Greqi, 35-vjeçari shqiptar përdhunon rregullisht mbesën 11 vjeçe, e shoqja hesht
5 posters
Faqja 1 e 1
Greqi, 35-vjeçari shqiptar përdhunon rregullisht mbesën 11 vjeçe, e shoqja hesht
Një tjetër histori e trishtë dhe plot elementë të rëndë krimi në familje është zbuluar në Greqi me protagonistë emigrantë shqiptarë, duke rikthyer në qendër të vëmendjes së medias atje, krimin shqiptar. Një baba 35-vjeçar, është zbuluar të abuzojë seksualisht me mbesën e tij 11 vjeçe të cilën sikundër u dëshmua dhe u hetua nga policia greke, e përdhunonte rregullisht prej disa kohësh, kurse bashkëshortja e tij, në dijeni të gjithçkaje, heshtte. Ngjarja shokuese ka ndodhur në Athinë dhe sipas hetimit, skema që 35-vjeçari përdorte ishte e thjeshtë, ai priste sa fëmijët e tij zhyteshin në lodra, kontrollonte nëse dhe motra më e vogël e "gjahut" të tij dhe të tjerët ishin duke luajtur e më tej futej në dhomën e mbesës 11-vjeçare, duke i dhënë "racionin" ditor të abuzimit seksual. E gjithë kjo situatë e rëndë ka filluar në shtator të vitit 2008 kur vajza atëherë 9 vjeçe nisi shkollën afër shtëpisë së dajës së saj 35 vjeçar ndaj dy motrat shkonin shpesh tek banesa e kushërinjve dhe luanin e prisnin derisa prindërit të vinin e ti merrnin. Emigranti 35-vjeçar përballet me akuzën e keqtrajtimit, kryerjes së akteve të turpshme dhe marrëdhënieve seksuale me të mitur, kurse e shoqja akuzohet për fshehje të krimit dhe pengim të hetimit për zbardhjen e të vërtetës në çështje penale. E marrë në pyetje nga policia në prani të një psikologeje për fëmijët, vajza 11 vjeçare ka treguar se daja i saj kujdesej që motra më e vogël të bashkohej me fëmijët e tij duke luajtur në dhomën e të vegjëlve dhe pastaj e tërhiqte atë në sallon ku nisin lojërat e tyre. E vogla tregoi se daja e zhvishte dhe e puthte në buzë dhe më tej abuzonte seksualisht në trupin e saj. Në fund, pasi shuante epshet e tij perverse seksuale, dajo i jepte 11-vjeçares herë pesë dhe herë dhjetë euro dhe e çonte te dhoma ku fëmijët e tjerë vazhdonin lojën. Vajza tregoi se një herë, daja i kishte dhuruar edhe një telefon celular. Nga ana tjetër, në dëshminë e saj, 11 vjeçarja tha se sa herë që ndodhte ky "proces" në shtëpi mungonte gruaja e 35-vjeçarit. Kjo ndodhte thuajse gjithmonë, përjashtuar një rasti kur gruaja u kthye befas nga puna dhe e pa të voglën lakuriq mbi këmbët e të shoqit dhe iu drejtua: "Si nuk ke turp ç;janë ato që bën me vajzën". Siç ka pohuar e vogla, reagimi ishte vetëm deri aty sepse ajo nuk informoi askënd as në atë moment dhe as më vonë, duke bërë që këto "takime speciale" të vazhdonin dhe për disa herë të tjera. Para disa javësh, e vogla vendosi që të thyente heshtjen dhe i tregoi tezes së saj të mbërritur në Greqi për vizitë se çfarë bënte vëllai i tyre që ishte dhe dajo i saj. Pas arrestimit, reagimi i 35-vjeçarit ishte: Kunata ime është xheloze për ne që arritëm të ngrejmë familje dhe të jetojmë mirë e bukur në Greqi kurse ajo mes varfërisë në Shqipëri" Këto pretendime u rrëzuan pasi eksperti mjekësor në spitalin shtetëror të Athinës pasi kreu vizitë të të voglës tha se gjeti shenja të abuzimit seksual. |
Vizitor- Vizitor
Re: Greqi, 35-vjeçari shqiptar përdhunon rregullisht mbesën 11 vjeçe, e shoqja hesht
po prishet bota njerez
leona- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Madrit
Postime : 2038
Gjinia :
Anëtarësuar : 28/04/2009
Mosha : 36
Re: Greqi, 35-vjeçari shqiptar përdhunon rregullisht mbesën 11 vjeçe, e shoqja hesht
Me vjen shume keq per vajzen e mitur por mbi te gjitha me vjen keq per realitetin ku ne po jetojme,,,,,Eshte shume e lehte te thuash u prish bota por,,,,,eshte e veshtire ta jetosh kete bote qe po na kalb pak e nga pak te gjitheve ne,,,,,duhet te merren masa masakruese per kete njeri qe te pakten te mos ndodhin me raste te tilla......Me respekt Marinela
Marinela Radshi- I/e Regjistruar
- Postime : 17
Anëtarësuar : 24/05/2010
Re: Greqi, 35-vjeçari shqiptar përdhunon rregullisht mbesën 11 vjeçe, e shoqja hesht
Ne kete bote po ndodhin shum gjera qe bejne njerezit te ken frike edhe per njeriun e vet ,,me vjen shum keq per kete vajze qe ka perjetuar nje gje te tille ,,edhe me vjen keq shum qe ajo nene ka heshtur se un nuk kisha heshtur kure per femine ,por shpresoj qe te ndjej te keqen ky njeri duke pasur vuajtje te lehte edhe duke e pare ne sy krimin e ti qe ka ber ne nje femi edhe duhet te jepet nje vendim shum i ashper per kete person
Re: Greqi, 35-vjeçari shqiptar përdhunon rregullisht mbesën 11 vjeçe, e shoqja hesht
me dhimet ne shpirt ajo vajz11. vjeqar se pse poska qen e pa brojtur se ajo gru e ati pisi ka pas mundsi mej ndimu vajzes po si dotejet shqiptart dhe ne europ po sillen si bisha po besoj se drejcija dote jap ati pisi denimin e meritur.
Vizitor- Vizitor
Re: Greqi, 35-vjeçari shqiptar përdhunon rregullisht mbesën 11 vjeçe, e shoqja hesht
se kuptoj pse e ka ber kte kur ka pasur dhe grua
katastrofe
katastrofe
Re: Greqi, 35-vjeçari shqiptar përdhunon rregullisht mbesën 11 vjeçe, e shoqja hesht
femijet jane te shenjte ,nuk duhen besuar ne duar te pasigurta
Vizitor- Vizitor
Re: Greqi, 35-vjeçari shqiptar përdhunon rregullisht mbesën 11 vjeçe, e shoqja hesht
tja presin arxidat edhe ta varin me koke peshte
Vellai- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : ne mes te oqeanit
Postime : 3943
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/01/2009
Mosha : 112
Hobi : po e kerkoj akoma
Similar topics
» Greqi, shqiptari përdhunon të bijën
» Delvinë, 47-vjecari përdhunon vajzën 8-vjecare të bashkëjetueses
» Panariti në Greqi, shqiponja e flamurit shqiptar kokëpërmbys
» Ekzekutohet 37-vjeçari shqiptar në Itali,
» Itali, vritet me plumb kokës 24 vjeçari shqiptar
» Delvinë, 47-vjecari përdhunon vajzën 8-vjecare të bashkëjetueses
» Panariti në Greqi, shqiponja e flamurit shqiptar kokëpërmbys
» Ekzekutohet 37-vjeçari shqiptar në Itali,
» Itali, vritet me plumb kokës 24 vjeçari shqiptar
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi