
ta rrit ne zemren time...
Vellezer-
Po e kerkuat Atdheun,
e kam une.
Ndihmomeni te qesh.
Ndihmomeni te gezoj.
Atdheu eshte lakuriq!
1963




Trifon Xhagjika (1932-1963) u lind ne nje fshat te Zagorise(Gjirokaster) ne nje familje te thjeshte qe shquhej per ndershmeri e patriotizem. Pasi kreu studimet e larta, sherbeu ne ushtri. Me 1963 u arrestua bashke me nje grup te rinjsh e u denuan me pushkatim. Poezia ishte pasioni i tij. Per rrethanat qe iu krijuan, ai botoi pak. Vargjet e tij shquhen per thellesi, ndjenje e sinqeritet. Mjaft nga poezite e pabotuara kane humbur. Nje pjese e tyre eshte botuar ne vellimin "Atdheu eshte lakuriq"(1994).

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Periudha e Realizmit Socialist (disidentet) Empty Re: Periudha e Realizmit Socialist (disidentet)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Fri 29 Jul 2011 - 4:34

Kjo teme zhvendoset nga Letersia Shqiptare, ne nenforumin e Poezise dhe Tregimit...



Ju Faleminderit...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Periudha e Realizmit Socialist (disidentet) Empty Re: Periudha e Realizmit Socialist (disidentet)

Mesazh nga Anakonda Sun 10 Jun 2012 - 5:54

Propaganda Poster, Albania"

Nuk
eshte i thjeshte studimi, njohja dhe aq me teper perkufizmi apo
percaktimi etik i doktrinave te ndryshme social-filozofiko-estetike ne
boten e artit. Nuk eshte e thjeshte me dy fjale te permbledhesh nje
krijimtari "artistike", qe lulezoi per afer nje gjysem shekulli
jo vetem ne vendet e ish kampit socialist, por edhe ne shume vende te
tjera te botes. Thjesht nje perqasje e ketij fenomeni social - i cili shfrytezoi artin, por s'ishte art- do te ishte me e dobishme.

Rrenjet e kesaj rryme sigurisht i zbulojme fill pas Revolucionit te Tetorit (1917) ne Rusi.
Ishin ato ndryshime sociale, e kozmo-historike ne kohe moderne qe paten
nje ndikim te madh ne cdo fushe te jetes, dhe sigurisht edhe ne ato te
filozofise, te arteve vizive, te letersise, te muzikes, te
kinematografise (ndonese kjo e fundit ish nje forme e re e te shprehurit).

Fillimet
nisen me romantiken dhe endrrat per nje bote me te drejte, e me te
barabarte. Shume personalitete artistike te kohes perkrahen parimet dhe
utopine komuniste. Rasti i Mayakovsky-t apo i Brecht-it, i Ricos apo Prokofiev-it, i Sartre-t apo i Picasso-s,
jane tregues se sa kishin tronditur realitetin global te kohes idete
komuniste. Porse ato ç'ka predikonte ideologjia komuniste, nevoja,
deshira dhe krijimi i nje bote te bazuar mbi verdiktin e shumices ndaj
pakices, mbi dominimin e padiskutueshem te diktatures se proletariatit,
do te ishte edhe grushti perfundimtar qe kjo ideologjido t'u jepte vlerave te verteta artistike, ne ate ç'ka me vone u quajt Arti i Realizmit Socialist.

Pikerisht
nevoja per ilustrim politik te atyre qe partite komuniste te kohes
deshironin te percillnin tek masat e gjera te njerezve, trysnia
propagandistike por edhe sociale e klases pushtetare komuniste, lufta
deri ne skaj ndaj çdo personaliteti artistik/njerezor qe devijonte nga
vija e kuqe marksiste-leniniste, si dhe diktatura e shabllonizmit
ideologjik mbi kerkesat dhe vlerat e mirefillta filozofike, estetike, e
artistike, bene qe divorci i artit me utopine komuniste te behej qe
heret i dukshem dhe i qarte.

Nuk mund te pjelle art nje shoqeri
tek e cila mungon liria e ndijimeve apo mendimeve. Nuk mund te behet art
kur deshira per eksplorim (ne trajte, apo edhe ide) shfaroset. Nuk behet art ne momentin kur internon risite dhe nevojen per to. Si pasoje konservimi ne mendim dhe forme, i atyre qe artisti duhej te trajtonte, u
kthye ne filozofi udheheqese te doktrines te Realizmit Socialist.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Periudha e Realizmit Socialist (disidentet) Empty Re: Periudha e Realizmit Socialist (disidentet)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi