Dhembja rëndon plumb për të vrarët e pafajshëm
Faqja 1 e 1

Opinion nga diaspora
Shqetësimi i mbarë diasporës është i madh dhe i thellë sepse çdo gjë që ndodh në atdheun tonë të ri dhe të dashur na plagos shpresën dhe dëshirat e flakëta për ta parë atë të mirë dhe të lulëzuar, të përparuar e pa probleme. Nga atje kemi ardhur dhe secili mban në zemër nga një gur të madh të peshës së mëmëdheut dhe një ndërgjegje të pastër të shqiptarizmit. Andaj një ditë ne duhet të kthehemi në vatrat tona, prandaj kemi të drejtë të interesohemi por edhe të shqetësohemi në momente të caktuara.
Situata e ditëve të fundit, sidomos pas përfundimit të zgjedhjeve lokale nëpër komunat e Republikës se Kosovës, qiti në shesh edhe shumë gjëra të tjera, të njohura dhe të pa harruara për opinionin kosovar, por që disi qëndronin të mbuluara dhe të heshtura si gacat e bungut, nën hirin e pa mëshirshëm. Dëshmitë e vrasjeve tronditën opinionin publik, por edhe atë politik në Kosovë e më gjerë.
Gjëra të pahijeshme pamë edhe gjatë fushatës paraelektorale,me akuza fërkime,ofendime e skena të pa pëlqyera mes individëve dhe partive politike, të cilat garonin e nganjëherë kandidatët për kryetar komunash ju përngjanin gangstërve holivudian, e jo njerëzve të zakonshëm, se pushteti është vetëm i tyre dhe se çdo gjë në këtë botë fillon dhe përfundon vetëm duke u pyetur ata. Ilustroj rastin e Skënderajt, kuptohet sjelljet cinike të kryetarit aktual, Sami Lushtakut, i cili mund të jetë çdo gjë, por kurren e kurrës as zot shtëpie, e jo më kryetar komune! Nuk ishte gjë më i mirë as Thaçi me fjalët e tija “lavdëruese“ para delegatëve të Kuvendit dhe paraqitja e tij. Ai mund të thoshte se në këto zgjedhje fitoi e tërë Kosova e jo ashtu sepse sjelljet e tilla popullin e mllefosin dhe e iritojnë. I përjetshëm ishte vetëm Tito.
MT/ Historia e tradhtive dhe vrasjeve të intelektualëve dhe patriotëve shqiptarë është e vjetër
Rasti i Nazim Bllacës dhe heshtja e institucioneve të Kosovës ka terrorizuar dhe ka shkaktuar habi tek të gjithë shqiptarët në Kosovë dhe më gjerë, sa që ka vënë shumë gjëra para dilemave të mëdha. Po aq qesharake dhe dramatike ishte deklarata e Hashim Thaçit, kur thotë se: Nazim Bllaca ka rrezikuar „sigurinë nacionale“ a thua siguria nacionale nuk u rrezikua për Thaçin dhe qeverinë e tij kur u kall kufiri dy ditë pas shpalljës të pavarësisë të Kosovës më 19 shkurt të vitit 2008.
Sigurinë nacionale Thaçit nuk ia rrezikuakan strukturat paralele të Serbisë dhe sigurimet e tjera sekrete që natë e ditë punojnë dhe veprojnë kundër pavarësisë së Kosovës dhe kundër gjithë shqiptarëve kah janë dhe ku gjenden! Thaçit po ia siguruaka sigurinë nacionale vetëm ekzistenca e SHIK-ut, jetëgjatësinë dhe qendrimin e tij në postet udhëheqëse të politikës kosovare. Atëherë lind pyetja kënd e përfaqëson kjo udhëheqësi dhe të ashtuquajturit këta politikaj?
Familjet e goditura shqiptare ka vite e vite që me vëmendje, ankth dhe në heshtje përcjellin ngjarjet që zhvillohen në Kosovë, me shpresë se me ndërtimin e shtetit do të forcohet edhe gjyqësia dhe rastet të ndriçohen, por me këtë qeveri dhe me këta njerëz jo kurrë. Ishte shumë irituese dhe jo njerëzore fodulleku i Jakup Krasniqit, i cili në Kuvend sillet sikur të ishte kryefamiljar me tre anëtarë familje e jo para deputetëve të partive të ndryshme politike. Eshtë shumë qesharake ndërprerja e seancës të Kuvendit kur atij ia do qejfi? Likuidimi i një karvani të gjatë intelektualësh e patriotësh, pastaj dy atentatet e pasuksesshme mbi presidentin historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugova, nuk donë shumë koment, por edhe guximi prej patriotëve të deputetëve Gani Geci dhe Adem Salihaj, për publikimin e krimeve nga dëshmitarë të gjallë siç ishte i implikuari në krime Nazim Bllaca, do përkrahje dhe mbeshtetje nga të gjitha forcat politike – përparimtare në ndriçimin e rastit deri në fund pa shantazhe e emocione..
Janë të gjata listat e dosjeve që duhet hetohen për të bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe shtytësve të tyre si dhe vënien e tyre para përgjegjësive. Provat janë të gatshme, por mungon gatishmëria dhe drejtësia e nëpërkëmbur dhe e shantazhuar në shtetin e ri dhe nga disa pjesëtarë të kësaj qeverie, që janë të involvuar në krime.
Historia e tradhtive dhe vrasjeve të intelektualëve dhe patriotëve shqiptarë është e gjatë, e dhembshme dhe e lashtë nepër pjesët e ndryeshme të Evropës të papërgjegjshme. Jo me kot kryeministri i atëhershëm jugosllav Nikolla Pashiqi , u shkruante këtë porosi konsullatave të veta: ”Hiqni dorë nga pëpjekjet për ta bërë për vete Hasan Prishtinën. Atë nuk e thyen as ari i botës. Drejtohuni nga të tjerët, se atje do të keni sukses, gjeni ndonjë shqiptar qyqar që ta vret". Tirana dhe Beogradi gjetën një emigrant nga Ilirida, tregtar frutash, që jetonte në Nice të Francës, për ta kryer atentatin. Pra Ibrahim Qelon, i cili me 13 gusht të vitit 1933 e vrau Hasan Prishtinën në Selanik të Greqisë duke plotësuar apetitet armiqësore të Tiranës dhe Beogradit si dhe të armiqve të tjerë shqiptarë.
Shkrimi i Uran Butkos me 19.11.2009 ne gazetën kombëtare “Bota sot” me titull “Terroristi Enver Hoxha i futi shokët e liceut në listën e vdekjes” ku mes tjerash thotë: Vrasja e parë politike ishte ajo e klerikut të shquar tiranas, Selim Brahaj, me 31 gusht 1944 e kjo nuk do shumë koment për të vazhduar gjuetia e shtrigave ne atentatin e kryer me 21 shtator të vitit 1998, në qendër të Tiranës mbi kolonel Ahmet Krasniqin komandant i FARK-ut. I gjithë ky zingjir i vrasjeve që u kryen ne Kosovë, Tiranë dhe Evropë - a thua do të kenë emër dhe a do të zbulohen ndonjëherë kryesit vandal të këtyre veprave makabre. Duhet zbuluar se nuk bën dhe të gjithë ata që janë involvuar direkt apo indirekt duhet të hapen dyert e gjykatave dhe për veprat e tyre të kryera të përgjigjen individët e jo të humbin pa gjurmë e pa nishan si sopata pa bisht në pyllin e dendur. Atëherë besojmë që edhe ata që u vranë në pusi e pabesi natën e ditën do të prehën të qetë në dheun e praruar të tokës dardane.
MT/ Vrasja e intelektualëve dhe patriotëve më të mirë pa lënë asnjë gjurmë, është bërë nga SHIK-u
Përndryshe Kosova me krime e kriminelë, me shantazhe e kërcënime, me rrahje e tradhëti nuk do të ecën kurrë përpara. A është ky një lloj gjenocidi në vazhdim me motive politike e me përmasa kombëtare? Vrasja e intelektualëve dhe patriotëve më të mirë pabesisht, pa dhënë asnjë shpjegim dhe pa lënë asnjë gjurmë, këto krime i bënë SHIK-u me bashkëpunëtorët e tij në Kosovën e traumatizuar hallemadhe e plagëhapur. Sigurisht ata me bashkëpuntorët tjerë të cilët në pikë të ditës vodhën drogën e sekuestruar dhe dosjet e vlefshme sekrete dhe gjërat e tjera në lokalet e policisë në Prishtinë. Kurrë askush nuk u mor në pyetje as nuk dha llogari. Kush e ka besimin më në këtë uniformë apo në udheheqësin e tyre Sheremet Ahmetin? Askush. Por me një bindje të plotë se të gjithë nuk janë të njëjtë por vetëm ata që e ruajnë dhe e mbajnë krimin peng. Këtë e thonë banorët e Kosovës me bebëzim sepse haptas frikësohen se do të ndëshkohen pabesisht nga duart e zgjatura të SHIK-ut dhe strukturave të tjera paralele që kanë zënë e shtrihen nëpër Kosovë. Andaj kjo kërkon zbardhje dhe drejtësi. Besoj që atë ditë që do të fillojë zbatimi i drejtësisë së mirëfilltë në Kosovë, baballarët, nënat, vëllezërit, motrat, bashkëshortët dhe fëmijët që ngelen bonjakë nga këto vrasje enigmatike do të heqin petkun e zisë nga zemrat e tyre dhe do të thonë me vete: ”Tani ne kemi shtet dhe rend juridik sepse vrasësit dhe kriminelët i ngujuan pas grilave e ne mund të rritemi pa droje se nuk do të kemi fatin e prindërve tanë”. Të turpërohen të gjithë ata që shkojnë tek varri i Adem Jasharit, dhe tek varrezat e herojve të tjerë kur në zemrat e tyre kanë të fshehura krimet që i kanë bërë ose i dinë autoret e krimeve të tilla vandale ose kanë formuluar lista për vrasjen e shqiptarëve Adem Jashari, edhepse është i vdekur ai nuk i do këta njerëz. Ai edhe nga ajo botë i mallkon këto gjëra sepse ai kurrë nuk e deshti tradhëtinë për ata edhe u flijue me pushkën zëmadhe e çlirimtare në duar. Edhe patrioti vizionar Sali Çekaj, Heroi i Kosovës, intelektual i mirëfilltë kurrë nuk e deshti tredhëtinë as tradhëtarët edhe ai bën thirrje prej burri e heroi që “Kurrë mos t´i vizitojnë varrezat e herojve dhe të dëshmorëve vrastarët e kombit, tradhëtarët” ata nuk i bëjnë nderë as atdheut dhe as kombit.
Shqetësimi i mbarë diasporës është i madh dhe i thellë sepse çdo gjë që ndodh në atdheun tonë të ri dhe të dashur na plagos shpresën dhe dëshirat e flakëta për ta parë atë të mirë dhe të lulëzuar, pa probleme dhe të përparuar. Neve nga atje kemi ardhur dhe secili mban në zemër nga një gur të madh të peshës së mëmëdheut dhe një ndërgjegje të pastër të shqiptarizmit. Andaj një ditë ne duhet të kthehemi në vatrat tona të boshatisura, prandaj kemi të drejtë të interesohemi por edhe të shqetësohemi në momente të caktuara. Lusim të gjitha institucionet e Kosovës që t’i thirrin arsyes , t’i herrin fjalët më të mira dhe këtyre gjërave t´u bien pas me zërin e arsyes dhe ndërgjegjen e pastër sot, se nesër është vonë sepse çdo vonesë ose neglizhencë në këto momente është e kushtueshme sa ishin të kushtueshme edhe jetërat e atij karvani të gjatë emrash, intelektualesh e patriotesh që u vranë padrejtësisht në të katër anët e Kosovës, Shqipërisë dhe Evropës.

Erjona gerl- I/e Regjistruar
- Postime : 321
Anëtarësuar : 10/11/2009
Similar topics
» Itali, vritet me plumb kokës 24 vjeçari shqiptar
» Greqi, vritet me plumb shqiptari, i biri theret me thikë
» Pogradec, vritet me plumb ne koke 38 vjecari
» Kërcënon me jetë Obamën në Facebook: Do t’i vë një plumb në kokë
» Burri jeton prej 82 vitesh me nje plumb ne kafke

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi