Kush mohon të kaluarën ka mohuar vetveten
3 posters
Faqja 1 e 1
Kush mohon të kaluarën ka mohuar vetveten
Përmbysja e viteve nëntëdhjetë nxorri mbi ujë të palarat e atij sistemi. Po ndodhin fenomene te çuditshme që shumëkujt nuk i pëlqen. Të përlyerit e atij sistemi janë bërë sot në gati njëzet vite përçuesit e zellshëm të gjithë të këqijave, jo vetëm këta por edhe ata që shërbyen me servilizmin e tyre flasin me tjetër gjuhë për t’u besuar.
“Se ne pavarësisht se ishim në kupolën e udhëheqjes së atëhershme kishim tjetër mëndje brenda shpirtit”. Sa falsitet!
Siç duket TV Klan por edhe stacione të tjera televizive kanë marrë autorësinë të nxijnë çdo të mirë të bërë nga mendja e duart e shqiptarëve kurdo e kudo që kanë qenë. Dalin e flasin me emrin analist (ia kanë vënë vetë emrin) se të tillë nuk janë kurrë. Ata, të kapardisur e kollarisur shajnë e stërshajnë, duke u fryrë si gjel deti e duke u shfryrë si një komardare e andruar e bërë gjithë pulla.
Turp, njëmijë herë turp për një vend e komb siç është populli ynë me një histori që e admiron bota e qytetëruar. E për të kanë shkruajtur e folur njerëz të mëdhenj, shkrimtarë, poetë, historianë, politikanë, studiuese albanologë e shumë të tjerë që e kanë vizituar Shqipërinë. E kemi ditur dhe ashtu duhet të jetë se kemi qenë e duhet të mbetemi fole shqiponjash. Por ja që qenka edhe fole gjarpërinjsh, nepërkash, hardhcash. Historia e një kombi siç është ky i yni në duart e të papërgjegjshmëve (kur ata kanë qenë pjesë e atij sistemi dhe sot kane ndërruar ngjyrat e flamurit të partive), duan të ndërrojnë historinë. Dhe ja tani historia e bëmat e një kombi ka rënë në duart e të pacipëve, sharlatanëve e dallkaukëve që dalin si krimbat e plehut. Po ia thosha një shokut tim edhe krimbat e plehut dinë të fluturojnë.
Servilët e sahanlëpirësit e djeshëm, bëjnë politikën e sotme e ja ata që nuk kanë bythë se mend jo e jo. Ata që u shërbejnë ustallarëve të perëndimit, të lindjes apo të Ballkanit që u japin të lëpijnë ndonjë kockë. Ne i kemi parë me sytë tanë kur ata shfaqen nëpër studiot televizive si fytyra të shpëlara e pa identitet, pa etikë morale e të pandërgjegjshëm; njerëz të paskrupull e karagjozë. Njerëz të njohur e të vlerësuar më parë por edhe bij të atyre që kanë qenë në pushtet.
Pse, pse, pse, një mijë herë pse do të thosha. Në radhë të parë jemi shqiptarë , pse të katranosemi e të shitemi për interesa të tjetërkujt,duke mohuar vetveten, kombin tonë, historinë tonë, të shesim heronjtë tanë. Ndoshta jemi kombi që kemi një histori për t’u patur zili nga gjithë bota. E ne si shqiptarë duhet të krenohemi për të. Por e mohojmë. Sa të këqij jemi!
Por paratë janë aq të mira kur ato janë me djersë dhe aq të pista sa kur bëhesh vegël e të tjerëve e sidomos të agjenturave të huaja qoftë të jugut, veriut apo perëndimit. Po ja që del shkrimtari ynë i nderuar e mohon atë që ka bërë para dyzet vjetësh. Del një tjetër në brigjet e Himarës, Bollanosi dhe u dorëzohet grekëve pa kushte. Ah ajo lugë çorbe e prishur po që e vjell tërë jetën. Kështu bëjnë me Ismail Qemalin, me Skënderbeun që kombi ynë krenohet, si në trojet këtu Brenda kufijve edhe jashtë por edhe në diasporë që nuk janë pak.
E po Vaso Pashë shkodrani qe i mençur, nuk ishte në parti kur shkroi poezinë: “Prej Tivari deri në Prevezë; gjithkund lëshon dielli vapë dhe rreze;është toka jonë të parët na i kanë lanë; kurrkush të mos e preki se desim t’tanë; desim si burrat që diqën qëmotit; dhe kurrë nuk u turpnuen përpara zotit!”
Kur mohojnë heronjtë e kombit, atdheun, trojet tona u shitën te të huajt; se për heronjtë e popullit as që bëhet fjalë.
Pisllëqet e televizorëve që prodhojnë veç plehra që s’i hyjnë në punë këtij kombi, populli i hedh poshtë me neveri dhe indinjatë të thellë. Por ja që disa të ashtuquajtur shqiptarë e bëjnë me duart e tyre të fëlliqura se mendtë u janë thartuar dhe bjenë erë të qelbur. Pse kështu po na rrëmbejnë historinë, po na shuajnë gjuhën, po na shesin. Kombi ynë me këta njerëz paçavure e dallkaukë që marrin edhe autorësinë në vend që të zhvillohet po degradohet. Po këta njerëz shesin babanë e tyre se nënën po e po. Kuje e madhe për ne kur nuk mbrojmë vetveten, e kë mbrojmë? Turp,Turp!
S’e kam thënë unë thotë shkrimtari:”ku t’i kërkoj rrënjët e tua parti;si një rrap shekullor….”Nuk të gjykon njeri përse e ke thënë pop se e mohon, se ti ke mohuar në radhe të parë veten tënde e pastaj ato që thuaj. Je tjetërsuar ti e pastaj vepra jote. Këtë e bëjnë të pacipët. Flas me ty që kërkon emër të madh, por edhe ata që shikojnë ky mohon atë që ka thënë dje atë do bëjë edhe sot. Kjo do të thotë pafytyrësi, paskrupullsi, qelepirxhi. E po etja për para të errëson sytë për të mbrojtur historinë e popullit tënd dhe heronjtë e kombit.
I falet atyre, që vjellën vrer po jo vetëm atyre apo edhe të tjerëve që hëngrën në atë pushtet. Kurrë nuk mund të besojë njeri. Kjo është e qartë si drita e diellit. Mbiu në ato kolltuqe lloj lloj analistësh, që të lajnë e të lyejnë sikur kanë mbaruar njëqind akademi e shesin përralla me mbret. Shumë na kanë dalë duke u vetëquajtur analistë, por shumë prej tyre s’e bëjnë t’i çojnë të ruajnë as dhitë. Po ja drejtuesit e studiove televizive marrin urdhëra nga padroni i tyre. Tallen në portokalli me Lilo Laben apo edhe me Çelo Sinanin (Hero i Popullit) po ja që Lilua është gjallë paç se një këmbë e la atje në luftë. Po ja padroni, thotë ai në telefon, kemi urdhër. Po ti kush je, huri i halesë për të trazuar atë që bën? Kjo nuk të falet kurrë! Humor bëj por ki kujdes me gjakun e popullit, me heronjtë. Aty ndal se ka akoma trima. Çdo brez ka trimat e vet e ata nuk të falin sa do i justifikuar që të jesh.
Del një andej larg fundërrina e tjetërkujt e studion gjysma dokumente të pazbuluara deri tani dhe i fut në një libër që ia vë titullin “Skënderbeu”. Bukur, po Skënderbeu është heroi ynë kombëtar që e nderon edhe bota mbarë. Që të shkruash nuk të ndalon njeri, por që të prekësh sado pak historinë e një kombi nuk të lejon njeri e ca më shumë të sulmosh e injorosh figurën legjendare të Skënderbeut. Por ka nga këta pizhukët tanë që jo vetëm e përkthejnë por edhe futin pa të keq edhe të tjera gjëra siç ia merr mendja. Erdhi një kohë dreqi që duan të humbasin vlerat e shqiptarëve e sidomos të heronjve..Këta njerëz që nuk janë të tillë marrin prapashtesën “viçi” ose ato”qirios”. Po u ktheve kështu e ke hedhur firmën vetë që nuk je shqiptar jo e jo por as edhe njeri. Vetes tënde bëji çfarë të duash por me historinë e heronjtë e këtij populli shumë shekullor mos u ngatërro.
E po paratë, a të shkretat ato, ato e kanë fajin mor mjeran. Populli ynë në çdo epokë ka bërë emër e këtë nuk e ndryshon dot njeri sado baltë të hedhë. Historinë e bëjnë brezat e jo ata që lëpihen pas fustaneve apo pas atyre parave të qelbura që të japin. Do jenë të tjerë ata që do shkruajnë apo do flasin. Ka historianë e studiuese po si duket janë akoma në gjumë.
Lërini o historianë politikat e mbroni historinë e këtij kombi martir se për atë, e keni mbaruar shkollën e jeni paguar. Presidenti ynë i nderuar e dha shkëndijën. Mblidhuni njëherë bashkë e jepuni përgjigje krimbave të plehut ashtu siç e kërkojnë. Jeni ju që do ta bëni por mos u tjetërsoni se mund t’u vijnë breza edhe më të mençur e do t’u tallin. Çdo brez ka historinë e vet dhe atë e bën populli me ata që e kanë udhëhequr siç ka qenë. Askujt nuk i lejohet të verë mbi të bojra tushi me ngjyra siç po bëhet. Kështu ju historianë do të lini emër të keq e nuk do të jetë mirë. A sikur të dilnit ashtu siç jeni në një grup e ta mbroni historinë e popullit tonë ashtu siç kërkohet nga e vërteta. Historia nuk pranon as gërvishtjen më të vogël e jo ta bësh kështu siç po bëhet në këto njëzetë vite. Kujdes me historinë ajo është e popullit dhe e askujt tjetër. Ne duhet të mburremi me ato që bëjmë vetë e jo me atë që lanë brezat. Asnjë mohim se ashtu mohojmë vetveten e nuk duhet të quhemi shqiptarë po grekë e serbë; atyre u vijmë në ndihmë ashtu hapur fare duke iu thënë:” ja tek na kini, apo e bëjmë mirë detyrën ?” E ata do të thonë:”Bravo; ju lumtë !” e paratë vijnë me numur llogarie.

Re: Kush mohon të kaluarën ka mohuar vetveten
un nuk e mohoi te kaluaren edhe pse jam rritur me halle edhe me shum mundimi ..e kaluara me ka mesuar shum gjera edhe sduhet ta harrojme se nga kemi ardhur edhe si kemi qene edhe si jemi
Re: Kush mohon të kaluarën ka mohuar vetveten
Te lumt per temen me vone do pergjigjen por keto tema vertet ja vlejne
Re: Kush mohon të kaluarën ka mohuar vetveten
yhy ka shum e shum qe mohojn te kaluaren e shum qe as nuk deshirojn te din per te kaluaren
Prada- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Ne Hapesire
Postime : 7718
Gjinia :
Anëtarësuar : 11/04/2010
Mosha : 112
Hobi : Ndihmes Bageri
Similar topics
» Koha për të kuptuar kush janë miq dhe kush interesaxhinj’
» Perse njerzit hiqen sikur nuk ka ndodhur gje,kur dicka mendojn per te kaluaren
» Romeo & Julieta e Bangladeshit, vetvriten për dashurinë e mohuar
» Femrat hetojnë se kush është gej, e kush jo
» Të dashurosh vetveten

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi