Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Një libër që zbulon enigmën Himara People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Një libër që zbulon enigmën Himara People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një libër që zbulon enigmën Himara

2 posters

Shko poshtë

Një libër që zbulon enigmën Himara Empty Një libër që zbulon enigmën Himara

Mesazh nga WebMaster Fri 11 Dec 2009 - 12:29

Historia e Qeparoit e Janko Palit është një copëz nga Historia e Shqipërisë. "Pena është më e fortë se shpata dhe konsiderohet më e lehtë në të shkruar." Janko Pali Prej kohësh në mendje më vërtetoshin dy pyetje; e para, pse disa nga fshatrat e Bregut të Detit flasin greqisht dhe e dyta, pse shteti grek ndërhyn kaq fuqishëm ne jetën e këtyre fshtrave? Historia e Shqipërisë nuk është marrë fare me kete pune. Çdo gjë që ka të beje me Bregun është anashkaluar pa i dhene një shpjegim të qarte popullit tone dhe kjo ka sjelle dyshime, keqkuptime dhe mosnjohjen reale të një pjese të Shqipërisë.



Ashtu siç nuk është vepruar edhe me treva të tjera shqiptare që flasin turqisht, serbisht dhe maqedonisht. Por kjo gje tek une, nuk do të vazhdonte gjate për Bregun e Detit, pasi i biri i Janko Ll. Palit, z.Petraq Pali, mik dhe dashamires i imi nga Virxhinia, do të më dërgonte një liber i cili do të me qetesonte duke me dhene një pergjegje shume bindese për ate që me mundonte. Sapo mbarova se lexuari një liber që unë do ta quaja superlibër ose pse jo edhe Bibla e Bregut, kjo për nga rëndesia e tij. E jap ketë cilesi të larte pasi ne kete liber unë pashë të meshiruar historinë jo vetëm të Qeparoit siç e tregon titulli, por një pjezës të rëndesishme të historisë se krejt Bregut të Detit dhe bile një copez të vertete të historisë tone kombëtare. Aty ndërthuren historia me gojëdhën, fizika me metafiziken, kimia me alkiminë, besimi me misticizmin shpirteror; ndërthuret tokësorja me qielloren, parajsa me skëterrën dhe mbi të gjitha dashuria e Janko Palit për krahinën dhe kombin e vet: për Shqipërinë.



I larti Janko Pali ka punuar me shpirt si të Nënë Terezës për të na dhënë ate vertetesi reale qeparotase pavarësisht se ndonjëherë kjo e vertete edhe do të godase pjesetare të familjes Pali. Barba Janko, kur ka filluar të thurë ngrehinën e historisë së fshatit të vet, e ka filluar me "guralecë" që, zakonisht ata të cilet nuk jane ustallare të mire i flakin tutje dhe kerkojnë gure të medhenj e të mire për 'ndërtesën' e tyre. Ai e ka filluar me gjera të vogela që jane bere shume të medha ne saje të shpirtit të tij të madh. Ka bere ashtu siç na meson Nënë Tereza se "Në jetë për të bërë gjëra të mëdha duhet të nisësh të bësh gjera të vogla, por me shpirt të madh." Që në fillim të librit, enciklopedisti erudit Janko Pali, na jep një tablo biblike dhe shumë domethënëse për krijimin e fshatit Qeparo. Ai thotë "...para një shtylle të gurtë, në kamaren e së cilës ndodhej një konisem (ikonë) e vjetër e Shën Marisë e, para saj, varur në degë të një lisi (filizi i të cilit ndodhet edhe sot), një kandil i ndezur kush e di prej sa kohe i vendosur aty..." Pra, Janko Pali në këtë vend ku u gjend drita, do të na thotë se u ndërtua Qeparoi. Drita është simboli i qiellores zbritur në tokë (Kujtoni Prometheun - premtim thënin), është simbol i vetë jetës; pa drite s'mund të ketë jete. Me kete figure, pra me kandilin e ndezur përjetësisht, Janko Pali ka gërshetuar bukur anën biblike të Qeparoit të ardhshëm me shkencën ekzakte.



Unë nuk çuditem me kete gje pasi i besoj të dyja cilesitë e një drite të përjetshme, si ate shpirtërore po ashtu edhe ate fiziko-kimike. Tek eksodi, kapitulli 27, rreshti 20 permendet "llamba që digjet perjetësisht." Shumë dëshmi të tjera vijnë në botë për "zjarre që nuk shuhen kurrë." Unë kam lexuar shumë për keto drita të perhershme dhe më vinte keq se si nuk kisha degjuar ndonje rast që edhe ne vendin tim të flitej për një "dritë që s'shuhet kurrë" dhe ja i ndrituri Janko Pali ma dha këtë rast të lumtur në "Historinë e Qeparoit." Filozofët e lashtësisë të ndare ne dy grupe për shkak të koncepteve të ndryshme, do të grindeshin për flakën e perjetshme, grupet më kryesore ishin romakët dhe helenët. Natyralisti romak Plini, i shek. I-re p.e.s. thoshte: "Një llambë e mbushur me vajin më të pastër dhe e punuar me asbest mund të digjet përjetësisht." Mendime të tilla u hodhën shume bile edhe nga Leka i Madh dhe askush nuk thoshte se kjo gjë mund të ishte diçka nga forca e magjisë... Të gjithë filozofët besonin në pastërtinë e lëndës që digjej.



Fatkeqësisht shkenca ka dhënë variante të shumta të këtij fenomeni por nuk rezulton asnjë provë bindëse që të vërtetojë se kjo gje mund të praktikohet sot! Me qindra janë rastet e gjetjes së kandilit qindravjeçar dhe ndoshta mijëra vjeçar që rri ndezur. Kam lexuar që zjarre të tilla ka patur në Babiloni, ne Piramidat e Egjyptit, ne Greqi, Turqi, Itali, Spanjë e Amerikë. Qeparoi pra, sipas Jankos u krijua pikerisht atje ku digjej flaka, por cilet do qene ato 'vajra' shpirtërore që do ta ushqenin kandilin (dritën) që të mos fikej kurrë deri në ditet tona? Ata njerez do të ishin heterogjenë nga vende të dryshme të Shqipërisë si nga veriu (Peja) edhe nga jugu por, shumica nga fshatrat për rreth, pra nga Epiri (Çamëria, Korfuzi dhe Labëria). Dalë nga dalë dhe hap pas hapi, duke mbledhur dëshmi nga burime gojore, Janko Pali fillon dhe e ndërton fshatin natyrshëm ashtu siç në fakt ai u ndërtua. (Ketu ai gjen vend për të qortuar ata qeparotas që nuk i lanë pas kujtimet e tyre.) Ai, kaq bukur dhe kaq natyrshëm jep karakterin e bregasit që është i njejtë me ate të shqiptarit të asaj kohe (kur u krijua Qeparoi), i cili vërtet ka qenë shumë trim, por edhe shume egoist. Aty ndërthuren e mira me të keqen, besa me pabesinë, lufta me paqen, kopracia me bujarinë, interesi personal me atë kolektiv.



Kaq bindës është ky libër jo vetëm për një fshat si Qeparoi, por për tërë Shqipërinë kristianë e muhamedanë. Aty tregohet ekzakt se si shqiptari për interesat e çastit bëhej turk, grek, shqiptar dhe nga një herë edhe turk, edhe grek, edhe shqiptar në të njëjtën kohë! Bëhej musliman apo kristian sipas rastit dhe shkonte falej ne kishë edhe xhami! Janko Pali shkruan "...borshjotët dhe muhamedanët e afërt me bregun e detit, (që kishin qenë të gjithë ortodoks A.B.) u dorëzuan si turq në komandën e Himarës!" Janko Pali Historia e Qeparoit faqe 31. Dilte një prijës dhe deklaronte "Ne jemi grekë" dhe të gjithe bëheshin grekë. Ja shikojeni kete episod. "Qeveri të përkohshme, një krijesë qesharake, të krijuar nga një renegat shqiptar, Gjergj K. Zografi, me qendër ne Gjirokaster e beri mobilizimin e vendit (gjoja vete vendi kerkonte të mbetej nen shtetin grek!) Bandat e mobilizuara të Vorio Epirit, (ashtu u quajt 'republika' e ngritur nga grekërit dhe Zografi!) të ndihmuar edhe nga intrigat që bënte aso kohe Esat Pashë Toptani dhe dobësia e Qeverisë Shqiptare të Durrësit, me ne krye Princ Vidin, patën fusha të lira veprimi, dhe duke bredhur pa ndeshur ne rezistence të organizuar, dogjen e bastisën lart nga treqind e ca fshatra të besimit muhamedan, qysh nga Korça, Gjirokastra, Kurveleshi, etj.". Janko Pali Historia e Qeparoit, faqe 32. Në këtë periudhe u vranë shume shqiptarë vetëm e vetëm se u bene muslimanë dhe unë kam deshmi nga njerëzit e nënës sime që jane nga Panariti ku u bë edhe masakra me e madhe e asaj kohe. 380 vetë të therur nga grekërit dhe grekomanët shqiptarë brenda një dite! Grekërit ne bashkëpunim me bandat grekomane shqiptare bënë një "krehje" të Vorio Epirit me qëllim asgjësimin fizik të gjithë atyre 'skurrave' që janë bërë turq dhe mënyra për të çrrenjosur muslimanizmin në Vorio Epir ishte kjo: gratë e bukura epiriote të kthyera në muslimane të dërgoheshin në Greqi dhe burrave epiriotë që kishin bërë rrethprerjen t’u pritej koka. Dhe keshtu ata bënë.



Një pune të mire për mbledhjen e ketyre fakteve ne Shqipërinë e Jugut dhe në Greqi, ka bere Myftar Grabocka i cili ka marrë kontakte të shumta me njerez që akoma kanë qenë gjallë deri para 20 vjetësh ne Shqipëri dhe Greqi dhe është duke bere një libër dokumentar me dëshmitë e tyre gjatë kohës të masakrave greke dhe shkombëtarizimit të të ashtuquajturit Vorio Epirit. Por le t’i kthehemi Janko Palit dhe librit të tij Historia e Qeparoit. Sipas përçarjes shpirtërore që kishte mbjellë mënjanë Turqia dhe mënjanë Greqia, vetë shqiptarët po benin punen e tyre, na tregon Barba Janko, duke vrare njëri tjetrin si kaurë e turq! Keshtu thote Barba Janko, Borshi muhamedan sulmoi dhe pushtoi Qeparoin kristian "...duke vrarë e prerë, viktimë edhe ky si treqind fshatra të tjerë të djegura nga bandat, të perçuara shtrembër, për hir të ndarjes shpirterore që kishte mbjelle Turqia po edhe i planeve djallëzore të Megal-Idese." (Greqisë A.B.) Po aty, faqe 33. Shqiptarët, do të na mësojë burri i ndritur i Qeparoit, duke mos patur një udhëheqje kombëtare, nuk gjenin dot rrugen e shpetimit të tyre dhe endeshin sa ne 'shi e ne breshër'. Kondradiktat e shumta ndërfshatare, krahinore, fisnore dhe se fundi, atyre iu shtua edhe ajo shpirtërore, bene që Turqia dhe Greqia të përfitojnë shume dhe t’i nënshtrojnë lehtë shqiptarët, bile t’i bëjnë jo vetëm aleatë të tyre, por edhe themelin e strategjisë për pushtime e ekspansione të tjera jashte Ballkanit Perëndimor.



Shqiptaret kur Greqia fitoi pavarsinë filluan të levizin drejt Greqisë dhe shumë kerkuan të behen greker që t’i shpëtojnë Turqisë. Ja lexoni keto shenime të mëposhtme të Mësuesit të Merituar Janko Pali: "...synonte thjesht që t'iu njihej shtetësia greke, brenda në territorin turk, në këtë rast, do të mbroheshin edhe nga ata siç mbroheshin si grekë me prejardhje, të krishterë orthodokse, banues të trevave të nënshtruara që bënin pjesë në kishën greke me anë të konventës që ishte bërë mes Greqisë dhe Turqisë më 1840." Po aty, faqe 44. Një karakteristikë e popullit tone në të kaluaren por edhe sot, dhe kjo veçanërisht për Labërinë, ka qene pirateria ose e thenë më shqip, hajdutëria, e cila zë një vend të veçante në këtë libër. Janko e shpjegon këtë fenomen negativ me varfërinë dhe pavarësinë e fiseve shqiptare të Labërisë dhe është fakt se shume zona të saj kanë qenë të lira e s'kane patur armik tjeter perveç se veten e tyre. "...cilësi që ndoshta tek ne shqiptarët, mund të themi se është pak më e theksuar, kemi legjenda e të thena, ose këngë që, edhe sot, përmenden se u janë kenduar atyre burrave që, me guxim të tepruar, merreshin me ate lloj sporti." Historia e Qeparoit, faqe 57. Është shume e vertete, bile flitet se një here e një kohe ne disa zona të Laberisë nese djali nuk shkonte të vidhte p.sh., dashin përçor të kopesë, nuk i jepnin nuse se do të quhej i pazoti! Bile ne historinë e moçme shqiptare, ishte vetë Teuta, mbretëresha e Ilirëve që e nxiste piraterinë ne Adriatik dhe ky qe shkaku kryesor që Roma kaloi Bregun Lindor të Adriatikut dhe pushtoi Ballkanin. Barba Janko, jo vetëm që e nxjerr në pah këtë veti të shqiptarëve por edhe ben një lloj ironie kur herë pas here e cilëson vjedhjen si "sport" apo "punë" të tyre. Libri "Historia e Qeparoit" është shume i këndshëm me e lexu pasi brenda ka edhe humorin të ndërthurur bukur me historinë. P.sh., le të kujtojmë episodin shumë të bukur të piratit Qesko Spiros, i cili si qeparotas shkon në Dukat tek stanet e Sinan Aliut për t’i vjedhur bagëtinë. E takon Sinanin, i cili e pret si mik, hanë e pinë bashkë dhe kur Sinani bie të flerë, Qesko me shokët e vet marrin aq bageti sa munden dhe i hypen ne varken e tyre dhe moren rrugen për ne Qeparo. Mirëpo tekat e natyres bëjnë që Qesko të mos lundrojë dot jashtë Hundës së Dukatit në Pashaliman.



Rryma uji të fuqishme e shtynin Qeskon drejt bregut dhe ai s'largohej dot. Kur u zgjua Sinani dhe pa këtë pabesi të madhe del në një koder dhe e shikon Qeskon që mundohej të largohej më kot e i thotë: "Qesko Spiro moreee!!! Ke bërë mirë që u solle ashtu, por dije se: Ja veriu, ja garbiu, ja baft i Sinan Aliut, do të kthehesh përsëri këtu!" Dhe vërtet, pas shume oresh mundimi, ujet e detit ne gjirin e Orikumit, e ktheu mbrapsht Qesko Spiron. Sinani e kapi i mori gjënë e vjedhur dhe i tha se mua nuk më vjedh dot dhe, as ti askush të mos mundoheni më. Unë po të le që t’ua thuash këtë gjë tere fshatarëve të tu. Ata hengren e pinë prape dhe u ndane si miq e jo si armiq. Sepse parimi qe; hajdut ti, hajdut unë të mos i prishm njëri-tjetrit punë! Nje veti tjeter e bukur e Jankos ne kete liber është se ai perdor shume edhe vargjet popullore e kenget e zones se tij që i pershtat me historinë e trimave kusarë të Bregut të Detit, sepse ato vetë nuk janë gjë tjeter veçse historia e gjallë e krahinës dhe burimi më i saktë i historisë mbledhur me aq fanatizëm prej tij. Çudia vjen kur armiq e miq behen bashke e kur armiku e qan armikun e vet ne vargje! Kjo gje tregon që armiqte, shqiptari me shqiptarin, nuk ishin vertet armiq por për nevojat e tyre dhe zanatin e hajdutit që kishin ata bëheshin të tille dhe njekohesisht, bëheshin edhe miq kur u duhej puna. Ose gruaja qan ish burrin e saj të pare dhe burri i dyte e lejon ta beje kete gje! Jane shumë gjëra kontradiktore dhe të rralla për moralin jo shqiptar.



Vetëm një shqiptar që i njeh mirë zakonet e vendit të tij si Janko Pali, mund ta besojë këtë gjë dhe të na e servirë me vërtetësi të rrallë. Janko, me një logjikë asnjanëse dhe tepër bindese i nxjerr rrenjët e Qeparoit dhe krejt Bregut që s'janë gje tjeter veçse rrenjë autoktone shqiptare e që s'kanë të bejne fare me origjinën greke siç pretendohet nga grekërit sot edhe ne të kaluaren. Ai e shpjegon kaq bukur dhe me fakte që Bregu bëhet grek nga tradhtarët e kombit shqiptar si puna e kryetradhtarit Niko Spiro Milos. Ata, në bashkepunim me grekërit krijuan "...krahinën autonome... që ishte një krijesë grekofile nen kryesinë Niko Spiro Milos, i cili në 5 Nentor 1912, zbarkoi ne Spile të Himarës me një fuqi të vogel andartësh grekë, pushtoi fshatin e Himarës, ku gjer atehere qendronte një garnizon i vogel turk e kërkoi dhe paritë e fshatrave të tjera të krahinës që shkuan e u lidhen me të e u dorëzuan ndaj pushtimit grek. Kjo plotesonte dhe deshiren e ndonje pjese të popullatës së krahinës që ishte e helmatisur për një kohë të gjate prej shkollave greke dhe prej propagandës së kishës me Patriarkanen e Stambollit në krye." Historia e Qeparoit faqe 89. Në këtë zallamahi grekomane, jo të gjithe bregasit ndenjën pasivë.



Pati nga ata që e kundërshtuan edhe me arme pushtimin grek, bile ne shenje proteste, pati edhe nga ata që e deklaruan veten shqiptarë duke vendosur qylafin e bardhë lab me majuckën ne majë. "Nino Guma, po qeparotas, për të treguar mospajtimin e tij me politikën grekomane, vuri në kokë një qylaf të bardhë e doli në Qafe, si shenjë proteste për greqizimin e vendit, me de facto pushtimin e tij nga greku, që në Qeparo e deri në Palasë!" Historia e Qeparoit, faqe 90. Janko Pali na jep shembuj të shumtë dhe me data e emra një pjesë të veprimtarisë grekomane për pushtimin e Jugut të Shqipërisë ose siç pushtuesit e quajnë Vorio Epir. Nuk ishte vetëm Bregu synimi grek por tërë "Vorio Epiri." "Pushtimi i Janinës në shkurt të vitit 1913, qe një ngjarje me rëndësi se tani nuk mbetej gjë tjetër për ushtrinë greke vetëm të marshonte drejt veriut e të pushtonte krahinat e Korçës dhe Gjirokastrës... e kështu do të lindte emri i urryer "Vorio Epir", politikë dhe krijesë që i shkaktoi kaq shumë dëme e andralla vendit tone dhe që sot vazhdon të përmendet ne analet dhe në pretendimet e pavend të fqinjit tonë të jugut!" Po aty, faqe 93. Po Janko Pali patriot dhe shqiptar me mendje të ndritur do të shikonte si pushtues jo vetëm grekun por këdo të huaj që shkelte vatrën e tij. Ai urren jo vetëm pushtimin grek por edhe ate italian kur ushtria italiane zbarkoi pas ikjes se Princ Vidit. Po ashtu edhe pushtimin gjerman. Në të gjitha rastet, bregasit janë bashkuar me ato forca që kanë luftuar pushtuesin. Janko shkruan "Në fakt që të dyja palët ndërluftuese, italianët e grekërit, na ranë në qafë neve, ne vendin e në vatrën tonë." Po aty, faqe 104. Kështu që hap pas hapi me "Historinë e Qeparoit" unë mesova të fshehten e madhe që Qeparoi dhe tërë Bregu, kanë qenë, janë e do të jenë shqiptarë. Problemi u zgjidh nga Mësuesi i Merituar, botuesi enciklopedik i Bregut, i Përndrituri Janko Ll. Pali. Faleminderit Barba Janko dhe bekuar qoftë shpirti yt për këtë zgjidhje të bukur që na dhurove ne shqiptarëve. Faleminderit edhe juve z. Petraq Pali që pa ndihmën tuaj "Historia e Qeparoit" do të kishte ngelur ne sirtar. Zoti ju bekoftë!

Nga Agim Bacelli
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një libër që zbulon enigmën Himara Empty Re: Një libër që zbulon enigmën Himara

Mesazh nga Vizitor Fri 11 Dec 2009 - 13:12

Një libër që zbulon enigmën Himara 396114 Një libër që zbulon enigmën Himara 396114 Një libër që zbulon enigmën Himara 396114
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një libër që zbulon enigmën Himara Empty Re: Një libër që zbulon enigmën Himara

Mesazh nga Vellai Fri 11 Dec 2009 - 22:48

Një libër që zbulon enigmën Himara 94251 Një libër që zbulon enigmën Himara 94251 Një libër që zbulon enigmën Himara 94251 Një libër që zbulon enigmën Himara 94251 Një libër që zbulon enigmën Himara 733937
Vellai
Vellai
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : ne mes te oqeanit
Postime Postime : 3943
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/01/2009
Mosha Mosha : 112
Hobi Hobi : po e kerkoj akoma

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një libër që zbulon enigmën Himara Empty Re: Një libër që zbulon enigmën Himara

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi