Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Koleksion me çudira! - Faqe 3 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Koleksion me çudira! - Faqe 3 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Koleksion me çudira!

4 posters

Faqja 3 e 15 Previous  1, 2, 3, 4 ... 9 ... 15  Next

Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Tue 24 Nov 2009 - 11:12

First topic message reminder :

Ngoc: Tri dekada pa gjumë

64-vjeçari Thai Ngoc vuan nga pagjumësia që nga mbrëmja e vitit 1973, kur kaloi ethe të forta. Ai ka numëruar një numër të pakufizuar delesh gjatë 11.700 netëve të njëpasnjëshme. "Nuk e di nëse pagjumësia ka ndikuar në shëndetin tim apo jo. Doktori thotë se jam për bukuri, me përjashtim të mëlçisë dhe punoj normalisht si të tjerët", thotë Ngoc. Ai mban në kurriz çdo ditë 50 kilogramë çanta me plehra, duke i transportuar për katër kilometra. Gruaja e tij thotë se gjatë ditës kujdeset për derrat dhe pulat, ndërsa natën punon si roje. Gjatë netëve të të tre muajve ka hapur liqene artificiale për të rritur peshq.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Thu 26 Nov 2009 - 20:51

Dashuria me gjemba e vëllezërve bullgarë!

Dy vëllezër bullgarë kanë ndarë shtëpinë e tyre me tel gjembor, pasi që kanë hedhur njëri-tjetrin në gjyq, më shumë se dyqind herë.
Taso Hadjiev, 74-vjeçar, dhe vëllai i tij Asen, 75-vjeçar, nga Malka Arda në Bullgari, herën e parë kishin paditur njëri-tjetrin në vitin 1968, për shkak të një kontesti pronësor, respektivisht tokës, që ua kishin lënë trashëgimi prindërit e tyre të ndjerë.

Që prej atëherë, ata kanë pasur telashe të vazhdueshme, dhe asnjëri prej tyre nuk ka arritur të tubonte para të mjaftueshme për t’u larguar nga shtëpia ku janë rritur, sepse krejt të ardhurat i kishin shpenzuar për t’i paguar avokatët.

Fqinja e tyre Sabka Shehova ka thënë: "Janë kapur pas kësaj gjëje me vite të tëra. Ata shkojnë në gjykatë për çfarëdo arsye të vjetër që ju shkon ndërmend, dhe shumica prej padive nuk ka të bëj me realitetin, por ata thjesht dëshirojnë të padisin njëri-tjetrin”.

"Ata janë kapur pas kësaj gjëje aq gjatë saqë, vështirë iu kujtohet pse kanë shkuar herën e parë në gjyq. Është si të shikosh një telenovelë", ka thënë Shehova.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Thu 26 Nov 2009 - 20:52

Policia lituaneze pyet të dyshuarën: A nuk je e vdekur a?

Policia e Lituanisë në qytetin Klaipeda është hutuar kur ka zbuluar se një grua, e cila ishte arrestuar një javë më parë për vjedhje dyqanesh, ishte regjistruar si e vdekur një muaj më herët.
Prindërit e gruas e kishin identifikuar gabimisht trupin e një gruaje të vdekur të gjetur në një pyll, si bija e tyre 27-vjeçare, Natalya Pavlova, e cila është zhdukur nga shtëpia që prej muajit nëntor të vitit të kaluar, ka thënë policia të mërkurën.

Ka dalë në shesh që Pavlova ishte gjallë dhe me shëndet të mirë, si dhe po jetonte me të dashurin e saj në po të njëjtin qytet.

"Prindërit e saj e kishin identifikuar trupin e vdekur si bijën e tyre. Çfarë mund të bënim?" ka thënë për Reuters zëvendëskomandanti i policisë lokale, Petras Mikalauskis.

"Ka qenë rasti im i parë i këtij lloji në tërë përvojën time", ka shtuar ai.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Thu 26 Nov 2009 - 20:52

Hajni lajmëron në polici personin e vdekur

Një hajn i cili ishte futur në një banesë për të vjedhur para dhe gjësende me vlerë, në atë banesë ka gjetur edhe trupin e pajetë të pronarit. Ai menjëherë ka lajmëruar policinë, për të evituar kështu edhe padinë për vrasje.
Policia ka arritur në banesë dhe ka gjetur trupin e pajetë të mashkullit 64-vjeçar, pa shenja të vdekjes së dhunshme. Sipas të dhënave të para, bëhet fjalë për një pronar banese, i cili ka qenë i vdekur për dy javë para se hajni ta gjente atë.

Policia ende nuk e ka gjetur hajnin.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Thu 26 Nov 2009 - 20:52

Ku s’ka tym, s’ka as para

Restoranti i parë i Pekinit në të cilin është ndaluar pirja e duhanit, lirshëm mund t’i mbyllë edhe dyert, sepse ka mbetur pa mysafirë, e më këtë edhe pa punë, ka thënë pronari i zhgënjyer.
Në Kinë më shumë se 350 milionë njerëz pinë duhan dhe për këtë fushata e autoriteteve kineze me qëllim të ndaljes së pirjes së duhanit ka hasur në rezistencë të fortë.

Puna në restorantin Meizhou Dongpo ka rënë për 80 për qind pas vendimit për ndaljen e pirjes së duhanit, ka thënë pronari i restorantit.

"Nëse vdesim, së paku do të vdesim si duhet", ka vlerësuar ai.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Vizitor Thu 26 Nov 2009 - 23:53

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Confused Koleksion me çudira! - Faqe 3 Confused Koleksion me çudira! - Faqe 3 Confused
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 2 Dec 2009 - 6:47

Akuzohet për shitjen e bijës për para, birra
Policia amerikane ka arrestuar një mashkull në Greenfield të Kalifornisë nën dyshimin se ka aranzhuar shitjen e bijës së tij 14-vjeçare për martesë në këmbim të 16.000 dollarëve, 100 arkave të birrës dhe disa kutia mishi.

Policia ka thënë se ata kanë kuptuar për këtë marrëveshje vetëm pasi që 36-vjeçari ka shkuar tek ata për ta kthyer bijën e tij, sepse pagesa nuk ishte bërë siç i ishte premtuar. Mashkulli është arrestuar të dielën nën dyshimin për trafikimin njerëzor.

Policët gjithashtu kanë arrestuar 18-vjeçarin nën dyshimin për dhunim me paramendim. Hulumtuesit policorë besojnë se vajza ka shkuar me dëshirë me mashkullin, por ajo është në moshën ligjore për pajtim të Kalifornisë dhe nuk mund të martohet në mënyrë të ligjshme.

Zyrtarët e policisë kanë thënë se martesat e aranzhuara të cilat përfshijnë vajzat e mitura janë bërë problem në këtë komunitet.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 2 Dec 2009 - 10:03

Lyen makinen me 250 shishe manikyri

Jill Bell nga Urbana, Maryland riparoi një gërvishtje të vogël në makinë me manikyr dhe i pëlqeu kaq shumë, sa leu të gjithë makinën me to. Kur pa se manikyri i rezistoi dimrit të gjatë me dëborë dhe nuk ndryshoi ngjyrë dhe as u shpërbë, ajo nisi punën e gjatë por të kënaqshme. Gjatë 13 muajve të fundit ajo e ka mbuluar të gjithë sipërfaqen me dizenjo plot fantazi, të ngjashme me një qilim. Bell thotë se ka mbledhur rreth 250 shishe manikyri nga të gjithë ata që njihte. “Shumë gra në kishën time më kanë dhuruar manikyr dhe shumë nga ata që e morën vesh se çfarë po bëja”, thotë ajo.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 2 Dec 2009 - 10:04

Shet vajzen për birre, njofton policine kur nuk i japin parate

Policia amerikane ka arrestuar një baba në Greenfield të Kalifornisë, me akuzën se ka organizuar shitjen e bijës së tij 14-vjeçare për martesë në këmbim të 16 mijë dollarëve, 100 arkave me birrë dhe për disa kuti mishi. Policia thotë se ata janë njoftuar për këtë marrëveshje, pasi 36-vjeçari ka shkuar tek ata për ta kthyer bijën e tij, sepse pagesa nuk ishte bërë siç i ishte premtuar. Babai është arrestuar me akuzën për trafikim njerëzor. Bashkëshorti i ardhshëm ishte mik i vajzës, dhe babai pranoi që ata të martoheshin vetëm në shkëmbim të artikujve që donte.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 2 Dec 2009 - 10:04

Nusja kerkon krushqi nepermes reklamave

Duke pasur frikë se nuk do të ketë mjaft krushqi në martesë, një nuse e ardhshme nga Ukraina ka publikuar një reklamë, me të cilën thërret të interesuarit që ta ndihmojnë të plotësoj numrin e krushqve të ftuar. “Do të kam dasmë të madhe me 150 të ftuar. I dashuri im ka familje të madhe të cilën do ta thërrasë. Për fatin tim të keq, familja ime është në Ukrainë dhe askush nuk mund të vjen, veç babait dhe nënës. Më nevojiten 30 krushq të ftuar për t’u paraqitur në martesën kishtare, e të gjithë do të mund të vijnë edhe në dasmë”, shkruan në reklamën e publikuar në faqen e internetit gumtree.com. “Kjo përfshin ushqimin dhe vallëzimin, e do të mund të ishte mundësi edhe të relaksoheni dhe kënaqeni”, thuhet në tekst.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 2 Dec 2009 - 10:04

Tymosi ne avion, denohet me 30 goditje kamzhiku

një shtetas nga Arabia Saudite është denuar me 30 goditje me kamzhik, pasi kishte tymosur një cigare ne avion dhe kishte refuzuar ta shuante ate, edhe pasi e kishin urdheruar. Pasagjeri ndodhej ne një avion saudit te linjes se udhetimit nga Gedda ne Qurayyat.
Lajmin e ka bërë te ditur e perditshmja ne gjuhen angleze "Saudi Gazette", sipas se ciles personi nuk i është bindur thirrjeve te asistenteve te fluturimit, qe i ishin lutur ta shuante cigaren. Pas mberritjes ne destinacion, policia hipi ne bord dhe arrestoi pasagjerin. Ai ka thene se po ndiqte një terapi për te lene duhanin, por nuk i ka shpetuar denimit për rrahje me kamzhik. Ne një tjeter rast te ngjashem te ndodhur prillin e kaluar, një gjykate ne lindje te vendit denoi me 50 goditje me dru një tjeter pasagjer, qe pinte duhan ne një avion te linjes Dammam-Riad.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 2 Dec 2009 - 10:04

Puna me e mirë ne bote, 1 mije paund ora

Shefat e turizmit në Australi ofrojnë “punën më të mirë në botë”. Ata thonë se kërkojnë një kujdestar për faqen e internetit. Vendi i punës në ishullin Quennsland kërkon “përpjekje minimale” për detyra mbikëqyrjeje. Pagesa për këtë vend punë është 1 mijë paund në orë. Reklama e re në “Hamilton Island”, në Gjirin e Madh të Koraleve, ofron mundësinë për të ndërruar vend e për të jetuar në tokën e detit dhe diellit. Ky vend punë nuk kërkon kualifikime akademike, por aplikantët duhet të dinë të notojnë. Personi i zgjedhur duhet të tregojë në faqen e internetit se çfarë ndodh në atë vend.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 2 Dec 2009 - 10:05

Ja 9 motivet e tradhetise


A jane tradhtaret te lindur, apo situata te caktuara i bejne ata qe te tradhtojne? Ndoshta pak nga te dyja. Ja disa disa situata qe i bejne njerezit te tradhtojne:

1. Merzitja

Ky mund te jete një prej shkaqeve me te zakonta qe i ben njerezit te tradhtojne. Kur je ne cift, ndonjehere gjerat behen monotone dhe një marredhenie e re, sjell kenaqesi dhe te ben te ndihesh mirë si dikur…

2. Varesia

Ne momentin e pare, tradhtia duket sikur është një sjellje e pavarur. Por ajo shpesh është një varesi, pasi persona te caktuar nuk jane te forte sa duhet për te mbajtur një lidhje, ndaj rendin drejt se rese.

3. Konfuzioni

Ndonjehere jeta ose situata te vecanta te bejne konfuz. Kur ke një rremuje te vertete ne koke ben edhe gabime!

4.Sepse te lene ta besh

“Nese një vajze/djale me tradheton, atehere une ndahem urgjentisht nga ajo/ai”. Kjo është shprehja me e zakonte e degjuar nga goja e njerezve kur flitet për tradhtine. Te falesh një tradhtar i bie ta fusesh veten ne një rreth te vertete vicioz. Nese ata e kryejne njehere tradhtine, jane ne gjendje ta bejne serish, duke e ditur se mund te kthehen serish te partneri i tyre.

5. Keqtrajtimi

Nese dikush keqtrajton partnerin, instikti i pare është qe te largohet sa me pare prej tij ose prej saj. Por ndonjehere nuk është edhe aq e lehte, pasi jane femijet ne mes. Keshtu qe njeriu i keqtrajtuar rend drejt një tjeter lidhje te re me një person qe e trajton mirë.

6. Hakmarrja

është shumë e thjeshte, nese ndihen te tradhtuar, tradhtojne. Nese ne menyre te vazhdueshme ka tradhti, nuk ndodh gje tjeter vecse një rremuje ne marredhenie.

7. A jane ende terheqes?

Kur partneret jane ne një lidhje te gjate, ndonjehere pyesin veten nese jane ende terheqes për syte e seksit tjeter. Fakti i te mosqenurit single, i ben te mendojne se kane humbur dicka nga sensualiteti i tyre.

8. Tensioni

Ka njerez qe e shijojne tradhtine dhe i duket sikur po jetojne ne aksion: Rrezikojne te kapen mat, rendin ne menyre sekrete dhe pelqejne romancen sekrete.

9. Nuk e konsiderojne aspak tradhti edhe pse për te tjeret është

Kjo varet nga menyra e te konceptuarit. për disa persona tradhti është nese del me dike me shumë se kater here, për te tjere me shumë se dy…e keshtu ka një mal me justifikime për ate qe (s’) quhet tradheti.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 2 Dec 2009 - 10:05

Ikën duke vrapuar nga karroca e invalidëve
Policia meksikane ka njoftuar se një grua e cila rregullisht ka kërkuar lëmoshë në karrocë invalidësh në qytetin Monterey, është parë duke ikur me vrap nga vendi në të cilin kishte kryer një krim.

Përfaqësuesja e policisë ka deklaruar se 30-vjeçarja Ana Victoria Perez ka ikur pasi që së bashku me bashkëshortin e saj ka thyer një vitrinë dyqani me gurë. Lypësja është parë rregullisht në rrugën kryesore të qytetit Monterey, ku nga vozitësit ka kërkuar lëmoshë, duke ndenjur ulur në karrocën të cilën e shtynte bashkëshorti i saj.

Bashkëshortët supozohet se kishin planifikuar të vjedhin dyqanin e mobileve por kishin ikur kur e kishin parë një pjesëtar të sigurimit të dyqanit.

Policia i ka arrestuar ata kur ishin kthyer të marrin karrocën.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 2 Dec 2009 - 10:06

Fëmijët ikin nga shtëpia për tu martuar në Afrikë
Një vajzë dhe një djalë prej gjashtë dhe shtatë vjetësh, të dashuruar “deri në vesh”, kanë ikur nga shtëpitë e tyre në ditën e parë të këtij viti, të vendosur që të martohen në Afrikë, ka njoftuar të hënën policia gjermane.

Gjashtëvjeçari Mika dhe shtatëvjeçarja Anna-Lena, vajza e të dashurës së re të babait të tij, “duhen shumë dhe kishin vendosur të martohen në Afrikë, ku është ngrohtë, e për dëshmitarë kishin marrë motrën më të re të Anna-Lenas, Anna-Bell", ka thënë zëdhënësi i policisë lokale.

Të tre fëmijët në mëngjesin e 1 janarit kanë paketuar rrobat e tyre dhe kanë lëshuar shtëpinë në një paralagje të Hannoverit derisa prindërit e tyre po flinin.

Ata kishin shkuar në stacionin hekurudhor të qytetit në mënyrë që me tren të nisen për në aeroport. Pasi që fëmijët kanë qenë të vetëm në peron, ata i kanë tërhequr vëmendjen personelit të cilët edhe e kanë alarmuar policinë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 2 Dec 2009 - 10:06

Preferon më shumë burgun se shtëpinë e prindërve
Një i dënuar disa herë, i cili ishte lëshuar nga burgu së bashku me etiketën elektronike të sigurisë në dorë, ka kërkuar që ta kthejnë sërish në burg sepse nuk mundi të durojë jetesën me prindërit e tij.

Hajnit të dënuar 30-vjeçar, Guido Beneventi, i është zvogëluar dënimi me kushtin që ai të qëndrojë në shtëpinë e nënës dhe babait të tij në Palermo të Italisë jugore.

Por ai ka thënë se prindërit e tij vazhdimisht i mbanin ligjërata për jetën e tij me krim dhe filluan ta urdhërojnë atë “si një fëmijë” duke i thënë të pastrojë dhomën ku flinte.

Pas një varg zënkash, ai shkeli kushtet e lirimit dhe shkoi në stacionin policor ku kërkoi të arrestohet.

"Ju jeni shpëtimtarët e mi", u ka thënë ai policëve derisa po e dërgonin atë në burgun Ucciardone. Thjesht nuk do të mund të duroja më me ta”, ka thënë ai .

"Ata gjatë tërë kohës më thoshin se sa i padobishëm jam duke më ligjëruar dhe duke më udhëzuar për të kryer punët e shtëpisë. Më dukej se vetja se isha fëmijë sërish. Burgu prapëseprapë është më i mirë", ka përfunduar ai.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 2 Dec 2009 - 10:06

Djaloshi gjashtëvjeçar tenton të vozisë për në shkollë
Një djalosh gjashtëvjeçar amerikan të cilit i kishte ikur autobusi tentoi të voziste automjetin e familjes për në shkollë, por bëri aksident rrugës.

Policia ka thënë se djaloshi, nga qyteti Richmond i shtetit të Virginias, ka pësuar vetëm lëndime të vogla, dhe eventualisht ka arritur në shkollë pas një kontrolli spitalor.

Policia ka shtuar se djaloshi, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, është vonuar në autobusin e shkollës, prandaj kishte vendosur të merr çelësat e automjetit Ford Taurus të familjes dhe të vozis drejt shkollës derisa e ëma e tij po flinte.

Ai doli nga rruga disa herë para se të godiste bregun e një lumi dhe një shtyllë të telefonisë fikse. Policia ka thënë se ai nuk po bartte rripin e sigurisë.

"Ai ishte shumë i vendosur që të arrijë në shkollë", ka thënë sherifi lokal Chuck Wilkins. "Kur doli nga automjeti, ai filloi të ecë drejt shkollës. Ai nuk donte të mungojë gjatë mëngjesit dhe orës së edukatës fizike", ka shtuar sherifi.

Prindërit e tij janë akuzuar për rrezikim të fëmijës, raporton gazeta Daily Telegraph.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 2 Dec 2009 - 10:07

Britaniku deh qenin e më pas e rrah
Njeriu i cili i ka dhënë birrë dhe vodkë qenit e më pas e ka keqtrajtuar, ka marrë dënimin për sjellje të brutale ndaj kafshëve dhe kështu është bërë njeriu i parë që është dënuar për dehje të qenit.

Kuzhinieri i papunë 31-vjeçar, Andrew Wilson, e ka shtyrë qenin e tij, bulldogun amerikan Bronx të pijë birrë dhe vodkë e më pas e ka rrahur.

Wilsonin e ka lajmëruar në polici një kalimtar i rastit i cili e ka parë qenin se si derdhte gjak derisa rrinte i shtrirë në rrugë.

“Qeni ka pasur aq sasi të madhe të alkoolit në gjak sa do ta rrëzonte përtokë një njeri, e lere më një kafshë”, ka deklaruar policia në Bristol të Britanisë së Madhe ku ka ndodhë kjo ngjarje jo e zakonshme.

“Wilson i ka dhënë qenit birrë Stella Artois dhe vodkë, dhe më pas e ka goditur që është një brutalitet i paparë ndaj kafshëve”, kanë shtuar nga policia.

Andrew Wilson është dënuar ashtu që nuk guxon të mbajë kafshë të gjallë në shtëpi për një vit rresht dhe do të jetë i detyruar të bëj 150 orë punë bamirësie.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Mon 28 Dec 2009 - 5:46

E urdhërojnë kryetaren e komunës të shkoj të pushojë
Kryetarja e komunës së një qyteti jo larg Los Angelesit ka marrë një urdhër të pazakontë nga Këshilli i Qytetit. Asaj i është ndaluar puna jashtë orarit dhe qëndrimi në zyre deri në orët e vona.
Këshilli i Qytetit të South El Monte, një vendi rreth 20 kilometra larg Los Angelesit, zyrtarisht ia ka ndaluar kryetares ambicioze të qytetit punën në zyre deri në orët e hershme të mëngjesit. Prej tani e tutje Blanca Figuero do të duhet të largohet nga zyra deri në orën 23 pa marrë parasysh sa ajo mendon se duhet të punojë më shumë për të mirën e qytetarëve të saj.

Për kryetaren vendimi është simpatik, mirëpo, siç thotë, dita i shkon nëpër takime, derisa posta elektronike çdo ditë është e mbushur përplot me pyetje dhe kërkesa të qytetarëve, e kryesisht ato kanë të bëjnë me situatën e tanishme ekonomike. Kështu Blanca mbetet në punë deri në orët e hershme të mëngjesit për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve, që, sipas mendimit të anëtarëve të Këshillit të qytetit, të cilët janë të brengosur për shëndetin e saj – është e patolerueshme.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Mon 28 Dec 2009 - 5:46

Gruaja 128 vjeçare nga Uzbekistani, mund të jetë më e moshuara
Një grua 128 vjeçare në Uzbekistan mund të jetë personi më i moshuar në botë, ka thënë një zyrtar i Ministrisë së punëve të brendshme të këtij shteti.
Zyrtari, i cili nuk është bërë publik, ka thënë se derisa gruaja, Tuty Yusupova, mund të jetë personi më i moshuar në botë, mosha e saj ende nuk është njohur zyrtarisht.

Gruaja është një anëtare e respektuar e komunitetit të saj në shtetin e Azisë Qendrore, ka thënë zyrtari.

"Tuty Yusupova i ka bërë 128 vjet këtë vit", ka shtuar ai.

"Njerëzit lokal e respektojnë atë për sinqeritet dhe kreativitet dhe i dëgjojnë këshillat e saj", ka përfunduar zyrtari i shtetit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Mon 28 Dec 2009 - 5:47

Shefi i zjarrfikësve të Jerusalemit dëshironte të hapte shtëpi publike
Autoritetet kanë suspenduar nga puna shefin e shërbimit të zjarrfikësve të Jerusalemit pasi që është thënë se ai ka tentuar të hap një shtëpi publike në Qytetin e Shenjtë, ka njoftuar Këshilli i qytetit të hënën.
Kryetari i ri i Jerusalem Nir Barkat ka suspenduar shefin e shërbimit të zjarrfikësve Moshe Suissa deri në fund të janarit, derisa ka përshëndetur guximin dhe besnikërinë që ai ka shfaqur gjatë 33 viteve në shërbim, raporton AFP.

Vendimi për të suspenduar Suissan është marrë pasi që policia e ka adresuar tek prokurori i shtetit padinë për tentim të udhëheqjes së një shtëpi publike.

Ai gjithashtu po përballet me akuza se ka angazhuar zjarrfikësit për punë private dhe ka marrë ryshfet.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Mon 28 Dec 2009 - 5:47

Njerëzit e trashë në Kanada marrin dy ulëse për çmimin e njërës
Kompanitë ajrore kanadeze kanë humbur betejën me vendimin e gjyqit sipas të cilit njerëzit e trashë mund të marrin dy ulëse në aeroplan për çmimin e njërës.

Gjykata supreme e Kanadasë e ka hedhur poshtë ankesën e kompanive kryesore ajrore shtetërore në lidhje me ulësen e dyfishtë të aeroplanit për njerëzit të cilët kanë probleme me peshën e tepërt trupore.

Nga muaji maj i këtij viti në Kanada ka filluar të zbatohet rregulla sipas të cilës njerëzit me mbipeshë mund të marrin dy ulëse në aeroplan me çmimin e njërës.

Kundër këtij vendimi ishin ankuar kompanitë ajroje Air Canada, Air Canada Jazz dhe WestJet, por ankesa është refuzuar.

Për të gjitha shërbimet tjera në aeroplan, njerëzit me mbipeshë në Kanada paguajnë çmimin e plotë, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Mon 28 Dec 2009 - 5:47

Në shërim e sipër pasi që qëllohet nga qeni i tij!
Një mashkull i cili është qëlluar rastësisht me një pushkë gjuetie të kalibrit 12 të shtunën, pasi që qeni i tij ka kërcyer në barkën e hapur, është duke u shëruar.

Këmbët dhe bythët e Matthew Marcumit ishin plagosur në incidentin bizar dhe më pas ai ishte dërguar në spitalin e Portlandit.

Babai i Marcumit, Henry, ka thënë se djali i tij ishte duke lidhur barkën e tyre të aluminit, kur qeni i tij trevjeçar i racës Labrador, Drake, kërceu në barkë dhe erdhi deri tek incidenti.

Matthew Marcum ka thënë se qeni i tij, Drake, është një qen i mirë dhe se nuk është aspak i inatosur në të.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Mon 28 Dec 2009 - 5:48

Gruaja feston ditëlindjen e gabuar – 106 herë
Një nga gratë më të vjetra të Britanisë së Madhe ka qenë duke e festuar ditëlindjen e saj në ditën e gabuar, për me shumë se një shekull.

Lena Thouless, 106-vjeçare, nga qyteti Bowthorpe në Norwich, ka kaluar tërë jetën e saj duke e festuar ditëlindjen më 23 nëntor.

Por një hulumtim i bërë nga e bija e saj, Lena Brooks, zbuloi se ajo është dashur të fryjë qirinjtë një ditë më herët, shkruan gazeta britanike Daily Telegraph.

Brooks, 55-vjeçare, gjithashtu nga Bowthorpe, ishte habitur kur krejt rastësisht e zbuloi se e ëma e saj në fakt kishte lindur më 22 nëntor.

Ajo e kuptoi këtë nga certifikata e lindjes së nënës së saj dhe ka mbetur e hutuar pse familja gjithmonë e ka shënuar ditëlindjen e saj me një ditë vonesë.

"Ishim të befasuar kur e kuptuam këtë. I kam pyetur të gjithë në familje por askush nuk di të thotë pse ka ndodhur ky keqkuptim. Mirëpo ne do të vazhdojmë të festojmë ditëlindjen e nënës me 23 nëntor sepse kjo është dita që jemi mësuar të gjithë ta festojmë atë", ka thënë zonja Brooks.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Mon 28 Dec 2009 - 5:48

Si të mashtrohet në analizat e urinës
Dy të arrestuar në California të SHBA-ve janë deklaruar fajtor për shitjen e penisëve artificial të cilët meshkujve u kanë ndihmuar që të mashtrojnë në testet për praninë e drogës në urinë.

George Wills dhe Robert Catalano janë pronarë të kompanisë së internetit Puck Technology e cila ka shitur rekuizita me emrin Whizzinator. Së bashku me organin gjenital artificial janë shitur edhe pajisje për ngrohje dhe urinë artificiale.

Nga zyra e gjykatëses amerikane Mary Beth Buchanan në është njoftuar se qëllimi i Whizzinatorit dhe një rekuizite tjetër me emrin Go Number One është që tu mundësojë pronarëve të tyre të kalojnë pa problem testin e urinës.

Wills e Catalano përballen me dënim prej gjysmë milionë dollarësh.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Mon 28 Dec 2009 - 5:48

Shpërblim për ata që emërojnë fëmijët Musolini
Prindërve italianë janë duke u ofruar para për të emëruar fëmijët e tyre sipas diktatorit fashist italian Benito Mussolini apo sipas gruas së tij Rachele.

Partia e vogël italiane “Fiamma Tricolore” do të paguaj 1.500 euro për prindërit në pesë fshatra jugore nëse i përdorin emrat e tyre.

Një zëdhënës i partisë ka thënë se “ata janë emra të mirë" dhe se iniciativa ishte një mënyrë për të bërë homazh për rrënjët e kësaj lëvizje.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Mon 28 Dec 2009 - 5:48

Shkencëtarët në anën e marihuanës
Parlamenti britanik ka konkluduar se “bari” është drogë më e fortë sesa që ka qenë një vit më parë dhe e ka vendosur në grupin e opiateve të rrezikshme dhe kështu i ka rritur dënimet për konsumimin e tij.

Shkencëtarët britanikë kanë gjykuar vendimin e qeverisë së tyre që të bëj më të rrepta dënimet për përdorimin e marihuanës.

Në letrën dërguar gazetës “The Guardian” ata thonë se Qeveria injoron këshillat e ekspertëve të vet për këtë çështje dhe se vë në konfuzion publikun duke e vendosur marihuanën në grupin e drogave “më të forta”.

Në Britani droga klasifikohet varësisht nga dëmi që ajo shkakton, derisa në klasën A gjenden drogat më të rrezikshme. Qeveria tani do që kanabisi të vendoset nga klasa C në klasën B, prandaj edhe dënimet për posedim do të ishin më të mëdha.

Dhoma e Lartë e parlamentit britanik ka pranuar klasifikimin e ri, derisa Dhoma e Ulët, e cila është më e fuqishme, qysh në fillim të muajit ka miratuar këtë masë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Mon 28 Dec 2009 - 5:48

Pa urime krishtlindjesh për shkak të krizës ekonomike
Kriza ekonomike e cila ka goditur Letoninë ka shtyrë Qeverinë e këtij vendi që funksionarëve shtetërorë tu ndalojë dërgimin e urimeve për Krishtlindje dhe organizimin e ndejave të cilat në mënyrë tradicionale mbahen në fund të vitit.

"Ky është vetëm pjesë e vogël e kursimit në buxhetin shtetëror", ka thënë përfaqësuesi për media i kryeministrit letonez Edgars Vaikus.

Në vend të dërgimit të urimeve për Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me postë, të punësuarit në shërbimet shtetërore do të mund të dërgojnë dëshirat e tyre më të mira vetëm me anë të postës elektronike (e-mailit) pa pagesë. Qeveria e kryeministrit Ivars Godmanis gjithashtu ka zvogëluar shpenzimet për udhëtime zyrtare, seminare dhe konferenca.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Mon 28 Dec 2009 - 5:48

Hajni përdorë lubrifikant për të nxjerrë unazën nga dora e gruas
Policia ka thënë se një hajn ka përdorë lubrifikant të ngjashëm me Vazelinën për të nxjerrë një unazë të shtrenjtë nga dora e një plakë në pikë të ditës.

Autoritetet policore kanë thënë se dy meshkuj goditën automjetin e plakës 80-vjeçare Helen Artim, dhe më pas e lutën atë të hap bagazhin për të shikuar se çfarë dëmesh ishin shkaktuar nga “aksidenti”.

Policia ka thënë se i dyshuari vendosi dorën e vet mbi dorën e plakës, duke e mbuluar atë me “një lloj lubrifikanti”, dhe më pas e përdori një peshqir për ta pastruar. Është pikërisht momenti kur policia beson se ai i nxori unazën nga gishti i plakës Artim. Unaza është vlerësuar në mes të 20.000 deri në 30.000 dollarë amerikanë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Mon 28 Dec 2009 - 5:49

Aktorët robotë
Robotët do të shfaqen në skenë së bashku me aktorët në një shfaqje të re në Japoni.

Makinat janë programuar në mënyrë të veçantë që të flasin disa pjesë të skenarit së bashku me aktorët njerëz dhe të lëvizin nëpër skenë, njofton BBC.

Skenaristi Oriza Hirata thotë se kjo shfaqe do ta sjellë në pah raportin ndërmjet njerëzimit dhe teknologjisë.

Shfaqja e cila mban titullin “Hataraku Watashi” (“Unë, punëtori”) është caktuar të shfaqet në një të ardhme shumë të afërt, ndërsa premiera e saj do të jepet në Universitetin e Osakës.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Mon 28 Dec 2009 - 5:49

Fotografia e familjes në kuletë e bën policin të mirë
Fotografia e gruas dhe fëmijëve në kuletë do të duhej t’i parandalonte policët të pranojnë mito apo në çfarëdo mënyrë tjetër të shkelin ligjin dhe “rregulloren e brendshme”, shpreson kryetari i komunës meksikane Aguascalientes.

Policët e qytetit në Aguascalientes, në veriperëndim të Meksikos, do të duhet të bartin fotografinë e familjes së tyre në kuletë, që të mos lëshohen në keqpërdorime apo korrupsion, ka deklaruar të mërkurën kryetari i komunës lokale.

"Secili polici do të duhet të bart fotografinë e familjes në kuletë: çdo herë që ta hap do të shoh bashkëshorten dhe fëmijët e tij, dhe do t’i bie ndërmend e keqja që do t’u sillte atyre në rast të veprimeve të palejueshme", ka deklaruar kryetari i komunës Gabriel Arellano në një konferencë të organizuar për media.

Qëllimi është që 1.600 policë të qytetit “të ndjehen të turpëruar” kur të mos bëjnë atë që e kanë detyrim të bëjnë", ka vazhduar ai.

Prej fillimit të vitit 2008, 67 policë nga Aguascalientes janë marrë në pyetje për shkak të “shkeljes së rregullores së brendshme", derisa 20 prej tyre janë nën hetim.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Mon 28 Dec 2009 - 5:49

Tetëvjeçari i pakënaqur përplasë automjetin e mësueses
Një nxënës tetëvjeçar gjerman i cili deshi t’i ankohet nënës së tij sepse ishte larguar nga ora e mësimit mori automjetin e mësueses dhe e përplasi atë, ka thënë policia.

Djaloshi, i përjashtuar nga ora e mësimit për prishje të rendit, i ka grabitur çelësat e mësueses derisa ajo nuk po shikonte dhe arriti ta ndezë atë, ta nis dhe ta fus automjetin në shpejtësinë e parë.

"Burri i vogël voziti për 25 metra para se të përplaset në një Volvo, gjithashtu i parkuar në parkingun e shkollës", ka thënë një zëdhënës policor në qytetin gjerman Zwickau të enjten.

Më vonë, djaloshi i ka thënë policisë se ka dashur të vozis në shtëpi për t’u ankuar tek nëna e tij për faktin që mësuesja e kishte përjashtuar nga ora e mësimit.

Policia ka vlerësuar se dëmin të cilin e shkaktuar ai të jetë rreth 8.000 euro.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Mon 28 Dec 2009 - 5:49

Pinguinët homoseksualë kapen në hajni
Punëtorët e një kopshti zoologjik në Kinë kanë ndarë një çift të pinguinëve homoseksualë nga pjesa tjetër e grupit sepse ata të dy, nga dëshira për trashëgimi, kanë vjedhur vezët nga çiftet tjera.

Pinguinët homoseksualë janë kapur duke vjedhur vezët nga çiftet heteroseksuale në kopshtin zoologjik Polar Land të qytetit kinez Harbin. Në këtë vepër i ka shtyrë dëshira e natyrshme për tu bërë prindër.

Çifti i pinguinëve ka zëvendësuar vezët me gurë për të fshehur krimin e tyre, mirëpo prapëseprapë janë kapur dhe janë ndarë nga grupi i tyre.

Punëtorët e kopshtit zoologjik kanë ndarë meshkujt nga pinguinët tjerë për të evituar këto probleme në sezonin e klloçitjes së vezëve.

''Një prej detyrave të meshkujve të rritur është që të ruajnë vezët, mirëpo edhe përkundër faktit se nuk kanë predispozitat biologjike për trashëgimi, ekziston dëshira natyrore'', ka thënë një prej rojtarëve të kafazit me pinguinë.

''Ky nuk është diskriminim. Na duhet t’i ndajmë përndryshe marrëdhëniet në tërë grupit do të prishen'', ka thënë ai.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Mon 28 Dec 2009 - 5:49

Fëmijët dehen me “ujë” të restorantit
Një burrë kinez është duke kërcënuar me veprime ligjore pasi që një restorant i ka dehur dy djemtë e tij, duke u shërbyer alkool në vend të ujit mineral.

Kamerierët gabimisht u dhanë djelmoshave, të moshës 10 e 12 vjeç, një shishe të ujit mineral e cila përmbante alkool të pastër, raporton gazeta lokale Bandao City Daily.

Babai i tyre, zotëriu Sun, është duke kërcënuar me veprime ligjore pasi që ka mbetur i pakënaqur me ofertën e restorantit për një zbritje të çmimit dhe një lakër pa pagesë.

Ai kishte ftuar disa miq dhe të afërm për një ndejë në restorantin e një supermarketi në qytetin Qingdao, dhe ata kishin porositur ujë mineral për djemtë.

"Kamerieri u ndihmoj djemve të mbushin gotat e tyre me ‘ujë’, dhe ata i pinë", thotë Sun.

"Kah fundi i darkës, ne vërejtëm se djemtë po mbeteshin pa frymëmarrje të duhur dhe nuk kishin shikim të qartë. Pos kësaj, atyre iu vinte edhe erë e fuqishme alkooli", ka shtuar ai.

Në fund doli se shishja e ujit ishte mbushur me alkoolin e mbetur, të cilin kamarierët e kishin mbledhur derisa po pastronin tavolinat.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Mon 28 Dec 2009 - 5:50

Zgjon gruan nga koma, duke i kafshuar gishtërinjtë e këmbës
Një kinez ka arritur që me sukses të zgjojë gruan e tij nga koma pas 10 vitesh, duke i kafshuar gishtërinjtë e këmbës

Zhang Kui, nga Shenyang, ka thënë se ka provuar çdo gjë që i ka rënë në mend për të zgjuar gruan e tij pasi që ajo pësoi një lëndim koke në një aksident industrial.

"Kam lëshuar radion, kam kënduar dhe kam folur me të, madje e kam gudulisur, por asnjë prej tyre nuk funksionit”, ka thënë ai për gazetën kineze Liao Sheng Evening Post.

"Dikur mu kujtua se dikush më kishte thënë se shputat janë qendra e shumë nervave. Thashë ta provoj nëse mund ta zgjojë duke i kafshuar shputat e saj", ka thënë Zhang.

Ai filloi t’i kafshojë gishtërinjtë e këmbës së saj me butësi dhe kështu ka bërë gjatë 10 viteve të fundit, derisa ajo papritmas nuk e shtrëngoi kyçin e këmbës së saj.

"U rrëqetha. Ishte sikur një person i vdekur të ta shtrëngojë dorën", ka thënë ai.

Gruaja e tij, Lv Fengshuang, tani mund të lëviz duart e saj dhe të buzëqeshet, edhe pse ende nuk është në gjendje të flasë.

Çifti ka qenë i martuar për 27 vite dhe Zhang tani është duke shpresuar në ndonjë mrekulli, që të dëgjoj sërish zërin e saj.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Mon 28 Dec 2009 - 5:50

Gjykata: Lodra e Sarkozyt nuk duhet të shpohet
Një gjykatë franceze e apelit thotë se lodrat e presidentit Nicolas Sarkozy mund të vazhdojnë të mbeten në shitje, por duhet të përmbajnë një vërejtje e cila thotë se shpimi i tyre mund të cenoj dinjitetin e presidentit.

Avokati i Sarkozyt ka kërkuar që lodrat të tërhiqen nga tregu, duke thënë se edhe presidenti, sikur çdo person tjetër francez, ka të drejtën mbi imazhin e tij.

Gjykata e apelit ka mbështetur një vendim të mëparshëm që lodrat të mbesin në shitje në emër të lirisë së shprehjes.

Por kjo gjykatë i ka urdhëruar tregtarit të tyre, kompanisë K&B Editions, të shtojë një vërejtje se përdorimi i gjilpërave të cilat vijnë me lodrën "përbën një sulm në dinjitetin personal të zotëriut Sarkozy".

Lodra me imazhin e presidentit francez kushton 12.95 euro dhe me të vjen doracaku dhe 12 gjilpëra.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Mon 28 Dec 2009 - 5:50

Kujt në Evropë i nevojitet prezervativi më i gjatë?!
Francezët pohojnë se kanë nevojë për prezervativët më të mëdhenj në Evropë, derisa grekët janë të kënaqur me prezervativët më të vegjël, ka dëshmuar një hulumtim.

Studimi i Institutit Këshillimor për prezervativë në Singen të Gjermanisë ka bërë një anketë në të cilin 10.400 meshkuj nga 25 shtete evropian janë lutur të matin organin e tyre gjenital dhe të fusin ato të dhëna në një bazë të caktuar të dhënave.

Sipas anketës, francezët kanë pohuar se në mesatare u nevojitet prezervativ i gjatë prej 15.48 centimetrash, që është rreth tri centimetra më i gjatë se për grekët, kërkesat e të cilëve kanë qenë më modestet.

Drejtori i Institutit gjerman Jan Vinzenz Krauze ka thënë së të dhënat janë grumbulluar në periudhën prej tetë muajsh. Krauze nuk ka dashur të përgjigjet në pyetjen nëse francezët të cilët kanë marrë pjesë në anketë kanë qenë të sinqertë.

Qëllimi i anketimit ka qenë vetëdijesimi i të rinjve për të përdorë prezervativë gjatë marrëdhënieve seksuale.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Mon 28 Dec 2009 - 5:50

Çifti nga Chicago presin puthjen e parë deri në altar
Nuk dëshiron të puthet në takimin e parë? E çka thoni të prisni deri në martesë?

Melody LaLuz dhe Claudaniel Fabien nga Chicago e SHBA-ve kanë ndarë puthjen e tyre të parë të shtunën para altarit. Që të dy japin mësim për abstenim ndaj marrëdhënieve seksuale në shkollat publike dhe kanë praktikuar atë që kanë predikuar tek studentët e tyre tinejxherë.

Gazeta “The Chicago Tribune” raporton se çifti nuk ishte puthur asnjëherë më parë dhe asnjëherë nuk kanë qenë të vetmuar brenda një shtëpie.

Një mikeshë e Laluz ka thënë se mysafirët e dasmës brohoritën gjatë puthjes dy-minutëshe në mes të nuses 28 vjeçare dhe dhëndrit 30 vjeçar.

LaLuz dhe Fabien thonë se nuk kanë brenga se si do të kalojnë muajin e tyre të mjaltit në Bahama.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Mon 28 Dec 2009 - 5:51

Arsyetim për udhëtarët të cilët vonohen për shkak të metrosë
Udhëtarët të cilët vonohen në shkollë apo në punë për shkak të vonesave në metronë njujorkeze, munden që nga ndërmarrja e qytetit për transport publik të kërkojnë arsyetim e cila më pas do t’u dorëzohet arsimtarëve apo shefave.

Agjencia New York City Transit i ka njoftuar udhëtarët se ka filluar të lëshojë arsyetime në formë dëshmie se ata nuk gënjejnë kur vonohen pas vozitjes me metro.

Udhëtarët kërkesat e tyre i kërkojnë me telefon, derisa kompani kontrollon datën dhe kohën e vonesës si dhe vërtetim zyrtar me të gjitha detajet e dërgon me anë të postës elektronike në afat prej dy javësh.

Agjencia brenda vitit lëshon rreth 34.000 vërtetime mbi vonesat.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Mon 28 Dec 2009 - 5:51

Dehet sepse nuk gjen alkoolistët anonimë
Kur gruaja e një biznesmeni të pasur u humbi rrugës për në takimin e alkoolistëve anonimë, nuk u ndal për të pyetur se në cilin drejtim të shkojë. Ajo në fakt u ndal në dyqan për të blerë dy litra verë të cilat shpejt i piu. Policia ka thënë se ajo është vozitësja më e dehur që kanë pasur rastin deri më tani të ndalojnë.

Pasi që policia e ka ndaluar për shkak të vozitjes së shpejt dhe të çmendur, Jane Hofmann ka qenë aq e dehur sa nuk ka qenë në gjendje as të fik motorin e automjetit.

Me 4.17 promilë në gjak, policët kanë vërtetuar se ajo ka qenë gruaja më e dehur që kanë ndaluar ndonjëherë. Kufiri i lejuar e alkoolit në gjak në Britani është 0.8 promilë.

Kur është ndaluar, ajo ka qenë tepër e dehur për të fikur motorin, e rrugës për në stacionin policor ajo është alivanosur disa herë prandaj është dashur që ta drejtojnë për në spital.

Fati në fatkeqësi është se policia e ka ndaluar me kohë!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Mon 28 Dec 2009 - 5:51

Pa atlete moderne në burgjet e New Yorkut
Atletet moderne sportive që prej sot janë ndaluar nëpër burgjet e New Yorkut, në tentim që autoritetet të ulin tensionet në mes të burgosurve.

Shërbimet e burgut kanë urdhëruar që të gjithë të burgosurit duhet të bartin të njëjtat këpuca që kushtojnë dy dollarë, shkruan gazete njujorkeze Daily News.

"Bëhet fjalë për një masë të kontrollimit të dhunës, posaçërisht në mesin e adoleshentëve të cilët duan të kanë veshje të markave të njohura të modës", ka thënë njëri prej zëdhënësve të burgut.

Shumica e të burgosurve njujorkez bartin rrobat personale e jo rrobat e burgut.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 3 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 15 Previous  1, 2, 3, 4 ... 9 ... 15  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi